Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Devoll ditën e sotme pas denoncimit të një vajze 13-vjeçare. • E mitura ka denoncuar se një 64-vjeçar e ka ngacmuar seksualisht ndërsa i moshuari është identifikuar si Zenel Rushitaj. • Më tej bëhet me dije se Rushitaj është arrestuar dhe përveç dyshimeve se ai ka ngacmuar të miturën dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup. • Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. • Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet. • Ajo më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. • Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit të saj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. • Nëna më tej ka shtuar se 64-vjeçari kërcënonte vajzën se do ti vriste babanë nëse tregonte si dhe e merrte jashtë fshatit duke e gënjyer me para. • Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmonte 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. • Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.
4 artikuj për këtë temë.
DEVOLL- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual të 13-vjeçares në Devoll. Pas dëshmisë së nënës së vajzës është zbardhur edhe dëshmia e gjyshit të 13-vjeçares ku është shprehur se ata kishin kohë që e dinin se vajza bënte muhabet me 64-vjeçarin.
Më tej në dëshminë e tij gjyshi i të miturës u shpreh se edhe e pse e dinin si rast donin ta izolonin si muhabet dhe nuk reaguan. Sipas dëshmisë së gjyshit vajza komunikonte me 64-vjeçarin përmes telefonit të tij pasi e mitura nuk kishte telefon. Gjyshi u shpreh se një moment ai ishte mërzitur dhe nuk donte ta lejonte vajzën të përdorte telefonin e tij dhe ajo tentoi të fshinte mesazhet që kishte me 64-vjeçarin me të cilin kishin edhe lidhje gjaku sipas të moshuarit.
Ashtu si dëshmia e nënës edhe gjyshi e konfirmoi se vajza e mitur takohej me 64-vjeçarin jashtë fshati ndërsa kur ajo kthehej në shtëpi kishte patatina në dorë. Gjyshi shtoi se kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente ndërsa ajo u thoshte se ia kishte thënë 64-vjeçarin të cilin e kishte ndihmuar. Gjyshi i vajzës rrëfeu se babai i 13-vjeçares nuk është në dijeni të rastit pasi jeton në Greëqi dhe kanë turp ti tregojnë. Ai shtoi se 64-vjeçari kishte përdhunuar më parë një grua në fshat.
"Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjecarin,ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo(mbesa)erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.
Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh cfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 dhe ai 64 . Në gjak jemi, por të largët, por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.
Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lek në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova, ne e dinim cfarë mund ta ndihmonte atë.
Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë(64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille.
E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp…si t’iu thuash…" tha gjyshi i të miturës.
DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Sipas detajeve të zbardhura deri më tani autori, Zenel Rushitaj ka ngacmuar të miturën ndërsa dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.
Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.
Ajo më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit të saj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. Nëna më tej ka shtuar se 64-vjeçari kërcënonte vajzën se do ti vriste babanë nëse tregonte si dhe e merrte jashtë fshati të mitur duke e gënjyer me para.
Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.
“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.
Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai I dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë," ka rrëfyer e ëma.
DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e denoncuar në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Ndërkohë raportohet se autori, Zenel Rushitaj përveç se ka ngacmuar të miturën akuzohet se ka pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.
Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen. Gjithashtu policia bën me dije se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares.
Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.

DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Mësohet se 64-vjeçari Zenel Rushitaj, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht. Raportohet se 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por edhe në kontakt fizik. Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.
Gjatë kësaj kohe mësohet se i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren banuese edhe ajo në fshatin Hoçisht. Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.”, sqaron policia.