LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kishte ankesa. Të afërmit: Nuk kishte probleme shëndetësore

•Ndërron jetë i dënuari në burgun e Fierit, Simon Toska. •51-vjeç ndërroi jetën mëngjesin e sotëm rrugës për në spital pasi ishte ndjerë keq në paraburgimin e Fierit. •Drejtoria e Burgjeve bëri të ditur se Toska në momentin e parë është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka deklaruar probleme shëndetësore. •Më 3 maj, Toska është ankuar te personeli për lodhje dhe pas kontrolleve që rezultuan normale iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi se ndjehej mirë. •Sipas Drejtorisë së Burgjeve në orët e para të mëngjesit të 4 majit, Toska shfaqi probleme me frymëmarrjen. 10 minuta më vonë ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, ku është asistuar me masazh kardiak. •

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Humbi jetën papritur në burg, të afërmit e Simon Toskës: Ka qenë njëri i mirë, nuk ka pasur probleme shëndetësore

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk
Te afermit

MALLAKASTËR- Të afërm të Simon Toskës, 51-vjeçarit që humbi jetën në burgun e Fierit kanë mbetur të shokuar. Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se Toska nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se nuk ka qenë një njeri problematik.  

"Smoni ka qenë shumë djalë i mirë me plot gojën. Simoni kishte 2 prindërit, 2 vëllezërit dhe motrën. Lajmi ishte shumë i hidhur, na erdhi shumë keq, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje, e dimë se jemi bashkëfshatar. Në 4:30 na morrën në telefon na thanë i ka rënë infarkt, ka vajtur pa shenja jete në spital. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, djalë më të mirë në fisin tonë nuk kishim, nuk ishte njeri problematik. Ai nuk ka vuajtur më parë nga probleme shëndetësore, ka qenë i fuqishëm, i martuar me 2 fëmijë, asnjë nga familja nuk dinë gjë”, thanë të afërmit.

3 VITE ME PARE

'Nuk ishte person problematik'/ Vdekja e të dënuarit në burgun e Fierit, flasin të afërmit: S'vuante nga asnjë sëmundje

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk
Te afermit

TIRANË- Ditën e sotme ndërroi jetë Simon Toska, 51-vjeçari i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit. Sipas Drejtorisë së Policisë, Toska shfaqi probleme me shëndetin, ndaj u transportua për në spital, mirëpo për fat të keq ndërroi jetë rrugës.

Të shokuar për vdekjen e papritur të 51-vjeçarit, të afërmit në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore. Ata pohojnë se lajmin e kanë marrë nëpërmjet një telefonate në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë njoftuar nga drejtoria e burgut.

Kemi pasur hyrje dalje të vazhdueshme, Simoni ka qenë shumë djalë i mirë, jo se sot ndërroi jetë, por me plot gojë. Simoni kishte dy prindërit, motrën dhe dy vëllezërit, lajmi na erdhi shumë i hidhur. Është fatkeqësi, lajm i hidhur dhe për ne si bashkëfshatarë, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje”, tregon një fqinj i familjes Toska.

Kontaktin e fundit e kemi pasur para 3 ditësh, i kam çuar ushqime gjëra, ai ishte i dënuar me 7 vite burg, nuk e di të saktë. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit na lajmëruan dhe na thanë që është dërguar pa shenja jete në spital. Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim, nuk ishte njeri problematik. Për momentin familja nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen”, shprehet një prej familjarëve të Toskës.

“Ishte i martuar me 3 fëmijë, dy djem dhe një gocë. Na mori në telefon infermierja e spitalit të burgut, dhe iu kanë thënë ‘na la Simoni’. Asnjë prej familjarëve nuk di gjë më tej”, tregon një tjetër banor i fshatit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vdekja e të dënuarit në Fier, Drejtoria e Burgjeve: U ankua për lodhje dhe dobësi trupore një ditë më parë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk
Burgu

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me vdekjen e të dënuarit, Simon Toska. Sipas Drejtorisë i dënuari një ditë më parë ka shfaqur lodhje dhe dhimbje trupi, por pas marrjes së një serumi është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Toska ishte arrestuar në vitin 2021, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË;

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.05.2023, rreth orës 04:00 në Spitalin Rajonal Fier ka ndërruar jetë shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuara nga neni,(283/2) i Kodit Penale.

– Shtetasi Simon Hashim Toska, është pranuar në IEVP Fier me masë sigurie arrest me burg, me datë 13.08.2021 dhe pas vizitës shëndetësore është pajisur me kartele klinike numër 4253.

– Që në momentin e pranimit ky shtetas është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka referuar për ankesa klinike akute. Gjatë qëndrimit në institucion ky shtetas nuk ka paraqitur ankesa klinike dhe nuk ka marr trajtim me medikamente për patologji kronike.

– Me datë 03.05.2023, rreth orës 12:00 shtetasi Simon Toska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. Presioni arterial 100/70 mm Hg, pulsi arterial në normë. Në këto kushte iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi që ndjehej mirë dhe në gjendje të stabilizuar, nuk referoi për ankesa klinike.

– Më datë 04.05.2023 në orën 03:25 gjatë patrullimit në sektor punonjësi i policisë me shërbim njofton në radio punonjësit e shërbimit shëndetësor në detyrë, se i paraburgosuri Simon Toska ka probleme me frymëmarrjen. Pas njoftimit rreth orës 03:30 infermierët e shërbimit së bashku me grupin e sigurisë shkojnë në dhomën e shtetasit Simon Toska, në godinën e paraburgimit. Ky shtetas ka referuar për probleme, vështirësi në frymëmarrje, presioni arterial 90/60 mm Hg. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, i është aplikuar medikamenti (1 ampul) prednizolon dhe është rekomanduar të dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

– Në orën 03:34 ky shtetas është nisur për në urgjencën e Spitalit Fier, ku edhe gjatë rrugës është asistuar me masazh kardiak. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio- version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje).

3 VITE ME PARE

Shfaqi probleme me shëndetin! Shoku i dhomës në burgun e Fierit njofton gardianët, ndërron jetë 52-vjeçari

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Nuk
Burgu

FIER- Simon Toska ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Toska vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi mëngjesin e sotëm shqetësime dhe komplikacione shëndetësore, e për pasojë u desh që të dërgohej në spital.

Ishte shoku i dhomës ai i cili konstatoi problemin shëndetësor e më pas njoftoi autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. Mirëpo, 52-vjecari mbërriti pa shenja jete në spitalin e Fierit. 

Sipas Drejtorisë së Burgjeve i dënuari një ditë më parë ka shfaqur lodhje dhe dhimbje trupi, por pas marrjes së një serumi është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore. Toska ishte arrestuar në vitin 2021, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim./Dosja.al

simon toska

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari