All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22 dhjetor nisim betejën tonë që do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me 22 dhjetor PD do të nis betejën, e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike. • Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha ftoi shqiptarët e të gjitha bindjeve, të guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve. • Lideri i opozitës u shpreh se raportet ndërkombëtare më serioze tregojnë se në Shqipëri u zhvillua një farsë elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvilloi dhe se pushteti i tij qëndron mbi votën e grabitur. • Berisha tha se Rama organizoi në periudhën e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 aktivitete përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro, ‘Giro d’Italia’. Kryedemokrati tha gjithashtu se Endrit Shabani u zgjodh nga Edi Rama pa firmat e Partisë Demokratike sepse ato firma u tërhoqën një për një po me firmë nga ata që kishin firmosur. • Duke folur për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, Berisha tha se Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi pezullimin Ballukut. • Lideri i opozitës tha se prokurori që kërkoi pezullimin e saj, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit. • Sa i përket situatës politike brenda PD-së, Berisha sqaroi se nuk ka një përçarje brenda Partisë Demokratike. • Berisha tha se pas zgjedhjeve, pati nga ato të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. • Ai tha se pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. • Gjithashtu Berisha njoftoi se do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 17 dhjetor në orën 17:00. • Kjo mbledhje është vendosur gjatë takimi të Kryesisë dhe diskutimet do të fokusohen te situata politike, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit.

17 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Protesta e 22 dhjetorit/ PD lajmëron datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Foto ilustruse
All - Paragraf - 1

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 17 dhjetor në orën 17:00. Kjo mbledhje është vendosur gjatë takimi të Kryesisë. Diskutimet do të fokusohen te situata politike, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit, e cila u lajmërua nga Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Miratuam ligje për dekomunistizimin e Shqipërisë, por socialistët pas 1997 i anuluan

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD në vitin 1994 ka miratuar ligje për dekomunistizimin e Shqipërisë, por socialistët pas 1997 i anuluan. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se në vitin 2006, PD solli në parlament dhe miratoi ligjin e lustracionit, por këtë ligj e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Lideri i opozitës tha se sot Shqipëria është në duart e një njeriu, i cili në vitet '90 bënte radikalin, por sot kur i thuhet të kërkojë ndjesë për të atin që firmosi për varjen e Havzi Nelës, nuk kërkon ndjesë. Berisha tha se Rama ka larguar nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1.1 milion shqiptarë në 10 vite dhe ka bërë që shqiptarët sot të kenë atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë.

"Kjo ka pak histori. Në vitin '94, ne kemi miratuar ligjin që nxjerrim jashtë ligjit Partinë Komuniste, miratuam ligjin e lustracionit që nxirrnim jashtë administratës publike të gjithë ish-bashkëpunëtorët, oficerët e sigurimit të shtetit dhe nomenklaturën e diktaturës komuniste. Ky ishte ligji i lustracionit. Me dekret, hoqëm të gjithë titujt dhe dekoratat, ndryshe krejtësisht nga ç'përsëritet, por është dekreti në fuqi, për Hitlerin e popullit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhën, dhe nomenklaturën e tij kryesore. Përveç kësaj, ne jemi vendi i parë, se ligj lustracioni kishte dhe Çekosllovakia, Çekia më vonë se u nda, po e bëri Presidenti Havel. Por ne jemi vendi i parë në vendet ish-komuniste që miratuam ligjin e dënimit të gjenocidit komunist. Ligj që i jepte të drejtën çdo të persekutuari të ndiqte penalisht persekutorin e tij. Konkretisht, familjet e të persekutuarëve mund të ndiqnin persekutorët e familjarëve të tyre.

Të gjitha këto u anuluan, përveç ligjit kundër gjenocidit që nuk u anulua po u modifikua, nga ardhja e socialistëve në pushtet në vitin 1997. Përsëri në vitin 2006, ne sollëm në parlament dhe miratuam ligjin e lustracionit, por këtë ligj e rrëzoi Gjykata Kushtetuese mbasi 5 gjyqtarë, nuk duhej të ishin aty për shkak të së shkuarës së tyre. Ky është historiku i betejës tonë për dekomunistizimin. Sot, Shqipëria është në duart e një njeriu, i cili në vitet '90 bënte radikalin, por sot kur i thuhet të kërkojë ndjesë për të atin që firmosi për varjen e Havzi Nelës, jo që s'kërkon ndjesë, po thotë se ai qëndroi në anën e drejtë të historisë, i ati i tij. Në anën e drejtë të historisë, domethënë në anën e atyre që firmosën varjen e njerëzve të pafajshëm. 

Në fakt, tregon se parimet që zbatonin etërit e tij, në histori mbeten të drejta, kur ato janë parime çnjerëzore, gjenocidale, por ky, për hir të së vërtetës duhet të themi, se po kryen një gjenocid shumë, shumë herë më gjigant sesa gjenocidi komunist i Enver Hoxhës. Ka larguar nga Shqipëria për kushte të llogaritura, vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1.1 milion shqiptarë në 10 vite dhe ka bërë që shqiptarët sot të kenë atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. Pra, në këtë rrafshin e materies, e lëndës kombëtare, Edi Rama është armiku më i egër i shqiptarëve, sikundër në qëndrimet e tij ndaj Kosovës, Edi Rama tejkalon të gjithë të tjerët, ndonjëherë edhe vetë Aleksandër Vuçiçin dhe e kanë krahasuar me të drejtë me Pashiçin, kryeministrin e ultranacionalizmit serb." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Endri Shabanin. Kjo është e vërteta

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë urdhër të PD-së për të firmosur për Endri Shabanin. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar nga bashkëpunimi për bashkinë e Tiranës.

Lideri i opozitës tha se firmat ishin një gabim dhe akt i nxituar, ndaj erdhi ndjesa publike. Në fund, ai tha se Rama e  përdori si pretekst për të mashtruar qytetarët.

"Kandidatura e Endri Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë ju garantoj. Nuk ka patur një urdhër nga drejtues të PD-së që të firmosin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar nga bashkëpunimi për bashkinë e Tiranës. Pastaj, ka patur më shumë të interesuar, ka patur më pak të interesuar, ka patur që kanë refuzuar, të gjitha këto janë reale. Por asnjë urdhër nuk ka patur që të firmoset Endri Shabani.

Ndaj dhe kjo është e vërteta për të. Por edhe një herë Meri, firmat ishin gabim, akt i nxituar, ndaj dhe ndjesa publike. Kurse zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat, sepse firmat ishin tërhequr. Sigurisht Edi Rama përdori si pretekst për të mashtruar qytetarët, por qytetarët duhet ta dinë se firmat ishin tërhequr po me firmë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Organizimi në PD synon angazhimin e vlerave të reja, dhe përshtatjen me ndryshimet e gjithanshme të këtyre dekadave

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se organizimi në PD synon angazhimin e vlerave të reja. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se në të gjitha qarqet janë krijuar grupe, të cilat janë shpërndarë dhe kanë nisur punën. 

Kryedemokrati tha se kjo do të vazhdojë deri në analizën dhe organizimin e Partisë Demokratike. Lideri i opozitës tha se organizimi ka dy qëllime. Së pari t'i përshtatet realitetit të krijuar nga ndryshimet e shumanshme gjatë këtyre dekadave. Dhe së dyti synon përtëritjen dhe angazhimin e vlerave të reja në Partinë Demokratike.

"Jam shumë dakord me ju Syl. Pa diskutim që problemi i organizimit është një problem kyç themelor i Partisë Demokratike. Por, në të gjitha qarqet janë krijuar grupe dhe janë shpërndarë dhe kanë nisur puna. Punë e cila do të vazhdojë gjer në analizën dhe organizimin e Partisë Demokratike. Unë shpalla cili do jetë misioni, por cili do jetë për partinë brenda saj, detyra kryesore është organizimi, organizimi, organizimi. Dhe një organizim me dy qëllime. Së pari, një organizim që i përshtatet realitetit të krijuar nga ndryshimet e shumanshme gjatë këtyre dekadave. Së dyti, një organizim që synon përtëritjen dhe angazhimin e vlerave të reja në Partinë Demokratike." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Firma është propozim, nuk është votë, prandaj dhe u tërhoqën. Rama e emëroi Endri Shabanin Avokat Populli, pa firma

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se firma është propozim, nuk është votë, prandaj PD u tërhoq. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se firma u vendosën në një klimë, kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Kryedemokrati tha se Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. 

"Nuk besoj se justifikohet. Pse? Së pari, ato firma, unë theksova, janë gabim dhe apologjia dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Por ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Ato firma u tërhoqën me firmë.

Ju do të kishit të drejtë të mbani revoltën tuaj në qoftë se ata firmatarë nuk kanë firmosur për tërheqjen e firmave të tyre. Kështu që e pranoj kritikën, por jo idenë që të largohesh nga Partia Demokratike për këtë gabim. Se kjo do ishte një lehtësim për Edi Ramën, një luftëtar më pak. Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. S'është e vërtetë, po u tërhoq, firma është tërhequr. Dhe firma mund të tërhiqej edhe në parlament në momentin e votimit. Firma është propozim, nuk është votë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama ka vënë në krye të piramidës së drejtësisë një prokuror. Këtë se ka bërë as Enver Hoxha

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka vënë në krye të piramidës së drejtësisë një prokuror. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se këtë se ka bërë as Enver Hoxha. Kryedemokrati tha se Edi Rama i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë prej 7300 eurosh.

Berisha u shpreh se kryegjykatësit e lartë dhe kryegjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, kanë një rrogë shumë më të ulët se e saj. Kreu i PD-së tha se gjykatësit kanë kërkuar proporcionalitet në gjykatë dhe barazimin që u takon me ligj.

"E mori vendimin. Vendimi me 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë, por masa e sigurisë u hoq. Pra, është vendim post-mortem, pas vdekjes, s’ka më asnjë vlerë. Edi Rama fitoi. Pariti. Janë derdhur shuma kolosale, është bërë gjithçka. Pasi mori licencën, lexoni si sulmonte sot me egërsinë më të madhe sistemin, shoqatat. Dhe duhet të bëjë një sqarim për mashtrimin e tij të paskrupullt. U thotë qytetarëve se duhen me çekiç të thyejnë arkën e buxhetit të shtetit, pse e kanë paditur. Jo, është gënjeshtër. Është Edi Rama shkaku i saj, sepse i ka caktuar Altin Dumanit, në kundërshtim me parimet kushtetuese, me ligjet, një rrogë që nuk e merr kush në Ballkan. 7300 euro.

Kryegjykatësit të lartë dhe kryegjykatësit të Gjykatës Kushtetuese, një rrogë shumë më të ulët se e saj. Pra, çfarë kërkojnë gjykatësit? Kërkojnë atë që ka parim kushtetuta, proporcionalitetin. Se në qoftë se ti i jep prokurorit, jo të përgjithshmit, se as atij s’mund t'i japësh këtë, por prokurorit special 7300 euro rrogë për të mbyllur dosjet e familjes së tij, të gjithë ata kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë, të kërkojnë proporcionalitet.

Ata kanë kërkuar proporcionalitet në gjykatë. Dhe këtë e ka krijuar Edi Rama. Ata kërkojnë barazim që u takon me ligj. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë në krye të piramidës së sistemit të drejtësisë vendoset një prokuror. As Enver Hoxha nuk e kishte këtë. Jo. I kishte të tmerrshëm prokurorët, i kishte xhelatët, i kishte, po nuk ishte ata në krye të piramidës. Në krye të piramidës ishte kryegjykatësi." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit.

Lideri i opozitës tha se ai nuk u tërhoq ndonëse mori kërcënime. Në fund, Berisha tha se ky akt fton çdo qytetar të ngrihet, për të mbrojtur jo ligjin thjeshtë, jo kushtetutën thjeshtë, por për të mbrojtur interesin e tij personal. 

"Asnjë ndryshim nuk bën. Sepse Rama me licencën që mori në Gjykatë Kushtetuese, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë. Na përket ne dhe vetëm ne. Duhet ta pranojmë një fakt, duhet të pranojmë se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit. Nuk u tërhoq para kërcënimit që i bëri Lulim Balluku, bandat e saj.

Para kërcënimit soft të Altin Dumanit, para telefonatës kriminale të Edi Ramës. Nuk u tërhoq. Por ky akt i tij, u zerua. Por ky akt ama fton çdo qytetar të ngrihet, për të mbrojtur jo ligjin thjeshtë, jo kushtetutën thjeshtë, por për të mbrojtur interesin e tij personal. Për të parandaluar vjedhjen e tmerrshme që po bën kjo qeveri." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Raporti ndërkombëtar na dha të drejtë se këtu nuk u zhvilluan zgjedhje. Tani gjithçka është në dorë të guximit tonë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se raporti ndërkombëtar tha se nuk u zhvilluan zgjedhje. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Lideri i opozitës tha se është më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Në fund, Berisha tha se tani është gjithçka në guximin, vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve.

"Pas raportit ndërkombëtar për zgjedhjet, me të cilën ne përmbushëm një zotim shumë të vështirë, sepse ti mund të dënosh zgjedhjet, por në qoftë se ato nuk përputhen me raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë, beteja vështirësohet tmerrësisht. Se jep argumentin që nuk është një betejë për parime, ideale dhe vlera, por një betejë për karrige. Ne tani kemi çdo të drejtë t'ikthejmë betejës gjerë në fitoren tonë të plotë.

Dhe ju garantoj që sot jam më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Unë, e dashur mike, e kam ditur dhe e kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam deklaruar këtë me dhjetëra e qindra herë para zgjedhjeve. Por ajo që na mungonte, na mungonte pikërisht dokumenti ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar i dhunimit të zgjedhjeve.
Tani është gjithçka në guximin tonë, në vullnetin tonë, në përkushtimin tonë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Me zgjedhjen e Shabanit, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi.

Lideri i opozitës tha kryesia e Partisë Demokratike mori dje vendimin të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit apo pseudo-mazhorancën.

"Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi. Ke të drejtë. Nuk ishte vendim i lehtë. Por ne, duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë një avokat që mbron të drejtat e tyre në këtë shtet ku dhunohen nga mëngjes gjerë në darkë, të drejtat. Duke besuar se, ne e dimë shumë mirë që nuk është ligji që ka fajet, por prapë përmirësimet janë të domosdoshme me ligjin e zgjedhjeve apo reformën, por me aktin që kreu Edi Rama, zgjedhjen e Shabanit Avokat Populli, pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, pra pa firma, ai tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është thjesht fiktive, thjesht fasadë. Dhe kryesia e Partisë Demokratike mori dje vendimin të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit apo pseudo-mazhorancën." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk ka një përçarje në PD. Kontrata jonë është me qytetarin, për lirinë, për familjen dhe për Shqipërinë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në PD nuk ka një përçarje. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se rendi i ditës së mbledhjes ishte qëndrimi i PD-së pas vendimeve shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit të Edi Ramës.

Berisha tha se pas zgjedhjeve, pati nga ato të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Ai tha se pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Por, pati dhe nga ata të cilët flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Lideri i opozitës tha në fund, se qëllimi i PD është rikthimin i votës së lirë.

"Faleminderit shumë. Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte qëndrimi i PD-së pas vendimeve shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit të Edi Ramës. Ishte thirrja e Këshillit, mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për vonesën e të cilit ka patur kritika, por siç kam theksuar dhe theksoj përsëri, ajo vonesë ka patur lidhje vetëm me një faktor. Dhe ky faktor ka qenë raporti ndërkombëtar për zgjedhjet, mbasi Edi Rama po bënte një betejë të egër kundër vëzhguesve dhe do përdorte çdo lloj diskutimi që mund të bënin ne brenda, për t'u fakt, për t'u thënë atyre që këta e kanë fajin vetë dhe jo unë që ju kam vjedhur zgjedhjet.

Dhe është vepruar shumë drejtë. U ripërsërit për herë të dytë. Mbrojtja e votës. U mbrojt e 2001-shit, u mbrojt e 2025-it. Dhe kjo ishte një detyrë shumë e vështirë, por që u realizua plotësisht në interesin e çdo shqiptari. Nuk ka një përçarje, ju garantoj. Po, pas zgjedhjeve pati të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë të cilët flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Por unë dua t'ju them ju që absolutisht kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim; Idealin tuaj të lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e PD-së.

Kjo parti s'mund të qëndrojë dhe nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjë njeriu. Jo. Kontrata jonë është me qytetarin shqiptar, për lirinë, për familjen, për Shqipërinë. Kjo është për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë.
Ndaj dhe asnjë shqetësim i dashur mik nuk duhet të kesh. Ata që zgjedhin për t'u bërë zhurmues në favor të Edi Ramës duke mashtruar, duke manipuluar elementë që kanë punuar haptas kundër PD-së, kanë punuar për deputetë të Partisë Socialiste, madje kanë dalë dhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatit të Partisë Demokratike. Ata janë fals. Nuk janë demokratë, s'kanë asgjë të përbashkët me idealet tuaj të dashur mik, as me të miat. Por dhe njëherë, kjo është koha e misionarëve. Fat të madh kanë ata që pranojnë misionin, dhe do fitojnë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Dje media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve dhe votës së lirë të shqiptarëve.

Lideri i opozitës tha se 5 ditë më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit të organeve të drejtësisë, u tha shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është përparësi për presidentin Trump. Në lidhje me këtë, Berisha tha se Rama për të shpëtuar për lëkurën e tij, nuk u pyet për asgjë. 

"Informacione për dhe lajme të këqija për Edi Ramën ka shumë. Por, gjersa ai qëndron në karrige, duhet të them haptas, nuk na nderon, por është turpi ynë. Nuk duhet ta tolerojmë më tej. Tani ujërat janë kthjelluar. Tani Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve të shqiptarëve, i votës së lirë të shqiptarëve.

Dje media më e madhe e Shteteve të Bashkuara Fox News, raportonte se rikthejnë në detyrë zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion, duke bërë luftën e luftën kundër korrupsionit një iluzion në këtë vend. Mos harroni se 5 ditë më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit të organeve të drejtësisë, u tha shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është përparësi për presidentin Trump. Dhe Edi Rama, për të shpëtuar për lëkurën e tij, nuk pyet për asgjë. Pra, ne duhet t'i japim përgjigje Edi Ramës." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se e ka përshëndetur protestën e Adriatik Lapaj. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se akti dhe protesta e tij është e drejtë. 

"Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë." tha Berisha./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Do të përdoren të gjitha format e protestave. Prej vitit 2017, Edi Rama ka zhvilluar vetëm farsa elektorale

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të përdor të gjitha format e protestave dhe se kurrë ndonjëherë vendi nuk ka patur nevojë për kreativitetin, për guximin dhe vendosmërinë e idealistëve shqiptarë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se zgjedhjet e vitit 2025, nuk janë zgjedhjet e para që i merr Edi Rama si farsë.

Kjo pasi sipas tij, Rama ka marrë të gjitha zgjedhjet e mëparshme, që nga 2017-ta deri më sot. Lideri i opozitës tha se zgjedhjet e 11 majit në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar janë faktuar se janë farsë. 

"E ke të drejtë shumë. 13 vite opozitë janë topitëse. Por prapë, sot është koha e misionarëve, e atyre që janë të vendosur të sakrifikojnë për idealet e tyre. Çfarë kemi sot në dallim nga vitet e mëparshme? Zgjedhjet e vitit 2025, nuk janë zgjedhjet e para që i merr Edi Rama si farsë. Jo. Ai ka marrë të gjitha zgjedhjet e mëparshme nga 2017-ta gjerë sot, po me farsë elektorale. Por kemi një dallim të madh. Cili është dallimi i madh? Dallimi i madh është se këto zgjedhje, në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar janë farsë. Edi Rama bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme që të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe dështoi plotësisht. Tani Europa, bota pret nga ne t'i dalim zot votës sonë.

gjitha format e protestave do të përdoren dhe duhet të përdoren. Kurrë ndonjëherë më shumë, vendi nuk ka patur nevojë për kreativitetin, për guximin dhe vendosmërinë e idealistëve shqiptarë. Betejë për të rikthyer votën e lirë, betejë për shpëtimin e familjes shqiptare. E para për shpëtimin e demokracisë me votë të lirë, për shpëtimin e familjes shqiptare nga ligji i sapo miratuar, për shpëtimin e Shqipërisë nga rrënimi përfundimtar i saj. Kështu që është koha e misionarëve, por një gjë ju siguroj, se Partia Demokratike gjersa të realizojë këtë qëllim, do të qëndrojë vetëm në funksion të tij. Protestë, protestë dhe vetëm protestë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun/ Berisha: Vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë, deri sa të shpëtojmë nga këta hajdutë

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rruga e vetme për Partinë Demokratike dhe për çdo shqiptar duhet të jetë ligji. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi pezullimin Ballukut.

Lideri i opozitës tha se prokurori që kërkoi pezullimin e saj, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit. Në fund, Berisha tha se Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet.

"Rruga e vetme, i dashur mik, për Partinë Demokratike dhe për çdo shqiptar është rruga, rruga dhe vetëm rruga. Kjo është rruga e vetme ligjore, mbasi Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi asaj pezullimin. Mos të ketë kush iluzion se një fletë-arrest, një mandat arresti nga Skapi për Lubi Ballukun do pranohet nga Edi Rama. Ai do hidhet poshtë siç u hodh mandati ndërkombëtar i arrestit nga antimafia italiane për Saimir Tahirin.

Prokurori që kërkoi pezullimin, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit, në përputhje të plotë me praktikën europiane dhe botërore, të përsëritur shumë e shumë herë, e bëri atë masë të zbutur vetëm e vetëm i bindur se, nuk lejonte arrestimin Edi Rama. Tani Edi Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet. I dashur mik, nuk kemi më ç’të presim, as nga gjykata e as nga prokuroria. Rruga dhe vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë, deri sa të shpëtojmë nga këta hajdutë, që zyrtarizuan me vendim gjykate vjedhjet dhe abuzimet si në Shqipëri." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama vuan nga fobira, ndaloi oficerët e BKH-së sepse mund të sillnin urdhër-arrestin

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama, ndaloi oficerët e BKH-së sepse mund të sillnin urdhër-arrestin. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre, sepse ai vuan nga fobira. Kryedemokrati tha se Rama po mbron veten jo Ballukun, pasi sipas tij ai ka afera të tmerrshme të tjera. 

"Duket se më vonë është ndërhyrë dhe kur kanë shkuar herën tjetër, Edi Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre, se ai vuan nga fobira. Ai ka menduar se për shkak të atyre që ka kryer dhe mund ta arrestonin, mund të sillnin urdhër-arresti a ndonjë gjë të tillë dhe i ka detyruar të lënë, siç thotë ai, patllaket me përçmim, t'i lënë tek oficeri i rojës, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë. Po këto janë fobitë e Edi Ramës, sepse Edi Rama, në qoftë se Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se, si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit të Llogarasë, Edi Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku.

Edi Rama ka marrë Lubi Ballukun e ka çuar në Ankaranë. Në Ankara është Edi Rama që ka organizuar takimin me kompanitë të cilave ua dha tenderin me Lubia, 50 milionë euro më shumë. Kështu që Edi Rama në fakt, në të vërtetë po mbron vetëm veten e tij. Po Edi Rama ka afera të tmerrshme të tjera. Ai që Arben Ahmetaj e ka quajtur kopshti privat i Edi Ramës apo Akshin. Ai është një nga, një nga epiqendrat më mafioze të korrupsionit, ku me regjistrime kunati i Edi Ramës ka fituar qindra milionë.

Ku Geron Meçe është me regjistrim, ku thuhet se bashkëshortja e Edi Ramës është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderave. Ku janë grabitur dy biznesmenë, njëri prej tyre është në Gjermani. Ku zv/drejtori i përgjithshëm, u mor peng dhe u mbajt orë të tëra në Elbasan sepse duket të kishte folur në Skap. Ku kërkua të zhdukej dosja ku përflitej edhe vetë Linda Rama. Tani imagjino ti po të shkojnë këta në Surrel edhe t'i kërkojnë dokumentet. Pra, halli i Edi Ramës është shumë i madh, shumë i madh. Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialet e tij, terrorin, frikën, paratë dhe mori licencë për të vazhduar vjedhjen me gjykatë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Me 22 dhjetor nisim betejën tonë që do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me 22 dhjetor PD do të nis betejën, e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha ftoi shqiptarët e të gjitha bindjeve, të guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve.

Lideri i opozitës u shpreh se raportet ndërkombëtare më serioze tregojnë se në Shqipëri u zhvillua një farsë elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvilloi dhe se pushteti i tij qëndron mbi votën e grabitur. Berisha tha se Rama organizoi në periudhën e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 aktivitete përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro, ‘Giro d’Italia’.

Berisha tha se Rama arrestoi në vitin elektoral, dy liderët e partive kryesore opozitare. Në fund, Kryedemokrati tha se Endrit Shabani u zgjodh nga Edi Rama pa firmat e Partisë Demokratike sepse ato firma u tërhoqën një për një po me firmë nga ata që kishin firmosur.

"Dje në mbledhjen e kryesisë së PD u vendos që ti drejtohemi qytetarëve për fillimin e protestave në datën 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve. Në Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë që kryeministri kërkoi të bllokojë vendimin e gjykatës, por kryeministri duke marrë përgjegjësi për aktin korruptiv të ministrit të tij, dha dorëheqjen dhe e çoi vendin ne zgjedhje. Kurse Edi Rama i tmerruar sepse është direkt njeriu që ka ndarë paratë me Lubi Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit. Qytetarë dhe qytetare, na përket ne të ngremë zërin tonë, na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë situatë. Por unë këtu, para jush do të përsëris, do të shtrojë përsëri çështje.


Ne faktuam me dokumente të pakundërshtueme, por dhe raporte ndërkombëtare më serioze se në Shqipëri u zhvilluar një farsë elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvillon, se pushteti i tij qëndron mbi votën e grabitur, duke organizuar në periudhën e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro, ‘Giro d’Italia’. Duke u dhënë dhuratë për votë 100 euro, 760 mijë pensionistëve. Duke arrestuar në vitin elektoral, dy liderët e partive kryesore opozitare dhe duke vendosur në proces penal pa asnjë fakt të ri, kryetarin e partisë së tretë. Duke mobilizuar të gjithë administratën e tij, si polici terrori vote. Duke punësuar përkohësisht dhe duke dhënë dhjetëra mijëra certifikata pronësie, leje legalizimi, ndërtimi. Edi Rama përdori të gjitha bandat të cilat futën në parlament, një për një 28 deputetë. bManipuloi në mënyrë monstruoze votën e diasporës. Pra dhunoi nen për nen parimet themelore të Kartës së Kopenhagënit të vitit 1990 për zgjedhjet. Kodin Zgjedhor, platformën e këshillit të Europës për zgjedhjet dhe kodin e Venecias.


Të gjitha këto dëshmojnë përfundimisht se zgjedhjet me Edi Ramën janë iluzion. Nuk mund të ndodhin kurrë zgjedhje, përveç se farsë. Prandaj PD-ja ju bën thirrje ju demokrateve e demokratëve në radhë të parë, por dhe çdo qytetari që e konsideron votën e lirë, si zemrekun e demokracisë të nisim me 22 betejën tonë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve, në të cilat në mënyrë absolute, PD do të fitojë zgjedhjet. Si ka fituar kurrë zgjedhjet Edi Rama. Por kësaj here, njëlloj si në vitin 2001, ne arritëm tu vërtetojmë shqiptarëve dhe mbarë botës se ky i vodhi zgjedhjet, ky i dhunoi zgjedhjet. Ndaj na takon ne tani, beteja për votën tonë. Ndërkohë, shkurtimisht dua t'ju njoftoj se zgjodhi pa firmat e opozitës Avokatin e tij të Popullit, duke marrë edhe atë grimcë pushtet që kishte mbetur i ndarë. Unë e kam theksuar dhe theksoj se firmosja e kandidaturës së Endrit Shabanit ishte një gabim, akt i nxituar, i cili ndodhi në një periudhë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidaturën e Bashkisë së Tiranës.


Megjithatë, nuk është ajo firmë që bëri të mundur zgjedhjen e Endrit Shabanit, se ajo firmë u tërhoq po me firmë nga të gjithë ata që i kishin vendosur firmat. Pra, njëra anë është një nxitim dhe gabim për të cilin unë kam kërkuar dhe kërkoj prapë ndjesë, por ana tjetër është zgjedhja, nuk u bë nga firmat se firmat u tërhoqën. Ndaj dhe cilido që beson se ai u zgjodh nga firmat e Partisë Demokratike, mashtron veten. Ai u zgjodh nga Edi Rama pa firmat e Partisë Demokratike sepse ato firma u tërhoqën një për një po me firmë nga ata që kishin firmosur. Natyrisht me këtë Edi Rama tregoi se çdo lloj çdo lloj negociate, çdo lloj ideje për zgjedhje, reformë territoriale është iluzive dhe Partia Demokratike i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar. Ne kemi vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën për largimin e tij nga pushteti." tha Brisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Kushtetuesja i dha licencë Edi Ramës të vjedhë pa siklet, sa të dojë pa asnjë lloj kufizimi

"Nuk ka një përçarje në PD"/ Berisha: Me 22
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata Kushtetues i dha licencë Edi Ramës të vjedhë pa siklet, sa të dojë dhe pa asnjë lloj kufizimi. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se vendimi i shkruajtur në zyrat e Edi Ramës, tejkalon dhe mbikalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar.

Lideri i opozitës tha Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit, pa u shqyrtuar në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Berisha u shpreh se kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Në fund, ai tha se për të gjithë ata që besojnë se vjedhja e taksave të shqiptarëve, pasurive të tyre publike janë shkak themelor i varfërimit dhe mjerimit të tyre, nuk ka më asnjë shpresë, për luftën kundër korrupsionit, përveç vullnetit të tyre.

"Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj një të diel të mbarë. Së dyti, dua të ndalem shkurtimisht në disa zhvillime të pashembullta në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri, por dhe në historinë e Europës dhe më gjerë. Në një akt që shkelmon interesin personal, direkt të çdo qytetari shqiptar, Edi Rama i imponoi gjykatës Kushtetuese të firmosë licencën për vjedhjet nga ai, ministrat e tij. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramë, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.


Vendimi i shkrojtur në zyrat e Edi Ramës, tejkalon, mbikalon, të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, i cili ka tagrin në përputhje me Kushtetutën të shqyrtojë masat e sigurisë, Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë. Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit pa u shqyrtuar ajo në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Së dyti, pas këtij vendimi, Edi Rama dhe ministrat nuk do të kenë më asnjë lloj kufizimi. Pas kësaj goditje shkatërrimtare që i dhanë akuzës, ata janë të qetë se akuza nuk do mund të ngrihet më kundër tyre që ti dëmtojë.


Nga ju mund të ketë që mund të pyesë se, pse prokurori nuk lëshoi që në fillim urdhër-arresti për Lubi ballukun. Nuk e lëshoi sepse Edi Rama nuk do pranonte kurrë arrestin dhe heqjen e imunitetit. Unë e thashë që në fillim, kjo ishte një masë e zbutur ndaj tyre, kurse me arrest do veprojë si me Saimir Tahirin. Jo që nuk lejoi arrestin, por e vonoi mbi 1 muaj autorizimin për kontrollin e banesës, pasi Saje Qorri i zhduku të gjithë dokumentet e pjesëmarrjes së tij në trafikun e drogës.
Pra, për të gjithë ata që besojnë se vjedhja e taksave të shqiptarëve, pasurive të tyre publike janë shkak themelor i varfërimit dhe mjerimit të tyre, nuk ka më asnjë shpresë, për luftën kundër korrupsionit, përveç vullnetit të tyre." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit