LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në Tiranë, ndërron jetë në banesë

•Dhunohet për vdekje Nikolin Staka në Tiranë, arrestohet autori, Alban Meneri. • Sherri mes dy fqinjëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në rrugën 'Sulejman Pitarka' në kryeqytet. •Meneri goditi me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring Stakës. Plagët e rënda i shkaktuan hemorragji dhe për pasojë ndërroi jetë në banesë pasi nuk shkoi në spital të merrte mjekim. •Shkak i sherrit mes tyre u bë ndërhyrja e Stakës në një konfliktin që Meneri kishte me një grua (të paidentifikuar). •“Çfarë bën, nuk të vjen zor që zihesh me gra”, i tha Staka ndërsa Meneri iu kundërpërgjigj: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”. •Staka ka zbritur për tu përballur me Menerin, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë e fytyrë dhe i ka ikur. •Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut ndërsa të nesërmen, Staka u gjet i pajetë në banesë. •Nikolin Staka me origjinë nga Laçi, me profesion mësues jetonte prej një muaji në Tiranë, ku kishte marrë banesë me qira, pasi më herë jetonte në Belgjikë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Montazhieri i RTSH-së vrau mësuesin në Tiranë, fqinja: Viktimën e gjetëm pa ndjenja të ftohtë

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në
Alban Meneri

TIRANË- Alban Meneri, vrau fqinjin e tij për shkak të debatit që ai po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit. Një prej zonjave që jetonte në të njëjtin pallat qoftë me viktimën por edhe me autorin, ka treguar se Meneri ka pasur konflikte të vazhdueshme me banorët e lagjes. Ai pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve.

Ajo tregoi se familja e Stakës jetonte jashtë vendit, dhe ai është gjetur i pajetë nga kujdestarja, e cila kishte mbërritur në banesë mëngjesin e të nesërmes.

Unë quhem Mimoza Krasniqi, në 2015 ne kemi pasur një konflikt gjyqësor me zotin Meneri, vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga përmbarimi, dhe mori edhe certifikatë pronësie, edhe pse ne kemi licensë parkingu prej 30 vitesh. Hipoteka e ka pajisur me certifikatë me urdhër korigjimi, sa herë që vijnë për të parkuar, ky zihet me banorët. Personi që ka mbetur viktimë, kishte një muaj që kishte ardhur me qera, debaton me zonjën e parukerisë. Viktima del në dritare dhe i thotë mos debato me të. Jo vetëm që e ka dëmtuar me grushta, por e ka goditur edhe pasi e ka hedhur në tokë. Të nesërmen vjen kujdestarja dhe e gjen derën e mbyllur. Pasi hyri nga dritarja burri im, e kanë gjetur pa ndjenja të ftohtë. Në momentin që e kanë gjetur kanë lajmëruar policisë, ka qenë totalisht i nxirë. Personi ka marrë një autoritet, ka pasur konflikte të vazhdueshme. Iu ka dhënë lekë punonjësve të Hipotekës, ka pasur mbështetjen e policisë, të institucioneve, ka sjellë dy maune me zhavor dhe nuk janë hequr, pavarësisht ankimeve në polici”, u shpreh Krasniqi.

Staka vdiq pasi kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua, teksa Meneri, montazhier i RTSH-së, është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen.
3 VITE ME PARE

FOTO- Dhunoi për vdekje mësuesin në Tiranë, ky është autori, emër i njohur për policinë

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në
Alban Meneri

TIRANË- Ky është Alban Meneri, autori i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakaën. Konflikti mes tyre nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit. 

Staka, 56-vjeç, me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë, kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua. Meneri është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen. Pasi Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i  pajetë u gjet në banesë më datë 31. Policia ka deklaruar që Meneri është problematik dhe ka pasur edhe raste të tjera kur është përfshirë në konflikte të dhunshme.

3 VITE ME PARE

'S'të vjen zor që zihesh me të'/ Vrasja, mësuesi i kthyer nga Belgjika ndërhyri në debat, autori: Zbrit poshtë

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në
Policia

TIRANË- Detaje të reja nga vrasja në Tiranë. Viktima Nikolin Staka, 56 vjeç, me profesion mësues, lindur në Laç dhe banues prej një muaji me qira në Tiranë ka jetuar në Belgjikë më parë.

Ditën e ngjarjes ai ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që fqinji i tij Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur nga lart.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor që zihesh me gra”, mësohet t’i ketë thënë viktima 51-vjeçarit. 

Autori i ka kërkuar që të ulet poshtë dhe të flasin. 

Zbrit poshtë se ta tregoj unë”, ka thënë autori.

Pasi janë takuar në sheshin poshtë pallatit, Mëneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë Nikolinin dhe ka ikur nga vendi. Ditën tjetër, pra ditën e djeshme 56-vjeçari Staka është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 30 korrik e se Staka të ketë ndërruar jetë nga hemorragjia. 

3 VITE ME PARE

VRASJA nga fqinji në Tiranë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në
Policia

TIRANË- Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në konflikt në Tiranë, i cili u përshkallëzua deri në vrasjen e njërit prej tyre. Dosja.al mëson se viktima është Nikolin Staka ndërsa autori Alban Meneri. 

Konflikti mes tyre nisi mbrëmjen e së shtunës në banesën e Menerit. Ishte ky i fundit i cili dhunoi Stakën e më pas e goditi me grusht në fyt. Kjo goditje ka qënë fatale për viktimën i cili ka shkuar në banesë me hemorragji, aty ku humbi jetën. Policia ka vënë në pranga autorin ndërkohë që ka nisur punën për të hetuar ngjarjen e plotë. 

3 VITE ME PARE

Vrasje në Tiranë/ 56-vjeçari humb jetën në banesë, u dhunua për vdekje nga fqinji i tij

Ndërhyri në sherrin e autorit, dhunohet mësuesi në
Policia

TIRANË- Vrasje në kryeqytet. 56-vjeçari me inicialet N.S ka humbur jetën në banesë pasi është dhunuar për vdekje nga fqinji i tij. Forcat blu sqarojnë se autori i cili është vënë në pranga, ka dhunuar viktimën duke e qëlluar me grusht në pjesën e qafës. Kjo goditje ka qënë fatale për viktimën i cili dha sot frymën e fundit. Autori i ngjarjes është vënë në pranga ndërkohë që pritet që të zbardhen më shumë detaje për ngjarjen e rëndë pas dëshmisë së tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vritet nikolin staka alban meneri vrasje ne tirane

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim