LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në Tiranë/ Kryeministri intervistë për Rai3, komenton deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka

• Pas transmetimit të reportazhit investigues nga emisioni Report në Rai3, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e televizionit italian, Giorgio Mottola. • Intervista u publikua mbrëmjen e sotme, ndërsa po ashtu është publikuar edhe puntata e radhës e emisionit investigativ. • Në nisje të intervistës, kryeministri e ka cilësuar sërish puntatën e parë të emisionit investigativ Report në Rai3 si "të neveritshëm". • Kryeministri ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët, ku tha se e gjithë marrëveshja nisi nga një kërkesë miqësore e homologes së tij italiane Giorgia Meloni. • Sipas tij ai vendosi ta nënshkruante marrëveshjen me Italinë duke vepruar si një vend europian. • Ai ka komentuar edhe deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj që pritet të transmetohen pas pak minutash. • Ahmetaj është shprehur se kishte parë që kryeministri ka takuar figura drejtuese të krimit në zyrën e tij. • Rama i mohoi këto akuza dhe tha se i takon atij që akuzon të nxjerrë prova dhe jo atij që akuzohet. • Gjatë intervistës, Rama u pyet nëse i ka kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera për pritjen e emigrantëve. • Kryeministri e mohoi ndërsa tha se janë vende të tjera ato që ja kanë kërkuar Kosovës këtë. •Ai u pyet edhe për çështjen "Becchetti" dhe për pagesën 130 milionë euro që shteti shqiptar duhet t'i paguajë Francesco Becchettit. • Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi atë si "një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj". • Ndërsa për pagesën e milionave euro, Rama tha se janë akoma në proces gjyqësor dhe se historia ende nuk është mbyllur. • Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu ndërtuan kryeministrit. • Rama u shpreh se numri i kullave që janë ngritur në kryeqytet është vetëm fillimi, ku shtoi se brenda 5 viteve do të ketë edhe më shumë. • Ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Massimo D'Alema-n. • Teksa gazetari tha se D'Alema ka ngritur shoqëri lobimi në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të. • Më tej shtoi se ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. • Kreu i qeverisë e ka konsideruar "të neveritshme" përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në emisionin investigativ "Report". • Rama tha se vëllai i tij po akuzohet vetëm për shkakun se është vëllai i tij. • Ndërsa gazetari i rikujtoi hapjen e hetimeve për dosjen e "Xibrakës" për të cilën Olsi dyshohet se ka lidhje, Rama tha se i vëllai ka nfritur padi për shpifje dhe se çështja i duhet lënë në dorë drejtësisë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Gazetari i Rai3- Ramës: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama, giorgio mottola

TIRANË- Gazetari i Rai3, Giorgio Mottola gjatë intervistës që emisioni investigativ, "Report", ka zhvilluar me kryeministrin Edi Ramënka këmbëngulur në pyetjen e tij nëse do t’i hiqej licensa e kazinosë Luftar Hysës, i cili tashmë është faktuar si anëtar dhe pastrues i parave të kartelit meksikan të drogës.

Rama në përgjigjen e tij iu drejtua gazetarit italian duke i thënë se po të kishte një rast të ngjashëm me Melonin, a do ta quante ashtu.

“Nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”.

Gazetari italian iu përgjigj duke i thënë: “Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt”.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Po keni post shtetëror.

Rama: Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Tëitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.

Rai3: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

Rama:  Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Rai3: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

Rama: Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë...

Rai3: Jo nuk dua të shtoj gjë.

Rama: ... për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Rai3: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt.

2 VITE ME PARE

"Eksponentë të qeverisë të lidhur me mafian", Rama: Gënjeshtër, Fatmir Xhafa dha dorëheqjen në mënyrën qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Gazetari i Rai3, Giorgio Mottola në intervistën me kryeministrin Edi Rama ka risjellë në vëmendje disa nga "eksponentët e qeverisë që kanë lidhje edhe me mafian".  Ndërsa, Rama e ka konsideruar edhe këtë gënjeshtër, gazetari i ka përmendur emrin e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt dhe dënimin e vëllait të këtij të fundit për trafik droge në Itali. 

Sipas kryeministrit, Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë lidhje, por dha dorëheqjen si një qytetar model, duke harruar fatkin se Geron Xhafaj ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane si trafikant droge dhe ishte vëllai i tij në Tiranë, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm që nuk e arrestonte.

Rama u përball gjithashtu edhe me faktin se gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur u zbulua se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu.

Në dëshminë e dhënë për emisionin “Report” gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu dhe ai tha se këtë të fundit ia kishte prezantuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Rama tha se Artur Shehu nuk rezulton i dënuar, ndërsa mohoi edhe se ka njohje personale me të.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Ndjesë. Nga momenti që po ju them se prania e mafies është e fortë dhe madje edhe lidhjet me qeverinë tuaj. Ka shumë eksponentë të shumicës suaj, të qeverisë suaj, që janë arrestuar e madje edhe dënuar - ndjesë, më lejoni vetëm 30 sekonda – janë dënuar për raporte me mafien. Ka artikuj të shtypit ndërkombëtar, madje edhe qëndrime të mbajtura nga Senati dhe Kongresi amerikan, që i denoncojnë këto rreziqe. Unë do ta shihja si një mundësi që unë, si shërbimi publik italian po ju jap për t’iu shpjeguar shikuesve italianë cila është e vërteta nga këndvështrimi juaj, pra, për të sqaruar atë që për ju është keqkuptim. Përse thoni që po hedh baltë? Unë po ju vë përpara një mikrofon dhe një telekamerë. Po ju jap hapësirë në emisionin tim që të mund të shprehni qëndrimin tuaj.

Rama: Dëgjoni, unë  nuk ju thashë që po hidhni baltë me pyetjet. Unë fola për programin. Nuk fola për pyetjet. Nuk ka pyetje të fajshme.
 
Rai3: Shkëlqyer.
 
Rama: Por ekziston liria edhe për të folur për pyetjet, mirë? Por unë nuk thashë që pyetjet janë baltë. Ju tani sapo thatë një gënjeshtër tjetër.
 
Rai3: Thatë që kam hedhur baltë vetëm se përmenda gjëra që kam hasur, vetëm për këtë më thatë që kam hedhur baltë.

Rama: Jo, jo. Më lini të mbaroj. Tani sapo thatë një gënjeshtër tjetër. Thatë “shumë eksponentë të qeverisë suaj”. Kush janë këta?

Rai3: Ka qenë një ministër i Brendshëm.

Rama: Ah, një.

Rai3: Ishte ministri pasardhës, Xhafa, që nuk kishte gabuar, po dha dorëheqjen menjëherë më pas. Është ministri aktual i Brendshëm. Ka një bisedë midis dy krerëve të mafies, të cilët thonë: “E dimë kush do jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm dhe përmendin emrin e Taulant Ballës. Më falni.

Rama: Më fal, po që ti thuash këto gjëra duhet të jesh i pafytyrë. Unë nuk arrij dot ta imagjinoj sesi mundet shërbimi italian të tregojë këtë fytyrë… Pra, ato gjëra që po thoni janë të pakonceptueshme. “Shumë eksponentë” dhe pastaj flet për një ministër të Brendshëm, vite më parë dhe pastaj shton Fatmir Xhafën, njeriu i cili dha dorëheqjen në mënyrën më qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë.

Rai3: I vëllai ishte i dënuar në Itali.

Rama: Do më lini të mbaroj?

Rai3: Absolutisht, po.

Rama: Jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë, po thjesht për një çështje morale. Në rregull? Pas një sulmi me baltë, për të cilin ka një proces gjyqësor që vazhdon dhe përbaltësi që ishte në vijë të parë është dënuar nga gjykata e shkallës së parë. Bën pjesë në grupin politik që e furnizon me këto gjëra.

Rai3: Pse është gjysmë e vërtetë. Ka një dokument për dhurimin e tokës dhe kemi intervistuar protagonistin e drejtpërdrejtë, është Lisi, ish-kreu i Interpolit.

Rama: Më falni, unë i kam lexuar të gjitha dokumentet, falë jush, sepse ju nuk ia lexuat publikut italian, se aty i kishit të tre. Atëherë, këtu bëhet fjalë për një histori krejt ndryshe dhe ju flisni edhe njëherë për një narkotrafikant, flisni për  një person…

Rai3: …për drejtësinë italiane, Artur Shehu është i dërguar në gjykatë.

Rama: Flet për një njeri që unë nuk e njoh.

Rai3: Artur Shehu.

Rama: Mund edhe ta njihja, nuk është… por nuk më rezulton të jetë një person i dënuar, nuk më rezulton. I dërguar për gjykim është një gjë, i dënuar është gjë tjetër.

Rai3: Kreu i Interpolit nuk mund të marrë tokë nga dikush që është nën hetim.

Rama: E para kjo. E dyta, flisni për diçka që është e pavërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë ndërveprim, asnjë ndërveprim, në rolin e avokatit, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave me këtë subjekt kur ishte avokat. Dhe këtë nuk e thatë në program.

Rai3: Është ajo që na tha Lisi.

Rama: Jo, jo

Rai3: Na konfirmoi ndërveprimin, nuk tha që ishte takuar me narkotrafikant sepse personi i ndërmjetëm ishte arrestuar… nuk e di si e kishte emrin.

Rama: Koka juaj është e mbushur plot me emra dhe nuk po dini më as ku t’i vini. Unë nuk dua t’ia di për emra.

Rai3: Po emri i ndërmjetëm është me interes, se është me interes për Artur Shehun, e njeh shumë mirë Engjëll Agaçin.

Rama: Nuk më interesojnë emrat, nuk i njoh. Unë flas për fakte.

Rai3: Mirë, pra.

Rama: Unë flas për faktet.

Rai3: Edhe unë.

Rama: Jo, ju nuk flisni për faktet, ju flisni vetëm për gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Rai3: Akoma nuk më keni thënë se cila është gënjeshtra, gjysmë e vërteta.

Rama: Ç’hyn tani një avokat, që është marrë nga një grup personash të besuar të një të vdekuri që kishte pasur prona në Shqipëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte prona në Shqipëri.

Rai3: E thamë.

Rama: Ai kishte një prokurë nga gjykata për të ushtruar detyrën e vet si avokat, që nuk e ushtroi më kur u bë Sekretar i Përgjithshëm. Ç’hyn ai me këtë historinë e gjeneralit këtu, gjeneralit atje. Ç’lidhje ka? Pse keni vënë në mes një avokat, i cili nuk ka lidhje kurrkund me gjithë pjesën tjetër të historisë, që as nuk e njoh dhe as nuk më intereson. Sepse donit të provonit – dhe prapë doni ta bëni, e shoh, e parafytyroj tani edhe serinë e re – doni të vazhdoni të provoni që Xhorxha Meloni ka bërë një marrëveshje të gabuar me një qeveri plot hije. Dhe kjo është e turpshme! Mirë? Sepse nuk përkon me të vërtetën dhe përbëhet nga gjysmë të vërteta. Më flisni për ministrin e tretë të Brendshëm që është sot dhe më thoni, “në një telefonatë midis dy…”. Ku di gjë unë për telefonata… Jo, më falni. Ku di gjë unë për telefonatat midis personave që mund të thonë, “O, e takova unë atë. Kam takuar Edi Ramën, më tha, i thashë…”. Po ku e di unë këtë? Po si mund t’i nxirrni kështu këto gjëra? Ajo telefonatë, për të cilën folët, duhet jetë e lidhur me fakte. Pastaj, nëse faktet e mbështesin, në rregull. Po si mund të merren në dosje telefonata, kjo, ajo, dhe të dalësh e t’i thuash publikut, “ka pasur një telefonatë”. Ka pasur një telefonatë? Po çfarë pastaj? Unë hap telefonin – dhe ka raste që nuk njoh as numrat – hap telefonin dhe flas. Fakti duhet ndjekur. Domethënë, çfarë ka ndodhur më pas? Unë, tani, po mësoj çfarë do të thotë demokraci.

Rai3: Po iu mëson të tjerëve…

Rama: Jo, jo. Po e mësoj unë.

Rai3: Ah, ju.

Rama: Duke ju parë juve, unë po mësoj çfarë do të thotë ta mbrosh demokracinë nga gjysmë të vërtetat. Sepse, në emër të demokracisë dhe të lirisë, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat ditët e sotme kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. I kuptoj rrjetet sociale, i kuptoj, po ky është shërbimi publik italian. Po si bëhet kjo, si bëhen gjëra të tilla?!

Rai3: Kryeministër, ne radhisim fakte, dëshmi të besueshme, po jo vetëm ne në Itali. Gazetaria e lirë dhe e pavarur këtë bën. Unë ju kam paraqitur vetëm fakte, ju thashë, një burim i besueshëm. Ju çfarë thoni?

Rama: Ju nuk më keni rreshtuar deri tani, të paktën deri tani, asnjë fakt.

Rai3: Kështu e vlerësoni ju. Më vjen keq që e shihni kështu.

Rama: Ju më keni rreshtuar… Jo, jo, më thoni ju ku janë faktet. Ju më keni rreshtuar…

2 VITE ME PARE

Do ia anuloni koncesionin për kazinonë Luftar Hysës?/ "Jam kryeministri, jo shteti", Rama: As nuk jap, as nuk anuloj koncesione

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Në intervistën për gazetarin italian të Rai3, Giorgio Mottola, kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë zhvilluar ndonjëherë takime me kriminelë. 

Mottola e pyeti Ramën nëse distancohet edhe nga Luftar Hysa, dhe nëse do t'i anulojë koncesionin për kazinonë dhe Valona Construction sipas autoriteteve kanadeze, është kompania guaskë e Hysës. Kreyministri tha se ai nuk është shteti dhe se as nuk jep dhe as nuk anulon koncesione. Ai mohoi po ashtu të ketë dijeni lidhur me veprimtarinë e tij. 

Pjesë nga intervista

Rai3: Unë, sidoqoftë, jam gazetar dhe marr në intervistë kriminelë dhe jokriminelë, ndërkohë ju, si kryeministër, nuk duhet të takoheni me kriminelë.

Kryeministri : Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Kjo është fyese.

Rai3: Atëherë, distancoheni nga Luftar Hysa?

Kryeministri : Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis, sepse...

Rai3: Jo, nuk bën pis, sepse tani do ju bëj këtë pyetje. Duke qenë se tani e dini kush është Luftar Hysa, do ia anuloni koncesionin për kazinonë? Do e anuloni lejen për Valona Construction, që, sipas autoriteteve kanadeze, është kompania guaskë e Hysës?

Kryeministri : Më fal, e para fare, unë as nuk jap, as nuk anuloj koncesione apo çfarëdo që të jetë.

Rai3: Po keni post shtetëror.

Kryeministri : Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Twitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.
 
Rai3: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

Kryeministri: Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Rai3: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

Kryeministri: Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë...

Rai3: Jo nuk dua të shtoj gjë.

Kryeministri : ... për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Rai3: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt.

Kryeministri : E kuptoj.

Rai3: Kështu që, nuk ka të bëjë me ju e me Shqipërinë.

Kryeministri : E kuptoj, por po jua përsëris. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues të asnjë lloj paraje të asnjë pale. Unë jam takuar me shqiptarë, të cilët kanë ardhur tek unë, më kanë thënë që kishin synim të zhvillonin diçka dhe iu kam thënë: “Bëni si të doni, ligji dhe rrugët janë të qarta”. Dhe nuk me duket që ndokush të ketë përftuar ndonjë gjë si favor. Pastaj, nëse del se dikush është i bërë pis, atëherë, këtu ka ligje. Është sekuestrimi, është një gjë a një tjetër. Po është krejt ndryshe, domethënë nuk vjen prej meje.  Është drejtësia, është...)

2 VITE ME PARE

D'Alema me shoqëri lobimi në Shqipëri? Rama për Rai3: Nuk kam folur për tregti me të, është i lirë të bëjë çfarë të dojë

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari italian Giorgio Mottola, edhe për marrëdhënien e tij me Massimo D'Alema-n. 

Teksa gazetari tha se D'Alema ka ngritur shoqëri lobimi në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të. Më tej shtoi se ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. 

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Dëgjoni, ju keni një raport të shkëlqyer me Giorgia Melonin. Keni pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë kryeministrat, veçanërisht me Massimo D’Alema-n.

Rama: Po.
 
Gazetari: Massimo D’Alema, është një këshillues i juaji, ju e keni emëruar këshilltar.
 
Rama: Jo, nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor.
 
Gazetari: Ah, është mentor.
 
Rama: Po. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi.
 
Gazetari: Edhe D’Alema ka ardhur në Shqipëri për të bërë tregti.
 
Rama: Çfarë tregtie? Çfarë ka bërë.
 
Gazetari:  Ka ngritur një shoqëri lobimi.
 
Rama: Po ç’tregti?!
 
Gazetari: AEI
 
Rama: E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për... Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu!
 
Gazetari: Po ka themeluar një shoqëri lobimi. D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali dhe ka themeluar edhe këtu një. AEI quhet.
 
Rama: AEI
 
Gazetari: AEI quhet.
 
Rama: Unë di që ai punon për Ernst & Young në Itali.
 
Gazetari: Ka një shoqëri lobimi edhe në Itali.
 
Rama: Dhe nuk është shoqëri lobimi.
 
Gazetari: Jo, ai ka një shoqëri lobimi të tijën në Itali.
 
Rama: Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.

Gazetari: Nuk është not në baltë, sepse një ish-ortak i tiji, Consulcesi.
 
Rama: Kush është?
 
Gazetari: Consulcesi, që ka hapur një shoqëri trajnimesh.
 
Rama: Ish-ortak i kujt?
 
Gazetari: I D’Alema-s
 
Rama: Po, unë nuk e di...
 
Gazetari: Massimo Tortorella. Ju keni marrë pjesë në vitin 2019 bashkë me D’Alema-n në përurimin e kësaj shoqërie, të këtij filiali në Tiranë, i cili, edhe në Itali, ka treqind-katërqind punonjës.
 
Rama: E pastaj?
 
Gazetari: Në atë rast, Ministrja e Shëndetësisë shpalli të detyrueshëm formimin profesional për mjekët, në mënyrë që të ushtrojnë profesionin.
 
Rama: E pabesueshme! E pabesueshme!
 
Gazetari: Pse?
 
Rama: E pabesueshme! Ne duam, kemi dashur të shfrytëzojmë një ekselencë italiane, për të kryer një proces aftësimi, të themi, të rritjes së aftësive në sektorin tonë shëndetësor dhe kjo kthehet në një problem?
 
Gazetari: Jo, nuk është problem. Është thjesht një rrethanë që më bën kureshtar, që ish-ortaku i Massimo D’Alema-s hap një shoqëri këtu dhe kjo shoqëri, në momentin që hapet, ka një vendim që e favorizon njëfarësoj, edhe në raport me subjekte të tjera….
 
Rama: Po pastaj çfarë ndodhi?
 
Gazetari: Nuk e di, për këtë po ju pyes.
 
Rama: Më vjen keq, po nuk ndodhi asgjë. Më vjen keq, duhej të ndodhte, po ja që nuk ndodhi.

2 VITE ME PARE

Olsi Rama i lidhur me trafikantët e drogës? "Tjetër ndërhyrje e neveritshme", Kryeministri: Ka ngritur padi për shpifje, i duhet lënë drejtësisë

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian etë Rai3, Giorgio Mottola e ka konsideruar "të neveritshme" përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në emisionin investigativ "Report".

Rama tha se vëllai i tij po akuzohet vetëm për shkakun se është vëllai i tij. Ndërsa gazetari i rikujtoi hapjen e hetimeve për dosjen e "Xibrakës" për të cilën Olsi dyshohet se ka lidhje, Rama tha se i vëllai ka nfritur padi për shpifje dhe se çështja i duhet lënë në dorë drejtësisë. 

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama...

Edi Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
 
Pyetje: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
 
Edi Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

2 VITE ME PARE

Si janë financuar kullat në Tiranë? Rama: Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi regjim të fortë kundër pastrimit të parave

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu ndërtuan kryeministrit Edi Rama nga gazetari italian Giorgio Mottola. 

Rama u shpreh se numri i kullave që janë ngritur në kryeqytet është vetëm fillimi, ku shtoi se brenda 5 viteve do të ketë edhe më shumë. 

Ndërsa po fliste për financimin, Rama tha se në Shqipëri sipas tij ka një regjim të fortë kundër pastrimit të parave në ndërtim. 

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…

Rama: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

Gazetari: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

Rama: Kush e thotë?

Gazetari: Të dhënat zyrtare.

Rama: Jo, nuk është e vërtetë.

Gazetari: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

Rama: Jo. Po ju them diçka

Gazetari: Është nga operatori juaj elektrik.

Rama: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

Gazetari: Janë të dhëna objektive,

Rama: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.

Gazetari: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.

Rama: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.

2 VITE ME PARE

Çështja "Becchetti" dhe pagesa 130 mln euro/ Rama për Rai 3: Zotëria është kriminel i dënuar me 17 vjet burg, jemi në proces gjyqësor akoma

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në

TIRANË- Në intervistën për gazetarin italian të Rai 3, Giorgio Mottola, kryeministri Edi Rama u pyet nëse i ka kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera për pritjen e emigrantëve. Kryeministri e mohoi ndërsa tha se janë vende të tjera ato që ja kanë kërkuar Kosovës këtë. 

Kryeministri u pyet edhe për çështjen "Becchetti" dhe për pagesën 130 milionë euro që shteti shqiptar duhet t'i paguajë Francesco Becchettit. Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi atë si "një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj". Ndërsa për pagesën e milionave euro, Rama tha se janë akoma në proces gjyqësor dhe se historia ende nuk është mbyllur.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?

Edi Rama: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.

Pyetje: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?

Edi Rama: Unë?

Pyetje: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?

Edi Rama: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.

Pyetje: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?

Edi Rama: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.

Pyetje: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?

Edi Rama: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.

Pyetje: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.

Edi Rama: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.

Pyetje: E imja? Jo.

Edi Rama: E keni dobësi.

Pyetje: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.

Edi Rama: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.

Pyetje: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?

Edi Rama: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.

2 VITE ME PARE

"Kryeministri takon drejtuesit e mafias në zyrë"/ Rama për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka, i takon atij që akuzon të paraqesë prova jo të akuzuarit

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
intervista

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian, Giorgio Mottola ka komentuar deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj që pritet të transmetohen pas pak minutash. 

Ahmetaj është shprehur se kishte parë që kryeministri ka takuar figura drejtuese të krimit në zyrën e tij. Rama i mohoi këto akuza dhe tha se i takon atij që akuzon të nxjerrë prova dhe jo atij që akuzohet. 

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Gazetari: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Gazetari: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Gazetari: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Gazetari: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.

Rama: Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.

Gazetari: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.

Rama: Do t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. i takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj, ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.

Gazetari: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Erebus (zoti i krimit) Agasit, domethënë Erebus Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte…

Rama: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur.

Gazetari: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.

Rama: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt.

Gazetari: Po edhe media shqiptare flasin për Agasin si njeriu hije i pushtetit tuaj. Është kështu apo jo?

Rama: Jo. Mediat shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha.

Gazetari: Duke hyrë më konkretisht në gjërat për të cilat ka prova të dokumentuara: takimet tuaja me Luftar Hysën. Pse jeni takuar me Luftar Hysën këtu në vitin….

Rama: Një tjetër emër që përmendet si pa të keq. Më fal, po nuk dua të humbas mundësinë për të dalë në transmetim te ju duke përmendur emra, që nuk di as çfarë duan të thonë apo kush janë.

Gazetari: Sipas autoriteteve kanadeze është një prej pastruesve më të mëdhenj të parave dhe i kartelit të lojërave të fatit. Këtu në Shqipëri i është dhënë koncesion për një kazino, kështu që flasim për fakte dhe rrethana mjaft konkrete.

Rama: Unë ju them këtë, që ju flisni për Engjëll Agaçin dhe këtu ishte kulmi i emisionit tuaj.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja për emigrantët/ Rama për Rai 3: Ishte kerkesë miqësore nga Giorgia, Italia është lënë e vetme për shumë kohë

Nga marrëveshja me Italinë te Olsi Rama dhe kullat në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistër për gazetarin Giorgio Mottola të televizionit italian Rai 3. Në nisje të intervistës, kryeministri e ka cilësuar sërish puntatën e parë të emisionit investigativ Report në Rai3 si "të neveritshëm". 

Ndër të tjera, Rama ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët. Ai tha se e gjithë marrëveshja nisi nga një kërkesë miqësore e homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Sipas tij ai vendosi ta nënshkruante marrëveshjen me Italinë duke vepruar si një vend europian.

Pjesë nga intervista:

Giorgio Mottola: Atëherë, Kryeministër, falemnderit që pranuat këtë intervistë. E vlerësojmë shumë si shenjë disponibiliteti të madh. Pyetja e parë është kjo: Ju e përkufizuat emisionin tim, hetimin tim si “të neveritshëm”. Është gabim përkthimi apo donit vërtet të thoshit “i neveritshëm”?

Edi Rama: Tani jeni këtu në shtëpinë time dhe nuk do doja të këmbëngulja tek ajo fjalë, por, nëse doni të këmbëngulni, po, ishte shumë i neveritshëm.

Gorgio Mottola: Pse?

Edi Rama: Sepse ishte shumë e qartë që qëllimi ishte të bënit një emision për qendrat e pritjes së migrantëve dhe është e drejta juaj e shenjtë, unë nuk mundem as ta vë në diskutim, që ju të keni opinionin tuaj, të informoni publikun tuaj rreth këtij opinioni, të mblidhni faktet… Por, ta lidhësh këtë histori italiane tuajën me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptare, për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave,    me personazhe të themi mjaft të errëta të Shqipërisë, dukej sikur, në fakt, ishte e qartë që mesazhi ishte se marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, të cilën ju nuk e fshihni që nuk e vlerësoni dhe...

Gorgio Mottola: Ne i kemi kritikuar të gjitha qeveritë.

Edi Rama: ... dhe midis një qeverie në Shqipëri, që del si një partnere në hije, me personazhe të lidhura me trafikun e narkotikëve apo me këtë ose atë tjetrën. Kjo është pjesa e neveritshme, jo fakti që ju trajtoni në programin tuaj problemin sesi do të administrohet e gjithë kjo marrëveshje. Edhe vënia në dyshim e vetë idesë së marrëveshjes, dhe i gjithë një një mal gjysmë të vërtetash, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha, është e neveritshme.

Gorgio Mottola: Do ju jap sigurisht mundësinë të shpjegoheni për këtë punën e narkoshtetit. Do ta nis nga qendrat për imigrantët. Si lindi kjo ide? Kush jua propozoi?

Edi Rama: E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Xhorxha, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë “pse jo, ta mendojmë”. Pastaj, kaluan muaj, ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësi të diskutojmë më gjatë se çfarë mund të bëhej, cila mund ishte pjesa jonë në këtë gjë dhe, pastaj, e bëmë.

Gorgio Mottola: Megjithatë, nuk mendoni se dëbimi i migrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Itali drejt Shqipërisë është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut?

Edi Rama: Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë, por ka edhe një mënyrë tjetër për ta parë, sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. Në momente dramatike në kohë është braktisur vërtet në vetminë r saj, sepse, nëse dikush vë këmbë në Itali, vë këmbë në Europë. Pra, nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër, ka një dispozitiv të rëndësishëm të legjislacionit europian, që është rishpërndarja dhe që, qartësisht, nuk ka funksionuar. Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi një vend që është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi vend europian e  gjendemi në anën tjetër të detit nga Italia dhe, thjesht, kemi marrë përsipër një përgjegjësi si europianë, në kuptimin që, ju keni nevojë që ne të kontribuojmë e të marrim pjesë. Nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sllovakia, Polonia apo kushdo tjetër që është në Bashkimin Europian, asgjë nuk do të ishte thënë, por fakti që Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, ngre gjithë këtë zhurmë dhe, më pas, këtë interpretim, do të thoja subjektiv, të faktit.

edi rama per rai 3

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë