Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë. Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para. • Në dosje thuhet se gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. • Ndërkohë që zbulohet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë 846,000 euro për të shlyer kreditë që ajo ka marrë. • Mësohet se ne dosjen hetimore thuhet se Pirro Xhixho ka vendosur autoritetin e tij në krye të AKEP në funksion të interesave të Metës. • Ndërkohë që po ashtu në dosje janë publikuar dhe mesazhet e Xhixhos drejtuar Kryemadhit, të cilës i thërret 'Mona'. • Ndërkohë që kur behet fjalë për Metën i drejtohet me emrin 'shefi' ose 'i madhi'. • Mësohet se sipas dëshmisë së Elvis Matajt, Meta kërkonte nga Kastriot Ismailaj një shumë prej 10 mln eurosh. • Ndërkohë që më tej në dosje është shpjeguar dhe marrëdhënia e Kastriot Ismailajt dhe llir Metës. Gjykata e Posaçme i caktoi Monika Kryemadhit masën detyrim paraqitje. • Sipas dosjes hetimore Kryemadhi u la me masën detyrim paraqitje pasi gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate rrethana si gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj. • Po ashtu gjatë hetimi Kryemadhi ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore. • Sipas dosjes hetimore këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”. • Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi, për aferën CEZ-DIA është pyetur gruaja e biznesmenit Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj. • Kjo e fundit ka dhënë detaje ndërsa ka evidentuar se Meta i kërkonte shumë të madhe Ismailajt për fushata elektorale. • Vojsava ka shtuar se Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon. • Ajo ka thënë po ashtu se Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë. • Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite në një dyqan në San Marino. • Sipas dosjes, më datën 24 shtator 2014, Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. • Gjithashtu sipas SPAK, në datën 25 shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje në “Ferreti boutique”, por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Në dosjen e SPAK lidhur me masat ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, zbardhet dhe blerja e një vile nga çifti të cilën e blenë për 60 mijë dollarë dhe e shitën për 300 mijë euro. Në dosje thuhet se në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Sipas SPAK, financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Gjithashtu SPAK shton se vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2 dhe në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhiku rezulton se Monika Kryemadhi në dt. 29.03.2004 ka deklaruar:
-Adresa e banimit është “Rr. Durrësit”, prapa Doganës, Unaza e Re.
-Pasuri e paluajtshme 1200 m2 tokë arë dhe 200 m2 truall + 50 m2 ndërtesë, dhuruar nga i cili e ka përfituar me ligjin 7501.
-Apartament banimi 99.5 m2, pas. 7/135+8-103, pjesa takuese 25%, me privatizim vëllai
-Banesë me sipërfaqe 327 m2 me verande + lulishte, vlera 60 mijë USD, kredi, e porositur me kontratën 5353/945 datë 30 Tetor 2002.
-Gjendja e kredisë 52.420 USD
Në lidhje me pasurinë banesë me sipërfaqe 372 m2 me verande dhe lulishte me vlerë 60 mijë USD, u bë këqyrja e referencës së regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastres dhe rezulton se në datën 30 Tetor 2002, midis Sipërmarrësit dhe Porositësit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta është lidhur kontrata e porosisë. Vlera e kontratës së sipërmarrjes është 60.000 USD. Financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2. Në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.
TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje të afërt familjare. Sipas dosjes hetimore Çoku nëpërmjet Vera Bazi, ka paguar për aktivitet argëtues të LRI-së dhe aktivitete të tjra, madje ka paguar gati 17 mijë euro blerje të Monikës. Po ashtu në 2010 ajo i kishte dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.
Sakaq, në dosjen e SPAK thuhet se Ema Çoku i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro dhe është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Dhe sipas dosjes hetimore në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatime Kryemadhin.
Pjesë nga dosja hetimore:
Shtetasja Ema Çoku është lidhje e afërt familjare me shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo shtetase nëpërmjet punonjëses së saj, Vera Bazi, ka paguar në vitin 2013, për aktivitet argëtues të LRI-së, shumën 4.103.605 lekë, ka paguar në vitin 2013 me derdhje cash në bankë për llogari të Hotel Rogner, ka bërë donacione në vlerën 7.000 Euro në vitin 2016 për subjektin LSI, ka përpiluar deklaratë noteriale Nr. 630 Rep. Nr. 234 Kol. datë 06 Shkurt 2019 ku ka deklaruar se gjatë viteve 2011-2019 i ka transferuar shtetases Monika Kryemadhi në llogarinë e saj bankare shumen 16.000 Euro dhe 1.500.000 lekë për blerjet që Monika ka bërë me kartë për llogari të Ema Çokut. Ka përpiluar deklaratë noteriale nr. 1846 Rep, nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, nëpërmjet të cilës deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.
Kompania e saj B.S.K shpk, ka paguar në vitin 2013, shpenzimet e akomodimit në Hotel Rogner për shtatë shtetas të huaj midis të cilëve edhe John Moreira dhe Patrick Faust, shumën 1.142.000 lekë, Vera Bazi, në datën 30 Prill 2013 ka derdhur cash ne llogarinë e Hotel Rogner, shumën 10.000 Euro për shërbimin "ushqim dhe pije, banket i LRI-së". Gjithashtu Vera Bazi në datën 11 Qershor 2014 ka derdhur cash ne bankën Intesa Sanpaolo, shumën 300.000 lekë për shërbimin "event" i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI" dhe në datën 25 Shtator 2014, ka derdhur cash shumën 363.910 lekë nër shërbimin "event i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI".
Shtetasja Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.
Kjo shtetase nëpermjet nënshkrimit të deklaratës noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale.
Po kështu personat nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, rezulton se duke mos pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive, dhe duke e paraqitur atë si fe krijuar me burime të ligjshme, ndonëse pa i deklaruar të gjitha këto pasuri dhe burimet e tyre, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi i cili ka detyrimin ligjor për deklarim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale" thuhet ne dosjen e SPAK që Shqiptarja.com disponon.
deklarata noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku ajo deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, krijon dyshimin e arsyeshëm se është krijuar me qëllimin që të ndihmojë shtetasen Fatime Kryemadhi për të justifikuar shumat e parave të cilat gjithashtu dyshohet se burojnë nga veprimet korruptive të Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Kjo deklaratë rezulton se është nënshkruar pas pyetjes së personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi, vënies në dijeni të tyre në lidhje me faktet e konstatuara nga organi procedues, duke përfshirë dhe mungesën e të ardhurave të siguruara nga burime të ligjshme, për të përballuar jetesën dhe shpenzimet e luksit.
TIRANË- Bazuar në Dosjen hetimore rezulton se Kreu i PL, Ilir Meta dhe Kastriot Ismajlaj ka pasur komunikeme që datojnë apo janë krver në periudhën 30. SPAK për të vërtetuar lidhjen mes Kastriot Ismailajt dhe Ilir Metës për dosjen CEZ-DIA, ka vërtetuar se në muajt prill-shtator 2010, Meta dhe Ismailaj kanë patur 115 telefonata ose mesazhe.
Gjithashtu në dosjen e SPAK thuhet se nga analiza e tabulateve rezulton se më 20 Janar 2011, midis Ilir Metës dhe Arian Laçi, ka një komunkim telefonik prej 20 sekondash. Sipas dosjes hetimore këto të dhëna të administruara, çojnë në konkluzionin se mes Kastriot Ismailaj dhe Ilir Meta ka patur një marrëdhënie të ngushtë, dhe kjo shpjegohet nga numri i konsiderueshëm i komunikimeve mes tyre.
Pjesë nga dosja hetimore:
Nes analiza e tabulateve, rezulton se ka komunikime që datojnë apo janë krver në periudhën 30. Prill 2010-17 Shtator 2010, ku përishtine SMS dhe thirrje me zë (38 me total), midis numrit celular 672040144 (Ilir Metaj) dhe numrit celular +41795017000, numër zvicerian (Kastriot Ismajlaj), Nga analiza e tabulateve rezulton një SMS e datës 22 Gusht 2010, midis numrit celular 672040144 (Ilir Meta) numrin celular 682009691 evidentuar në përdorim të shtetases Vojsava Ismailaj,
Po kështu nga analiza e tabulateve rezulton se midis numrit të telefonit celular 0672040144 në përdorim të shtetasit Ilir Meta dhe numrit celular 0694084321 në përdorim të shtetasit Arian Laçi, ka një komunkim telefonik të datës 20 Janar 2011, ora 16:46, tipi "call", kohëzgjatja 20 sekonda. Këto të dhëna të administruara, çojnë në konkluzionin se mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta (Metaj) ka patur një marrëdhënie të ngushtë, dhe kjo shpjegohet nga numri i konsiderueshëm i komunikimeve mes tyre, dhe për më tepër në dy numrat celularë në përdorim të të gjykuarit Kastriot Ismailaj, Rezulton se personi nën hetim Ilir Metaj dhe shtetasi
Kastriot Ismallaj, gjatë periudhës Prill 2010-17 Shtator 2010, kanë komunikuar mes tyre në të paktën 115 raste (me te dy mmrat celularë në përdorim të Kastriot Ismailaj). Periudha në fjalë korespondon me kohën kur fillon të diskutohet dhe më pas krijohet shoqëria "DIA" për të përfunduar në datën 17 Shtator 2010, ku tashmë Meta ishte bërë Ministër i Energjisë. Sikurse dhe u parashtrua më sipër, Ismailaj tashmë merr pjesë në mbledhje të CEZ, si përfaqësues Ministrisë që drejtonte Ilir Meta duke marrë pjesë në këtë mënyrë dhe në mbledhje ku trajtohen çështje të energjisë pa pasur asnjë tagër. Madje personi nën hetim Ilir Metaj, ka komunikim në celular edhe me bashkëshorten e Ismailaj, dhe kjo e dhënë vjen në harmoni edhe me deklaratën e bërë në media nga shtetësja Vojsava Ismailaj
TIRANA- Sipa dosjes së SPAK, në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, janë bërë shumë transaksione, blerje mallrash luksi, pagesa kredish, përdorime kartash krediti. Gjithashtu sipas dosjes, këto veprimtari nuk janë bërë nga vetë Fatime Kryemadhi, por nga Monika dhe vajzat e saj, Bora dhe Era. Në dosje thuhet se për vitin 2019, me kartën e kreditit lidhur me kredinë bankare nr.259254 të Fatime Kryemadhit janë kryer blerje për shumën 3.533.830 lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe.
Sipas SPAK, kjo shumë, si dhe një shumë tjetër prej 2007 paund është bërë jo nga Fatime Kryemadhi, por nga Monika Kryemadhi dhe vajzat e saj Bora Metaj dhe Era Metaj në 'Net A Porter', 'Selfridges London', 'John Bell', 'Matchesfashion' etj.
“Në kartën nr. 259254 të Fatime Kryemadhit, më 8 nëntor 2019, janë bërë pagesa në Lounge të klasit Biznes të aeroportit të Vjenës në Austri. Edhë në këtë datë Fatime Kryemadhi nuk ka lëvizur nga Shqipëria”, thuhet në dosje.
Spak ka zbuluar se me kartën e lidhur në llogarinë bankare të Fatime Kryemadhit bëheshin pagesa për udhëtime të Monika Kryemadhit dhe Besi, Bora dhe Era Kryemadhit në udhëtimet e tyre në SHBA, Stamboll. Konkretisht 5640 dollarë në aeroportin në Washington, 2409 euro në dyqanin 'Prada' në Stamboll, për hotele në Londër apo dhe pagesa për shkollat po në Londër të tre fëmijëve.
TIRANA- Bazuar në dosjen e SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi rezultojnë me lidhje të dyshuara korruptive me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, të cilin e favorizuan për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri.
Sipas SPAK, rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira. Me këtë kompani amerikane, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte lidhur kontratë për shërbime konsulence. Prokuroria e posaçme ka dyshime të forta se çifti Meta-Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë UNIFI Communication INC.
“Nëpërmjet përgjigjes së letërporosisë është evidentuar fakti se kompania UNIFI Communication INC nëpërmjet tranfertave bankare nga llogaritë e saj ka kryer në vitin 2016 dhe 2017 pagesa për llogari të JPM Strategic Solution LLC të John Moreira...
Ilir Meta ka lidhur marrëveshje lobimi në 2016 me kompaninë Global Security and Inovative Strategies dhe me kompaninë Mckeon Group INC. Me këtë të fundit janë lidhur dy marrëveshje, njëra direkt me LSI dhe tjetra me ndërmjetësimin e kompanisë greke Dorelita Limited LTD.
Rezulton se LSI në periudhën janar 2016 – dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC për qëllime konsulencë 463 mijë euro dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë prokurorisë 3 fatura me vlerë 100 mijë euro, ndërsa diferenca prej 369 mijë eurosh është paguar nja nga entitet i padeklaruar nga partia LSI”, thuhet në dosjen e SPAK.
TIRANA- Në dosjen e SPAK, për hetimet e çiftit Meta-Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parave që të dy nuk kanë deklaruar për shpenzimet mjekësore ndër vite. Në dosje, thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në një vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga kjo shumë totale, 86.891 Euro janë paguar cash, ndërsa diferenca, 19.234 është paguar përmes llogarive bankare.
Në dosjen e SPAK, thuhet se Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto pagesa me vetëdije, pasi nuk justifikonin burimin e këtyre parave. SPAK i referohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale të Kryemadhit në spitalin shtetëror të San Marinos në datat 27 maj 2019 deri në datën 04 qershor 2019 në vlerën 11.351 Euro. Po ashtu SPAK thotë se Kryemadhi me dashje e ka copëtuar pagesën në dy pjesë, duke bërë paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, për të humbur gjurmët pasi pasi nuk justifikonte burimin e parave.
“Organi i akuzës ka arsyetuar se duke u nisur dhe nga pozicioni i punës së tyre, rezulton se personat nën hetim e dinë ligjin, dhe e kanë ditur detyrimin e tyre për të bërë deklarim të saktë, por nuk e kanë bërë, për shkak se kanë pasur mungese fondesh të ligjshme në qarkullim. Jo vetëm kaq, por fakti që Monika e ka copëzuar transkasionin monetar të shërbimit mjekësor që ka marrë në vlerën 11.351 Euro, duke paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, në një vlerë më të lartë se vlerat për të cilat kanë detyrimin për deklarim që gjithsesi nuk e ka deklaruar, çon në konkluzionin se deklarimi i rremë është bërë me dashje, me qëllim që të mos deklarojë burimin e shumës prej 5.000 Euro të paguar Cash, e cila dyshohet se është siguruar me burime jo të ligjshme...
Nuk kanë deklaruar as llogarinë Bankare dy emërorë në emër të përbashkët të Era Metajt dhe Fatime Kryemadhit, e cila është çelur në vitin 2018-2022, dhe që ka patur gjendje një shumë të konsiderueshme monetare prej rreth 100.000 Euro të depozituara Cash", thuhet në dosjen e SPAK.
Shpenzimet që nuk kanë deklaruar çifti Meta-Kryemadhi:
Ilir Meta
7.341 Euro shpenzuar në klinikën Konfraternitat (Austri) në vitin 2013
7.984 Euro shpenzuar në Lanserhof (Austri), në vitin 2014, paguar fillimisht nga Mirza Alibegaj
4.359 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
Monika Kryemadhi
10.375 Euro-shpenzuar në Lanserhof (Austri) në vitin 2014
11,563 Euro shpenzuar në spitalin në San Marino në vitin 2015
13.244 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
13.133 Euro shpenzuar ne Lanserhof në vitin 2017
5.000 Euro paguar cash në vitin 2019
Bora Meta
8.114 Euro shpenzuar në klinikën Konfraternitat (Austri) në vitin 2013
7.258 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2013
3.509 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
10,245 Euro - shpenzuar në spitalin shtetëror të San Marinos në vitin 2016
4000 Euro shpenzuar në klinikën private "Casa di Cura Privata Domus Medica" në datën 28 Maj 2019
Totali për periudhën 2013-2019 në vlerën 106.125 Euro nga të cilat 86.891 Euro janë paguar cash.
TIRANA- Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite në një dyqan në San Marino. Sipas dosjes, më datën 24 shtator 2014, Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë.
Gjithashtu sipas SPAK, në datën 25 shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje në “Ferreti boutique”, por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 të Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 shtator 2014, ajo ka bërë blerje në dyqanin 'Ferreti Boutique', në vlerën 3.000 Euro (432.096 lekë), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me llogarinë e saj bankare e cila është debituar.
"Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persë ri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ne vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”. Monika i shkruan se “E përdora qëparë “. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdorë.
Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.
Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen qe kompania e tij duhet te siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dh e pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”.
Me kerkesen per ndihme juridike Nr. L 180 Prot. date 07 Mars 2024, i eshte kerkuar Autoriteteve Gjyqesore te San Marinos informacion nese ne dyqanin Maçapani, me adrese “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, ne datën 25 Shtator 2014, dite ne te cilen jane zhvilluar bisedat ne fjale, jane kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu te identifikojne numrin e kartes se kreditit, qe eshte perdorur ne kete dygan ne datën 25 Shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00:
Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, ne pergjigje te leterporosise se ekzekutuar, kane percjelle ekstrakt te llogarive bankare te kompanise Maçapani, me numer regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarise rrjedhese nr. 06/01/62737 ne monedhen Euro te kompanise Maça-Pani S.R.L, me te dhenat per periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, eshte kredituar shuma 12.000 Euro. Pershkrimi i pageses eshte “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnje pagese tjeter e kryer ne datën 25 Shtator 2014. Vliera ne fjale, e kredituar ne favor te llogarise se ketij dyqani/butiku, perputhet me bisedat e zhvilluara ne te njejten kohe ne rrjetin social Whatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.
Ne datën 2 9 Shtator 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh”. Monika Kryemadhi i pergjigjet: “Patjeter por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më than” qe i prish punë Adrianit”", thuhet në dosje.
TIRANA- Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi, për aferën CEZ-DIA është pyetur gruaja e biznesmenit Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj. Kjo e fundit ka dhënë detaje ndërsa ka evidentuar se Meta i kërkonte shumë të madhe Ismailajt për fushata elektorale.
Vojsava ka shtuar se Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon. Ajo ka thënë po ashtu se Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë.
“Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t'ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm njeshembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë... Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qënë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatak elektorale.... Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them une është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh......", ka thënë ajo.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në dosje thuhet se Meta lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në SHBA. Sipas dosjes, për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, 463.546,26 dollarë.
Pjesë nga dosja hetimore:
Nga krahasimi i të dhënave lidhur me shpenzimet e kryera nga Lëvizja Socialiste për Integrim për qëllime konsulence dhe lobimi, të administruara në rrugë procedurale nga tre burime: Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI. Më tej shkruhet se: Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se LSI-ja është faturuar në total nga GSIS-ja me 589.024,57 USD, ka likujduar 463.546.26 USD. Nga kjo shumë, 45.267,88 USD janë shpenzime të faturueshme dhe ka memo kredi në shumën 125.478,31 USD.
TIRANË- Gjykata e Posaçme i caktoi Monika Kryemadhit masën detyrim paraqitje. Sipas dosjes hetimore Kryemadhi u la me masën detyrim paraqitje pasi gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate rrethana si gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj. Po ashtu gjatë hetimi Kryemadhi ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore. Sipas dosjes hetimore këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në lidhje me personin nën hetim Monika Kryemadhi, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate këto kritere/rrethana: gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj (gjatë hetimit ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore), rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale për të cilat dyshohet duke u nisur nga masa e dënimit që parashikon secila prej tyre, mënyra e kryerjes se secilës prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore të autorit, faktin që personi nën hetim po hetohet për katër vepra penale të ndodhura në kohë të ndryshme, faktin që personi nën hetim dyshohet se është recidivist specifik në veprën penale të “Korrupsionit”, si dhe përbërjen e gjendjes së saj familjare.
Gjykata vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale. Në vlerësimin e gjykatës kjo masë sigurimi personal është masa më e përshtatshme në raport me rëndësinë e fakteve të kryera nga personi nën hetim Monika Kryemadhi, si dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 260 i K.Penal, (katër deri në dymbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal (deri në tre vite burgim në maksimum) si dhe faktin që secili episod konsiderohet si vepër më vete. Masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nen hetim Monika Kryemadhi, ishte e përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit.
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore për të cilën akuzohet kreu i Partisë së Lirisë kanë dalë. Mësohet se sipas dëshmisë së Elvis Matajt, Meta kërkonte nga Kastriot Ismailaj një shumë prej 10 mln eurosh. Ndërkohë që më tej në dosje është shpjeguar dhe marrëdhënia e Kastriot Ismailajt dhe llir Metës.
Pjesë nga Dosja:
Shtetasi Romeo Kara ne deklarimin e tij re dates 22.07.2021 ka shpjeguar nder te tjera se si eshte vene ne zoterim re regiistrimit re intervistes se shtetases Vojsava Ismailaj. Po ashtu, ai shpjegon marredheniet mes Kastriot Ismailaj dhe llir Metës, si dhe perfitimin e parregullt te kerkuar prej ketij të fundit. Me konkretisht, Romeo ka shpjeguar se: Fatos Mahmutaj e ka komunikuar permes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar ne Bruksel, qe te merrte videon origjinale te intevistes se Vojsava Ismailajt. Romeo Kara deshmon se ka marre prej Fatosit nje FLESH USB dhe materlali ka qene bruto, ai nuk ka nderhyre ne te dhe per arsye sigurie e ka hedhur ne YOUTUBE, dhe me pas e ka hedhur edhe ne rrjetin social. Deklaron se i qendron thënieve lidhur me deshmine para arbitrazhit kur eshte pyetur mbi deklarimin "Në biseden që ishte bërë nga avokatët e Clifford Chance-it ne vitin 2014, në praninë e tij, Elvis Mata; ka deklaruar se Meta kerkonte nga Kastriot Ismailaj dhe CEZ një shumë prej 10.000 000 Eurosh, bisede e cila ka ndodhur ne fund te vitit 201O ose fillim te vitit 2011.
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta janë publkuar. Mësohet se ne dosjen hetimore thuhet se Pirro Xhixho ka vendosur autoritetin e tij në krye të AKEP në funksion të interesave të Metës.
Ndërkohë që po ashtu në dosje janë publikuar dhe mesazhet e Xhixhos drejtuar Kryemadhit, të cilës i thërret 'Mona'. Ndërkohë që kur behet fjalë për Metën i drejtohet me emrin 'shefi' ose 'i madhi'.
Pjesë nga Dosja hetimore:
Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se Xhixho ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”. Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi” .
Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal”
TIRANË- Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë. Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.
Në dosje thuhet se gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. Ndërkohë që zbulohet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë 846,000 euro për të shlyer kreditë që ajo ka marrë.
Pjesë nga Dosja:
Shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.
Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro.
Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.
Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as pür shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.