LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj. Balla: Zvërneci nuk ndalet, investimi 4 miliardë euro është interes kombëtar

• Pas javës së gjelbër deputetët janë mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë për Seancën Plenare. • Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se televizionet kanë censuruar sot denoncimet kundër Altin Dumanit. • Ai theksoi se, 10 televizione transmetonin Edi Ramën, ndërsa vetëm njëri transmetonte denoncimet. • Lidhur me çështjen e Zvërnecit, Berisha tha se PD i mbështet investimin e huaj, ndërkohë shtoi se katundi i Edi Ramës do të jetë qelia. • Sipas kreydemokratit, Partia Demokratike qëndron në respektimin e plotë të së drejtës së pronës. • Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se Edi Rama nuk i do investitorët e huaj dhe sipas tij, kreu i qeverisë do vetëm ato të vetët, që investojnë lekët e drogës dhe korrupsionit. • Nga ana tjetër, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti në Kuvend investimin e planifikuar në Zvërnec, duke e cilësuar atë si investimin më të madh në historinë e Shqipërisë dhe një projekt me rëndësi kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. • Në fjalën e tij, Balla kundërshtoi pretendimet e opozitës se investimet e huaja kanë rënë, duke sjellë shifra krahasuese. • Balla tha se investimi prej 4 miliardë eurosh i kompanisë Power Holding në Zvërnec do të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë rritje ekonomike dhe se projekti duhet të realizohet. • Sa i përket incidentit të dhunshëm gjatë protestës në Zvërnec, Balla e dënoi aktin, duke theksuar se autori është arrestuar dhe se licenca e kompanisë private të sigurisë është anuluar.  • Në përfundim, Balla e cilësoi realizimin e investimit në Zvërnec si një sprovë të rëndësishme për Shqipërinë dhe pjesë të vizionit “Shqipëria 2030”, duke e lidhur atë me objektivin për ta kthyer vendin në një destinacion të nivelit të lartë turistik dhe anëtar të Bashkimit Europian. 

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Komisionet e Përhershme Parlamentare/ PS merr drejtimin e shumicës, i lë PD-së vetëm 4 poste drejtuese

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare në Kuvend janë miratuar edhe përbërjet e Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Me 78 vota pro dhe 1 kundër, u miratua ky projektvendim, ku socialistët do të drejtojnë 7 nga 11 komisionet e përhershme parlamentare, ndërsa PD-ja do të ketë vetëm 4 poste drejtuese.

Ky vendim u miratua pa diskutime, ndërsa më pas seanca do të vijojë me diskutimet e deputetëve.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Milva Ikonomi kryetare, Erion Braçe zëvendëskryetar (PS), Eno Bozdo zëvendëskryetar (PD), Zamira Sina sekretare.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike:
Ulsi Manja kryetar, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi zëvendëskryetarë, Aurora Mara sekretare.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen:
Bledar Çuçi kryetar, Olta Xhaçka dhe Klivis Balliu zëvendëskryetarë, Ilirjan Pendavinji sekretar.

Komisioni për Edukimin dhe Sportin:
Luciano Boçi kryetar, Evis Kushi dhe Hatixhe Konomi zëvendëskryetare.

Komisioni për Shëndetësinë:
Bardh Spahia kryetar, Eduart Shalsi zëvendëskryetar, Enerjeta Jaho sekretare.

Komisioni për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën:
Anila Denaj kryetare, Ceno Klosi dhe Blendi Himçi zëvendëskryetarë, Ilva Gjuzi sekretare.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik:
Jorida Tabaku kryetare, Iris Luarasi zëvendëskryetare, Ardit Bido sekretar.

Komisioni për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural:
Blendi Klosi kryetar, Fadil Nasufi dhe Xhelal Mziu zëvendëskryetarë, Samir Hasalla sekretar.

Komisioni për Kulturën dhe Diasporën:
Ina Zhupa kryetare, Erion Malaj zëvendëskryetar, Arkenc Balla sekretar.

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme:
Igli Hasani kryetar, Bora Muzhaqi dhe Albana Vokshi zëvendëskryetare.

Komisioni për Nismat Qytetare:
Fatmir Xhafaj kryetar, Ermal Elezaj dhe Ivi Kaso zëvendëskryetarë, Aulona Bylykbashi sekretare.

1 MUAJ ME PARE

Protestat kundër investimit në Zvërnec/ Dule: Protestuesit u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë kryeministri Edi Rama. Sa i përket pretendimeve të disa qytetarëve se kanë pronësinë e disa sipërfaqeve në zonën ku është planifikuar të ndërtohet resorti, Dule tha se shteti duhet të pezullojë vazhdimin e investimit deri në sqarimin e së vërtetës. 

"Dhunuesit ishin të njëjtë në të njëjtën kohë dhe grabitësit, ata që në emër të zhvillimit nuk pyetnin për trashëgiminë, për natyrën, nuk pyetnin as për të drejtat e pronës. Pyetja është: ku e gjen guximin grabitësi të ketë të njëjtën kohë dhunuesin? Kjo vjen vetëm kur ka mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të pushtetit, dhe pushteti në këtë vend i takon vetëm Edi Ramës. Dhunuesit dhe grabitësit vepronin me urdhër dhe me porosi dhe në emër të Edi Ramës. Solli në këtë Kuvend ligjin për shtyrjen e investimeve strategjike deri në fund të vitit 2027, në të njëjtën kohë bën karshillëk në BE dhe shtiret se kemi vështirësi të kthejmë pronat. Në një kohë që nuk bën atë që do bënte çdo shtetas i ndershëm, që do të thotë të pezullojë çdo investim strategjik deri sa të zgjidhet çështja e pronave", tha Dule./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama nuk i do investitorët e huaj në Shqipëri, ai do vetëm ato të vetët

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama nuk i do investitorët e huaj. Duke folur para gazetarëve tek parlamenti, Kryedemokrati tha se kreu i qeverisë do vetëm ato të vetët, që investojnë lekët e drogës dhe korrupsionit. Sipas tij, gjatë 13 viteve të fundit mungesa e investitorëve seriozë të huaj lidhet me klimën e biznesit dhe ndërhyrje që, sipas Berishës, kanë dekurajuar projekte të mëdha investimi në vend.

Pyetje: Janë dhënë dhe leje hidrocentralesh në Valbonë.

Sali Berisha: Tani, edhe në parqe kombëtare, në qoftë se lexon, unë lexoj, lexoj se jam thashë, e ndjej mjedisorin në disa aspekte. Edhe në parqe kombëtare kur është problemi për interesa të komunitetit, lejohet ndërtimi, edhe hidrocentrale, konkretisht hidrocentrale.  Pse? Sepse ti nesër do zhvillosh Alpet, do zhvillosh pjesën nga Valbona, në Dobërdol dhe në zonën tjetër. Duan energji ato. Po energji, të marrësh energji nga Fierza e ta sjellësh rrotull, efiçenca është përtokë.
Kështu që ndërtimi i burimeve afër është një kusht edhe unë për këtë arsye i kam lejuar dhe me bindje se ajo lejohet në të gjithë botën për këto qëllime.

Tjetër, vijmë tek ndërtimi në zonën këtu. Eko, ndërtimi nuk ndalohet dhe unë ju sugjeroj kaq, lexoni vetë, lexoni vetë. Keni mundësi të lexoni. A lejohet eko, ndërtimi? Kjo është peizazh, është zonë peizazhi, është e mbrojtur, është po e mbrojtur e pestë, nuk ka rëndësi. A lejohet eko, ndërtimi? Lejohet eko, ndërtimi. Lejohet edhe kudo në botë. Mos të themi po ky zotëria tani, që i ka ngatërruar të gjitha hesapet dhe që duket do t'i përziej.

I thirra thotë, më thanë kështu thotë, po çfarë duhet ne t'i thirrim? Na duhet aty, po të ndërtohet, respektojnë kushtet, siç ndërtohet te peizazhi, ndërtojnë në kushte ekologjike. Po a do të ndërtosh grataçelë? Jo, grataçelë s'mund të ndërtosh. A do t'i përshtatesh, nuk mund ta përjashtosh gjithë atë zonë. Unë kam disa nga këta mjedisorët, unë i respektoj shumë. Janë heronj për mua, se sakrifikojnë për interesin e përbashkët. Po ama, të them unë që...

Pyetje: Zoti Berisha, prapë nuk e kuptuam, pse do t'i përzëri kryeministri Rama investitorët? Se është e paqartë.

Sali Berisha: Po pse nuk ka asnjë investitor të huaj deri tani, ma thuaj ti mua? Në qoftë se e ke të paqartë, atëherë mbas kësaj konference unë të lutem shumë ulu, shkruaj: Si ka mundësi që në vendin tim 13 vite asnjë investitor serioz i huaj?
Edhe një që ishte në Lalëz, e di ç'i bënë në Lalëz? Ia nxorën Rrumin tek ura e Limuthit dhe ja bëri kockat copa atij, a më kupton apo jo? Përfaqësuesit. Absolutisht. Dhe Rrumi njihet, mbrapa ka zyrën, zyrën e Ramës. Dhe ky iku. Ai ishte 1 miliard e gjysmë investim, po ai ishte një familje shumë e pasur e Katarit. Bleu tokën, do zhvillonte, do bënte një zhvillim fantastik aty. Iku Rrumi. Se nuk donte Rama. Rama do me këta të vetët a më kupton apo jo? Kjo është i gjithë problemi. Faleminderit!/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Spahia kritikon urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për transgjinorët: Akt është i paligjshëm! Çfarë qëllimi fshihni pas kësaj iniciative?

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Bardh Spahia

TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin hormonal të personave transgjinorë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ngriti shqetësime për zbatimin e terapisë hormonale në shërbimin publik shëndetësor. Spahia tha se urdhri është nxjerrë në mënyrë të fshehtë e tinzare dhe pyeti ministren se mbi çfarë baze është përcaktuar mosha 14 vjeç për aplikimin e kësaj terapie.

"Ju zonja ministre në mënyrë të fshehtë e tinzare nxorrët një urdhër për aplikimin e terapive hormonale pranë shërbimit të endikronologjisë në QSUT. Ky urdhër ka ndikim direkt dhe impakt të pakthyeshëm në jetët e fëmijëve, dhe familjeve shqiptare. Me ç’të drejtë e përcaktoni ju moshën 14 vjeçare për aplikimin e terapisë hormonale për fëmijë të pambrojtur sikur të ishin kavie eksperimentale? Kush e përcaktoi kufirin e moshës 14 vjeç? Cilat kanë qenë konsultimet me autoritetet përkatëse e grupet e interesit. Kush është ideatori i një nisme të tillë? Këto janë axhenda të qarta Woke-iste. Ky akt  është i paligjshëm. Cila është nevoja mjekësore dhe prioriteti i kësaj procedure? Çfarë qëllimi fshihni pas kësaj iniciative?" tha Spahia ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Rama foli sikur të ishte..."/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj, por jeni duke e larguar! Respektojmë të drejtën e pronës

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratën e Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se Rama po fliste si të ishte ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Lidhur me çështjen e Zvërnecit, Kryedemokrati tha se PD është pro investimeve të huaja në vend pasi janë jetik, por në 13 vite i vetmi investim i huaj është ky që po përflitet në Zvërnec, të cilin sipas tij Rama dhe PS po e përzënë.

"Foli sikur të ishte Lubia. Se do shkonte në katund. Në katund jo, por në qeli po. Thuajuni. Tani po largohem për mëkate, një zinxhir i pafund hipokrizie si hajduti i kapur në qark. Në qark. Erdhi sot ku është? I dha një të fortë këtij tjetri këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij. Por në gjithë këtë histori çfarë ka? Investitori i vetëm në 13 vite i huaj si ta largojmë dhe atë nga Shqipëria. Po u them unë ju. 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. 13 vite thotë Europe tender. Asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Një nga kompanitë që po investonte në Lalëz 1.5 mld.

Rumi pritej në zyrën e tij. Edhe ai nga Katari ishte. Asnjë investitor i huaj. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD? ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësi jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Sikundër gjatë periudhës që qeverisëm në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha vetëm në fushën e energjitikës 12 mld euro. Projekti i TransAdriatik, Kaskada e Devollit, kaskada e Fanit. Nga 2008 në 2013 investimet u variuan nga 1.2 në 1.4 mld euro.

Ça ndodh tani? Tani, u them prapë ju, PD mbështet investimin e huaj. Dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim. Po e largoni. Vetë tha. Ju më votuat mua. E hoqi maskën. E hoqi maskën. Britma për çështje pronësie. PD qëndron për respektin e plotë absolut të të drejtës së pronës.

Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptar që nuk e di që po bëheni copa t’ja merrni aksionet. Po më po. E dini mirë. Bëni sikur ça po flet ky. Absolut po. Doni t’ja merrni aksionet, se janë në lojë 130 mln euro. 10 mln në vit bileta të munguara. Ministri del e thotë gjeni zgjidhje tani. A foli GJL? Zbato vendimin. Jeni shtet xhepi.

Rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë. Absolutisht pa asgjë. Prisni. E rrëmbyen barbarisht, dhe tani komunikatat e Skënder Ballukut se ishte futur në territor, kur dolën videot e aktivistëve ishte jashtë. Doli video që ishte larg telave. E rrëmbyen. Atëherë reagoi Skënder Balluku. Po sa herë e keni bërë me protestuesit paqësorë në Tiranë? A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim më i madh që ka ndodhur. Ishte habitet i dhjetëra specieve të rralla. I asgjësuat," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Balla ironizon Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD-së! Nuk dihej kush do të fitonte, ishte garë e fortë

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen në krye të PD-së. Gjatë fjalës së tij në foltore, balla u shpreh me ironi se ajo ishte një garë shumë e fortë dhe nuk dihej se kush do të fitonte. Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec. Sipas Ballës ky investimi është historik dhe më i madhi që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. 

"Natën e mirë. Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro.

Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër," tha Balla./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Seanca plenare nis me përplasje/ Agron Shehaj merr fjalën në momentin që Berisha ngjitet në foltore, Spahiu i tërheq vëmendjen

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Agron Shehaj

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje në Kuvend. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj mori fjalën në momentin që kreu i PD-së, Sali Berisha u ngjit në Foltore. 

Në lidhje me këtë, zëvendësparlamentarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen Shehajt, ndërsa Berisha vijoj fjalimin e tij./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend/ Zv.kryeparlamentarja prezanton rendin e ditës, të pranishëm vetëm 75 deputetë 

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: PD mbështet investimin e huaj.
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca plenare ka nisur këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht Zv.kryeparlamentarja, Klodiana Spahiu, prezantoi rendin e ditës pasi mungonte Kryeparlamentari Niko Peleshi.

Të pranishëm në Kuvend ishin vetëm 75 deputetë./Dosja.al

seanca plenare

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara