LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të Operacionales! U filmuan 2 herë

• Arrestohet agjenti i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami. 28-vjeçari banues në Tiranë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar të zhdukurin Ervis Martinaj. • Dyshohet se Lami ka transportuar me mjet Martinajn pas dëshmisë që ka dhënë në SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani e në periudhën kur po zhvillohej operacioni 'Plumbi i Artë'. Ai mësohet ta ketë transportuar në zona si Lezhë, Laç, Shkodër, Durrës e Tiranë. • Lami, Ervis Martinaj dhe një vajzë janë filmuar bashkë nga kamerat e sigurisë së dy ambienteve në Durrës e Tiranë, pas shpalljes së biznesmenit të lojërave të fatit në kërkim, pas operacionit ‘Plumbi i Artë’. • Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". • Më 5 gusht, Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

HERA E FUNDIT! Martinaj u filmua në hotel para se të zhdukej, 7 gushti e bëri bashkë me efektivin

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli vetëm një ditë para se të humbte kontaktet me familjen e tij. Gazetari Elton Qyno raporton për Ora News shkruan se Martinaj është filmuar nën shoqërinë e ndihmës/specialistit të operacionales, Jeton Lami nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës.

Mbrëmjen e 7 gushtit, Martinaj është larguar nga hoteli duke e lënë vetëm Lamin.

Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni "Plumbi i artë". 

3 VITE ME PARE

Zbulohen PAMJE të Ervis Martinajt para zhdukjes, shkoi në dy ambiente me një vajzë dhe Policin e Operacionales (DETAJET)

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj dhe foto ilustruese

TIRANË- Efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami, i cili është prangosur një natë më parë e është lënë burg nga Gjykata e Kurbinit është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Lami ka qenë bashkë me Ervis Martinajne një vajzë, në një ambient në Durrës e në një tjetër në Tiranë. 

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për humbje të kontakteve, Prokuroria e Kurbinit ka zbuluar një pamje te një kamera sigurie ku shfaqet Martinaj, vajza dhe efektivi i Operacionales.

Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni "Plumbi i artë". 

 

3 VITE ME PARE

Mbrëmë u arrestua, zbulohen 3 ZONAT nga ku efektivi Lami transportoi Martinajn

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj

TIRANË- Gazetari Elton Qyno bën me dje se efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami që është arrestuar e ka transportuar disa herë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në një raportim për OraNews, Qyno tha se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’.

3 VITE ME PARE

Ndihmuan Martinajn të arratiset, pas agjentit pritet arrestimi i efektivit të RENEA-s

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
RENEA

TIRANË- I shumëkërkuar Ervis Martinaj është ndihmuar nga më shumë se një person për t'u arratisur. Pas ndalimit dhe arrestimit të agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lamit, do të kryhet dhe arrestimi i një efektivi të forcave RENEA. Dyshohet se edhe ky person e ka ndihmuar Martinajn që të arratiset në mënyrë që të mos kapej nga forcat e policisë.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i agjentit të Operacionales, zbulohet se kur e ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj

TIRANË- Agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë, Jeton Lami transportoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn gjatë periudhës kur ai u shpall në kërkim gjatë operacionit të koduar 'Plumbi i Artë'. Dyshohet se Lami e ka transportuar Martinajn me mjetin e tij, për të mos rënë në sy.

Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i agjentit të Forcave Operacionale, dyshohet se ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj

LEZHË- Punonjësi i Policisë Jeton Lami dyshohet se ka përkrahur e transportuar personin e shumëkërkuar Ervis Martinaj. I arrestuari është punonjës policie, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Kurbinit i ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinaj se kanë humbur prej disa kohësh cdo kontakt me të.

Dyshohet se Lami e ka ndihmuar dhe transportuar me makinë. 

3 VITE ME PARE

Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë (EMRI)

Dyshohet se ndihmoi Martinajn të arratiset, pranga agjentit të
Ervis Martinaj

LEZHË- Jeton Lami, agjent i forcave operacionale në Lezhë është arrestuar nga policia. 28-vjeçari banues në Tiranë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar nga policia e shtetit. Ky person i cili është në kërkim nga policia dyshohet se është Ervis Martinaj. Ndaj Lamit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Mirëpo, familja e Martinajt ka denoncuar humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

ervis martinaj jeton lami arrestohet jeton lami

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj