LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave! Pedagogët para UPT: Do ta mbajmë zjarrin e protestës ndezur

• Pedagogët kanë nisur potestën kombëtare e paralajmëruar pak ditë më parë. Protesta nisi në orën 11:00, përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës. • Pedagogët ditën e sotme kanë deklaruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave të tyre. • Protestës së sotme i është bashkuar edhe Shoqëria Civile, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagës për pedagogët. •Sindikata e Pedagogëve i ka dhënë fund bojkotit dhe pedagogët u janë bashkuar studentëve në auditore që nga e hëna, por nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave. • Pedagogët ishin në pritje të një përgjigje nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Ata paralajmëruan futjen në grevë javën e shkuar, por vendosën të prisnin Presidentin. Pasi nuk morën asnjë përgjigje nga Kreu i Shtetit, pedagogët dolën me njoftimin për ndërprerjen e bojkotit. • Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur t'ua rrisë vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet. Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pedagogët në protestë shpalosin kërkesat: Të ulen tarifat për studentët, të rritet buxheti për Universitetin

Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave! Pedagogët
Protesta e pedagogëve

TIRANË- Protesta e pedagogëve u mbyll ditën e sotme duke shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre. Gjatë fjalës një prej pedagogëve ka lexuar deklaratën e sindikatës dhe profesoratit të Universiteteve, duke shpalosur 10 kërkesat e tyre që vajrojnë nga rritja e buxhetit për arsim deri te reformimi universitar. Po ashtu aka kanë kërkuar edhe rritjen e rrogës së pedagogëve aq sa e kanë pedagogët në Kosovë, ndërkohë që kanë theksuar nevojën që tarifat e studentëve shqiptarë të jenë jo më të larta se sa të studentëve në Kosovë.   

DEKLARATE E SINDIKATES DHE PROFESORATIT TR UNIVERSITETEVE

1- Te rritet buxheti per Arsimin e Larte ne masen 1% te PPB nga e cila 0.3% PPB te destinohet per kerkimin shkencor.

2-Te vleresohet puna e pedagogeve shqiptare me nje vleresim financiar jo me te vogel se koleget e tyre ne Kosove.

3-Pagesat e tarifave te shkollimit te studenteve shqiptare te jene jo me shume se tarifat e studenteve ne Kosove.

4- Stafi ndihmes-akademik dhe administrata e universitetit, ashtu si dhe pedagoget, te perfshihen ne rritjen e rrogave nga te ardhurat dytesore, si kontribues ne krijimin e ketyre te ardhurave.

5- Ne faqet ëEB te universiteteve, te behet transparenca e plote, deri ne nivel departamenti, per te ardhurat dhe shpenzimet ne universitete.

6-Te mbrohet me cdo kusht Autonomia Universitare si arritje madhore dhe te luftohet tendenca  e instalimit te Autokracise ne Universitete.

7-Te forcohet pjesemarrja ne vendim-marrje e stafit akademik, nepermjet krijimit te Keshillave Shkencore te Fakulteteve, pasi aktualisht ne universitetet publike nuk ekzistojne organizma te tilla kolegjiale vendim-marrese, nderkohe qe roli i asambleve akademike eshte i zbehur dhe gati inekzistent.

8- Ftojme Autoritetet drejtuese dhe antaret e senateve akademike te largohen nga pozicioni i vezhguesit, sepse jane te zgjedhur nga stafet akademike, dhe te solidarizohen me pedagoget e studentet per realizimin e plote dhe sa me te shpejte t e ketyre kerkesave pa demtuar procesin mesimor.

9-Ftojme studentet ti bashkohen Levizjes se pedagogeve per Reformimin e Universiteteve, duke mbeshtetur dhe kerkesat e tyre, si nje kauze e perbashket ne te mire te Arsimit Kombetar.

10-Nga ana e profesoratit dhe stafit akdemik do te funksionoje Forumi Akademik per Reformimin Universitar

3 VITE ME PARE

Pedagogu në protestë: Flakën e saj do e mbajmë ndezur, ne jemi qëndrestarë

Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave! Pedagogët
Pedagogu

TIRANË- Pedagogët kanë mohuar zërat se protesta e tyre po shuhet. Një prej pedagogëve, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka deklaruar se ka ndryshuar mungesa e të protestuarit, në mnëyrë që të mos dëmtoheshin studentët. Ai ka shtuar se ata do të jenë qëndrestarë në protestë, duke e mbajtur flakën e saj ndezur.

“Jo protesta nuk po shuhet, por ka ndryshuar mënyrën e të protestuesit. Ne ndryshuam mënyrën e të protestuarit. Ne pushuam bojkotin absolut, por ne do jemi qëndrestarë këtu, ndoshta para kryeministrisë, ndoshta para ministrisë, ndoshta në parlament. Për ti thënë qeveritarëve që ne flakën e protestë do ta mbajmë ndezur. Ndoshta mund të mos ketë flakë të fortë, por edhe thëngjijtë po ti mbash me hi mund ta rindezësh flakën. Pra të ulësh tonin nuk do të thotë se harron problemin, por rëndësi ka ti japësh zgjidhje, ne zgjidhje do ti japim në ditët në vijim,” tha pedagogu.

 

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve, Manxhari: Kjo çështje u përket gjithë shoqërisë

Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave! Pedagogët
Mimoza Manxhari

TIRANË- Pedagogia Mimoza Manxhari ka deklaruar se rritja e rrogës së pedagogëve si dhe rritja për kërkimin shkencor janë çështje u përkasin gjithë shoqërisë. Gjatë fjalsës së saj, ajo ka theksuar se protesta e tyre po e shëndron arsimin në pasuri kombëtare. Po ashtu Manxhari ka shtuar se ata do të dalin në protestë në mënyrë që të mbrojnë dijen. 

"Ky është momenti që duhet të reflektojmë. Profesioni i arsimtarit është konsideruar pishtar i dritës. Njeriu i ditur mendohet se ka zjarr ka energji ka forcë. Mënyra se si vetë Sindikata e rimodeloi thelbin e lëvizjes, jo vetëm për pagën që është e rëndësishme, por e zgjeroi. Kjo protesta shfaqet sot më një përmasë të re, për ta shndërruar arsimin si pasuri kombëtare. Pavarësisht numrit prezent jemi këtu për kolegët tanë që janë në arsim, mendoj që çështja nuk i përket vetëm arsimit, por të gjithë shoqërisë. Jemi këtu për të mbrojtur dijen që është faktor kryesor që transformon shoqërinë”, tha Manxhari.

3 VITE ME PARE

Protesta e Pedagogëve, Shoqëria Civile: Duhet të financojmë mbi arsimin shkencor, jetesa e pedagogëve ka rënë

Nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pagave! Pedagogët
Migen Qiraxhi

TIRANË- Shoqëria Civile ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve ditën e sotme. Migen Qiraxhi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se duhet që të rritet buxheti për kërkim shkencor pasi ndikon në të mirën e këtij vendi. Po ashtu ai ka theksuar se për shkak se nuk është rritur rroga, jetesa e pedagogëve është ulur. 

"Mbi atë se çfarë do të ndodh mbi buxhetin e shtetit. Ky buxhtet do të ishte buxheti i krizës. Por askund nuk reflektohej se çfarë do të ndodhte me arsimin. Për shkak se mos financimit sektori i pedagogëve kanë mbetur në të njejtin nivel. Për shkak të mos rritjes së pagës së tij dhe rritjes së çmimeve, jetesa e tyre ka rënë shumë. Ne duhet ta çojmë buxhetin e shtetit të arsimit. Duhet që të financojmë kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor nuk bëhet gvetëm për egon e pedagogut, shkon për turizmin, shkon për bujkun, shkon për hotelerinë. E vetmja mënyrë për të kthyer të rinjtë në Shqipëri, është që ne të investojmë te arsimi. Unë ju inkurajojë që qëndrimet e huaja të jetë koherente," tha Qiraxhi

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime