LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha në SPAK: Pyetjet e prokurorëve ishin idiote, nuk paraqitën asnjë provë

• Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur në lidhje me çështjen ish-kompleksit Partizani. • Berisha ka shkuar sot në SPAK i shoqëruar nga avokatët e tij. • Berisha pas përfundimit të seancës ka deklaruar se prokurorët nuk paraqitën asnjë prove dhe se pyetjet që i drejtuan ishin idiote. • Po ashtu ai theksoi se ata dukeshin të terrorizuar dhe paraqitën vetëm mashtrime. • Për masën e sigurisë, Berisha tha se është staliniste. • Deputetët e opzoitës kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në mbështetje të Berishës. • GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor. • Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Lëre mos e pyet, masa ndaj meje është staliniste

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se masa e sigurisë ndaj tij është staliniste. Duke folur për mediat, pasi përfundoi marrja në pyetje, Berisha ka theksuar se kjo masë tregon tmerrin e regjimit nda fjala e tij. Po ashtu ai ka theksuar se nuk njeh asnjë ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me gazetarët.

"Masa ndaj meje është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha flet për pyetjet e prokurorëve: Ishin kaq idiote sa... Genc na i memorizo pak. Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pyetjet që i bënë prokurorët në SPAK ishin idiote. Duke folur për mediat, Berisha i ka konsideruar të gjitha pyetjet si idiote, ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e avokatit për t'i memorizuar ato.

Berisha: Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi. Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…

Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove.

Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim.

2 VITE ME PARE

Berisha: Kur u përmenda Edi Ramën, ky grup i strukturuar kriminal vetëm sa nuk u futën nën tavolinë

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha pas daljes nga SPAK se, kur iu kishte përmendur Edi Ramën, prokurorët vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Berisha iu drejtua duke pyetur se, si është e mundur që emri i Edi Ramës të injorohet perj tyre në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? Berisha u shpreh para mediave se disponon informacione që skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal.

"Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces. Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Jamarbër Malltezin është identike si të thuash se Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij. Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi. Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte... pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?

Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë? Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj. Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi. Ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij. A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta përveçse në Korenë e Veriut?", tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Ishin të terrorizuar! Nuk paraqitën asnjë provë, por vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshkruar me detaje para mbështetësve të tij sot dhe para mbarë gjithë opinionit, paraqitjen e tij para hetuesve të SPAK, seancë e cila u zhvillua pa praninë e mediave. Berisha tha se, ishin të terrorizuar, nuk paraqitën asnjë provë, por vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve. Berisha shtoi se grupi i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen, apo mos shkuarjen e tij në parlament.

"Pra, i gjeta të terrorizuar. I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë. Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj. ...Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem. ...Prova? Ça prova mo? Asnjë provë mo? Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama. ...Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara. Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

U pyet në SPAK për çështjen 'Partizani', Berisha: Gjeta një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte Rama

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali berisha

TIRANË- Lideri i i opozitës, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat menjëherë sapo doli nga SPAK, ku ai ishte thirrur sot për herë të parë për t’u pyetur për çështjen e “Kompleksit Partizani” në Tiranë. Berisha tha se, në këto ambiente të SPAK ai kishte gjetuer një grup të terrorizuar, ku në një karrige bosh qendronte McGonigal dhe në karrigen tjetër Edi Rama. Berisha ka përshkruar me detaje para mbështetësve të tij sot dhe para mbarë gjithë opinionit, paraqitjen e tij para hetuesve të SPAK, seancë e cila u zhvillua pa praninë e mediave.

"Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme. Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar.
Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon: Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta... Pasi ju deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qënë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.
Kam ardhur këtu, ju thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar. Ju garantova aty se jam këtu për të shembur piramidën tuaj, jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju masat që vendosët kundër Sali Berishës, në shkelje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. Jam këtu, thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Edi Ramës.

Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të shëmtuar, të paprecedent, refuzimin e provave, që nuk mund të ndodhë kurrë në ndonjë vend. Sepse provat e paraqitur nga avoketërit dhe Jamarbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta. Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre. Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar në bazën e urdhrit politik të Edi Ramës. I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihni të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet. Natyrisht u përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur ka vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 përqind ose 95 përqind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 përqind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi. Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha në SPAK/ Noka: Kjo është një ngrehinë kriminale, regjim narkotrafikantësh

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është një ngrehinë kriminale. Në një prononcim për Top News, Noka e cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.

“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”, tha Noka.

2 VITE ME PARE

Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK: Beteja vazhdon

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe është shoqëruar nga policia drejt SPAK. Berisha u nis me makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan. Sapo doli nga banesa e tij, Berisha tha para gazetarëve se beteja pa kthim vazhdon.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha ai para gazetarëve.

Ish-kryemnistri ndodhet nën masën 'arrest shtëpie' që prej datës 30 dhjetor 2023 të caktuar nga GJKKO në lidhje me çështjen e kompleksit 'Partizani', për të cilën ndodhet po në 'arrest shtëpie' edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

2 VITE ME PARE

Merret sot në pyetje nga SPAK, deputetët e PD-së në mbështetje të Berishës, shihen në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Deputetët e PD-së

TIRANË- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shkojë në SPAK për t'u marrë në pyëtje për herë të parë në lidhje për çështjen "Partizani". Deputetë të PD-së kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në mbështetje të Berishës dhe po presin për mbërritjen e tij.

Deputetët që do të jenë në SPAK janë Flamur Noka, Tritan Shehu, por dhe demokratë të tjerë. Ata janë parë në ambientet e SPAK, ndërsa pritet që në orën 10:00 të nisë seanca e marrjes në pyetje të Berishës.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Berisha shkon sot në SPAK, policia dhe avokatët e presin poshtë banesës

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Foto ilustruese

TIRANA- Ish-kryeministrit Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, ku do të merret në pyetje për herë të parë për çështjen ‘Partizani’. Mësohet se dy makina të policisë, të cilat do të bëjnë shoqërimin drejt SPAK të Berishës, ndodhen poshtë banesës së tij. Ndërkohë, avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë të pranishëm në pallatin ku banon Berisha, në një kafene.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ish-kryeministri do të pyetet në SPAK për çështjen Partizani, për të cilin është caktuar dhe masa ‘arrest shtëpie’.

 

2 VITE ME PARE

Çështja e ish-kompleksit Partizani/ Berisha paraqitet sot për herë të parë në SPAK

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur sot për tu marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. Mësohet se seanca ndaj tij për tu marrë në pyetje është caktuar në orën 10:00. Bëhet me dije se Berisha do të paraqitet sot në SPAK i shoqëruar nga avokatët e tij, ndërkohë që deputetët e opzoitës do të shkojnë te godina e Prokurorisë së Posaçme për mbështetje. Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për këtë çështje.  

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Jana. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha ish-kompleksi partizani

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari