LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

• Ditën e sotme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u votua qeveria e parë me një kryeministër shqiptar. • Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut. Xhaferi u votua me 65 vota pro, 3 kundër. • Të pranishëm ishin 111 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë deputetët e partisë VMRO-DPMNE-së nuk votuan. • Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. • Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj. • Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. • Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit. • Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. • Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Talat Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në Maqedoni, Berisha: Arritje për të gjithë qytetarët e vendit fqinj

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
sali berisha, talat xhaferi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

Berisha shkruan në një postim në Facebook, se kjo është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Ai i uron suksese Xhaferit dhe shkruan se kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj.

POSTIMI I BERISHËS:

Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm. #sb

2 VITE ME PARE

Nuk e votuan Xhaferin për kryeministër, deputeti i VMRO-DPMNE-së tregon arsyet: Ka shkelur disa herë rëndë punën e Kuvendit

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
antoni milloshoski

SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski, ka përmendur arsyet se pse nuk votuan pro zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e votuam këtë qeveri për tri arsyje, e para se është një qeveri që do të udhëhiqet nga një kryeministër që e ka shkelur disa herë punën e Kuvendit rëndë”.

“Arsyeja e dytë është sepse është një qeveri që nuk do të mund të organizojë zgjedhje demokratike, pasi që nuk ua mundëson përfaqësimin e tyre opozitës shqiptare”.

“Arsyeja e tretë është për shak se marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së nuk është në interes të qytetarëve por të bizneseve të tyre”, ka thënë Milloshoski për Klan Kosovën.

Shqiptari parë që zgjidhet kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi u votua me 65 vota pro, 3 kundër. Të pranishëm ishin 111 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

2 VITE ME PARE

Talat Xhaferi kryeministër, kjo është përbërja e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Pas votimit me 65 vota pro dhe tre kundër Talat Xhaferi tashmë është zgjedhur kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut. Xhaferi është shqiptari i parë i cili ka marrë këtë post të cilin do ta ushtrojë për 100 ditë. Pas votimit gjithashtu është paraqitu edhe lista e kabinetit qeveritar të cilët do të udhëheqin nën lidershipin e Xhaferit vendin deri më 8 maj ku do të mbahen edhe zgjedhjet.

Më poshtë, përbërja e kabinetit qeveritar:

Slavjanka Petrovska, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Pançe Toshkovski, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë të Punëve të Brendshme
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Artan Grubi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve
Bujar Osmani, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Financave
Kreshnik Bekteshi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Ekonomisë
Ljupço Nikolovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Fatmir Mexhiti, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,
Jeton Shaqiri, ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Gjoko Velkovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale
Risto Penov, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës
Azir Aliu, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Blagoj Boçvarski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, 
Kaja Shukova, ministre që do të menaxhojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për ministrat pa ministri:

Bojan Mariçiç, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje evropiane
Fatmir Bytyçi, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim i portofoleve ekonomike dhe investimeve, 
Slavica Grkovska, ministre pa portofol përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.

2 VITE ME PARE

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Meta: Me lidershipin e Xhaferit qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
Meta dhe Xhaferi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Meta në urimin e tij shkruan se është besimplotë se me lidershipin e Xhaferit qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.,” shkruan Meta.

2 VITE ME PARE

HISTORIKE! Me 65 vota pro Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
talat xhaferi

SHKUP- Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut. Xhaferi u votua me 65 vota pro, 3 kundër. Të pranishëm ishin 111 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë deputetët e partisë VMRO-DPMNE-së nuk votuan. 

Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

 

2 VITE ME PARE

Ditë historike! Votohet kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, gazetari tregon detajin e veçantë në veshjen e Ahmetit dhe Xhaferit (VIDEO)

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
kollarja e ahmetit dhe xhaferit

SHKUP- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur seanca për betimin e Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike. 

Për shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm sot është një ditë historike, pasi për herë të parë një shqiptar po votohet si kryeministër i qeverisë. Vetë Xhaferi tha se kjo ngjarje, ndonëse është diçka e vonuar po ndodh në momentin e duhur, duke ju referuar edhe gjitha zhvillimeve politike në vend dhe rajon.

Ai ka shprehur falenderimet e tij për kreun e BDI-së, ku ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. 

Gazetari Blendi Fevziu pak minuta para nisjes së seancës ndau një video për ndjekësit, ku shihej se Ahmeti dhe Xhaferi kishin qendisur në kallaret e tyre shkrimin "Kryeministri shqiptar 28 janar 2024".

Më herët u publikua edhe një video ku shihej Ahmeti duke kënduar këngë me çifteli në prag të betimit të Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

2 VITE ME PARE

Nis seanca për betimin si kryeministër, Xhaferi: Do t'i mbetemi besnikë politikave të BE-së

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
talat xhaferi

SHKUP- Më shumë se një orë vonesë ka nisur seanca për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Në seancë të pranishëm janë deputetët të opozitës, por edhe në numër i madh i atyre të opozitës.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar, ai do të ketë mandat për 100 ditë, pasi është një qeveri teknike që do të udhëheq. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Xhaferi u shpreh se qeveria teknike që ai do të udhëheqë, do të përmbushë prioritetet strategjike. Xhaferi shtoi se Maqedonia e Veriut do të ruajë partneritetin me NATO-n dhe do t’i mbetet besnike politikave të Bashkimit Evropian.

"Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike, unë dhe qeveria që do të udhëheq, do të zbatojmë politikat e pranuara. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mandat për përmbushjen e prioriteteve strategjike. Sundimi i  të drejtës, lufta kundër korrupsionit, mbetet politika qendore dhe strategjike e qeverisë. Rekomandimet e OSBE ODIHR në bashkëpunim me Kuvendin, do të jenë pikënisja për implementin për ndryshime në legjislacionin zgjedhor. Do ruajmë parteritetin në kuadër të aleancës së NATO, do i mbetemi besnikë politikës së Bashkimit Evropian.

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes, do të jetë obligim i qeverisë edhe më tej. Do të mbështesim investimet për kulturën dhe zhvillimin e sportit në vend. Më lejoni të falenderoj për besimin e dhënë, Ali Ahmetin, Presidentin Pendarovski dhe deputetët në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ai.

2 VITE ME PARE

Ahmeti feston me këngë me çifteli në prag të betimit të Xhaferit si kryeministër të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
ali ahmeti

SHKUP- Politikani shqiptar, Ali Ahmeti, ka kënduar këngë me çifteli në prag të betimit të Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Videon e ka publikuar gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook. 

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është në kohën e duhur, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.

Mandati i qeverisë teknik do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

2 VITE ME PARE

Dy herë kryeparlamentar dhe ish-ministër i Mbrojtjes/ Kush është Talat Xhaferi, shqiptari që merr drejtimin e qeverisë maqedonase

 

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
talat xhaferi

 

SHKUP- Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër i qeverisë teknike në tre muajt e ardhshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Karrierën politike Talat Xhaferi e nisi në vitin 2002, pas përfundimit të luftës në Maqedoni, kur kandidoi për deputet në Kuvend nga radhët e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në të njëjtin vit zgjidhet edhe për deputet në Kuvend dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, ndërsa mandatin e vet e përfundon më 24.12.2004 kur emërohet për zëvendësministër i Mbrojtjes, në të cilin funksion ka qenë deri në vitin 2006.

Në vitin 2008, përsëri zgjidhet deputet në Kuvend nga radhët e BDI-së, dhe gjatë mandatit të vet aktiv si deputet ka qenë anëtar i Këshillit të Kanalit të Kuvendit, Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, zëvendës-anëtar i Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore dhe Komisionit të Çështjeve të Rregullores dhe Mandatit.

Ky mandat i Xhaferit karakterizohet edhe me aktivitete të shumta ndërkombëtare në cilësinë e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), në organizim të të cilit u realizua edhe Ros-Rot seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup.

Nëpërmjet Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Mbretërinë e Suedisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Austrisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në rolin e anëtarit, Xhaferi ka pasur pjesëmarrje aktive edhe në bashkëpunimin bilateral të Kuvendit me parlamentet përkatëse.

Në vitin 2011, përsëri zgjidhet për deputet në Kuvend. Gjatë këtij mandati, Xhaferi e ktheu vëmendjen e opinionit kur me mbajtjen e fjalimeve të gjata, e bllokoi miratimin e Ligjit të atëhershëm kontestues për mbrojtësit.

Ky mandat i deputetit i përfundon më 18 shkurt 2013, kur emërohet për ministër i Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediumet, gjatë pranim dorëzimit të funksionit të ministrit të Mbrojtjes, Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij do të jetë “forcat e armatosura të bëhen simboli i bashkëjetesës, i tolerancës dhe respektimit të dallimeve”.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrja e kësaj pozite pasoi me ngjarjet më të errëta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë njihet edhe si “e enjtja e përgjakshme”, pasi gjatë procesit të votimit, në Kuvend u futën protestues të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet kryetar i dhomës ligjvënëse.

Në mandatin e fundit, Xhaferi ka qenë kryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, shef i Delegacionit të Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL).

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze. Është i martuar me zonjën Mereme Xhaferi, baba i Barletit dhe Besianës./Telegrafi

2 VITE ME PARE

Votimi për qeverinë teknike në RMV/ Mickoski: Nuk pres të ketë tensione në Kuvend

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
hristijan mickoski

SHKUP- Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret që sot të ketë tensione në Kuvend me votimin e qeverisë teknike, sipas tij, edhe ligji edhe Kushtetuta janë të qarta dhe nuk lejon cënim të procesit, edhe pse hedh dyshime te partia në pushtet duke aluduar se janë në gjendje të bëjnë gjithçka.

“Nuk pres tensione tani, me këta njerëz gjithçka është e mundur, nuk pres diçka që mund ta dëmtoj procesin, ligji është i qartë Kushtetuta është e qartë”, tha Hristijan Mickoski, sipas asaj që raporton Klan Macedonia.

Mickoski përsëriti të shtunën qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë qeverinë teknike.

2 VITE ME PARE

Xhaferi: Zgjedhja ime si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një realitet që ndodh në kohën e duhur

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
talat xhaferi

SHKUP- Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është në kohën e duhur. Ai sot bëhet shqiptari i parë që është në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.

Xhaferi për Klan Kosovën ka deklaruar se më herët ka qenë një tabu të flitet që shqiptarët të jenë në krye të institucioneve, sipas tij, tani kjo është një realitet.

“Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë. Që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhejve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.”

“Kontekstet kohore në konktekst politik mund të themi se janë edhe të vonuara, por edhe në kohë. Për aspektet politik dhe shoqërore, aspekti kohë nuk ngërthen me orë me ditë, është çështje e proceseve që vijojnë dhe paraprijnë dhe që pasojnë, kështu që është çështje e politikbërjes që planifikimet bëhen afatshkurta dhe afatgjata, mendoj se është në kohën e duhur konform rrethanave. Por nëse e shohim në kontekst të ngushtë mund të thuhet se është e vonuar, nëse dikur ka qenë tabu, tani është realitet që ndodh i ri dhe është koha e duhur mendoj”, ka thënë Xhaferi.

2 VITE ME PARE

Një ditë para votimit të Kryeministrit shqiptar/ Vuçiç vizitë në Shkup, flet kundër Kosovës dhe sulmon PE

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
pamje nga takimi

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë të shtunën në Akademinë për Shën Savën. Ai u prit nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri në largim Dimitar Kovachevski.

Vuçiç ka folur për popullin maqedon duke thënë se serbët s’kanë popull më të afërt se ta.  nNdërkohëesër në Maqedoni pritet të votohet Qeveria kalimtare e Maqedonisë së Veriut ku në krye të saj do të jetë Talat Xhaferi.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi ( popull), më të afërt Ne nuk kërkojmë asgjë, nuk kërkojmë asgjë, i duam vëllezërit dhe motrat tona maqedonase dhe besoj se kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi më 1 mars, për lejet e përbashkëta të punës dhe tregun e vetëm të punës, do të kontribuojnë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Më tej, ai ka goditur Parlamentin Evropian që po përgatit rezolutë për zgjedhjet e manipuluara në Serbi. Me këtë rast ka ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se pesë shtetet e BE-së nuk po dëgjojnë Parlamentin Evropian për ta njohur atë.

“A e dini cili ishte rekomandimi i fundit i Parlamentit Evropian? Ishte një rekomandim për vendet që nuk e njohën Kosovën e pavarur të njohin Kosovën e pavarur. Imagjinoni sikur t’i dëgjonin Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja ose Sllovakia. Për fat, askush nuk po i dëgjon”.

Presidenti serb ka folur për serbët e Maqedonisë së Veriut duke thënë se së paku dy herë në muaj flet me ta. Ndërsa, ka theksuar se ata gëzojnë respekt në këtë shtet.

2 VITE ME PARE

Për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot Kuvendi voton qeverinë e re teknike

HISTORIKE! Kuvendi votoi sot qeverinë e re teknike, Talat Xhaferi
talat xhaferri

SHKUP- Ditën e sotme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të votohet qeveria e parë me një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin. Një ditë parë, Kryeministri për qeverinë e ardhshme teknike dorëzoi në në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike e cila do të ketë për detyrë të organizojë zgjedhjet në vend.

Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Më poshtë, përbërja e re qeveritare e propozuar nga Xhaferi:

Slavjanka Petrovska, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Pançe Toshkovski, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë të Punëve të Brendshme
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Artan Grubi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve
Bujar Osmani, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Financave
Kreshnik Bekteshi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Ekonomisë
Ljupço Nikolovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Fatmir Mexhiti, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,
Jeton Shaqiri, ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Gjoko Velkovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale
Risto Penov, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës
Azir Aliu, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Blagoj Boçvarski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, 
Kaja Shukova, ministre që do të menaxhojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për ministrat pa ministri:

Bojan Mariçiç, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje evropiane
Fatmir Bytyçi, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim i portofoleve ekonomike dhe investimeve, 
Slavica Grkovska, ministre pa portofol përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.

Mandati i qeverisë teknik do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

maqedoni e veriut talat xhaferi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria