LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027", Rama: Kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjike në këtë sektor, mbështetjen për sportin si dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. • Rama u shpreh se aktualisht në gjithë vendin kemi 400 palestra të reja. • Ai tha se duhet rritur numri i disiplinave sportive, kapacitetet e edukimit, numri i trajnerëve dhe gjithashtu duhet përmirësuar metodologjia. • Kryeministri shtoi se janë çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit dhe se ka filluar edhe procesi për transformimin e "Pallatit të Sportit". • Rama tha se duhen krijuar hapësira të reja edhe për atletikë, të cilën e kosideroi si "mbretëresha" e sporteve. • Kreu i PS-së ka zhvilluar edhe një tjetër takim, kësaj here me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka shumë argumente pse duhet që ata të votojnë PS-në 11 maj, ku përmendi se nëse PS do ta kishte drejtuar vendin që nga 1992, Shqipëria sot do ishte në Bashkimin Europian. • Negociatat, sipas tij, duhet të mbyllen brenda 2027, ndërsa tha se rreth 1 mijë veta po merren me çdo detaj për ta arritur këtë. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar edhe sloganin e koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", të cilin e cilësoi si qesharak. • Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë këtë vit, kreu i PS-së tha se "kanë lindur me këmishë" pasi votimi i parë i tyre do të jetë ajo që ai e quajti "takim me historinë". • Më tej ai u shpreh se shqiptarët pas rënies së komunizmit bënin thirrje që e donin vendin si Evropa por sipas tij pas ardhjes në pushtet të Berishës Shqipërinë e mori lumi. • Kreu i qeverisë edhe në takimin e sotëm ka vijuar "leksionet e dashurisë" për vajzat. • Këtë temë, ai sigurisht e lidhi me bindjet politike të djemve ndërsa u bëri thirrje vajzave që nëse djemtë janë të lëkundur duhet ti tolerojnë. • Sa i përket djemve të cilët duan të votojnë për opozitën, Rama ishte pak më i ashpër dhe u shpreh se vajzat duhet t'i dënojnë dhe t'i lënë duke mos ua varur fare

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama "leksione dashurie" vajzave: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur! Nëse thonë që do votojnë për bufin, lërini

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me të rinjtë që votojnë për herë të parë ka vijuar "leksionet" për vajzat. Rama teksa po u drejtohej vajzave u dha disa leksione dashurie sesi ato të përdorin fuqinë e tyre tërheqëse me djemtë. Patjetër këtë temë kryeministri e lidhi me bindjet politike të djemve ndërsa u bëri thirrje vajzave që nëse djemtë janë të lëkundur duhet ti tolerojnë.

Sa i përket djemve të cilët duan të votojnë për opozitën, Rama ishte pak më i ashpër dhe u shpreh se vajzat duhet t'i dënojnë dhe t'i lënë duke mos ua varur fare. Ai theksoi se në të ardhmen djemtë do pendohen dhe kur vendi të jetë pjesë e BE-së do t'ia japin meritat të dashurave të tyre pasi nga ata nuk do të arrihej si proces.

"Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t'ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.

Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE. Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.

E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Asnjëherë nuk jemi shkëputur nga qëllimi për t'u anëtarësuar në BE," Rama: Pas rënies së komunizmit shqiptarët thirrën ‘E duam Shqipërinë si Europa’! Me bufin e mori lumi

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në Tiranë u kthye pas në kohë duke kujtuar figura të shquara të Shqipërisë si dhe kontributin e tyre. Rama foli që nga koha e Skënderbeut e deri në rrëzimin e diktaturës.

Ai u shpreh se çdo figurë e shquar ka tha një kontribut teksa theksoi luftën e rilindasve për një alfabet të përbashkët te Ismail Qemali që kishte qëllim bashkimin me Perëndimin. Rama theksoi se shqiptarët nuk janë shkëputur asnjëherë nga qëllimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ai tha se shqiptarët pas rënies së komunizmit bënin thirrje që e donin vendin si Evropa por sipas tij pas ardhjes në pushtet të Berishës Shqipërinë e mori lumi.

"Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, nuk donte të shkonte në BE – sepse nuk kishte BE atëherë – por ai na tregoi se atje ishte destinacioni. Kur erdhën rilindasit, ende nuk kishte BE, por ata luftuan për një alfabet të përbashkët dhe na lanë vargun madhështor: ‘Drita lind andej nga perëndon’. Edhe Ismail Qemali kishte si objektiv shkëputjen nga Lindja dhe bashkimin me Perëndimin. Pas rënies së komunizmit, erdhi thirrja nga vetë populli: ‘E duam Shqipërinë si Europa’. Pastaj, e mori bufi dhe e mori lumi Shqipërinë", u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

"Po pres të dëgjoj "Rama ik" se e kam si hudhër", Rama-të rinjve: Mos lini votë pa marrë

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me batuta takimin me të rinjtë e kryeqytetit. Ai tha se nuk e përfundon fjalën e tij pasi po pret të dëgjojë "Rama ik". Rama kishte edhe një "detyrë" për të rinjtë ku tha se po të bëjnë dhe 8 persona të votojnë për PS, quhet gjithçka e kryer.

"Po rri se dua të degjoj "Rama ik", se e kam si hudhër. Ta thotë një nga fundi se më qetëson. Mos lini votë pa marrë dhe detyra juaj është e thjeshtë. Deri në 28 ditë po bëtë edhe 8 të shoqnisë, tre të lëkundur, tre me ne dhe dy nga krahu që janë në kënetë, e keni kryer detyrën tuaj.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Qesharake kur thonë do ta bëjmë Peqinin Madhështor", Rama- të rinjve: Keni lindur me këmishë se votimin e parë e keni takim me historinë

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
edi rama

TIRANË- Në takimin me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3, Rama ka ironizuar edhe sloganin e koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Ai e cilësoi qesharak sloganin "Do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore", ndërsa shtoi se PS vendin do ta bëjë anëtare të BE.

Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë këtë vit, kreu i PS-së tha se "kanë lindur me këmishë" pasi votimi i parë i tyre do të jetë ajo që ai e quajti "takim me historinë". 

"Po mund të jetë normale një alternative që nuk ka fare turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore? Ju duket normale ju?! Ca do bëjnë madhështore. Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq. Pastaj gjëja bëhet edhe me qesharake. Shkojnë në Peqin thonë do ta bëjmë Peqinin madhështor, e kështu me radhë. Histori komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit. Ju keni lindur me këmishë se votimin e parë e keni takim me historinë, merrni dhe një pasaportë.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiume në tre qytete", Rama: Durrësin do ta kthejmë në një kompleks akademish sportive

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot gjatë prezantimit të programit për sportin në Shqipërinë 2030", se janë çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit dhe se ka filluar edhe procesi për transformimin e "Pallatit të Sportit". 

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.”, u shpreh ai. 

Kreu i qeverisë ka deklaruar më tej gjatë prezantimit të programit për sportin në "Shqipërinë 2030", se qyteti i Durrësit do të shndërrohet një kompleks akademish sportive. Rama u shpreh se ka zhvilluar bisedime me NBA që të ndërtojë në Durrës një akademi. 

“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027, mbi 1 mijë vetë po merren me çdo detaj për këtë

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në takimin me të rinjtë se Shqipëria duhet të mbyllë negociata me Bashkimin Europian brenda vitit 2030.  Ai tha se për të arritur këtë një skuadër prej 1 mijë vetash po punon çdo ditë dhe po merret me çdo detaj. 

Për ata të cilët thonë se ka vite që Rama premton anëtarësimin, kryeministri tha se duhen pyetur se pse Mali i Zi që i ka nis negociatat që 2012 nuk është anëtarësuar ende. 

"Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027. Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtim e 36 a 38 negociatorëve duhet të negociojnë çdo lloj gjeje për të bërë marrëveshje deri në 2027 që vendi të bëhet pjesë e BE. 1 mijë vet janë andej që merrem me çdo detaj, çdo gjë që lidhet me shtetin dhe këto negociata deri në 2027 janë negociata më të shpejta në BE pas Finlandës që i ka bërë për një vit, po ajo është Finlanda nuk kemi ca diskutojmë. Disa thonë ka disa vite Rama që na thonë do na çoj në në BE dhe ju do ti thoni po Mali i Zi që i ka filluar në 2012, pse nuk është në BE meqënëse qenka Rama që e paska fajin, po Maqedonia e Veriut, po Serbia pse nuk është në BE.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim me të rinjtë në Tiranë: Po ta kishte drejtuar PS vendin që nga 1992, sot do të ishim në BE

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka shumë argumente pse duhet që ata të votojnë PS-në 11 maj. Sipas tij një nga argumentet është se nëse PS do ta kishte drejtuar vendin që nga 1992, Shqipëria sot do ishte në Bashkimin Europian. Më tej kryesocialisti tha se sa herë që PS ka marrë drejtimin e vendit, gjërat kanë qenë më mirë.  

"Por nëse do ta vazhdojmë pak më tej, unë e kuptoj shumë mirë që shumë nga shokët dhe shoqet e mia, që nuk kanë parë çfarë kemi parë ne me sytë tanë, që nuk e dinë se nga është nisur ky qytet për të ardhur këtu ku është sot, që nuk e kanë jetuar historinë e viteve ’90, që nuk e kanë përjetuar shqipërinë në prag të humnerës, që nuk i kanë parë rrugët të mbushura me njerëz të armatosur, që nuk kanë fjetur ndonjëherë në zhurmën e kallashnikovëve, që nuk kanë parë çdo mbrëmje në televizor se sa vetë ishin vrarë rrugëve Sot bëjnë pyetje: "Po përse PS?". Po kë tjetër mër jahu! Kjo përgjigje ka shumë argumente pas. Njëri prej argumenteve është se, nëse PS do ta kishte pasur detyrën për të drejtuar vendin në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1992 e deri më sot, Shqipëria do të ishte sot në Bashkimin Evropian.

Nuk do të kishte humbur disa momente historike, disa shanse të pakthyeshme, duke rënë në humnerë dhe nga ana tjetër, në të gjitha herët dhe vendet, qoftë në krye të vendit, qoftë në krye të bashkive, kurdoherë që të tjerët kanë pasur mundësinë për të drejtuar, vendi dhe çdo bashki e tij ka dalë më keq sesa kur e ka marrë drejtimin Partia Socialiste. Në të gjitha rastet, çdo herë që PS ka marrë drejtimin e vendit, gjërat kanë qenë më mirë. PS ndërton Shqipërinë.Të tjerët janë këtu për të shkatërruar. Më 1992, populli u bashkua dhe votoi PD. PD u votua edhe nga ata që nuk ishin me Partinë Demokratike. Më 1992, u votua PD, sepse ishte partia që ishte në kohën dhe vendin e duhur, sepse shqiptarët duhet të vulosnin mbylljen e një kapitulli të gjatë, duke u ndarë nga një sistem diktatorial. Kjo histori ka rëndësi edhe sot. Edhe më 11 maj ka një moment historik. Më 11 maj, zgjedhja është takim me historinë. Shqiptarët me anë të PS duhet të mbështesin Shqipërinë, anëtare të BE-së.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama prezanton programin për sportin në Shqipëri 2030: Duhet të rrisim numrin e disiplinave sportive dhe të krijojmë hapësira të reja edhe për atletikën

"Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për sportin në Shqipëri 2030, ku foli për investimet strategjike në këtë sektor, mbështetjen për sportin si dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend.

Rama u shpreh se aktualisht në gjithë vendin kemi 400 palestra të reja. Ai tha se duhet rritur numri i disiplinave sportive, kapacitetet e edukimit, numri i trajnerëve dhe gjithashtu duhet përmirësuar metodologjia.

Kryeministri shtoi se janë çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit dhe se ka filluar edhe procesi për transformimin e "Pallatit të Sportit". Rama tha se duhen krijuar hapësira të reja edhe për atletikë, të cilën e kosideroi si "mbretëresha" e sporteve. 

"Sot ne kemi afro 400 palestra. Janë 12 mije fëmijë të angazhuar në lëvizje sportive në shkolla. Ne duhet të rrisim dhe numrin e disiplinës sportive, jo vetëm basketboll e volejboll. Të kuptojmë si mund të ndërtohen nuklet në cdo bashki për mundjen, peshëngritjen. Duhet të rrisim kapacitetet e edukimit, numrin e trajnerëve dhe të përmirësojmë metodologjinë. Gjëja tjetër që dua të theksoj është që infrastruktura ka nevoja akoma shumë. Kemi çuar përpara 3 projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Do zhvillohen me partneritet privat si stadiumi Stelman Stermasi. Kemi filluar dhe procesin për transformimin e Pallatit e Sportit. Besoj që nuk mund të rrimë me vendnumëro vetëm me një pistë atletike. Duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën. Se është mbretëresha e sporteve.", tha Rama. 

edi rama ne tirane zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje