LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Karburanti kontrabandë nga Libia/ Arrestohen 13 persona, shqiptarë dhe libianë, sekuestrohen 62 mijë litra naftë

•Policia e Shtetit doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, duke treguar detaje nga operacioni i koduar 'Geni', për rastin e tentativës së futjes kontrabandë të naftës nga Libia në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese. •Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha. Ndërsa në pranga ranë 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj. •Në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë: Elton Qyevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba. •Ndërsa 9 anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane të arrestuar janë: Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantaëi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nëegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badaëi, 55 vjeç. •Të gjithë personat e ndaluar do të hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Furnizuan me naftë kontrabandë anijen shqiptare/ EMRAT- Kush janë anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane që u arrestuan

Karburanti kontrabandë nga Libia/ Arrestohen 13 persona, shqiptarë dhe
Anija

TIRANË- Muhamed Arafe, 48 vjeç,  Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nëegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç,  Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badaëi, 55 vjeç, janë 9 anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane që u vunë në pranga nga policia.

Këta persona, dyshohet se kanë furnizuar me naftë kontrabandë anijen shqiptare me naftë kontrabandë. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Karburanti kontrabandë nga Libia/ Arrestohen 13 persona, shqiptarë dhe
Anija

DURRËS- Ky është momenti kur peshkarexha “Geni” është konstatuar duke u furnizuar me naftë kontrabandë nga anija libiane në hapësirën detare. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet nga operacioni i koduar “Geni”, i zhvilluar në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare ku u godit një rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës nga Libia në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha. Ndërsa në pranga ranë 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.

3 VITE ME PARE

U kapën me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, dalin emrat e tre shqiptarëve të arrestuar

Karburanti kontrabandë nga Libia/ Arrestohen 13 persona, shqiptarë dhe
Anija

TIRANË- Tre emrat e shqiptarëve të arrestuar në anijen që u kap me naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit janë bërë të ditur. Elton Qyevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba janë vënë në pranga. Po ashtu, është arrestuar edhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’.

Këta persona u kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia që kishte destinacion Shqipërinë. Anijet u konstatuan më 12 janar dhe një ditë më pas u krye operacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane që arrestoi pjesëtarët e ekuipazhit të anijes “Geni” dhe anijes libiane “Abobakr 124”.

Të gjithë personat e ndaluar do të hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

3 VITE ME PARE

Nafta kontrabandë në Durrës/ Arrestohen 13 persona mes tyre 4 shqiptarë, sekuestrohen 62 mijë litra

Karburanti kontrabandë nga Libia/ Arrestohen 13 persona, shqiptarë dhe
Anija

TIRANË- Policia e Shtetit doli ditën e sotme në një konferencë për mediat së bashku me Guardi di Finanza, në lidhje me sekuestrimin e 62 mijë litrave naftë kontrabandë në Portin e Durrësit. Si pasojë e këtij operacioni ranë në pranga: 13 persona, mes tyre 4 shqiptarë. Ata janë identifikuar si: E. Q., 31 vjeç, K. K., 30 vjeç, S. G., 65 vjeç, banues në Durrës dhe M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’. Ndërsa në ekuipazhin e anijes libiane M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç,  I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç.

Këta persona janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Anija shqiptare dyshohet se u funizua me naft në brigjet italiane, ndaj ka qenë një operacion në bashkëpunim me policinë italiane.

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Sajmir Boshnjaku gjatë përgjigjeve të dhëna për gazetarët e pranishëm në sallë, bëri të ditur se operacioni ka zgjatur 48 orë dhe se ky nuk ishte rasti i parë. Ai po ashtoi se janë marrë të gjitha masat e nevoshjme për të goditur këtë veprimtari.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, nga toka, ajri dhe deti, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Geni”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare. Goditet një tjetër rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese. Sekuestrohen rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha. Vihen në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimr Boshnjaku, së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, Kapiten Pascale Paolo dhe Lougotenente Prosdocimo Marco të Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, si dhe përfaqësuesin e zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri Ferdinando Rucco, në konferencë për shtyp për finalizimin e një tjetër operacioni të përbashkët me qëllim goditjen e një rasti të tentativës për futjen kontrabandë në vendin tonë, të një sasie të madhe karburanti.

Përshëndetje, Jemi këtu së bashku me përfaqësuesit e GDF-së dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për të bërë prezente rezultatet e një tjetër operacioni të përbashkët për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës. Në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, midis strukturave të Policisë së Shtetit, Zyrës Ndërlidhëse italiane Interfocë, GDF-së, QNOD-së dhe rojës bregdetare, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, se në hapësirën detare mund të kryhej veprimtaria e paligjshme e kontrabandimit të naftës për në Shqipëri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Geni”.

Bazuar në këto informacione të siguruara nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, lindi nevoja e përfshirjes në operacion edhe të një avioni të GDF-së, e Barit të Italisë. Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare. Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 62.000 litra naftë pa dokumentacionin përkatës. Në vijim të veprimeve hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 12 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes “Geni”, konkretisht: E. Q., 31 vjeç, K. K., 30 vjeç, S. G., 65 vjeç, banues në Durrës dhe M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj.

Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, më datë 13 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjestarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht shtetasit: M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç, I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç. Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre. Struktuarat hetimore, nën Drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Duhet theksuar fakti se gjatë këtij operacioni pati një koordinim dhe veprim të shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit, GDF-së, Zyrës Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojës bregdetare.

Ky operacion dhe operacionet e tjera të përbashkëta të zhvilluara më parë me partnerët italianë, tregojnë qartë besueshmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin mes strukturave policore të të dyja vendeve. Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.

sekuestrohet anija geni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj