LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi për xhepin e tij, SPAK na ofroi dosje. Mesazh socialistëve? Vetëm përpara

• Kryeministri Edi Rama ka "thyer" sot heshtjen për prangat që i tunden bashkëpunëtorit dhe ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj. • Fjalimin e tij që zgjati më pak se 30 minuta, i regjistruar në zyrën e konferencave në Kryeministri, Edi Rama e ndau në disa pjesë; në të parën foli për reformën në drejtësi dhe "mundin" e Partisë Socialiste për ta implementuar. • Në të dytën, për vetë personazhin kryesor të fjalimit të tij. • Edhe njëherë, por me fjalë të tjera, Rama tha se përgjegjësia është personale, ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj arritjet e Reformës janë të dhimbshme. Edhe pse pranoi se Ahmetajn e ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë, kreu i qeverisë tha se ia kishte bërë me dije atij dhe gjithë të tjerëve se pasojat e veprimeve do t'i mbajnë vetë mbi supe. • Opozitën nuk e la gjithashtu pa përmendur. • Sipas tij, sulmet e tyre vijnë pasi edhe vetë kanë frikë për drejtësinë që po u afrohet. Ndërsa një mesazh të fundit e dha për socialistët e tjerë. • "Kokën lart dhe vetëm përpara,"-tha Rama duke e mbyllur regjistrimin e tij. • Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me votimin që u bë sot në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i hapi rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. • Sot në Kuvend, edhe vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. •Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. • Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

SPAK kërkon Ahmetajn për ta arrestuar, Rama MESAZH "të koduar" socialistëve: Kokën lart dhe...vetëm përpara!

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa foli për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, u ka dhënë dhe një mesazh socialistëve. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se ata po bëjnë më të mirën për Shqipërinë Evropiane, ndaj dhe u ka kërkuar që ta mbajnë kokën lart.

"Po bëjmë më të mirën për Shqipërinë Europiane. Prandaj kokën lart dhe...vetëm përpara," tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Të vetëdijshëm se ky det nuk kalohet pa u lagur vetë dhe madje pa rrezikuar edhe mbytjen nga dallgët e larta, nga lodhja, nga humbja e durimit apo nga të papriturat e rrugës. Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e stërmundimshme të kësaj rruge, për telashet e pashmangshme me karakteret e dobëta dhe për kohën që fluturon pa mjaftuar kurrë teksa bregu nga ana tjetër është ende larg.

Po ama të sigurtë, si drita e diellit që shohim, se kjo përpjekje është më e madhja që mund të bëjmë për Shqipërinë europiane të fëmijëve tanë, të cilët nuk do të jetojnë më në një vend me dy drejtësi, një të fortë për të dobëtit dhe një të dobët për të fortët, prandaj kokën lartë dhe vetëm përpara. Faleminderit!

2 VITE ME PARE

SKANDALI në "oborrin" e tij, Rama 'merret' me opozitën: I mirëpres gjylet e baltës së tyre, po i mbyt nga frika e drejtësisë

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për Arben Ahmetajn, nuk ka ngurruar që të merret dhe me opozitën. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se opozita janë turpi dhe mallikimi i këtij vendi. Ndërkohë që ka shtuar se po i mbyt frika e drejtësisë. 

"Ata që janë në një garë të ethshme për gjak derisa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë. I mirëpres gjylet e baltës së tyre. Ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i këtij vendi. Nuk habisin më askënd," tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Atyre që njihen botërisht si armiq të Reformës në Drejtësi apo si matrapazë publikë të luftës për drejtësi, të cilët janë në një garë të ethshme mesveti për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo për vetëngushëllim, teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë, u them se i mëshiroj për ultësinë e qenies së tyre dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre. Fatkeqësisht ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se njëshekullor i Shqipërisë, po fatmirësisht nuk habisin po as nuk bindin më askënd, mëkatarë të mëdhenj dhe shpirtra të ndrydhur, me të cilët merret populli shqiptar si askush tjetër nuk merret dot, sa herë që kanë kurajo e dalin të kërkojnë vota prej tij, gjithnjë e më të kërrusur, gjithnjë e më të vrerosur, gjithnjë e më të humbur, nën peshën e boshllëkut të tyre.

Kjo nuk është as dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re. Kjo është dita për t’u kujtuar të gjithëve edhe njëherë, se gjithë çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë – përtej të tëra rezervave që të gjithë mund të kenë, për arsye të ndryshme, këndvështrime të ndryshme, SPAK-u, Gjykata Speciale – e ka zanafillën pikërisht tek kjo shumicë që qeveris vendin, tek vullneti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, tek këmëngulja e grupeve të saj parlamentare dje dhe sot, tek vendimmarrja jonë, më e guximshmja në historinë politike shqiptare të këtyre tre dekadave, për t’i hyrë detit në këmbë, në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë, për shqiptarët dhe me shqiptarët. Të qartë se o i hyjmë ne, o kurrë nuk bëhet. Të bindur se vetëm ne mund t’i hyjmë dhe ta bëjmë.

2 VITE ME PARE

Edi Rama: Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona. Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e "lëshuar", por...

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai bashkëpunëtorët në qeveri nuk i zgjedh për të mos i lëshuar më, por i zgjedh për ata që i kanë votuar. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se ua ka bërë disa herë të qartë qeverisë së tij për rrugën që duhet të zgjedhin. Po ashtu Rama theksoi se të gjithë ata bëjnë zgjedhjet e tyre, por kush i ngatërron mban përgjegjësi individuale. 

"Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona, e ajo nuk ndryshon asnjë herë dhe në asnjë rast. E kam thënë shumë herë në të gjitha mbledhjet se kush e ngatërron rrugën e përbashkët, me një rrugë që bën dy punë merr një përgjegjësi që nuk e mban dot as me mua, as me ne. Ua kam thënë shumë troç, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e "lëshuar", por e zgjedh që të mos lëshojmë ata që na kanë zgjedhur në këtë rrugë," tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Ndryshe nga të tëra historitë e tjera të suksesit të politikës dhe qeverisjes, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, me statistika e me krenarinë legjitime për rezultatet e arritura, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, hetuar, gjykuar a dënuar, të cilëve ndodh t’u kesh njohur familjarët, përqafuar fëmijët apo prindërit, ngushëlluar vdekje apo uruar ditëlindje. Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve.

Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë deri në fund në është një rast fajësie apo pafajësie, por nuk mbyllet këtu ky mesazh, sepse më duket e udhës t’i rivendos edhe disa pika mbi “i”, për këtë rrugë që vazhdon me bekimin e shumicës së shqiptarëve. Kjo që kam zgjedhur, që ne, shumica politike e këtij vendi kemi zgjedhur, është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë arsyet e mirëkuptuara, qëllimet e shpalluara, përpjekjet e bashkërenduara, po të përveçme, personale, janë përjetimet e fuqisë që i është dhënë një individi, çdo individi përkohësisht për të marrë vendime, të ndryshme janë virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë.

E prandaj edhe fati i rrugës së përbashkët është një, i përcaktuar nga e përbashkëta e përpjekjeve tona nën dritën e diellit, ndërsa fatet e bashkudhëtarëve në këtë rrugë nuk janë njësoj, për njëqind e një arsye, ama njëra ndër të cilat është niveli i rezistencës ndaj tundimit të pasurimit të paligjshëm, në ndërveprimet e panumërta për shkak të detyrës, larg syve të publikut dhe në kontaktet me gjithfarë njerëzish e interesash, që jeta në politikë apo institucione, t’i sjell në derë. Afërmendsh nuk është asnjëherë dot e mirë, një ditë kur kjo e vërtetë materializohet, duke marrë fytyrën e bashkudhëtarëve konkretë, sepse ndjesia lënduese, herë e zhgënjimit, herë e disproporcionalitetit e herë e thjesht befasisë është e fortë dhe vështirësia e tretjes së saj është e madhe, por në fund, mbetet gjithnjë fakti se të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast.

Prandaj po e përsëris edhe njëherë sot për të gjithë familjen tonë politike, atë që e kam thënë me fjalë të tjera disa herë më parë, po e kam stërthënë shumë herë, qysh ditën e parë të hyrjes në këtë godinë, në të gjitha mbledhjet e takimet e të gjitha niveleve të qeverisjes, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë ku bën dy punë, edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, po duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti, apo qoftë kur i bie të gjendet para derës së drejtësisë.

Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, po çdo bashkëpunëtor e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne për t’i udhëhequr në këtë rrugë.

2 VITE ME PARE

Rama "lëshon" Arben Ahmetajn: E kam pasur bashkëpunëtor të afërt! Tani është në dorën e drejtësisë...

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë duart ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se me të do të merret drejtësia. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se Ahmetajn e ka pasur bashkëpunëtor shumë të afërt, ndërkohë që ka deklaruar se vendimi i takin drejtësisë të thotë nëse është fajtor apo jo.

"Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera kjo histori është e vështirë që të trajtohet si sukses sepse bëhet fjalë për njerëz që ndodh që t'u kesh njohur familjarët, përkëdhelur fëmijët. Arben Ahmetaj nuk është njeri i panjohur apo dhe njeri i largët për mua. Nuk më takon të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, ndryshe nga disa vitë më parë ishte një rast kur e bllokuam. Në këtë rast kishte një dosje, këtu mbyllet çdo koment i imi për rastin konkret. Tani është në dorën e drejtësisë për të marrë një vendim, është dosje fajësie apo pafajësie. Kjo që kam zgjedhur dhe ne kemi zgjedhur është një rrugë e përbashkët," tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Ndryshe nga të tëra historitë e tjera të suksesit të politikës dhe qeverisjes, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, me statistika e me krenarinë legjitime për rezultatet e arritura, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, hetuar, gjykuar a dënuar, të cilëve ndodh t’u kesh njohur familjarët, përqafuar fëmijët apo prindërit, ngushëlluar vdekje apo uruar ditëlindje. Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve.

Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

Këtu mbyllet çdo koment i imi mbi rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë deri në fund në është një rast fajësie apo pafajësie, por nuk mbyllet këtu ky mesazh, sepse më duket e udhës t’i rivendos edhe disa pika mbi “i”, për këtë rrugë që vazhdon me bekimin e shumicës së shqiptarëve. Kjo që kam zgjedhur, që ne, shumica politike e këtij vendi kemi zgjedhur, është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë arsyet e mirëkuptuara, qëllimet e shpalluara, përpjekjet e bashkërenduara, po të përveçme, personale, janë përjetimet e fuqisë që i është dhënë një individi, çdo individi përkohësisht për të marrë vendime, të ndryshme janë virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë.

2 VITE ME PARE

Arben Ahmetaj kërkohet të prangoset nga SPAK, Rama: Jam gati që të mbaj baltën...por nuk mbaj në shpinë askënd!

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve për të fryrë xhepat e tyre. Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të mbaj baltën që i hedhin kundërshtarët, por nuk ka për të mbajtur njëri mbi shpinë.  

"Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë të atyre që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende as edhe një gjemb në këmbë, po e kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë sigurisht sepse mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara atyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur apo qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve, për këtë vend të bekuar nga dora e Zotit dhe të penguar kaq gjatë nga dora e robit, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim, duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, të votuesve tanë dhe besimin tim gjithashtu, në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin, duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni dhe për t’u kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë duke më besuar udhëheqjen e këtij vendi, unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin çdo ditë padrejtësisht fytyrë e në gjoks prej vitesh, por nuk kam qenë, nuk jam, e nuk do të jem kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete, në lëmin e pushtetit të marrë nga populli,"- tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zv.kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që gjermësot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut, ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi, kur ishim në opozitë, udhëheqësit e saj të vendosur kur erdhëm në qeveri dhe garantët e saj të palëkundur që kur Reforma u miratua e hyri në rrugën e zbatimit të saj. Kush më ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë. Kur kam thënë se nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar shumë mirë çka flas dhe kam folur pikërisht atë që kam menduar. Kur kam folur për sistem të vjetër, nuk kam pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Po kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, i hymë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit.

Rasti i vetëm në memorien historike të 33 vjetëve nga rënia e sistemit të drejtësisë proletare, kur një njeri me pushtet është dënuar nga gjykatat e këtij vendi, ai i ish-kryeministrit Fatos Nano ishte në fakt, rasti i fundit i traditës shtetërore shqiptare, të persekutimit dhe burgosjes politike të një kundërshtari të pushtetit arbitrar të radhës, që nga koha e përpara mbretërisë e deri shumë vonë. Periudha e diktaturës komuniste ishte pastaj shëmbëlltyra më e përbindshme e asaj kulture barbarie të drejtësisë sipas oreksit të të parit.

Kur kam thënë se nuk duam një reformë për ta vënë drejtësinë nën kontrollin e një pale kundër tjetrës, po duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për ta luftuar korrupsionin e niveleve më të larta dhe krimin e organizuar, të ndershme në hetimet e gjykimet e saj, pavarësisht ngjyrave partiake, lidhjeve klanore, tundimeve korruptive, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës, po kam qenë edhe kryeministri i Shqipërisë. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit të kryetarit të qeverisë, si paraardhësit e mi.

As nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi pa vepruar, por jam përpjekur papushim, për ta miratuar atë edhe me koston e prishjes së qeverisë së koalicionit aso kohe, e pse jo edhe të humbjes së pushtetit, po të ishte nevoja dhe për ta mbështetur atë pa asnjë bishtnim karshi qëllimit të saj të madh, edhe kur ndodh që ajo të veprojë në mënyrë jo fort bindëse në ndonjë rast të caktuar.

Nuk jam përpjekur thjesht për korrupsionin e nivelit të lartë të atyre që dje në qeveri grabitën sa mundën dhe sot në opozitë baltosin sa mundin pa u hyrë ende as edhe një gjemb në këmbë, po e kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë sigurisht sepse mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara atyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur apo qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve, për këtë vend të bekuar nga dora e Zotit dhe të penguar kaq gjatë nga dora e robit, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim, duke e kthyer mandatin e shqiptarëve, të votuesve tanë dhe besimin tim gjithashtu, në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin, duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni dhe për t’u kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë duke më besuar udhëheqjen e këtij vendi, unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin çdo ditë padrejtësisht fytyrë e në gjoks prej vitesh, por nuk kam qenë, nuk jam, e nuk do të jem kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete, në lëmin e pushtetit të marrë nga populli.

Kur kam thënë se dua një drejtësi që të shohë drejt, pa i ulur sytë as përballë të majtës e as përballë të djathtës, që të ecë drejt, pa marrë anë, që të godasë drejtësisht, pa i matur çështjet me peshoren e politikës, e kam ditur mirë edhe çfarë them, e kam ditur mirë edhe çfarë vjen.

Natyrisht, t’i thuash këto, të përpiqesh me mish e me shpirt që kështu të ndodhë më në fund, në këtë tokë të etur për drejtësi, dhe më tej t’i shohësh të fillojnë të ndodhin kështu, gjërat për të cilat je përpjekur me të gjithë shumicën qeverisëse, nuk është, nuk ka sesi të jetë, e njëjta gjë sepse ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese, e cila në një mënyrë a një tjetër prek interesat e njerëzve, kjo e drejtësisë në veprim prek jetët e tyre dhe cënon edhe lirinë e njerëzve. E kur pastaj ndër këta njerëz, ndodh të jenë edhe persona me të cilët ke punuar deri edhe fare afër, ke ndarë kohë, mendime, sfida të përbashkëta, ditë të mira e të këqija, kjo histori bëhet shumë më e vështirë ta jetosh, se sa ta imagjinosh, ta planifikosh, ta krijosh me votë e ta garantosh me bindje në vazhdimësinë e saj.

2 VITE ME PARE

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, Rama ‘thyen’ heshtjen: Test për ne!

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me kërkesën për arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një live në Facebook, Rama ka deklaruar se ky arrestim ishte test për këtë qeveri dhe për reformën në drejtësi. Po ashtu Rama ka deklaruar se rasti i fundit që është dënuar gjatë 31 viteve drejtësi, është Fatos Nano. 

"Sot votuam kërkesën e SPAK për të autorizuar arrestimin e një deputeti, ka mbuluar detyra të rëndësishme. Ky zyrtar i lartë ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi. E kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë, e kam menduar shumë mirë dhe kam folur për atë që kam menduar. Ne i hymë detit në këmbë për të nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi. Fatos Nano ishte rasti i fundit i persekutimit që nga koha e para mbretërisë dhe deri shumë vonë. Kur kam thënë se duam një reformë të re dhe të ndershme në hetime dhe gjykimeve, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës por edhe kryeministri i Shqipërisë. Nuk kam folur për të qenë në rregull si paraardhësit e mi. Jam përpjekur për ta miratuar edhe me koston e prishjes së koalicionit. Nuk jam përpjekur thjeshtë për ata që dje në qeveri baltosën sa mundën. E kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë. Këtë mision ma kanë besuar shqiptarët." tha Rama. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zv.kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që gjermësot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut, ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi, kur ishim në opozitë, udhëheqësit e saj të vendosur kur erdhëm në qeveri dhe garantët e saj të palëkundur që kur Reforma u miratua e hyri në rrugën e zbatimit të saj. Kush më ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend se e kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë. Kur kam thënë se nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar shumë mirë çka flas dhe kam folur pikërisht atë që kam menduar.

Kur kam folur për sistem të vjetër, nuk kam pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Po kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që  rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, i hymë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit.

Rasti i vetëm në memorien historike të 33 vjetëve nga rënia e sistemit të drejtësisë proletare, kur një njeri me pushtet është dënuar nga gjykatat e këtij vendi, ai i ish-kryeministrit Fatos Nano ishte në fakt, rasti i fundit i traditës shtetërore shqiptare, të persekutimit dhe burgosjes politike të një kundërshtari të pushtetit arbitrar të radhës, që nga koha e përpara mbretërisë e deri shumë vonë. Periudha e diktaturës komuniste ishte pastaj shëmbëlltyra më e përbindshme e asaj kulture barbarie të drejtësisë sipas oreksit të të parit.

Kur kam thënë se nuk duam një reformë për ta vënë drejtësinë nën kontrollin e një pale kundër tjetrës, po duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për ta luftuar korrupsionin e niveleve më të larta dhe krimin e organizuar, të ndershme në hetimet e gjykimet e saj, pavarësisht ngjyrave partiake, lidhjeve klanore, tundimeve korruptive, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës, po kam qenë edhe kryeministri i Shqipërisë.  Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit të kryetarit të qeverisë, si paraardhësit e mi.

As nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi pa vepruar, por jam përpjekur papushim, për ta miratuar atë edhe me koston e prishjes së qeverisë së koalicionit aso kohe, e pse jo edhe të humbjes së pushtetit, po të ishte nevoja dhe për ta mbështetur atë pa asnjë bishtnim karshi qëllimit të saj të madh, edhe kur ndodh që ajo të veprojë në mënyrë jo fort bindëse në ndonjë rast të caktuar.

2 VITE ME PARE

Kuvendi votoi pro arrestimit të Ahmetajt, Rama: Pasdite do t’i drejtohem opinionit publik

Kuvendi dha "pro" për arrestimin/ Rama për Ahmetajn: Punoi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të flasë për votimin që u bë në Kuvendin e Shqipërisë për Arben Ahmetajn, në orën 18:30. Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një reagimi në 'Tëitter'.

'Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend'- tha Rama.

Vetë kryeministri dha votën pro për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan./Dosja.al

edi rama arrestimi i ahmetajt arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje