LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet e Kinës, Rusisë, Iranit për triumfin e Trump? Vuçiç ndër liderët e parë që i uroi fitoren

• Donald Trump ka siguruar një tjetër mandat në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë presidenti i 47- të i SHBA-ve. • Pas fjalimit të tij të fitores, liderët botërorë nisën me mesazhet e urimit ndaj tij, ku ndër të parët ishte dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. • Ai u shpreh se Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për "stabilitet, rritje dhe paqe". • Kina po ashtu ka reaguar për rezultatin zgjedhor në SHBA. • Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning në një konferencë për shtyp deklaroi se shteti i saj shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pasi Donald Trump është në tashmë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. • Ajo tha se Kina do të vazhdojë t'i qaset dhe menaxhojë marrëdhëniet me SHBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm. • Qeveria iraniane ka pasur reagim neutral për rezultatin zgjedhor ku tha se nuk ka dallim të rëndësishëm se kush bëhet president në SHBA. • Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të përgëzojë Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. • Ai tha se nuk duhet harruar se po flitej për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër Rusisë. • Peskov tha se Rusia po monitoron me kujdes informacionin mbi zgjedhjet në SHBA dhe nuk ka gjasa të japë një vlerësim zyrtar derisa të shohë “fjalë dhe veprime konkrete”. • Kur u pyet nëse Trump mund të ofendohej nga mungesa e urimeve të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit tha se është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Analiza: Çfarë do të thotë për Kinën fitorja e Trump?

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
Donald Trump

KINA- Është e vështirë të thuhet nëse Pekini e ka pasur ndonjë kandidat të preferuar në zgjedhjet amerikane, mirëpo ideja e të përballurit me një tjetër administratë amerikane, në krye me presidentin e saposhpallur, Donald Trump, mund të jetë sfiduese për liderin kinez, Xi Jinping.

Për Kinën, Trumpi është përfundimisht një kartë e egër. Përgjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dy vendet janë përfshirë në luftë tregtare, Trump ka vendosur tarifa në mallrat kineze në vlerë të qindra miliarda dollarëve, dhe ka nisur fushatë globale kundër gjigantit teknologjik kinez, Huawei.

Përgjatë fushatës zgjedhore, ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 60 për qind në të gjitha importet prej Kinës, dhe ka folur hapur për dëshirën e nisjes së një tjetër lufte tregtare.

Asnjëra prej këtyre nuk përbën lajm të mirë për Pekinin, sidomos në periudhë afatshkurtër, teksa përballet me ngadalësim të ekonomisë.

Në çështjet tjera, sikurse Ukraina, për ku Trump ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundshme, apo sa i përket Tajvanit, ku ka thënë se ishulli nuk është duke i dhënë mjaftueshëm Uashingtonit për mbështetjen ushtarake dhe politike që ia ofron, Kina mund të kapitalizojë nga një qasje jo fort tradicionale e Trumpit.

Megjithatë, ka shumë mundësi që ushtria amerikane të rrisë prezencën në Indo-Paqësor dhe të krijojë kokëdhimbje të re për Pekinin në Azi./ REL

1 VITE ME PARE

"Po flasim për një vend jo mik!" Kremlini: Putin nuk ka në plan ta urojë Trump për fitoren! Marrëdhëniet janë në pikën më të ulët historike

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
Donald Trump dhe Vladimir Putin

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të përgëzojë Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Ai tha se nuk duhet harruar se se po flitej për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër Rusisë. Peskov tha se Rusia po monitoron me kujdes informacionin mbi zgjedhjet në SHBA dhe nuk ka gjasa të japë një vlerësim zyrtar derisa të shohë “fjalë dhe veprime konkrete”. 

Peskov theksoi “deklaratat e rëndësishme” nga Trump, duke përfshirë atë që Kremlini e quajti “dëshirën e tij për t’i dhënë fund politikave të vazhdueshme të zgjatjes së luftërave të vjetra dhe fillimit të luftërave të reja”. Kur u pyet nëse Trump mund të ofendohej nga mungesa e urimeve të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit tha se është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej.

“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë. Ka ende disa pritje për të bërë, duke pasur parasysh se presidenti aktual i SHBA-së do të qëndrojë në detyrë për gati edhe një muaj e gjysmë.

Ndërsa ai përgatitet për të hyrë, ose kur ka hyrë tashmë në Zyrën Ovale, ne e kuptojmë se ndonjëherë deklaratat marrin një ton tjetër. Prandaj, ne po analizojmë me kujdes gjithçka, po vëzhgojmë dhe do të nxjerrim përfundime bazuar në fjalë dhe veprime specifike.

Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja është në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit. Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej. Marrëdhëniet janë aktualisht në pikën e tyre më të ulët historike”, tha Peskov në një konferencë për shtyp.

1 VITE ME PARE

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Qeveria iraniane: Nuk ka dallim të rëndësishëm se kush bëhet president në SHBA

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
foto ilustruese

IRAN- Nga rezultatet e deritanishme, Donald Trump duket se do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-ve, ndërsa ai vetë shpalli fitoren pak më herët në një fjalim në Florida. Pas këtij fjalimi, liderët botërorë shprehën edhe mesazhet e tyre të urimin për kandidatin republikan. 

Ndërkohë, qeveria iraniane tha se nuk ka dallim të rëndësishëm se kush bëhet president në SHBA, raportoi media shtetërore, Tasnim News.

Në raportimin e kësaj të fundit thuhej: "Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, konfirmoi se politikat e përgjithshme të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë të qëndrueshme. Mohajerani shtoi se masat e nevojshme janë planifikuar paraprakisht. Ajo tha gjithashtu se zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk ka asnjë lidhje me Iranin dhe se politikat e përgjithshme të SHBA-së dhe Iranit janë të pandryshuara."

1 VITE ME PARE

Avantazhi i Trump në zgjedhje/ Dodik: Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
Milorad Dodik dhe Donald Trump

BOSNJE-HERCEGOVINA- Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

"Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës," shkroi Dodik në X.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës "jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë". Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore. Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Vuçiç, në një intervistë për gazetën britanike *Financial Times*, tha se marrëveshja është thjesht një “sipërmarrje biznesore”.

"Miku im [kryeministri hungarez] Viktor [Orbán] është 100 për qind në anën e Trumpit. Miqtë e mi nga Brukseli janë 100 për qind në anën e [presidentit aktual të SHBA-së, Joe] Biden. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe duke i pritur rezultatet," tha Vuçiç për Financial Times./ REL

1 VITE ME PARE

Avantazhi i Trump në zgjedhjet presidenciale/ Kina: Do të vazhdojmë t’i menaxhojmë marrëdhëniet me SHBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
Mao Ning

KINA- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning në një konferencë për shtyp deklaroi se shteti i saj  shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pasi Donald Trump është në tashmë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ajo tha se Kina do të vazhdojë t'i qaset dhe menaxhojë marrëdhëniet me SHBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm. 

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë. Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

1 VITE ME PARE

Vuçiç uron Trump për "fitoren": Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nuk kishin një favorit në zgjedhjet në SHBA/ Cilat ishin reagimet
vucic, trump

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhje, ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht. 

“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Projeksionet e mediave prestigjioze amerikane e kanë shpallur Trump fituesin e zgjedhjeve presidenciale, por agjencitë më të mëdha amerikane janë ende në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

donald trump zgjedhjet presidenciale ne shba kine iran serbi rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj