Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se kjo javë ka zbuluar një korrupsion të paprecedent në Shqipëri. • Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se abuzimet e zbuluara së fundmi përbëjnë një alarm të fortë për shoqërinë shqiptare dhe një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që të reagojnë kundër asaj që ai e cilësoi si një organizatë kriminale në pushtet. • Berisha u shpreh se përmasat e korrupsionit dhe grabitjes së pasurive publike janë të paimagjinueshme dhe se këto zhvillime duhet të zgjojnë ndërgjegjen e çdo shqiptari për tu ngritur dhe për t’i dhënë fund, sa më parë, këtij sistemi abuziv që ka përdorur pushtetin për përfitime personale në kurriz të qytetarëve. • Ai tha më tej se qeveria aktuale ka mbyllur çdo rrugë ligjore dhe kushtetuese përballë qytetarëve, duke e lënë reagimin popullor si të vetmen zgjidhje. • Sipas tij, institucionet e drejtësisë janë asgjësuar nga korrupsioni dhe se qytetari shqiptar ka sot jo vetëm të drejtën morale, por edhe ligjore e kushtetuese, të ngrihet me revoltë dhe zemërim për të larguar nga pushteti atë që ai e cilësoi si një bandë pa legjitimitet, e cila, përmes mekanizmave si AKSHI, ka shërbyer edhe për manipulimin dhe grabitjen e votës. • Ndër të tjera, Kryedemokrati theksoi se nga protesta e së hënës qytetarët do t’i japin ultimatum kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij si kusht i domosdoshëm që Shqipëria të rigjejë paqen e merituar. • Berisha nënvizoi se dorëheqja e Ramës është thelbësore dhe përbën kushtin e të gjitha kushteve për stabilitetin dhe qetësinë e vendit. • Gjithashtu Berisha u shpreh se Lapaj u ftua të merrte pjesë në protestën e organizuar nga PD, por ai kishte zgjedhur të zhvillonte aktivitetin e tij të veçantë. • Berisha shtoi se e kishte mbështetur dhe përgëzuar më parë Lapajn për protestat e tij, por theksoi se protesta e PD-së është e organizuar me qëllim të qartë dhe do të zhvillohet më 22 në shesh nga elektorati, mbështetësit dhe aleatët e saj. • Përveç protestës, Berisha tha se të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot pjesë e PD-së dhe do të vazhdojnë të jenë të mirëpritur brenda strukturave të saj. • Ai nënvizoi se partia mbetet e hapur për ta, duke vlerësuar investimin dhe angazhimin e tyre dhe se PD do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këta kandidatë për të garantuar të ardhmen e tyre brenda partisë. • Në fund, Lideri i opozitës bëri thirrje për mobilizim dhe protestë masive më 22 dhjetor, duke theksuar se kjo datë duhet të shërbejë si një mesazh i fortë zemërimi dhe revolte ndaj asaj që ai e cilësoi si një organizatë kriminale në pushtet.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi qytetarët të bashkohen të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk pajtohen kurrë me këtë regjim. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk pajtohet me një regjim, që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri dhe ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Lideri i opozitës tha se ky regjim qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura. Në fund, ai tha se PD ka përmbysr 35 vite më parë një diktaturë, ndaj do ta përmbysin edhe këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim.
"Edhe njëherë u falënderoj për vëmendjen. U ftoj të bashkohemi të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës që nuk pajtohemi kurrë me një regjim alla-Bokaso, alla-Mobutu. Me një regjim të kësaj organizate kriminale që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri. Që ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Një regjim që qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura. Kapitulli më i zi është tek AKSHI, tek sipërmarrja e familjes Rama, por ai është hetim në zhvillim. Ndaj dhe të nisim betejën tonë. Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, ne do ta përmbysim këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Lulzim Bashën nuk e ka zgjedhur ai. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Basha bëri gjithçka kundër tij, por nuk i ka thënë kurrë vetes se gaboi me të, sepse nuk e ka zgjedhur ai. Lideri i opozitës tha se kurrë nuk e ka menduar të përgatis liderin pasardhës. Kjo pasi, sipas Berishës nuk është detyra e tij.
"Ajo që jam unë në këtë mision, largimi i këtij regjimi. Por shqiptarëve dhe çdo njeriu, i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës. Ajo nuk është detyra ime. Jo, ajo është e qytetarëve. Sali Berisha ka me borxh t’u shërbejë atyre me ndershmëri, me vendosmëri, me transparencë, gjersa ata t’i besojnë. Për sa i përket pasardhësit, liderit, shumë mendojnë se ai që ishte, ishte zgjedhja ime, unë u garantoj se jo, ka qenë zgjedhje e tij në garën që u hap për partinë.
Por unë nuk marr përsipër atë që nuk mund ta bëj kurrë. Do doja ta bëja. Sigurisht që çdo njeri do donte ta bënte, por unë kam një vetëdije. Të tjerë mund të mendojnë se e bëjnë, unë jo, nuk mendoj se e bëj. Ndaj dhe unë e kufizoj veten time të ndërmarr një veprim të tillë. Po u rrëfej një të fshehtë timen. Lulzim Basha bëri gjithçka kundër meje, kam thënë çdo gjë për të, por nuk i kam thënë kurrë vetes se gabova me të, sepse nuk e kam zgjedhur. Dhe nuk do e zgjedh. Nuk mund të bëj atë që nuk mund të bëj." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË - Kreu i Opozitës, Sali Berisha u bëri sot thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës me datë 22. Në këtë prenoncim live në rrjetet sociale, ai thotë se të mos harrojmë se janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro. Sipas Berishës, këto janë ngjarje në zhvillim dhe vetëm me anë të revoltës shpirtërore mund të ndalojnë.
"Jam plotësisht dakord me to. Duhet t’i kthej gjer në qindarkën e fundit. Për fatin më të keq, në qoftë se ka një sektor... se këtu njerëzit me të drejtë duartrokasin veprimet që bën prokuroria speciale kundër ministrave, por ama të mos harrojmë se në këtë kohë kur miliardat vidhen apo futen nga droga, janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro.60 milionë euro janë sa një kafe.Do merrni vesh dhe do mësoni të dashur qytetarë gjëra që kurrë nuk mund të mendoni se mund të ndodhnin në një shtet. Por këto janë në zhvillim. Ne na takon të ndahemi një minutë e më parë. Ndaj dhe u ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para shqiptarëve dhe botës zemërimin tonë të thellë, revoltën tonë shpirtërore, protestën e fuqishme kundër kësaj organizate kriminale që ka vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët në 12 vite në ato proporcione që ka vjedhur Bokaso, Mobutu apo Gedafi vendet e tyre." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha, theksoi se qëllimi i Ramës ishte të bëhej milioner. Sipas tij Rama tashmë atë pasuri e ka ndarë edhe me Franc Çopjan, trafikantin e drogës. Berisha beson se, Edi Rama ua morti portin shqiptarëve për të ndërtuar dhe përvetësuar truall prej 3.8 miliardë euro.
"Të faleminderit. Jam përpjekur t’u them shqiptarëve të vërtetën sepse mendoj se nuk duhet të qëndroj një ditë në politikë në momentin kur nuk mund t’u them atyre të vërtetën, ose kur nuk mund t’u them atyre atë që unë besoj si të vërtetë. Unë pashë tek porti i Durrësit, Edi Ramën miliarder. Analizova shumë gjatë atë përvetësim të tmerrshëm të asaj pasurie kombëtare. Do i kthehem këto ditë. Do marrin vësh shqiptarët se çfarë ka ndodhur, se çfarë goditje qindravjeçare kanë marrë ata në atë vendim.
Dhe e kuptova se Edi Rama kishte vetëm një qëllim, të bëhej miliarder. Tani ka gjetur paratë e Franç Çopjës, që i ndan me të. Franc Çopja është një trafikant që një vit ka administruar të vetat 28 ton kokainë, vlera e të cilës shkon rreth 6 miliardë. Franc Çopja është i gatshëm, dhe të sigurt të jeni ju, të ndajë me Ramën çdo shumë, mjafton të investojë gjysmën tjetër. Ndaj Edi Rama ua morti portin shqiptarëve për të ndërtuar bashkë me Alabarin- Alabari 70 milionë gjithsej, dhe për të përvetësuar vetëm truall rreth 3.8 miliardë euro, mbi 1 milion e ca metër katrorë.", tha Berisha/Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e hapur për Lapajn dhe Shehajn, por ambiguiteti i tyre tregon se janë opozitë e opozitës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat. Lideri i opozitës tha se Endri Shabani, përfundoi në gjirin e Edi Ramës.
"Plotësisht dakord. Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë. Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal. Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës.
Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat. Opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare, janë paraqitur një seri kërkesash dhe asnjë nuk është pranuar në mënyrë antikushtetuese." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot në gjirin e PD. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata kanë një të ardhme të padiskutueshme në këtë parti. Në fund, lideri demokrat tha se PD është në kontakt me ta, dhe se ata janë të angazhuar në parti.
"Të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot në gjirin e PD dhe ndaj tyre PD është dhe do mbetet e hapur. Ata kanë një të ardhme të padiskutueshme në këtë parti. Kanë një investim të shkëlqyer. Kështu që jemi në kontakt me ta, bisedojmë me ta dhe janë të angazhuar. Ky është qëndrimi i PD." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale dhe se zgjedhjet e 11 maji nuk i ka fituar ai, por opozita. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve dhe 100 euro për çdo pensionist.
Lideri demokrat tha se opozita nuk e din si luftohen diktaturat, por do ti përvishet diktaturës. Berisha tha se opozita do të japë sinjalin e parë në datën 22 dhjetor, për të vazhduar deri në largimin e tij nga pushteti.
"Unë ju mirëkuptoj ju, por edhe ju duhet të më mirëkuptoni mua. Histori dhe eksperiencë kemi. E vërteta është se, në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë, sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar kurrë Edi Rama, por i ka fituar opozita. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar Edi Rama, sepse për ti marrë ato, ai dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Dha nga taksat e shqiptarëve 100 euro për çdo pensionist, organizoi bandat në të 4 anët e vendit, për të futur në parlament 28 deputetë.
Bleu dhe korruptoi sistemin e votës në diasporë dhe shënoi rezultate të barabarta me Korenë e Veriut. Zgjedhjet i ka fituar opozita. Për çdo njeri që do të gjykojë me gjakftohtësi, ato zgjedhje nuk janë fituar kurrë nga Edi Rama.
Pse e them unë këtë tani? Kemi të drejtë të ndërmarrim çdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti. Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. A do shkojmë ne drejt saj. Absolutisht po. Ne jemi në një diktaturë, ne duhet të realizojmë se jemi në një diktaturë. Isha në Kavajë para 2 ditësh, në Kavajë në 25-26 mars të vitit 1990, grupet antikomuniste të Kavajës, në dy ditë çliruan Kavajën me motivin; ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot, o kurrë.
Kështu që ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do ti përvishemi diktaturës. Edi Rama të ardhme nuk ka. Ne japim sinjalin e parë në datën 22 për të vazhduar gjer në largimin e tij, por si njerëz të gjithë ata që janë të betuar në misionin e tyre për të larguar këtë diktaturë, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme, të gjata. Siç më tha mua një qytetar, po në Kavajë, doktor, protestat duhet ti bëjmë me batanije në shpinë, sepse duhet të bëjmë gjithçka që kostoja të jetë sa më e pranueshme.
A mund të imagjinosh ti, ju lutem se nuk më vjen mirë që e them, por nëse Shqipëria do të kishte dënimin kapital, Lubi Balluku do të merrte 3 dënime kapitale për këto që vjedhje që ka bërë. Po Rama që ka të paktën 5 fishin e tyre. Po të paktën doli kjo dhe falë atyre hetimeve këto gjëra u mësuan nga shqiptarët dhe bota." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se për të feja dhe besimi politik është Kushtetuta dhe ligji. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se është arrestuar si person nën hetim pa asnjë akuzë dhe se masat ndaj tij u vendosën pa u thirrur kurrë për të bërë pyetje.
Kryedemokrati tha se Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim, pa asnjë akuzë. Lideri i opozitës tha se nëse pranojmë se për hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, atëherë qytetarët pranojmë vendosjen e regjimeve autoritare.
"Tani, të falenderoj për pyetjen. Kam qenë President, kam qenë Kryeministër dhe kurrë nuk do gjendet njeri, gjykatës, prokuror, hetues, polic që të mund të thotë se nuk pata mbështetjen e Sali Berishës në veprimtarinë time për të zbatuar ligjin. Unë ua them ju edhe njëherë, për Sali Berishën, feja dhe besimi politik i tij është Kushtetuta dhe ligji. Dhe i gjithë sekreti im është pikërisht në këtë raport. Në këtë kontekst, në vitet 2005-2013, aty nga viti 2007, ne ngritëm një task forcë, në të cilën unë zgjodha të majtin Altin Dumani për ta kryesuar. E zgjodha me qëllim të majtë, në mënyrë që të priste pa asnjë lloj hezitimi drejt administratës cilindo që shkelte ligjin.
Kam pasur një zyrë departamenti antikorrupsion. Ndoshta 70 përqind e dosjeve që shkonin për ndjekje penale, shkonin nga ky departament. Por aty kishte një organizim tjetër. Ky organizim ishte një task force, që do të thotë se ekipi që shqyrtonte dosjet përbëhej nga prokurorë, që i kryesonte Dumani, përbëhej nga anëtarë të policisë kriminale, përbëhej nga punonjës të tatimeve, doganave dhe SHISH. Kjo ishte garanci se dosja nuk mund të mbyllej. Ndaj dhe cili të dojë, të marrë raportet e DASH të vitit 2009-2010, që tregojnë se të dënuar për korrupsion në atë periudhë, të akuzuar nga kjo task forcë dhe të dënuar nga gjykatat e zakonshme, janë tre herë më shumë se në këtë periudhë.
Janë 620 zyrtarë kundrejt 190 zyrtarëve. Ju mund të thoni se nuk ka pasur emra. Jo, është gabim. Së pari, ministrat me ligj e kanë pasur të ndaluar të merren me tendera, prokurime, koncesione. Së dyti, nuk imagjinohej të mbroja unë, por edhe ministrat e mi nuk e imagjinonin të jepnin dorëheqjen me akuzën e parë. Kështu ka vepruar Fatmir Mediu, kështu veproi Lulzim Basha,kështu veproi Ilir Meta si zëvendëskryeministër. Kishte një standard normal të një vendi që po ecte, që funksiononte shteti ligjor dhe morali i Kushtetutës dhe ligjit. Kurse shihni se ç’ndodh tani. Vijmë tek Spaku.
Problemi im ka qenë ky. Së pari, çdo njeri që ka objeksion, i them rikujto pak dosjet 184 dhe 339, a mundet ato dosje të mbylleshin pa dënuar kriminelët elektoralë? Mbyllja e atyre dosjeve ishte licencë për Edi Ramën që të plaçkisë dhe të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet. Së dyti, asnjë opozitar nuk ka imunitet, njëlloj si qytetarët e tjerë, por kur arreston në vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale, ti dëshmon se zgjedhjet do t’i marrësh me çdo kusht. A nuk u shndërrua në këtë rast Altin Dumani në levë të Edi Ramës për grabitjen e zgjedhjeve?
Unë u arrestova si person nën hetim pa asnjë akuzë. Masat ndaj meje u vendosën pa më thirrur kurrë për të bërë ndonjë pyetje. Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim, pa asnjë akuzë. Atëherë të mos harrojmë kurrë se përparësi absolute duhet të ketë demokracia. Shteti që sot ndoshta dënon më tepër se çdo shtet tjetër me varje dhe vdekje veprat e korrupsionit është Kina. Por atje dënohen edhe kundërshtarët politikë. Dhe një prokurori e tillë që bën gjahun e kundërshtarëve politikë dhe përdoret si instrument për të shtypur pluralizmin është një vegël në duart e regjimit.
Përndryshe, absolutisht mbështes çdo akt, çdo prokuror, çdo hetues, çdo polic, çdo gjykatës që zbaton ligjin. Por duhet të dimë t’i ndajmë dhe nuk duhet të pranojmë kurrë... se këtu është problemi i fatit të Shqipërisë, se në qoftë se pranojmë se për një hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, ne pranojmë shtypjen e demokracisë dhe vendosjen e regjimeve autoritare. Kjo nuk mund të bëhet kurrë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për aktin e deputetëve të PD-së në parlamen. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se mediat dhe komuniteti ndërkombëtar po priste pikërisht zërin e opozitës.
Lideri i opozitës tha se janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë, të cilat thonë se në Shqipëri zgjedhjet janë farsë, shteti është një narkoshtet, pluralizmi politik shtypet, korrupsioni nuk ndëshkohet dhe se drejtësia përdoret si armë kundër opozitës. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria u shpall se fundmi në Uashington, në rezolutën e IDU-së rrezik për sigurinë Europiane dhe sigurinë e NATO-s.
"Natyrisht, jehona jashtëzakonisht e fuqishme e aktit të deputetëve të PD në parlament, në mediat më të mëdha në botë, siç është FoxNews, CNN, Al Jazera, dhe media të tjera, është njëkohësisht një mbështetje e fuqishme për forcat demokratike, është dëshmi e faktit se këto media dhe komuniteti ndërkombëtar, atë që po priste ishte pikërisht zëri i opozitës, protesta kundër vjedhjes dhe korrupsionit.
Ndërsa përsa i përket Ramaduros, unë mund të ju them ju se, PD i parapriu kësaj jehone. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë, dhe ua them se nuk ka qenë e lehtë të bindësh tre organizatat më të mëdha, por dhe të vetmet të të gjitha partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, se në Shqipëri zgjedhjet janë farsë, se në Shqipëri shteti është një narkoshtet, se pluralizmi politik shtypet, se korrupsioni nuk ndëshkohet, se drejtësia përdoret si armë kundër opozitës, të gjitha këto nuk kanë qenë të lehta, për shkak të lobimit të stërfuqishëm të Edi Ramës.
Ju e patë, kush ishte lobistja e Edi Ramës në Bruksel. Ishte njeriu që kishte bërë ligjin, ishte Frederica Mogherini e cila duhet të ju them shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se, afera e Bruzhit është as 1/5 e aferës së saj të Tiranës me Edi Ramën. Por të gjitha këto u tejkaluan me sukses. Të gjitha këto, bota pa se ne kishim të drejtë në zërin tonë, se akuzat tona qëndronin dhe ishin jo vetëm në interes të shqiptarëve, por dhe në interes të rajonit dhe më gjerë.
Shqipëria u shpall se fundmi në Uashington, në rezolutën e IDU-së rrezik për sigurinë Europiane dhe sigurinë e NATO-s. Ju duhet të dini se, të gjitha të dhënat më sekrete, më të rëndësishme të një vendi që janë njëkohësisht të rëndësishëm për NATO, kanë përfunduar në duart e Ergys Agasit, Suel Çelës, Altin Troplinit, dhe klaneve të drogës nga AKSHI i Edi Ramës." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se, e ka mbështetur publikisht disa herë Adriatik Lapajn. Edhe pse ai përfaqëson një parti tjetër, Berisha njoftoi se me datë 22 dhjetor, Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të jenë në shesh, ku i ftuar është edhe Lapaj.
"Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh. Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ditën e hënë në protestën që do të mbahet në shesh, qytetarët do ti japin ultimatum Edi Ramës që të largohet. Në këtë takim me mediat, Berisha tha se kushti i vetëm që Shqipëria të gjejë paqe është pikërisht dorëheqja e Ramës. Me datë 22, Berisha synon të shënojë fillimin e një revolte popullore kundër Ramës.
"Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton.Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës. Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se Rama, e mbylli rrugën ligjore lidhur me çështjen e Llogarasë dhe se Gjykatën Kushtetuese po e përdor si 'term figurativ'.
Lidhur me skandalin e AKSHI-it, Berisha thotë se, aty është i gjithë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve.
"Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm. Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet. Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës. Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve."/Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur rreth ngjarjeve të javës që po lëmë pas duke thënë se kjo shënon një kthesë të madhe të ndërgjegjes shqiptare. Protagonistët e ngjarjeve, Berisha i cilëson si, bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar pasuritë e shqiptarëve. Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen kundër asaj që e quan 'organizatë kriminale' që fundi i tyre të jetë sa më parë.
"Java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e cila i bën të mundur atij të motivohet për të larguar këta tam-tamë makutë, këta Gedafër, Bokasa e Mobutu. Bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar taksat, pasuritë, pronat e qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe duhet të them me bindje se këto abuzime, që asnjë shqiptar ose shumë pak shqiptarë mund t’i imagjinonin, janë një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e çdo qytetari të ngrihemi. Të ngrihemi, të themi fjalën tonë, t’u rezervojmë këtij grupi, kësaj organizate kriminale, fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë.", tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministi Rama është një miliarder. Ai i referohet vitit 2014 , një raporti sekret të OSBE-së ku u deklarua se në bankat offshore, Rama kishte 200 milionë euro.
Sipas Berishës , kjo ka ndodhur sepse Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate në varësi nga lartësia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por vetëm shumën e çmimit e shitjes të apartamentit. Berisha përmend edhe prona në portin e Durrësit që sipas tij zotërohen nga Rama.
"Disa herë kam deklaruar se Edi Rama është miliarder dhe unë e dija kur bëja këtë deklaratë se e kishit të vështirë ta besonit, por unë e kam bërë këtë deklaratë të bazuar në dokumente, fakte. Çdo shqiptar mban mend se në vitin 2014, në një raport sekret të OSBE, u deklarua se Edi Rama ka në bankat offshore 200 milionë euro.
Edi Rama nuk e përgënjeshtroi kurrë dhe nuk paditi kurrë autorin e raportit. Nuk padiste dot një organizatë se ajo do i nxirrte çdo qindarkë. Por një moment. Edi Rama, pra, u bë kryeministër me 200 milionë euro në kontot bankare offshore.
Si u bë? U bë absolutisht vetëm nëpërmjet kateve të ndërtimit. Në çdo pallat, Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate në varësi nga lartësia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por pranonte vetëm shumën me çmimin e shitjes të apartamentit. Dhe kjo është e faktuar. Janë biznesmenë guximtarë që ia kanë thënë në sy, janë të tjerë që e kanë deklaruar prore. Pikërisht me pallatet, me katet e pallateve, Edi Rama u bë kryeministër me 200 milionë euro të fshehura. Por nga viti 2014 gjer sot, në 10-12 vite, Edi Rama, mos harroni se këto kanë qenë vitet e ndërtimit të pallateve më të shumta, më të larta në tërë historinë tonë.
Këtu Edi Rama nuk është ndaluar me një kat apo dy, por këtu ai ka inkasuar shumat e të paktën 4-5 kateve. Minimumi. Por tani menaxher i 67 miliardë euro, që është totali i buxheteve 12-vjeçare, Edi Rama me lukuninë e tij, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka shpërdorur dhe përvetësuar minimumi 90 përqind të tyre. Kjo javë pra është java e zbulimit të madh. E zbulimit të korrupsionit të përmasave të diktaturave afrikane të dikurshme. Është java në të cilën Edi Rama hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe u vendos i tëri në mbrojtje të vjedhjeve të zbuluara me dokumente të Lubi Ballukut.
Të mbrojtjes të 300 apartamenteve të blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Të mbrojtjes së jahteve të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe ai, urdhëroi në mënyrë më kriminale dje deputetët e tij të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin e vetëm se në qoftë se Lubia ka 300 apartamente, Edi Rama ka minimumi 1500. Se në qoftë se Lubia ka 2 jahte, Rama ka minimumi 5, nëse i janë dashtë.
Se në qoftë se Lubia ka 2 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike.
Çfarë kam parë unë në portin e Durrësit, dhe pikërisht në atë kohë kam deklaruar se Edi Rama do me kusht të bëhet miliarder si Alabari, dhe në portin e Durrësit ku ndërtohet 12 mijë apartamente, 12 hotele me 5 dhe 6 yje, me pishina dhe të gjitha lukset e tjera, ka për pronar të parë absolutisht Edi Ramën, klanet e drogës dhe pastaj Al Alabarin. Pra, java ishte java e zbulimeve më të mëdha të zeza për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare."/ Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë se Belinda Balluku është pronare e 300 apartamenteve dhe e dy jahteve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se një ministër apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion dhe që blen dy jahte dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.
Lideri i opozitës tha se ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera. Berisha tha se në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.
"Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve që ndiqni këtë bisedë të përjavshme në rrjetet e mia sociale. Mendoj se kjo javë është karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, të cilat ndoshta kanë tejkaluar shumë imagjinatën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.
Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë. Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.
Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane. Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve." tha Berisha./Dosja.al