LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SUPER-GJYQI/ Henrik Hoxhaj jep "llogari" në GJKKO për vrasjet e bujshme: Mora para për vrasjet në Durrës. Dumani kërkon më shumë kohë

• Nis SUPER-GJYQI për 4 vrasjet që tronditën vendin në Durrës. • Sot, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dalë nga burgu për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por nuk ka dëshmuar dot pasi avokatët e tij kanë kërkuar më shumë kohë për rrëfimin e klientit të tyre. • Në vendin e tij, për 1 orë e gjysmë ka dëshmuarj, Henrik Hoxhaj, i cili i veshur me një t-shirt ku kishte stampuar në shpinë mbiemrin e tij tha para gjykatës tha se vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, e kreu ai bashkë me Elio Bitrin, me porosi të Nuredin Dumanit. • Gjithashtu ka folur edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ku sipas tij, objektiv ishte Besmiri ndërsa vrasja e të vëllait ishte rastësi, duke shtuar se për këtë krim, Nuredin Dumani i kishte dhënë 30 mijë euro. • Bashkëpunëtori i drejtësisë, foli në gjyq edhe për përplasjet mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës por edhe për atentatin ndaj njerëzve të Erion Alibejt në Bradashesh. Duke ripërsëritur kështu dëshminë e dhënë pas arrestimit. • Procesi për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia po zhvillohet si një i vetëm me vrasjet e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. • Shkak i bashkimit të dosjeve nga SPAK u bë fakti se viktimat kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore mes tyre me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. • Katër vrasjet, sipas prokurorisë, janë kryer nga grupi i Talo Çelës, ku bënin pjesë Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva, ndaj edhe SPAK ka vendosur që të bëjë bashkë 2 proceset.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Plumbi i artë” në GJKKO/ Dështon dëshmia e Dumanit, avokatët kërkojnë më shumë kohë...

SUPER-GJYQI/ Henrik Hoxhaj jep "llogari" në GJKKO për
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shoqërua në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Por edhe pse kishte shkuar me qëllimin për të dëshmuar, nuk e tha fjalën e tij. 

Seanca u ndërpre me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan kohë për t’u konsultuar me deklarimet e dhëna në prokurori të dëshmitarit Henrik Hoxha, po ashtu i penduar i “Plumbit të artë”. Bashkëpunëtori më i ngushtë i Dumanit tregoi versionin e tij lidhur me vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, por edhe të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. 

3 VITE ME PARE

Me bluzën e Real Madridit të stampuar me emrin e tij, Henrik Hoxha dëshmon 1 orë e 30 minuta në GJKKO: Dumani premtoi 60 mijë euro

SUPER-GJYQI/ Henrik Hoxhaj jep "llogari" në GJKKO për
Nurdin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË- Henrik Hoxha po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dy atentatet me katër viktima të ndodhura në Durrës tre vite më parë, ku humbën jetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhela Avdija. Sot, bashkë me Dumanin, Henrik Hoxha është futur në ambientet e GJKKO, i veshur me bluzën e Realit të Madridit ku kishte të stampuar emrin e tij dhe ka dëshmuar për 1 orë e 30 minuta. Në fjalën e tij ka treguar me detaje se ishte Klevis Alla ai që kishte për detyrë të monitoronte lëvizjet e Besmiri Haxhiajt, i cili ishte planifikuar të vritej. Por gjithashtu shtoi se i vëllai, Viktori, u qëllua rastësisht pasi nuk ishte në plan për t'u vrarë. Sipas tij, vrasja i ishte kërkuar si nder nga Nuredin Dumani, i cili i kishte dhënë edhe 30 mijë euro, megjithatë theksoi se në momentin e vrasjes i penduari i drejtësisë nuk ishte i pranishëm. 

“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s'po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç'ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për tu siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë "ç'ke që sheh, kthehu para". Kapelet dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin. Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste "kusho", asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, se kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha "kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder". Gjatë bisedave dëgjova prej tij, se donte ti vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishi qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk. Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s'kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjatur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s'ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar dhe për planin e vrasjes së Besmir Haxhias,”- tha Henrik Hoxhaj në fjalën e tij.

Në seancën e sotme, si Nuredin Dumani ashtu edhe Henrik Hoxha do të dëshmoojnë në procesin gjyqësor kundër Enver Divës, Altin Ndocit, Talo Çelës, Besian Xhixhës dhe Klevis Allës për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. 

3 VITE ME PARE

Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do dëshmojë për 4 vrasjet në Durrës

SUPER-GJYQI/ Henrik Hoxhaj jep "llogari" në GJKKO për
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani ka dalë nga burgu për të shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të japë dëshminë e tij në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Për këto ngjarje akuzohet dhe Talo Çela, por çështja për të është ndarë, duke qenë se është ende në kërkim nga Policia e Shtetit. Pjesë e procesit është dhe Klevis Alla, gjithashtu i penduar i drejtësisë, por edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Dumanit, Henrik Hoxhaj. 

Seanca për ta po zhvillohet me dyer të mbyllura, e pa praninë e kamerave. 

henrik hoxha nuredin dumani

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit