LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e Sarandës, arrestohet shefi i Komisariatit dhe 3 specialistë të Policisë! Shpallet në kërkim shefi i Krimeve

•AMP zhvilloi këtë të premte një aksion në Sarandë dhe Ksamil kundër ndërtimeve pa leje.•Mësohet se ky aksion ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari. •Gjithashtu bëhet me dije se, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe dy specialistë të zonës në Sarandë.• Në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.• Burime nga hetimi bëjnë me dije se fokusi kryesor është te roli që mund të kenë pasur efektivët në tolerimin e këtyre ndërtimeve në zonat turistike më të frekuentuara të jugut• Ndërkohë bëhet me dije se, priten aksione të tjera që mund të pasohen me arrestime

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Operacioni i AMP në Sarandë e Ksamil kundër ndërtimeve pa leje/ Reagon policia: Katër efektivë të arrestuar

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku u godit një rast i ndërtimeve pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr.1 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në flagrancë janë arrestuar 8 persona, të cilët po kryenin punime në një objekt pa leje. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe pronarja e hapësirës së plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se po realizoheshin ndërtimet.

Në vijim të hetimeve të kryera në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Sarandës, janë ndaluar edhe katër efektivë policie, Gëzim Bashllari, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj.

Sipas Policisë, ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”. Po ashtu, është pezulluar nga detyra edhe punonjësi i policisë Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga AMP.

Njoftimi i policisë: 

"Policia e Shtetit/Vijojnë denoncimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për paligjshmëritë e konstatuara në terren. Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.

Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi. Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë: Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; Inspektor Robert Çullaj, specialist zone. 

Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast. Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Policia e Shtetit falënderon, inkurajon dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë, si dhe çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.
Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj cilindo që shpërdoron detyrën, besimin e qytetarëve dhe ligjin.", njofton policia./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues i Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestime të tjera gjatë mbrëmjes

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e

SARANDË- Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, është vënë në pranga së bashku me dy efektivë të tjerë policie, në kuadër të një operacioni që lidhet me ndërtimet pa leje në jug të vendit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet pritet të çojnë edhe në arrestime të tjera.  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka zhvilluar kontrolle dhe veprime hetimore në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve për përfshirje të punonjësve të policisë në favorizimin e ndërtimeve të paligjshme në vijën bregdetare.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se fokusi kryesor është te roli që mund të kenë pasur efektivët në tolerimin e këtyre ndërtimeve në zonat turistike më të frekuentuara të jugut./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Aksioni i AMP-së për lidhjet e policisë me ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e

SARANDË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se ky aksion ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari. Gjithashtu bëhet me dije se, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë.

Në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare./Dosja.al

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e
Gëzim Bashllari
2 MUAJ ME PARE

Operacioni i AMP në Sarandë e Ksamil kundër ndërtimeve pa leje/ Arrestohen dy policë

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje/ Shkrihet Policia e
AMP

SARANDË-  AMP zhvilloi këtë të premte një aksion në Sarandë dhe Ksamil kundër ndërtimeve pa leje.

Sipas burimeve paraprake mësohet se të paktën dy policë janë arrestuar, pasi ishin të përfshirë në ndërtime pa leje.

Ndërkohë që bëhet me dije se, operacioni është ende në vijim dhe priten aksione të tjera./Dosja.al

amp

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale