LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i mbarë! BESA bojkoton: I shërben BDI. Mediat: U bë ndërmjetës

• Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në një darkë jozyrtare në vilën 31 në Tiranë. • Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët u futën një e nga një në vilë, pas kryeministrit Rama, I cili më pas publikoi dhe foton nga takimi, të cilin e konsideroi vëllazëror. • Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, deklaroi se asnjë përfaqësues nga forca politike ku ai bën pjesë nuk do të shkojë në Tiranë dhe kështu ndodhi. • Takimi zgjati thuajse pesë orë dhe sipas Ahmetit, kryefjalë kanë qenë sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kishin treguar papjekuri politike duke mos marrë pjesë. • Takimi u pasqyrua edhe në mediat maqedonase, të cilat e konsideruan kreun e qeverisë si liderin që ka marrë rolin e ndërmjetësit, por nuk harruan as përshkrimin ‘tryezë vëllazërore’. • Sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese pritet të jetë sfida e këtij viti për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të mund të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në. Opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë një gjë të tillë, ndërsa ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi në Tiranë, mediat maqedonase: Rama mori rolin e ndërmjetësuesit!

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
Edi Rama

TIRANË- ‘Edi Rama mori rolin e ndërmjetësuesit duke bërë bashkë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Tiranë’, kështu e nis artikullin një prej mediave maqedonase që ka pasqyruar takimin e zhvilluar në vilën 31 në Tiranë.

Alsat shkruan se Katër krerët e partive, Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët pranuan të ulen përballë njëri-tjetrit në vilën qeveritare, ndërkohë që darkën e bojkotoi kreu i lëvizjes BESA. Shkak, prania e Ahmetit. Ndërsa InaOnline e konsideroi një takim tepër vëllazëror.

“Në bazë të deklarimeve të pjesëmarrësve në tryezë, dy ishin themelet e diskutimeve: Agjenda e përbashkët në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke ngulmuar në temën e ndryshimeve kushtetuese që Shkupi duhet të kryejë, për të zbatuar marrëveshjen me Bullgarinë,”- shkruan InOnline.

Artikulli i Alsat:

Edi Rama mori rolin e ndërmjetësuesit duke bërë bashkë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Katër krerët e partive, Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët pranuan të ulen përballë njëri-tjetrit në vilën qeveritare, ndërkohë që darkën e bojkotoi kreu i lëvizjes BESA. Mungesën e tij, Bilal Kasami i bashkangjiti si arsye, praninë e kreut te Ali Ahmeti. Ftesa e papritur e Edi Ramës shkaktoi zhurmë në Shkup, ndërkohë që konfidencialitetin e takimit e ruajti edhe zyra e shtypit e Kryeministrit, që nuk dha detaje mbi arsyet e darkës së liderëve shqiptarë në vilën qeveritare në Tiranë. Kjo nuk është herë e parë që kryeministri Rama ndërmjetëson uljen në një tryezë të  partive shqiptare, 7 vite me parë ai negocioi takimin e liderëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut, ku pati dakordësi për çështje të nxehta, që preknin gjuhën dhe simbolet e shqiptarëve.

Artikulli i Ina Online:

Ka qenë një takim tepër vëllazëror me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai i zhvilluar mbrëmjen e 10 janarit nga liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku munguese e vetme në tryezë ishte Lëvizja Besa. Në bazë të deklarimeve të pjesëmarrësve në tryezë, dy ishin themelet e diskutimeve: Agjenda e përbashkët në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke ngulmuar në temën e ndryshimeve kushtetuese që Shkupi duhet të kryejë, për të zbatuar marrëveshjen me Bullgarinë. Si një çast themelor e sheh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, momentumin e krijuar për ndryshimet kushtetuese në RMV. Megjithatë, ai e ka përcaktuar se vetë kryeministri Rama, nuk e ka sjellë çështjen në tryezë. Por, ato ndryshime, do të ndihmojnë Shkupin edhe më tej që të vijojë rrugëtimin evropian. “Pati një ligjërim të kryeministrit Rama për sfidat dhe përpjekjet që janë bërë e që duhen bërë drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësimin në BE”, shpjegoi Ahmeti, duke ngulmuar se bashkëkoordinimi i dy vendeve është themeltar, në këmbim të përvojave dhe eksperiencave që e shkurtojnë rrugën drejt unionit. Teksa, mbi mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë mbledhje që është organizuar prej kreut të Qeverisë shqiptare, Ahmeti komentoi duke e specifikuar si një papjekuri politike, pasi takime të tilla nuk duhen shmangur asnjëherë dhe njerëzve, u duhet dhënë një mesazh i mirë përbashkimi në të tilla raste.

Po ashtu, sipas tij, largimi i të rinjve shqiptarë, është një plagë e madhe që po i godet të dy vendet dhe kjo gjë, duhet ndaluar, duke ndjekur modelet më të mira evropiane. Ndërsa, frymën e takimit, e cilësoi krejtësisht vëllazërore. Tepër shkurtimisht, në të njëjtën frymë e ka komentuar takimin edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili e ka përkufizuar si një bisedë për të ardhmen e përbashkët atë të zhvilluar, duke uruar edhe një vit të mbarë për gjithë shqiptarët. Një fjalë për mediat e mbajti edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sërish e theksoi me ngulm frymën në të cilën takimi u zhvillua. Çështjet e përmendura nga ai si kryesore, ishin sërish ato të bashkërendimit të rrugës evropiane dhe forcimit të faktorit shqiptar në rajon. Mbi mungesën e Lëvizjes Besa, ai ka vendosur të mos japë asnjë koment. Kryeministri shqiptar ndërkohë, Edi Rama, pavarësisht se nuk mbajti një fjalë për mediat në përmbyllje, postoi në median e tij sociale Facebook, një foto nga brenda darkës së pritjes, ku ka bërë thjesht një urim. “Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”, shkroi ai bashkëngjitur me një fotografi nga brenda takimit.

3 VITE ME PARE

Takimi me Ramën/ Ahmeti: Diskutuam për anëtarësimin në BE. Pse nuk mori pjesë ‘Besa'? Papjekuri politike

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
Ali Ahmeti

TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është shprehur se kryefjalë e takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ishte bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Në një deklaratë për mediat pas takimit, ai tha se kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve. I pyetur për bojkotin e Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kanë treguar papjekuri politike.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Puna e lodhshme që është bërë pas krahëve, shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimin drejt BE-së për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona. U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standarteve perëndiomore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme s ai takon shqiptarëve. Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike, nuk duhet të ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në një darkë jozyrtare në vilën 31 në Tiranë. Ali Ahmeti i BDI, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët u futën një e nga një në vilë, pas kryeministrit Rama, I cili më pas publikoi dhe foton nga takimi, të cilin e konsideroi vëllazëror. Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, deklaroi se asnjë përfaqësues nga forca politike ku ai bën pjesë nuk do të shkojë në Tiranë dhe kështu ndodhi. Takimi zgjati thuajse pesë orë. Takimi u pasqyrua edhe në mediat maqedonase, të cilat e konsideruan kreun e qeverisë si liderin që ka marrë rolin e ndërmjetësit, por nuk harruan as përshkrimin ‘tryezë vëllazërore’.

3 VITE ME PARE

Rama publikon foton nga takimi me partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Qoftë një vit i mbarë

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
Kryeministri Edi Rama me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar këtë mbrëmje me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Facebook, Rama shihet i ulur në mes të tryezës, i rrethuar nga krerët e partive shqiptare të RMV-së. Mes tyre duket edhe ministrja Olta Xhaçka.

Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama nis takimin me krerët e partive shqiptare në RMV

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me krerët e partive shqiptare në RMV. Takimi po zhvillohet në Tiranë, ku kanw ardhur edhe liderwt politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqesuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik per Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

3 VITE ME PARE

'Si lejoni të diskutohen jashtë vendit çështjet?'/ VMRO: Takimi në Tiranë për të shpëtuar karrierën e Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
VMRO-DPMNE

SHKUP- Organizata e Brendshme Maqedonase Revolucionare – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas, thjeshtuar si VMRO-DPMNE ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas një reagimi zyrtar, VMRO-DPMNE pretendon se takimi në Tiranë do të zhvillohet vetëm për të shpëtuar karrierën politike të Dimitar Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit. Madje akuzojnë kryeministrin se po lejon që çështjet kombëtare të diskutohen jashtë vendit.

“A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit? Cili do të jetë rezultati i takimit në Tiranë, a do t’i mësojë Ahmeti në Tiranë axhendën e gjelbër apo do t’i sjellë një platformë të dytë të Tiranës Kovaçevskit, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë? Marrëveshja e vetme që duhet të jetë mes të gjitha partive politike në Maqedoni, jo në Tiranë, është bashkimi kundër krimit të LSD-së dhe BDI-së dhe një marrëveshje për zgjedhjet që të vendosë populli,”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sonte në Tiranë, lideret politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqesuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik per Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare. Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka nisur përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

3 VITE ME PARE

Refuzoi festën e Ramës, kreu i Lëvizjes Besa zbulon arsyet: I shërben BDI-së

Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV: Një vit i
Bilall Kasami

SHKUP- Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, zbuloi arsyet pse ai refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, për të qenë prezent në takimin që do mbahet në Tiranë bashkë me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Euroneës Albania, Kasami tha se darka e thirrur nga kryeministri i shërben vetëm interesave të BDI-së së Ali Ahmetit.

“Duke pasur parasysh turbulencat brenda BDI-së, ku tani hapur një grup i të rebeluarve funksionarë të lartë të partisë, nga kryetari i Këshillit Mbikqyrës, nënkryetari i partisë, deputetë e kryetar komunash kanë dalë hapur kundër ekzekutivit, ministrave të kësaj qeverie, të cilët edhe ata i vlerësojnë si të dështuar, në këtë situatë më së shumti i shërben BDI-së defokusimi i situatës nga dështimi i saj në qeveri në drejtim të thirrjes së bërë nga Rama për këtë darkë të thirrur për sonte,"-u shpreh ai.

Gjithashtu, ai shtoi se BDI nuk është e interesuar për avancimin e çështjeve shqiptare, madje është e interesuar që të mos përparojnë.

“Sot është e njohur në Maqedoninë e Veriut se BDI qëndron në qeveri vetëm për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe në asnjë moment nuk është e interesuar për avancimin e çështjeve shqiptare. Maqedonasit e kanë kuptuar se disa çështje i zgjidhin më mirë në interes të tyre duke pasur ministra dhe funksionarë shqiptarë dhe në këtë mënyrëe tolerojnë që gjysma e qeverisë të jetë me funksionarë shqiptarë, por që çështjet shqiptare të mos përparojnë,”-shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sonte në Tiranë, lideret politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqesuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik per Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare. Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka nisur përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.

ali ahmeti edi rama rama takim partite maqedonase

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj