LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar, sekuestrohen kallashnikovë, pistoleta dhe lëndë narkotike

• Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit, ku 30 persona janë vënë në pranga. • Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan. • Fillimisht ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. • Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. • Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. • Po ashtu policia ka sekuestruar edhe  laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Publikohen pamjet e megaoperacionit në Elbasan, momenti i arrestimeve: Policia hape derën

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar,
Pamjet

ELBASAN- Pamjet e megaoperacionit në Elbasan janë bërë publike. Nga operacioni fillimisht mësohet se ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. 


Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe  laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Megaoperacioni në Elbasan, policia nxjerr detaje: 30 të arrestuar, sekuestrohen armë, kokainë e shuma parash

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar,
Policia

ELBASAN- Detaje nga megaoperacioni 'First Day' që ndodhi ditën e sotme në Elbasan janë bërë publike nga policia. Fillimisht mësohet se ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe  laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Ekzekutohen 25 masa sigurie "Arrest në burg". Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu,
- u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", A. T., 31 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë", V. D., 36 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë"; N. D., 43 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

10 MUAJ ME PARE

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 30 të arrestuarit transferohen drejt Tiranës, nën masa të forta sigurie

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar,
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një operacion antidrogë u zhvilluar gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit, ku u raportua se 30 persona janë vënë në pranga. Bëhet me dije se të arrestuarit janë nisur drejt Tiranës nën masa të forta sigurie. 

Forca të shumta policie ushtruan kontrolle në disa banesa, ku u sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike. 

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar,
pamje nga operacioni

ELBASAN- Janë publikuar pamje nga operacioni antidrogë i zhvilluar pas mesnatës në qarkun e Elbasanit. Sipas raportimeve 40 persona janë vënë në pranga. 

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike. 

10 MUAJ ME PARE

Operacion antidrogë në Elbasan, raportohet për 40 persona të arrestuar, sekuestrohen armë zjarri dhe lëndë narkotike

Operacion antidrogë në Elbasan/ 30 persona të arrestuar,
foto ilustruese

ELBASAN- Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit, ku raportohet se 40 persona janë vënë në pranga. 

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku sipas informacioneve jo zyrtare janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike. 

Bëhet po ashtu me dije se aksioni është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan. Pritet një njoftim zyrtar i policisë lidhur me operacionin dhe numrin e saktë të personave të arrestuar.

operacion antidroge ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara