LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Opozita mungon në Kuvend në nderim të Gert Bogdanit, mazhoranca miraton e vetme projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

• Ditën e sotme në Kuvend u mbajt seanca plenare e radhës, e cila ishte planifikuar të niste si zakonisht në orën 10:00. • Shtyrja e seancës në orën 17:00 u bë për shkk të homazheve që u mbajtën në nderim të ish-deputeti demokrat, Gert Bogdani i cili u nda dje nga jeta. • Edhe seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të tij, dhe pas kë saj deputetët e Partisë Demokratike, janë larguar nga salla e Kuvendit. • Në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike e shpalli ditë zie këtë të enjte. • Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD janë ulur në gjysmështizë dhe në orën 12:00 është mbajtur një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike. • Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj se Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz dhe ekselent në çdo pikëpamje • Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, ku ka miratuar vetëm me votat e tyre projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjekësi e përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjati më pak se një orë, mbyllet seanca e sotme plenare

Opozita mungon në Kuvend në nderim të Gert Bogdanit, mazhoranca
kuvendi

TIRANË- Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend, e cila zgjati jo më shumë se 40 minuta.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës.

Opozita u largua menjëherë pasi u mbajt një minutë heshtje në nder të ish-deputetit, Gerti Bogdani. 

 

1 VITE ME PARE

Opozita mungon në Kuvend, mazhoranca miraton me 74 vota pro projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Opozita mungon në Kuvend në nderim të Gert Bogdanit, mazhoranca
kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, 0 kundër, 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme, projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjekësi e përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Miratimi i projektligjit është bërë vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla. Opozita ka anulluar çdo aktivitet politik në nderim të ish-kolegut të tyre, Gert Bogdanit, i cili është ndarë nga jeta si pasojë e një arresti kardiak.

Propozimi për uljen e viteve të detyrimit të studentëve te Mjekësisë për të punuar në Shqipëri pas diplomimit në 3 vite për vitet e para, dy vite për studentët e viteve 2-4 si dhe një vit për ata të viteve 5 dhe 6 është diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve dhe të Edukimit, më 16 shtator ku opozita hodhi akuza për tarifën e studimit duke thënë se kostoja në relacion ishte 3-fish më e lartë.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë. Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, deputetët e PD-së largohen të gjithë nga salla

Opozita mungon në Kuvend në nderim të Gert Bogdanit, mazhoranca
kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, janë larguar nga salla e seancës plenare, pas mbajtjes së një minuti heshtje në nder të ish-kolegut të tyre, Gert Bogdanit, i cili u nda dje nga jeta. 

Në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike e shpalli ditë zie këtë të enjte. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD janë ulur  në gjysmështizë dhe në orën 12:00 është mbajtur një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

 

1 VITE ME PARE

Vdekja e Gert Bogdanit, nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare

Opozita mungon në Kuvend në nderim të Gert Bogdanit, mazhoranca
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë fjalës së saj se Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz dhe ekselent në çdo pikëpamje

“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.

Deputetët e Partisë Demokratike pas nisjes së seancës janë larguar nga salla e Kuvendit, ashtu siç kishin lajmëruar se do të anulonin çdo aktivitet partiak në të gjithë vendin. 

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë, konkretisht, projektligji  “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

seance plenare 19 shtator 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj