LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet nga takimi, pikat kryesore të DISKUTIMEVE

• Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qeverinë në Shëngjin të Lezhës në një takim informal. • Takimi ka nisur në orën 10:00 me fjalën hapëse të Ramës. • Ndërkohë që ka vazhduar më pas me diskutimet për punën e qeverisë dhe Ministrive në këtë vit që lamë pas. • Kjo mbledhje do të bëhet dhe për riorganizimin për zgjedhjet e përgjithshme që janë në vitin 2025. • Mësohet se diskutimet gjatë mbledhjes informale të qeverisë ishin shumica rreth zhvillimit të seancave plenare. • Gjithashtu është diskutuar edhe për komisionet hetimore dhe vijmësinë e jetës parlamentare pas bllokimeve nga deputetët e opozitës. • Gjatë pasdites mbledhja do të fokusohet pikërisht te inovacioni, shërbimet dhe ndarja e përgjegjësive për të pasuar të mërkurën, kur takimi informal do të mbyllet me prezantimin e konkluzioneve për secilën ministri. • Në takim janë përveç ministrave, edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. •Mbledhja do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë e mbyllur për mediat.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Rama ndan FOTO nga takimi në Shëngjin: Mbledhja për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet
pamje nga mbledhja

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi informal i qeverisë që u zhvillua ditën e sotme në Shëngjin dhe që pritet të mbahet edhe nesër. 

"Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti", shkruan Rama krahas fotove të shpërndara në Facebook. Takimi është zhvilluar pa praninë e gazetarëve.

Siç shihet nga fotot të pranishëm janë ministrat ku mes tyre janë edhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja dhe Elva Margariti, e cila deri dje ishte në drejtimin e ministrisë së Kulturës.

Në takim përveç ministrave, janë edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Po ashtu e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, si edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

2 VITE ME PARE

Takimi i qeverisë në Shëngjin/ Në kërkim të numrave për ligjet me 84 vota, objektivat që Rama u vendosi socialistëve

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet
edi rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qeverinë në Shëngjin, në një takim informal që do të zgjasë edhe ditën e nesërme. Gazetarët nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në resortin privat ku po zhvillohet takimi.

News24 mëson se një ndër çështjet e diskutuara dhe objektivat që kryeministri Rama vendosi për të pranishmët është gjetja e rrugës së bashkëpunimit me individët apo grupet parlamentare në parlament, për ligjet që duan shumicë të cilësuar.

Bashkë me PSD-në, socialistët nuk mund t’i arrijnë 84 vota për të bërë dhe ndryshime kushtetuese, si në rastin e miratimit të amnistisë për të dënuarit që dështoi fundvitin e shkuar. Në kushtet kur opozita është në betejë për të bllokuar seancat, PS ka orientuar drejtuesit e grupit që të përpiqen të gjejnë fraksione të opozitës ku mund të ketë vend për bashkëpunim.

Ndërkaq, edhe pse duhet më shumë se një vit nga zgjedhjet e radhës, kryeministri Rama ka vënë para përgjegjësisë të tijët, duke kërkuar llogari për aktivitetin që kanë pasur, duke nisur nga parlamenti, te strukturat e partisë dhe elektorati. Ndër të tjera, socialistët kanë marrë orientime për aktivitetin e tyre në Parlament, në kushtet e bllokimit nga ana e opozitës.

Katër blloqe të ndara sipas temave, inovacioni, shërbimet, administrata publike dhe projekti pilot i regjistrimit të tokës, kanë qenë 4 temat në qendër të prezantimit deri në mbrëmjen e sotme, ndërkohë që kryeministri ka paralajmëruar se do të caktojë objektiva të reja për socialistët.

2 VITE ME PARE

DETAJE nga mbledhja e qeverisë në Shëngjin/ Nga seancat plenare te komisionet hetimore, pikat kryesore që u diskutuan

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet
vendi ku mbahet mbledhja

LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e qeverisë që po zhvillohet në Shëngjin. Sipas News24, diskutimet gjatë mbledhjes informale të qeverisë ishin shumica rreth zhvillimit të seancave plenare.

Gjithashtu është diskutuar edhe për komisionet hetimore dhe vijmësinë e jetës parlamentare pas bllokimeve nga deputetët e opozitës.

Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara,

-Sa interpelanca,

-Sa mocione me debat,

-Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputëteve,

-Prezenca e deputëteve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione,

-Takimet e ministrave me deputetët,

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale,

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar,

-Performanca e deputetëve në debate publike, diskutime, seanca dhe komisione dhe prezenca në zonat elektorale,

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës,

-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e te dënuarve.

Mbledhja e qeverisë, gjatë pasdites do të fokusohet pikërisht te inovacioni, shërbimet dhe ndarja e përgjegjësive për të pasuar të mërkurën, kur takimi informal do të mbyllet me prezantimin e konkluzioneve për secilën ministri.

Në takim janë përveç ministrave, edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Po ashtu e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, si edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë, Rama foli i pari, përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet
Detaje

SHËNGJIN- Kanë dalë detajet e para nga mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet sot në Shëngjin.  Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se i pari ka qenë Rama që i foli në mbledhje, ndërsa pas tij ishte Blendi Klosi, që foli për riorganizimin e PS apo dhe Çuçi që foli për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend.

“Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS. Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin e Shqipërisë. “Viti 2024 është në vit me rëndësi për maxhorancën socialiste pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentar. Vetëm në rastin nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka përjashtuar si mundësi. Në 30 dhjetor Rama është shprehur i kënaqur sa i përket zhvillimeve ekonomikë apo dhe sektorëve të sigurisë.”, tha gazetari Gjençaj në lidhjen live.

2 VITE ME PARE

Rama mbledh qeverinë në Shëngjin/ Në skaner puna e çdo Ministrie, diskutohen objektivat e vitit 2024 (Axhenda)

Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Rama publikon pamjet
Edi Rama

SHËNGJIN- Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot qeverinë në Shëngjin të Lezhës në një takim informal dyditor. Mësohet se takimi do të nisë në orën 10:00 me fjalën hapëse të Ramës. Ndërkohë që do të vazhdojnë më pas me diskutimet për punën e qeverisë dhe Ministrive në këtë vit që lamë pas.   

Më pas do të vazhdojnë dhe do të diskutojnë për objektivat e vitit 2024 si dhe të vitit 2025. Kjo mbledhje do të bëhet dhe për riorganizimin për zgjedhjet e përgjithshme që janë në vitin 2025. Mbledhja do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë e mbyllur për mediat. 

Axhenda e plotë:

RETREAT QEVERITAR

09 – 10 janar 2024

Shëngjin, Prince Adriatic Resort

DRAFT AXHENDA

Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024

Dita 1

09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve

(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)

·       Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024

·       Debat

·       Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat

·       Debat

·       Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit

·       Debat

13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë

15:00  Prezantime
· Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni
· Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i netëorkut) – Prezanton Enkeleda Imeraj
· Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
· Projekti pilot i regjistrimit të tokës– Prezanton Enertil Canaj
15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme
16:00 – 16:30 Pushim kafeje
16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja ekompetencave të zëvendësministrave për tu deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it
20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

Dita 2
08:00 – 09:00  Mëngjesi
09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
*Dreka fastfood në tavolinën e punës

mbledhja e qeverisë ne shengjin

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez