Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka paraqitur ditën e sotme një rezolutë të re bashkëpunimi me Opozitën për Shqipërinë 2030. • Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë së tij, Rama ika bërë thirrje Opozitës që të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile për të adresuar procesin e shtetbërjes evproiane të Shqipërisë. • Rama tha se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes tyre dhe shumicës së shqiptarëve që i kanë votuar. • Kryeministri tha se procesin ndëshkueshmërisë nuk e kanë mbajtur lëkurën jashtë zjarrit të saj, por i janë ofruar drejtësisë që të bëjë punën e saj. • Më tej përmendi edhe krijimin e Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi si grykë zjarri e re, ndërsa shtoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. • Rama ka paralajmëruar anëtarët e qeverisë së tij që të mos përfshihen në korrupsion, pasi ai nuk ka për të mbajtur poste qeveritare me asnjë person që është përfshirë në vjedhje apo korrupsione. • Rama ka deklaruar se asnjë ministër nuk do të ketë me asnjë akses në tendera, pasi do të krijohet shoqëria publike të operatorit të blerjeve të përqendruara. Kryeministri ka sulmuar dhe Prokurorinë e Tiranës gjatë fjalës së tij duke thënë se po mbrohet evazioni fiskal. • Për dorëheqjen Rama, thekson se roli i tij në vendin tonë është vendimtar se dhe ikja e tij do të ishte shkatërruese për Shqipërinë. • Rama ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk ka përfunduar, pasi ka ende shumë punë për të bërë.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Është zbardhur projekt rezoluta e prezantuar në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së dhe ministrave, e cila është krijuar për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në bashkimin evropian.
Në projekt-rezolut thuhet se Kuvendi angazhohet të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend.
Projekt REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit (neneve 1, 2, 3, 6, 7, 75.2, 77.1, 78 dhe 80 të saj) si dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (neneve 24, 36, 68, 98, 102, 105, 106.1 të saj),
Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA;
Të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë, si shprehje përbashkuese e vullnetit të mbarë zgjedhësve pa dallime partiake dhe të të gjithë shqiptarëve kudo janë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; në zbatim të parimteve dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës sonë; me bindjen e plotë në mundësitë e politikës dhe shoqërisë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë së një qasjeje kombëtare gjithëpërfshirëse në adresimin e sfidave të kësaj faze vendimtare për modernizimin e mëtejshëm të shtetit.
I. Ne, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë
Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët, rrugëtimin Evropian të vendit përmes negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screening) dhe vlerësimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për arritjet e Shqipërisë në të gjithë sektorët, si edhe nënvizuar gatishmërinë e vendit për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE-së në fushën politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;
Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për mbështetjen strategjike që Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në avancimin e reformave për konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut;
Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale – dhe duke e çmuar zbatimin e saj si një domodoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët;
Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila po kontribuon në mënyrë domethënësë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë, duke shërbyer njëherësh edhe si një vlerë e shtuar besimi për vendimin e shumëpritur të hapjes së negociatave me BE-në;
Duke qënë të vetdijshëm për domosdoshmërinë e njohjes së problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe adresimin e përbashkët të prioriteteve veçanërisht në drejtim të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE dhe Raportin screening të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë një analizë të përbashkët objektive, një reagim të përbashkët institucional dhe një veprim të koordinuar midis të gjithë institucioneve përgjegjëse;
Duke mbështetur angazhimin me plane masash konkrete të ekzekutivit dhe të të gjitha institucioneve të përfshira, për të përmbushur detyrimet e procesit të negociatave dhe duke vlerësuar miratimin nga qeveria shqiptare të dy udhërrëfyesve të rëndësishëm “Për Shtetin e së drejtës” dhe “Për reformën në administratën publike”, si piketa hapëse të Grupkapitullit të Parë që njihet me emrin “Themeloret”;
II. Me vetëdijen e madhe për këto përgjegjësi të rëndësishme dhe për hapësirën gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti që i jep kuadri ligjor në fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqipërisë në konceptimin, miratimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi përbën një përvojë të vyer institucionale për t’u zhvilluar më tej, si dhe me besimin e përbashkët se vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshmëri për përmbushjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, Kuvendi angazhohet:
1. Të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re gjithëpërfshirëse orientuese për aktivitetin e të tre pushteteve të pavarura të Republikës sonë, që pavarësisht njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin të angazhohen aktivisht për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe forcimin e kulturës së bashkëpërgjegjësisë të institucioneve në avancimin e mëtejshëm të reformave modernizuese të shtetit në përmbushje të detyrimeve të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadrin e Samitit për Demokraci të SHBA-ve;
2.Për rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës duke konsideruar çështje madhore të një rëndësie prioritare thellimin e reformave për përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit të ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
3. Të ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës të komisioneve të përhershme e atyre të posaçme dhe strukturave të tjera përgjegjëse parlamentare, ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fushëveprimit të përcaktuar tashmë me Kushtetutë, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus të drejtpërdrejtë adresimin e masave të Udhërrëfyesve të miratuar nga Qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike” si dhe rekomandimet e Raportit Screening të Komisionit Evropian;
4. Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj.
5. Të konsiderojë domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;
6. Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;
7. Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të Reformës në drejtësi të miratuar në 2016, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, sipas rekomandimeve të Raporteve të BE dhe Raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë si dhe masave të udhërrëfyesit “Për shtetin e së drejtës” në zbatim të tyre.
8. Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare.
Miratuar më ___.04.2024
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opozitës për të bashkëpunuar për Shqipërinë e vitit 2030. Duke folur nga mbledhja e jashtëzakonshme e PS-së, Rama ka deklaruar se është i hapur për të krijuar një iniciativë së bashku me aleatët, shoqërinë civile si dhe Opozitën, për shtetbërjen evropiane të vendit.
"Thirrja ime sot për të gjithë ata që janë kundër nesh, ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndaluar për sharjet dhe sherret të kësaj jete të ulët politike, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjikë, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, për të adresuar, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes evproiane të Shqipërisë, duke analizuar me sa më shumë objektivitet, të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re dhe duke identifikuar hapa dhe masa që duhen ndërmarrë. Ju thoni që e keni seriozisht që odni të vini në pushtet, zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, nëse vini në pushtet, duhet të jeni të parët që duhet të keni interes për këtë iniciativë. Përsëri do të ketë opozitë, përsëri do të ketë mazhorancë. Konsideroni këtë iniciativë tonë si një mundësi tuajën. Kini parasyh që kjo iniciativë kërkon punë më të madhe edhe se reforma në drejtësi. Neve që na gënjen mendja që do jemi këtu edhe për 5 vite, iniciativa është për Shqipërinë 2030. Uroj që ta kuptoni këtë herë se në politikë ka edhe udhëkryeq, kur drejtimi për t’u marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet, humbet rrugën dhe harxhon shumë kohë për t’u rikthyer aty. Eksperienca juaj duhet t’u mësojë diçka”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili tha se ka rënë denoncimi i rasteve të korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.
Rama tha se ulja e numrit të denoncimeve është lajm i mirë sa i takon impaktit që veprimtaria e SPAK ka dhënë sa i takon parandalimit të rasteve të korrupsionit.
Edi Rama: Dëgjova drejtuesin e SPAK në raportimin e tij përpara KLP kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion nga institucionet shtetërore. Misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsionit nuk mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsionit, por hartimi i masave sistemike që adresojnë problematika. Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt, impakt parandalues që ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.
Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit. Në vetëm dy vitet e fundi drejtoria e përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, 263 rekomandime për ndryshime të natyrës ligjore, rregullatorë apo institucionale dhe ka dorëzuar në Prokurori 48 kallëzime penale.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë ministër nuk do të ketë me asnjë akses në tendera. Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme, Rama deklaroi se me krijimin e shoqërisë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, korrupsioni në tenderat do të zhbëhet. Po ashtu Rama theksoi se kjo shoqëri e re do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane.
“Duke u kthyer te prokurimet publike, ne nuk na mjafton kaq. Ne kemi hedhur një hap tjetër përpara. E ka hedhur kjo shumicë me propozim të qeverisë për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, e cila ka filluar zyrtarisht punë me 25 Prill, dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet e ministrive dhe institucionet e tyre të varësisë. E thënë troç, asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë s’do të ketë asnjë lidhje me tendera por do të merret vetëm me politikat sektoriale.
Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do të ofrojë shërbimet e veta për të gjitha njësitë e pushtetit vendor apo njësitë e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutiv, të cilat ne nuk i detyrojmë dot me ligj që të heqin dorë nga organizimi i tenderave.
Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla për të gjitha institucionet publike, që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, karrige zyre apo tavolinë por të blejnë direkt nga katalogu i quajtur ark zone, një lloj amazoni i mallrave për të gjithë shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë dhe para dhe mbi të gjithë duke i mbyllur derën korrupsionit”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhje tha se Reforma në Drejtësi do kohën e vet që të funksionojë si në letra.
Ai tha se në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë ndërsa në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal.
Sipas tij, janë 80 raste që "flenë" prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Më tej shtoi se në ato raste "has edhe nga ata që ndryshe quhen oligark."
Rama: Nuk kemi ditur emra por kemi ditur se duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më rëndësi. Sa të fajshëm janë ata që ka gjykuar drejtësia, këtë si askush tjetër jam i pari që jam kam lënë në dorë ta thotë vetëm drejtësia, pa bërë asnjë koment, kjo qeveri dhe parti e hap gojën vetëm për të mbështetur SPAK dhe Gjykatën speciale dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Prokurorët e SPAK s’kanë ardhur nga hëna, kanë punuar këtu. Do të dojë kohën e vet Reforma të funksionojë si në letra. SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pas se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë në prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste që flenë prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Në ato raste hak edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë. Bëhet fjalë për qindra miliona euro, të shmangura nga detyrimet tatimor. Ajo është distanca, më pak se 1 km. Tjetër drejtësi atje tjetër aty. Nuk ka forcë mal me dosje nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranë. Thonë se për çdo dosje rend po nuk merret vesh.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se përse nuk jep dorëheqjen nga posti i tij, kur gjysma e kabinetit dhe qeverisë ndodhen në burg ose hetim për korrupsion dhe vjedhje. Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, thekson se roli i tij në vendin tonë është edhe vendimtar se dhe ikja e tij do të ishte shkatërruese për Shqipërinë. Ndërkohë që ka deklaruar se përgjegjësia përpara ligjit është individuale, ndërsa llogaridhënia është institucionale
"Dy fjalë për përgjithësinë morale, është e vërtetë që dhe në vend të zhvilluara shumë titullar dorëhiqen kur nuk janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për një rrëshqitje nga binarët. Por në demokracitë e konsoliduara, ka një strukturë të tërë ligjistusionale që i kryen vetë 90% të makinerive të shtetutit. Belgjika ndejti më shumë se një viti pa qeveri, makineria e shtetit nuk u fik, por njerëzit thoshin që shteti punon dhe m ëmbirë pa qeveria.
Ne po punojmë për këtë prej 10 vjetësh. Falë bekimit të teknologjisë digjitale nuk do të presim me breza por do ja dalim shumë shpejt me dijen që sjell procesi i BE. Ju e dini shumë mirë se sa ndryshon performanca në varësi të drejtuesit. Pikërisht ju e dini shumë mirë se ekziston marrja e përgjegjësive morale për vartësit që vendosen në akuzë nga drejtësia, nëse nuk është rasti i lidhjeve me ta. Aq më tepër përgjegjësia morale predikohet nga njerëz të akuzuar dhe të izoluar në ballkone për korrupsion… apo të kudondodhur nëpër kanale dhe portale. Synohet krijimi i një diabolizmi mekanik për të goditur një shumicë qeverisëse që nuk e mundin dot ndryshe me votë. Një kokë këtu një kokë atje bam e bum, morali kush e ka radhën për t’u dorëhequr. Shtet bërja nuk është ushtrim i lehtë për t’u udhëhequr
Sigurisht që shtetbërja demokratike nuk është një ndërtim aq i thjesht me tulla dhe llaç, por është një proces i shumëmoralshëm dhe morali përcaktohet nga raporti i individit me ligjin. Me që u kap ky, nuk ka se si mos ta dish dhe ti. As nga tërheqja e të parit të punës se disa vartës kanë bërë korrupsion. Pre e dalluve bien dhe njerëz të mirë dhe të mençur dhe me drejtën e zotit neveriten kur del llumi nga pusetave të hapura të drejtësisë. Mirëpo, përgjegjësia përpara ligjit është individuale, llogaridhënia është institucionale," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave ka folur në lidhje me akuzat që hidhen ndaj tij se ai kontrollon SPAK-un. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ai shkoi derë më derë sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun.
Ai më tej shtoi se nuk ka çfarë i duhet kontrolli i SPAK ku sipas tij nuk mund të ndahen në dysh natë e ditë pasi disa tjerë poshtë tij flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit.
"Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë që unë nuk e kam menduar se do vinte kjo ditë. Reformën na i imponuar ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën ca i them unë. E para unë mund të mos jem shumë i zgjuar, por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë me derë, sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun, të cilin në ato fillime as në Berlin as në Bruksel nuk e pranonin. Pastaj në Uashington për të kërkuar aleanca për krijimin e BKH. Le ti hapin kartat, BKH është në programin tonë në 2009.
Si na i imponuan reformën ambasadat, kur ne na u desh shumë kohë për ti bindur ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donim të bënim dhe patjetër që vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik, i drejtësisë nga pushteti politik. Po si mund të bënte vakti që të shkrueshmin gjitha ato analiza po të mos ishte vullneti i PS dhe vendosmëria për të mos u tërhequr nga presion real konkret duke parë detin para gjiri të Lalzit që do prishej koalicioni qeverisës sepse edhe sikur të vinte flota e gjatë amerikane nuk kalonte reforma në drejtësi.
Në rastin më të keq i keni live cdo sabah dhe çdo aksham bëhen për të ardhur keq. E çmë duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem ne dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa ti bëjnë në gjumë dhe ti gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave tha se PS nuk do të mbajë asnjë që bën kompromis me korrupsionin. Ai shtoi se kushdo që tenton të punojë fshehurazi duke mbushur xhepin ka mbështetje vetëm avokatin dhe jo partinë.
Duke iu përgjigjur atyre që sipas tij thonë se PS nuk duhet t’i “lëshojë njerëzit e tij para drejtësisë”, tha: “Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël”.
Kryeministri u shpreh se PS dhe qeveria nuk bëjnë asnjë koment për çështjet që hap SPAK dhe aq më pak avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish- ministri.
Rama: Unë kam punuar me 40 ministra dhe të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që ditën e parë të punës se kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time në çdo hap. Më kanë krah kurdoherë që do sulmohet për përpjekjet që bën në llogoren e përbashkët, por kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e shtetit dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin nuk do me këtë në krah as mua as PS, por vetëm avokatin para drejtësisë.
Qeveritë e mia kanë ndryshuar, ministrat kanë ndryshuar, por kjo devizë nuk ka ndryshuar sa të jem unë. Jo po PS duhet të mbajë njerëzit e tij, nuk duhet ti lëshojë! Jo, unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb të lartë mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, po më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë asgjë nuk të mbaj as unë as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde. Sepse kjo parti dhe kjo qeveri nuk bëjnë asnjë koment për cështjet që hap SPAK. Jo më avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish ministri.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar anëtarët e qeverisë së tij që të mos përfshihen në korrupsion. Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme, Rama theksoi se ai nuk ka për të mbajtur poste qeveritare me asnjë person që është përfshirë në vjedhje apo korrupsione. Po ashtu nga mbledhja Rama shtoi se nuk ka për të mbajtur asnjë person në momentin që i vjen thirrja nga SPAK-u.
"Vjen dhe te unë njësoj helmi që hidhet. I dëgjoj edhe kur thotë hajde na jep përgjigje Edi Rama për këtë miun një karrige më tutje, se edhe ai i yti është. Nuk është i imi, as i yni, është i drejtësisë. I dëgjoj edhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. I kapën këtë ministër, kapëna të ministër, ia rrasën brenda këtë kryetar bashkie. Tam tam i përdishtëm. Në këtë sistem, individi është sovran, ndërsa përgjegjësia e familjes, partisë është bisht i mendësisë ende të gjallë të sistemit komunist. Në këtë sistem, mbajmë secili mbi vete shpatullat e veta. Rruga e jetës na bashkon me kaq shumë të tjerë për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim dhe për plot arsye të mira, edhe na zgjidh menjëherë për një vepër si tradhtia. Kam punuar në 10 vjet me mbi 40 ministra dhe e kanë dëgjuar prej meje që në ditën e parë, kush lufton për qëllimet tona të përbashkëta ka mbështetjen time, por kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, nuk do të ketë në krah as mua, as PS, por vetëm avokatin e vet. Qeveria ime ka ndryshuar, por kjo lëvizje nuk ka ndryshuar e as do të ndryshojë deri sa të jem unë. Nuk mund të mbaj asnjë burrë kur vjen ora të thirret. Nëse nuk ke bërë gjë, të mban e vërteta. Lufto për të vërtetën tënde, kjo qeveri e parti nuk bën koment për çështje të SPAK. Ne e presim të vërtetën nga SPAK," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me deputetët socialistë dhe ministrat, tha se kushdo që tradhton qytetarët, nuk ka më asnjë punë më ta. Më tej shtoi se çdo anëtar i PS-së që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë.
Ai u shpreh gjithashtu se në momentin që zbulohen nga drejtësia, i hidhur sipas tij është fakti që ishte nga radhët e tyre, ndërsa tha se "lajm i mirë është që kemi një parazit më pak".
Rama: Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk ka përfunduar ende. Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme, Rama theksoi se armiku i tyre ka ende forcë për t'i plagosur ose për t'i vrarë. Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se në 10 vitet e fundit janë krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Ndërkohë që ka shtuar se lufta e korrupsionit ka nisur siç duhet në vend.
"Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe për të vrarë. Nëse deri dje era ishte në favorin e armikut, sot është në favorin e shtetit që e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit, nga një armik që e sfidon Shqipërinë. Në këto 10 vite kemi krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Për ta kthyer korrupsionin në breshkë. Korrupsioni është një sistem paralel, kancerogjen. Ai është një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin, për ta kthyer në anën e vet dhe ka ekzistuar në përmasa e forma të ndryshme, në çdo kohë dhe në çdo shtet.
Në komunizëm kishte shumë pula e raki për të mbyllur punë, ndërsa në shoqërinë demokratike korrupsioni lind normalisht, në boshllëkun e krijuar prej shembjes së shtetit të vjetër. Kohëzgjatja e përballjes së shtetit, si alternativë e shtetit varet nga si dhe sa, shtetbërja demokratike nxitet me reforma, zhvillohet me mekanizma institucional, shtretëzohet në nivelet e bashkëjeteses dhe shtrihet në të gjitha rrugët.
Rrugëkalimi i Shqipërisë drejt një shoqërie të hapur, pjesë përbërëse e BE, nuk ka përfunduar ende. Shqipëria pati një fatkeqësi të vetën, krahasuar me të tjera vende, nga mendësia otomane ‘më jep të jap’, kjo fatkeqësi ishte fakti që Shqipëria u vu gjatë nën presionin mbytës të një jetë të penguar nga fryma tribale e një segmenti politik që e mishëroi antikomunizmin të ngjizur si pjellë e bajraktarizmit dhe enverizmit. Lufta e korrupsionit ka nisur siç duhet," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme ka deklaruar se edhe Partia që ai drejton ende nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Rama tha se pagat e larta të organeve të drejtësisë është një anomali, por e bërë me vetëdije për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit.
Ai më tej gjatë fjalës së tij pranoi që edhe dikasteret qendrore apo bashkitë janë të arritshme nga oferta e korrupsionit ndërsa shtoi se ato ndonjëherë edhe gjunjëzohen.
“Drejtuesit e organeve të drejtësisë qëndrojnë në majë të pagave të shtetit. Vetë fakti që sot prokurorët dhe gjykatësit janë individët më të paguar përben një anomali absolute. Ne e kemi krijuar këtë anomali me vetëdije të plotë për të fuqizuar përpjekjen anti korrupsion me një armë të re ofensive që Shqipëria nuk e kishte më parë.
As korrupsioni nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet e vatrave kancerogjene, ka shumë akoma për të pastruar edhe brenda vetë partisë tonë mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.
Dikasteret tona qendrore dhe institucionet e varësisë, bashkitë dhe agjencitë e pavarura, përfshirë mediat, biznesin dhe pushtetin gjyqësor janë të arritshme nga oferta e korrupsionit. Janë të prekshme nga duart e korrupsionit dhe nganjëherë janë të gjunjëzuar ndaj korrupsionit.
Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në 23 vitet e para. Shtet bërja ecte me hapat e breshkës ndërsa korrupsioni me hapat e breshkës”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ministrave. Rama u shpreh se prej një dekade, PS është në luftë për të bërë vendin të mirënjohur botërisht dhe për të bërë të pavarur drejtësinë nga pushteti.
Ndër të tjera, kryeministri tha se procesin ndëshkueshmërisë "nuk e kanë mbajtur lëkurën jashtë zjarrit të saj". Më tej përmendi edhe krijimin e Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi si "grykë zjarri e re", ndërsa shtoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit.
Rama: Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di cfarë flet nga ligësia e padija. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse dallimin si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivisht kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë është në luftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.
Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti. Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.
Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK, por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë ç'të dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot, sipas tij po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes tyre dhe shumicës së shqiptarëve që i kanë votuar. Më tej ai tha se nuk do të përqendrohet as te gjysmë të vërtetat dhe as te shpifjet, por vetëm tek të vërtetat, sipas tij edhe të hidhura.
Rama u shpreh se në kohën që PS erdhi në qeveri Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas '97 dhe rendi ishte përtokë.
"Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur, të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do të ndalem as te gjysmë të vërtetat, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, as te shpifjet. Sot do të përqëndrohem vetëm te të vërtetat, 10 vjet qysh se ne jemi në detyrë. Qofshin të vërteta të ëmbla, qofshin të vërtetat të hidhura.
Kur shqiptarët na votuan masivisht për të na dhënë mandatin e parë Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas ’97. Rendi ishte përtokë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij në një lojë syllambyllas me shtetin. Vjedhjet ishin kudo. Kërkesa e parë e qytetarëve ishte siguri, siguri, siguro. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo kontakt të qytetarit me shtetin. Qytetarët jepnin ryshfet edhe duke nxjerrë para edhe për një certifikatë.", tha Rama.
TIRANË- Sot në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku do të marrin pjesë ministrat dhe kryeministri Edi Rama. Raportohet në mbledhje katër do të jetë pikat ku do të fokusohet mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me deputetët dhe ministrat e tij.
Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma ‘Shqipëria e 2030-ës’. Rama pritet të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij.
PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike, ndërsa në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit mbledhje me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të jetë e hapur edhe për mediat. Ditën e djeshme, Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të prezantojë një nismë të re për Shqipërinë 2030.
“Partia Socialiste, qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar.”, shkroi Rama.
Sipas raportimeve deputetëve u është kërkuar që të mos ketë mungesa, ndërsa 30 minuta para takimit me ta, kryeministri ka planifikuar edhe një mbledhje me kryetarët e komisioneve që drejtohen nga përfaqësues të partisë socialiste.