Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë. •Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën. •Gjokutaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. •Ai ka shfaqur probleme shëndetësore rreth dy ditë më parë. •Seanca do bëhet pa praninë e Gjokutajt dhe do përfaqësohet nga avokatët. •Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. • Gjykata i la sot të tre në burg •Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. •Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas. Atyre do u konfirmohet masa e sigurisë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesin Alban Ruli dhe drejtorin juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhajn.
Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi shfaqi probleme kardiake dhe ndodhet në spital aty ku po merr trajtimin.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbaruesi ranë në pranga të mërkurën, nën akuzën nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.
TIRANË- Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej seanca për masën e sigurisë për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj. Mirëpo, masa e sigurisë u shty me një orë. Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve të ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital.
Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Sipas prokurorisë, këta persona kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.
TIRANE- Arlind Gjokutaj, 42 vjeç do e mësojë masën e sigurisë që do të caktojë sot për gjykata e Tiranës nga krevati i një spitali. Fill pas arrestimit, Gjokutaj mungon sot në gjykatë pasi prej dy ditësh ai është shtruar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën.
Sot në gjykatë kanë mbërritur Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ruli e ka marrë me sportivitet arrestimin dhe siç shihet në foto është shfaqur i qeshur dhe në humor të mirë./Dosja.al
TIRANË- Arlind Gjokutaj, i akuzuar për mashtrim 1.2 mln € në dëm të shtetit është shtruar në spital. Mësohet se 41-vjeçari, i cili duhet të ishte paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për t'u njohur me masën e sigurisë për veprat e kryera, ka pasur probleme kardiake. Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën.
Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve në Ministrinë e Financave. Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ka qënë avokati i Gjokutajt, ai i cili bëri të ditur në sallë se klienti i tij ndodhet në spital, pasi ka shfaqur probleme kardiake.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u arrestua tre ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Në pranga janë vënë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.
Si funksiononte skema? Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit. Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë e motres së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë. /Dosja.al