LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nderim për jetë për Azem Hajdarin"! 8 Dhjetori, Berisha: Shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramës është Gjenerata Z

• Në 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 dhe përkujtimit të Pishtarit të Demokracisë Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në një ceremoni të mbajtur në Qytetin Studenti, riktheu vëmendjen e opinionit publik te data që ai e cilësoi si një prej datave më të shënuara në historinë e lirisë së kombit shqiptar. • Berisha kujtoi se më 8 dhjetor 1990 studentë të Universitetit të Tiranës, të udhëhequr nga tribuni i lirisë, Azem Hajdari, nisën protestat që në vetëm tre ditë ndanë epokat dhe vendosën pluralizmin politik në vendin më monist të planetit. • Duke nderuar rolin historik të protagonistëve të asaj lëvizjeje, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori është ditëlindja e lirive të tyre, një moment i pakthyeshëm në historinë kombëtare, kur engjëjt e demokracisë, të braktisur nga të gjithë, guxuan të përballeshin me regjimin komunist më represiv të kohës, që edhe ato ditë vriste dhe ekzekutonte në kufi çdo javë bashkëmoshatarët e tyre. • Lideri i opozitës Sali Berisha rikujtoi se lëvizja studentore e vitit 1990 u shndërrua brenda 72 orësh në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë, duke i imponuar regjimit pranimin e pluralizmit politik dhe duke hapur rrugën për themelimin e Partisë Demokratike. • Në këtë kontekst, ai nënvizoi se Azem Hajdari dhe studentët liberatorë do mbeten të pavdekshëm në panteonin e lirisë së kombit shqiptar përgjithmonë, sepse energjia e tyre u riktheu shqiptarëve dinjitetin njerëzor dhe i hapi vendit perspektivën euroatlantike. • Duke e cilësuar 8 Dhjetorin si ditën më simbolike për të rinjtë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te roli dhe misioni i brezit të sotëm, Gjeneratës Z. 

4 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z

"Nderim për jetë për Azem Hajdarin"! 8 Dhjetori,
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë ditë si moment reflektimi për gjendjen politike dhe shoqërore të vendit. Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e 8 Dhjetorit, Berisha deklaroi se, sipas tij, 35 vite pas lëvizjes studentore të 1990-s, Shqipëria po përballet me një regjim autoritar dhe se idealët e dhjetorit janë të rrezikuar.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për krijimin e një sistemi kleptokratik dhe për rrënimin e pluralizmit politik, ndërsa theksoi se largimi masiv i të rinjve është pasojë e politikave qeveritare.

Duke iu drejtuar të rinjve, Berisha i cilësoi ata si forcën e vetme që mund të sjellë ndryshimin, duke përmendur lëvizjet e gjeneratës Z në vende të tjera dhe duke i bërë thirrje rinisë shqiptare të qëndrojë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

FJALIMI:

Zonja dhe zotërinj, sot pas 35 vitesh, qytetarët shqiptarë kujtojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi Edi Rama, pasardhës direkt biologjik i etërve xhelatë të regjimit komunist, Kristaq Ramës që në gusht të vitit 1988 kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kushedi sa e sa kundërshtarëve të regjimit, dhe Spiro Kolekës, i cili edhe më 11 dhjetor në mëngjes kërkoi shtypjen me tanke të lëvizjes studentore, ka vendosur në Shqipëri diktaturën autoritare, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Armik i votës së lirë dhe skllav i pushtetit të tij të krimit, ai ka zëvendësuar zgjedhjet e lira me farsën zgjedhore.
Ai ndërtoi në Shqipëri jo vetëm narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, por instaloi regjimin më kleptokratik që shqiptarët kanë njohur në ekzistencën e tyre.

Kurrë ky komb nuk ka pasur në krye një dyshe të tillë siç ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun që ta ketë vjedhur atë as një të qindtën e atyre që kanë vjedhur këto dy monstra të vjedhjes dhe të grabitjes së pasurive kombëtarë të shqiptarëve.
Ai sot është i pari kryeministër në historinë e Europës që mbron publikisht vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij.
Sot, në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, Edi Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë.
Në 10 vite të sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim, me politikat e tij përzuri nga Shqipëria mbi 700 mijë të rinj dhe të reja, apo rreth 70 përqind të të rinjve shqiptarë.

Edi Rama, me ndihmën e Xhorxh Sorosit, mafies ndërkombëtare të ekstremit të majtë, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, pra për të varrosur përfundimisht pluralizmin politik dhe idealet e dhjetorit 1990. Por dështoi sepse ato ideale janë të pavdekshme, ato frymëzojnë sot çdo opozitar shqiptar, çdo të ri shqiptar të qëndrojë me guxim në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Ata sot janë më të vendosur se kurrë të shporrin nga pushteti narkomafien dhe kleptokracinë me në krye Ramaduron që sot po i rrëshqet toka nën këmbë. Sot përsëri në këtë udhëkryq në të cili ndodhet Shqipëria, shpresat e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj, është ajo gjeneratë që këto dy vite ka bërë historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, në Nepal dhe vende të tjera duke përmbysur diktaturat autoritare.

Unë kam besimin më të madh se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare, trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990, do përmbushë misionin e saj. Ndaj dhe duke u uruar gëzuar këtë ditë, u bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë. Nderim përjetë Azem Hajdarit, studentëve liberatorë të dhjetorit 1990. Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, misionin e saj. Nderimin më të madh për dhjetoristët.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Azem Hajdari dhe studentët liberatorë do mbeten të pavdekshëm në panteonin e lirisë së kombit shqiptar përgjithmonë

"Nderim për jetë për Azem Hajdarin"! 8 Dhjetori,
Sali Berisha

TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se kjo datë shënoi kthesën më të madhe në historinë e shqiptarëve, duke i dhënë fund një periudhe shtypjeje dhe mungese shprese.

Berisha kujtoi se deri në atë mëngjes të 8 dhjetorit, shqiptarët në Shqipëri jetonin nën diktaturën komuniste, ndërsa bashkëkombasit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Serbi përballeshin me regjimin represiv serb. Sipas tij, viti 1990 ishte shndërruar në një periudhë zhgënjimi të thellë, me protesta të shtypura dhe me një popull të lodhur nga varfëria dhe frika.

Ai theksoi se lëvizja studentore e dhjetorit arriti të kthejë këtë realitet “nga një vit i dëshpërimit në një vit mrekullie”, duke i hapur rrugën pluralizmit politik dhe vendosjes së themeleve të shoqërisë së lirë në Shqipëri.

Berisha u ndal edhe te ndikimi i kësaj lëvizjeje në proceset integruese të vendit, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, NATO dhe marrjen e rekomandimit për statusin kandidat në BE. Ai theksoi se fryma e dhjetorit ndikoi edhe në çështjen kombëtare, duke kontribuar në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

FJALIMI:

Të dashur miq, gjer në mëngjesin e 8 dhjetorit të vitit 1990, shqiptarët në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës më të egër, kurse shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi, jetonin nën pushtimin barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit në Europë. Viti 1990 gjer në 8 dhjetor ishte për shqiptarët një vit i gjatë, një vit i tmerrshëm. Protestat e guximshme të qytetarëve të Shkodrës, të Kavajës, protesta e heshtur e Tiranës dhe kryengritja paqësore e 2 korrikut, e të rinjve që hynë në ambasada dhe ndezën zemrat dhe shpresat e shqiptarëve, u shtypën dhe bashkë me to shpresat e shqiptarëve të topitur që ndanin njëri me tjetrin frikën nga dhuna shtetërore dhe përtypnin në çdo kafshatë varfërinë dhe shumica e tyre mjerimin e vërtetë.

Ndaj mund të thuhet se gjer me 8 dhjetor, viti 1990 po mbyllej si vit i shpresave të vrara, i dëshpërimit të thellë, një anum horribilis për shqiptarët në historinë e tyre. Por lëvizja studentore e vitit 1990, beteja paqësore e studentëve në rrugë dhe sheshet e këtij qyteti të bekuar dhe në kryeqytetin e vendit, triumfi i tyre mbi diktaturën e shndërroi dhjetorin dhe vitin 1990 në vitin e mrekullisë të kombit shqiptar, anum mirabilis.

Hodhi themelet e lirisë dhe ndërtimit të shoqërisë së lirë në Shqipëri, të zëvendësimit të hiperkolektivizimit total me tregun e lirisë, tëdaljes së vendit nga izolimi më i thellë, të hapjes dhe integrimit evropian dhe euroatlantik të tij. Kjo lëvizje, çështjen kombëtare, nga një çështje e tradhtuar nga klika hoxhiste, e vendosi në piedestalin e merituar për zgjidhjen e saj. Idealet e rinisë studentore të dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike njerëzore dhe kombëtare shqiptare.

Këto ideale, energjia e tyre i bëri shqiptarët më të lirë se kurrë. U riktheu atyre dinjitetin e munguar njerëzor. Vendosi në Shqipëri pluralizmin e vërtetë politik, sistemin demokratik. Anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, i dhanë asaj propozimin për statusin e vendit kandidat në BE. Kosova u bë e pavarur ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj nga mbarë shqiptarët, i nderimit të veprës së pavdekshme të prijësit legjendar të asaj lëvizje, Azem Hajdari dhe studentëve liberatorë që shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët. Azem Hajdari dhe studentët liberatorë do mbeten të pavdekshëm në panteonin e lirisë së kombit shqiptar përgjithmonë. Azem, ti je gjallë!

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

"Nderim për jetë për Azem Hajdarin"! 8 Dhjetori,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Ditës së Rinisë, duke vlerësuar rolin historik të studentëve shqiptarë në nisjen e revolucionit demokratik. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se studentët e dhjetorit 1990, të udhëhequr nga Azem Hajdari, u ngritën për të përmbysur diktaturën komuniste dhe për të vendosur pluralizmin politik, duke shpallur që nga protesta e parë moton e tyre: “liri dhe demokraci, Shqipëria si Europa.”

Ai e përshkroi këtë lëvizje si një moment epokal në historinë e vendit, duke nënvizuar guximin e studentëve, të cilët përballuan një regjimi represiv dhe fituan, duke bërë të mundur krijimin e Partisë Demokratike dhe të një sistemi politik pluralist.

Berisha e cilësoi Azem Hajdarin dhe studentët e dhjetorit si “heronj të vërtetë” që i dhanë Shqipërisë lirinë dhe shpresën për një të ardhme europiane.

DEKLARATA:

Të dashur miq të pranishëm në këtë nderim që i bëjmë njërës prej datave më të shënuara në historinë e lirisë së kombit shqiptar, 8 dhjetorit të vitit 1990. Të nderuar dhjetoristë, një përshëndetje shumë të përzemërt ju, mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë shoqet, shokët tuaj kudo që janë sot, çfarëdo që bëjnë, për rolin tuaj të jashtëzakonshëm që luajtët në dhjetor të vitit 1990, në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Të dashur deputetë të pranishëm, të dashur qytetarë dhe qytetare kudo që jeni, një përshëndetje të përzemërt. Si sot, 35 vite më parë, me 8 dhjetor të vitit 1990, studentë të Universitetit të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta, të udhëhequr nga tribuni i lirisë, Azem Hajdarin, nisën protestat, revolucionin demokratik, i cili si një uragan i vërtetë në tre ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit, pluralizmin politik. Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme gjer atëherë në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre. Me 8 dhjetor 1990, studentët liberatorë, engjëjt e demokracisë, siç do i thërrisnin ata njerëzit më të shtypur të Europës, të udhëhequr nga princi i tyre legjendar, Azem Hajdari, u ngritën për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër të kohës. Studentët e dhjetorit 1990 ishin misionarë të paepur, të pamposhtur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre, të cilët që në protestën e parë shpallën si moto të revolucionit të tyre, liri dhe demokraci, Shqipëria si Europa.

Të dashur miq, Azem Hajdari, tribuni i lirisë dhe studentët e dhjetorit ishin heronjtë e vërtetë. Ishin heronj mbi heronjtë sepse ata dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, të braktisur nga Europa, të braktisur në tërësi.
Në atë dhjetor, të shumtë ishin ata që në Europë, pas dështimit të kryengritjes paqësore të 2 korrikut, mendonin se Shqipëria duhej dhe e meritonte të mbetej Kuba e Adriatikut në kontinent. Por studentët në këtë vetmi, guxuan, u përballën me regjimin komunist më represiv të kohës, regjimin që edhe ato ditë vriste dhe ekzekutonte në kufi çdo javë bashkëmoshatarët e tyre, madje zvarriste në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, kufomat e të rinjve, të bëra shoshë nga breshëritë e rojeve të kufijve, vetëm e vetëm që askush të mos guxonte të ngrihej kundër atij regjimi.

Studentët e dhjetorit ishin heronj dhe shkuar heronjtë sepse në betejën e pabarabartë me regjimin që kishte veendosur para tyre tanket, mitrolozët, ushtri dhe hordhi, ata me armë të vetme guximin e tyre, qëndruan të pamposhtur dhe fituan.
Revolucioni demokratik që nisi me 8 dhjetor me shpejtësi do të shndërrohej në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë dhe në një hark kohor prej 72 orësh, me mbështetjen e fuqishme tanimë të intelektualëve dhe të qytetarëve të Tiranës, do ngadhënjente mbi regjimin komunist dhe do t’i impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe do themelonte partinë e parë opozitare në historinë e pasluftës, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

5 MUAJ ME PARE

35 vite nga Lëvizja Studentore/ Berisha: Azem Hajdari tribun i lirisë! Të rinjtë ishin ishin misionarë të paepur, qëndruan të pamposhtur

"Nderim për jetë për Azem Hajdarin"! 8 Dhjetori,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditën e Rinisë, duke theksuar kontributin e studentëve shqiptarë në nisjen e lëvizjes për demokratizim. Berisha vlerësoi veçanërisht figurën e Azem Hajdarit, duke e cilësuar si udhëheqës kyç në mobilizimin e rinisë për ndryshimet politike që ndanë epokat dhe hodhën bazat e pluralizmit në vend.

Ai nënvizoi se studentët e dhjetorit 1990 vepruan me vendosmëri, duke shpallur që nga protesta e parë moto të tyre fjalët: “liri, demokraci dhe Shqipëria si Evropa.”

“Studentët ishin misionarë të paepur. Që në protestën e parë shpallën si moton e tyre “Liri Demokraci, Shqipëria si Europa”. Azem Hajdari tribun i lirisë dhe studentë të Dhjetorit ishin heronj të vërtetë. Ishin heronj mbi heronj, dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, nga Europa, të braktisur në tërësi. Studentët e dhjetorit ishin shkuar heronjtë. Ata kishin armën e vetme guximin, qëndruan të pamposhtur dhe fituan”, tha Sali Berisha./ Dosja.al

sali berisha 8 dhjetori

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi