Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë. • Në takim morën pjesë deputetët e PS për Qarkun e Tiranës, ish-deputetë si dhe anëtarë të shtabit zgjedhor të kryeqytetit. Mësohet se Rama ka kërkuar që të mos ndalet puna organizative dhe angazhimi me strukturat në terren, pavarësisht pezullimit të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit. • Kryeministri ka theksuar se partia duhet të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, ndërsa puna e bërë deri më tani “nuk duhet të shkojë dëm”. • Në diskutimet e zhvilluara, Rama ka kërkuar nga deputetët të identifikojnë problematikat aktuale të Tiranës, duke u shprehur se kjo do të ishte pyetja kryesore nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin “që javën e ardhshme”. • Takimi vjen vetëm dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në detyrë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve të qarkut të Tiranës, ministrave dhe kreut të Grupit Parlamentar. Sipas burimeve për mediat, Rama ka qenë i prerë në porositë e tij, duke kërkuar rienergjizimin e strukturave të PS në Tiranë, organizimin më të mirë të partisë.
Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë të Tiranës.






TIRANA- Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste, në një takim të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve për media, Rama ka dhënë disa porosi për strukturat e PS në kryeqytet, duke kërkuar forcimin e organizimit të partisë, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave që vijnë nga njësitë administrative.
Kryeministri ka theksuar se partia duhet të vijojë ritmin e punës dhe të jetë e përgatitur për zgjedhje në çdo moment, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
"Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, tha Rama, sipas burimeve për mediat.
TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se një orë e gjysmë mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Në takim morën pjesë deputetët e Qarkut të Tiranës, si dhe ekipi i ngritur nga PS për të qenë pjesë e fushatës elektorale në mbështetje të Ogerta Manastirliut, kandidate për Bashkinë e Tiranës.

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka arritur në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të nisë mbledhja e deputetëve të Tiranës. Ai u pa duke folur në telefon që nga momenti i zbritjes nga makina deri në hyrjen në seli.
Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetët që ishin angazhuar për zgjedhjet e planifikuara, të cilat tashmë janë anuluar.

TIRANA- Të gjithë deputetët e Tiranës pritet të mblidhen sot në selinë e Partisë Socialiste në orën 19:00. Takimi është thirrur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa qëllimi dhe temat kryesore që do të diskutohen nuk janë bërë ende të ditura.
Kjo mbledhje vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.