LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët e PD përballen me Gardën, Bardhi-Nikollës: Parlamenti s'është vila jote

•Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme mes tensionesh. Edhe pse ishte paralajmëruar që të fillonte në orën 10:00, ajo nisi në 13:00, pas tensioneve nga opozita. •Ata nuk janë lejuar që të futen në disa ambiente të kryesisë së Kuvendit nga Garda. •Ndërkohë kjo ka sjellë revoltën e deputetëve të opozitës të cilët janë futur në disa ambiente me forcë. •Ata kanë hedhur akuza si ndaj Gardës ashtu edhe ndaj mazhorancës se po e përdor atë, duke thënë se as nuk diktaturë nuk veprohej kështu.•Në mbledhjen e Kryetarëve u lejuan vetëm 2 deputetë nga opozita, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji. •6 deputetë të opozitës u përjashtuan dje (31 tetor) pas skenave të dhunshme të seancës së ditës së hënë në parlament. •Mbledhja për përjashtimet u zhvillua mes kaosit, pasi deputetët e opozitës hynë në sallë dhe prishën mikrofonat e nuk lejuan zhvillimin e saj. Berisha dhe Bardhi thanë se nuk do të njohin përjashtimet, teksa paralajmëruan se edhe të enjten nuk do të ketë seancë normale.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

TENSIONET/ "Do bllokojmë edhe Komisionin e Ekonomisë", Bardhi: Nuk do të lejojmë asnjë zhvillim normal të parlamentit

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të asnjë veprimtarie parlamentare, derisa të respektohen të drejtat e opozitës. 

"Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës."- tha Bardhi.

Bardhi lajmëroi se sot do të zhvillojnë edhe një mbledhje me deputetët për atë që do të bëjnë nesër në seancë plenare. 

"Do zhvillojmë një mbledhje sot se çfarë do bëjmë nesër në seancën parlameëntare. Nuk do ketë asnjë veprimtari parlamentare normale. Po kërkojmë vetëm të drejtat tona, nuk duam të zëmë vendin e ministrave.", tha Bardhi. 

Ai gjithashtu lajmëroi se do të bllokojnë edhe mbledhjen e komisionit të ekonomisë. 

"Komisioni i ekonomikës në orën 15:00 do jemi atje, për ta bllokuar. Nuk do lejomë punën normale të asnjë komisioni, derisa mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës.", përfundoi ai.

2 VITE ME PARE

“Është parlamenti i popullit”/ Bardhi përplaset me Nikollën: Nuk është vila jote që e ke blerë me paratë e korrupsionit

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Gazment Bardhi, Lindita Nikolla

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikollës brenda Kuvendit.

Bardhi dhe Nikolla u përballën në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po qëndronin deputetët e PD pasi nuk u lejoheshin që të hynin në sallë.


DEBATI:

“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.

Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.

“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.

“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.

“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord Të të vijë turp të të vijë”, iu drejtua Gazment Bardhi. 

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës të bllokuar nga Garda, ministri Mete prezanton projektbuxhetin 2024 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
foto nga mbledhja

TIRANË-Konferenca e Kryetarëve ka nisur mbledhjen në orën 13:00 pavarësisht përpjekjeve të deputetëve të opozitës për të penguar zhvillimin e mbledhjes, por që u bllokuan nga Garda.

Në mbledhje ishte edhe ministri i Ekonomisë Ervin Mete, i cili prezantoi projektbuxhetin 2024.

Gjatë fjalës së tij, ministri Meta tha se projektbuxheti i vitit 2024 synon rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët. Ministri tha se Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik, pa u shoqëruar nga masa të ndjeshme fiskale.

Ndërkohë në mbledhje u lejuan vetëm dy deputetë të opozitës, të cilët ishin Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji, të cilët e quajtën të turpshëm vendimin e Kuvendit për zhvillimin e seancës pa opozitën.

Fjala e ministrit Mete:

Projektbuxheti i vitit 2024 që vjen para jush për shqyrtim, synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor, si edhe mbrojtjen e kategorive sociale, duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin e mëtejshëm fiskal.

Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik, pa u shoqëruar nga masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal.

Synimi i këtij projektbuxheti është t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë dhe të mbështesë më tej rritjen ekonomike.

Siç vlerësoi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, ndërkohë që perspektiva ekonomike në vazhdim mbetet pozitive. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Fondamentet makroekonomike kanë rezultuar të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe sfidash. Kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë të ekonomisë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Nisur nga kjo ecuri e mirë, ne kemi rishikuar për sipër projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rishikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2023. 

Sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%, ndërsa parashikojmë një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Ky rishikim, pas gati shtatë vitesh, është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare. Gjithashtu, është pasqyrë e politikave ekonomike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në zbatimin e reformave strukturore.

Siç jeni në dijeni, së fundmi morëm edhe lajmin e mirë të daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF/MONEYVAL (Task Forcës për Veprim Financiar. Vendimi vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe sa i përket perspektivës së zhvillimit ekonomik, klimës së biznesit, investimeve, si edhe lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.   

Ndërkohë, sektori financiar, mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid për të mbështetur kreditimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike.

Sa i takon inflacionit, ai ka qëndruar në nivele më të ulëta se vendet e rajonit dhe se mesatarja e vendeve të BE-së. Aktualisht, në muajin shtator 2023, inflacioni ka zbritur në nivelin 4.1%, i përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022. Kjo rritje bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Ambicja e Qeverisë, e shprehur në projektbuxhet, është që këtë qëndrueshmëri dhe moment pozitiv ekonomik ta përkthejmë në mirëqënie për qytetarët, duke synuar të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon. Gjithashtu, turizmi është një sektor që mbështetet nga projektbuxheti, me synimin që Shqipëria të kthehet në një nga destinacionet kryesore të turizmit në rajon. 

Krahasuar me vitin 2023, të ardhurat tatimore rriten me +0.4 % e PBB-së, ndërkohë që, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet programohen të rriten me 47 miliardë lekë. Rritja e tyre krahasuar me vitin 2023 rezulton +8.25%, ndërkohë që rritja reale ekonomike është programuar në 3.8%.  

Programimi i të ardhurave për vitin 2024, ka marrë në konsideratë faktorët kryesorë, përfshirë efektin e pritshëm të rritjes ekonomike të vendit, projeksionin e indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet e përmirësimit të administrimit tatimor e doganor.

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal. 

Në këtë aspekt, do të punohet së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë.  

Sa i përket paketës fiskale, ju informoj se nuk është propozuar vendosja e TVSH-së në sektorin e arsimit, shëndetësisë apo shërbimet financiare, që ka qënë një ndër diskutimet vijuese me FMN.

Një ndër masat kufizuese e cila është gjykuar e nevojshme nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, ka qënë vendosja e kufirit të sipërm të nivelit të indeksimit të akcizës. Ligji i miratuar në dhjetor 2021, kërkon indeksimin çdo dy vjet të akcizës së mallrave, bazuar në normën kumulative të inflacionit të dy viteve paraardhëse. Kemi propozuar që në ligj të vendoset kufi maksimal prej 1.5 % për çdo dy vjet për rritjen e akcizës, kjo nisur edhe nga niveli i pazakontë i inflacionit të dy viteve të kaluara. Nëse nuk do të vendosej ky kufizim, akciza do të duhej të indeksohej me 11.4%, çka do të impaktonte në rritjen e çmimeve.

Gjithashtu, propozohet një nismë që lidhet me qasjen dekarbonizuese, në linjë me politikat e gjelbra në Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian parashikon taksimin e importeve drejt vendeve të BE nga shtete që nuk aplikojnë ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm, krahasuar me nivelet e taksimit në vendet e Bashkimit Evropian. Kufiri miminal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lek/kg, nga 3 lekë që parashikohet në vendin tonë. Në këto kushte, është e nevojshme që të merren masa për përafrimin e legjislacionit, në mënyrë që të shkojmë drejt nivelit të BE-së, por ngarkesa fiskale të mos jetë e menjëhershme. Për këto arsye është programuar një rritje e zbutur e taksës e cila do shtrihet në 5 vjet, duke filluar me një rritje prej vetëm 0.5 lek në vitin e parë.

Paketa ka parashikuar gjithashtu disa masa në funksion të stimulimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral. Janë parashikuar disa përjashtime nga TVSH në importin e gjedhëve, bletëve dhe insekteve që përdoren në bujqësinë bio, me synim nxitjen e rritjes së numrit të krerëve, zgjerimi i sektorit të bletarisë dhe përdorimi i metodave të mbrojtjes së prodhimeve, duke shmangur përdorimin e pesticideve.

Në procedurat tatimore janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri.

Gjithashtu, sqarohen procedurat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë, në mënyrë që të ketë me tepër mirëadministrim në këtë fushë.

Në krahun e Shpenzimeve, në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar të shpenzohen 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje në vlerë absolute prej 30.4 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023.

Siç u përmend, shpenzimet Buxhetore për vitin 2024 mbështesin politikën e rritjes së pagave në administratën publike qëndrore e vendore. Shpenzimet e personelit për vitin 2024 janë programuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Njëkohësisht, ky projektbuxhet financon një vëllim të konsiderueshëm investimesh publike me 5.3% të PBB, ose 128.5 miliardë lekë, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit. Në këtë fond, përfshihet dhe fondi i rindërtimit nga tërmeti në shumën 7 miliardë lekë. Në planifikimin e investimeve për vitin 2024, fokusi mbetet financimi i projekteve të investimeve publike në fushën e transportit rrugor, detar, hekurudhor, zhvillimi urban dhe rajonal, ujësjellës kanalizime, trashëgimia kulturore dhe turizmit.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qëndrore për vitin 2024 parashikohen në masën 63.2 miliardë lekë ose rreth 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave të qeverisë si: skema e mbështetjes së fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit, zhvillimi i turizmit dhe mbështetja për arsimin e sportin.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë lekë me një rritje të lehtë nga buxheti i rishikuar i vitit 2023. Kjo rritje i dedikohet zbatimit të skemës së garancisë rinore, e cila në bashkëfinancim me Bashkimin Europian, synon të sigurojë një ofertë cilësore punësimi për të rinjtë e moshës 16-29 vjeç, të regjistruar si punëkërkues të papunë.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 249 miliardë lekë ose 10.2% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet në masën 178 miliardë lekë ose 7.3% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Nga fy fond, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga të cilët pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë.

Për sa i përket shpenzimeve të Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ato parashikohen në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Dhe Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve i cili parashikohet në masën 5 miliardë lekë.

Në zërin e Shpenzimeve të tjera sociale do të përmendja: Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 800 milionë lekë; Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë; Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.2 miliardë lekë; Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë.

Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë rreth 3% të PBB-së. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë.

Përtej këtyre niveleve, nën Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është alokuar një fond prej 2.5 miliardë lekë, në portofolin e buxhetit vendor,  si transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile, ku nga këto 500 milionë lekë jepen për investime dhe rikonstruksione në funksion të rritjes së sigurisë e digave të ujëmbledhësve.

Sa i përket mbështetjes së sektorëve prioritarë:

Në Arsim, shpenzimet buxhetore parashikohen të rriten në vlerë nominale dhe në raport me Produktin e Brendshëm prej mbi 3% përgjatë periudhës 2024-2026.

Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në vitin 2024, në këtë sektor do të financohen me përparësi:

Ofrimi i një shërbimi arsimor cilësor për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar duke siguruar ndër të tjera: tekste shkollore falas, bursa apo kuota ushqimore për nxënës me nevoja të veçanta, si dhe transport për nxënës dhe mësues që mësojnë dhe punojnë larg vendbanimit të tyre;

Rritja e fondeve grant për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës universitare si dhe mbështetjen e studentëve që ndjekin degët në programet prioritare dhe studentëve ekselentë.

Sektori i Shëndetësisë, gjithashtu do të qëndrojë mbi 3% të PBB mesatarisht për periudhën 2024-2026, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, do të financohen me prioritet edhe:

financimi i shërbimeve shëndetësore parësore e spitalore;

rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme ku për vitin 2024 parashikohet që për trajtimin me recetë rimbursimi të barnave do të përfitojnë rreth 400 mijë pacientë me kosto në total prej 12 miliardë lekë;

financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike.

Në fushën e turizmit synohet diversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor duke promovuar gjerësisht Shqipërinë nëpërmjet:

sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës bregdetare, ofrimit të shërbimit të pastrimit gjatë sezonit turistik duke e shtrirë këtë shërbim në të gjithë vijën bregdetare për vitin 2024;

zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, si dhe përmirësimi i imazhit të vendit duke financuar evente të rëndësishme promovuese;

Mbështetjen e projekteve të rëndësishme në transport, në vijën bregdetare, por edhe në ndërlidhjen rajonale.

Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2024. Ky buxhet do të financojë me përparësi modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake dhe vijimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin ushtarak.

Për të kaluar në elementët e tjerë të projektbuxhetit,

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2024, planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë, për të përballuar emergjenca dhe ngjarje të paparashikuara me ndikim në buxhetet e ministrive dhe institucioneve qendrore.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 2.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 5.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit dhe kursit të këmbimit.

Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të PBB. Balanca primare, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, planifikohet 0.2%, në një përmirësim nga niveli neutral, që pritet në fund të vitit 2023.

Sa më sipër, synojmë konsolidim fiskal, me një borxh publik që pritet të zbresë vitin e ardhshëm, nën nivelin 60%, për herë të parë që prej vitit 2011, çka na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta.

2 VITE ME PARE

"E keni bërë burg"/ Dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjergji: Keni mbyllur deputetët në ashensor

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
foto nga konferenca e kryetareve

TIRANË- Vetëm dy deputetë nga opozita janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa të tjerët janë korridorin e selisë së Kuvendit, ku garda nuk lejon hyrjen e tyre në sallë. 

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji janë dy deputetët që po ndjekin mbledhjen. 

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent. Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin. Ai u shpreh se kjo nuk është një situatë normale, duke shtuar se opozita spo kërkon asgjë të veçantë, por vetëm të drejtat që i përcakton Kushtetuta.

“Kjo nuk është një situatë normale, nuk është një mbledhje normale. Ju e shikoni, keni experience parlamentare. Opozita nuk po kërkon asgjë të veçantë, thjesht atë që na jep Kushtetuta. Po kërkon Komisionet Hetimore, të jetë pjesë pjesëmarrëse në hartonin e Reformës Zgjedhore, nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë. Kanë vendosur shqiptarët, janë mandate të marra në një betejë shumë të fortë. Ne mandatet tona do t’i mbrojmë”, tha Gjekmarkaj.

2 VITE ME PARE

FOTO- Deputetët e PD hyjnë me forcë në zyrën e Lindita Nikollës

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Opozita futet brenda zyres

TIRANË- Deputetët e opozitës u mblodhën në pjesën derën e jashtme të sallës së Konferencës së Kryetarëve, duke tentuar që të futeshin brenda. Ndërsa stafi i Kuvendit pengoi hyrjen në sallë, deputeti Flamur Noka kërkoi një dokument ku ndalohej hyrja e deputetëve.

Kush është ajo që mbyll derën”, bërtet Gazment Bardhi, ndërsa më pas deputetët e opozitës shtynë me forcë derën dhe e hapin atë, duke hyrë të gjithë në sallë, e cila në atë moment rezulton bosh.

“Hiqni Gardën nga aty”, kërkon Bardhi.

Raportohet se zyra në të cilën u futën deputetët ishte e kryeparlamentares Lindita Nikolla./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Deputetët e opozitës në Kuvend, Garda bllokon hyrjen në sallë

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
deputetet e opozites

TIRANË- Tensionet vijojnë ende në korridorin e Kuvendit, ku deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk i lejojnë të futen në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. 

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kush janë dy deputetët e opozitës që u lejuan të merrnin pjesë në Konferencën e Kryetarëve?

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Opozita

TIRANË- Zheni Gjergji dhe Agron Gjekmarkaj ishin të vetmit që u lejuan të futeshin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Dy deputetët e opozitës kanë kundërshtuar moslejimin e kolegëve të tyre brenda sallës.

Fillimisht deputetët bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohet mbledhja! Më pas PS ka tentuar që të zhvillojë mbledhjen në salla të tjera, por PD nuk i ka lejuar. Shkak për trazirat, është bërë përjashtimi i deputetëve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave të tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Rrugë pa kthim!” Zbardhen diskutimet me dyer mbyllur/ Bardhi vë në ‘lëvizje’ deputetët e opozitës: Do të bllokojmë…

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Gazment Bardhi

TIRANË- Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku është folur për aksionin opozitar. Gazetari i News24, Osman Stafa ka siguruar detaje nga bisedat mes demokratëve, mes tyre dhe qëndrimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit pasi ka falënderuar opozitarët për aksionin të hënën në Kuvend, ku pati edhe përplasje fizike, theksoi se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që të poshtërohen.

“Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona.  Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore. Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Sot (dje) propozoj që ne mbledhjen e Sekretariatit të Etikes të shkojmë të gjithë deputetet, pasi vendimmarrjen e tyre janë abuzive. Do të bllokojmë punimet e këtij sekretariati. Ndërsa nesër (sot) qe në orën 9:30 do të jemi të gjithë në Konferencën e Kryetareve për të bllokuar edhe aty punimet e kësaj mbledhjeje. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund.”,- tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Tensione në selinë e Kuvendit/ Salianji: E përdorin Gardën për punonjës personal

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
foto nga kuvendi

TIRANË- Tensionet në selinë e Kuvendit vijojnë akoma, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk lejohen nga punonjësit e Gardës të futen në sallën ku po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. 

Salianji akuzoi mazhorancën se po i përdo punonjësit e Gardës si punonjës personal të tyre. 

"Punonjësit e Gardës i përdorin si punonjës personal dhe ju japin urdhra", tha Salianji. 

Kujtojmë se seanca u shty për në orën 13:00 pasi më herët nuk u lejua zhvillimi i mbledhjes për shkak të bllokimit nga opozita.  Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"I kanë mbyllur të gjitha dyert"/ Deputetët e opozitës tentojnë të futen brenda sallave, garda rrethon zyrat

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Deputetet

TIRANË- Deputetët e opozitës janë rikthyer sërish në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve.

'I kanë mbyllur të gjitha dyert'- thonë deputetët.

‘Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët.’’- tha Noka.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Demokratët janë të vendosur kësaj here

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se mos deputeti Bledion Nallbati rrezikon burgun pas kallëzimit që PS bëri për të pas dhunës në Kuvend. Berisha u shpreh se demokratat janë të vendosur, si dhe iu drejtua me një mesazh Ramës duke i thënë se ky është vetëm fillimi.

Pyetja- Nallbati rrezikon burgun pas kallëzimit të PS-së, sa do të sakrifikojnë deputetët demokratë?

Berisha: Demokratët janë të vendosur kësaj here. Mund ti them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi, ta dijë Edi Rama.

Pyetja- Mbledhja u shty, a do të ktheheni në 13:00?

Berisha: Deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin, beteja është betejë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Rama dhe Nikolla shkatërruan parlamentin duke u mohuar të drejtat opozitës

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla po e shkatërrojnë parlamentin. Më tej, kreu i PD tha se opozitës po i mohohet e drejta për të ngritur komisionet hetimore.

"Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore", tha Berisha. 

2 VITE ME PARE

U bllokua nga opozita, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
deputet e opozites

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë për në orën 13:00, ka njoftuar Kuvendi. Shtyrja u bë si pasojë e bllokimit nga deputetët e opozitës që donin të pengonin zhvillimin e mbledhjes.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet me dije se pjesa e parë e mbledhjes ku do të bëhet prezantimi i projektligjit "Për buxhetin e vitit 2024" nga ministri i Financave do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

NJOFTIMI:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Turp të keni"/ Deputetët e opozitës bllokojnë dyert e sallës të Konferencës së Kryetarëve, nuk lejojnë Çuçin të hyjë brenda

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
deputetet e opozites

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku pritet të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ata nuk kanë lejuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”,"Turp të keni ju që silleni korridoreve" dëgjohen replikat mes deputetëve në videon e siguruar nga BW. 


Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, por opozita po tenton që të mos lejojë zhvillimin, dhe nuk ka lejuar as ministrin e Financave, Ervin Mete të futet në sallë.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Tensione në korridoret e Kuvendit, opozita s'lejon ministrin të futet në mbledhje, rrëzojnë vazot me lule

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Foto nga Kuvendi

TIRANË- Tensione në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Opozita po tenton që të mos lejojë zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sikurse shihet në foto, një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

E ndalon në korridor! Bardhi kërkon sqarim nga Nikolla: Çfarë të kam bërë unë ty që më ke përjashtuar? (VIDEO)

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Bardhi dhe Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi sqarim nga kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lindita Nikolla për arsyen e përjashtimit nga Kuvendit. Ai e ndaloi atë para derës ku pritej të mblidhej Konferenca e Kryetarëve. 

Bardhi donte të dinte se përse është përjashtuar, ndërkohë që nuk mungoi as akuza se Nikolla ka 2 muaj që shkel rregulloren e Kuvendit. 

"Çfarë të kam bërë unë ty që më ke përjashtuar? Pse më ke përjashtuar? Ti ke 2 muaj që shkel rregulloren"- i drejtohet Bardhi-Nikollës.


Në kryesinë e Kuvendit ndodhen deputetët e opozitës, të cilët po pengojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Konferenca e kryetarëve/ Deputetët e PD pengojnë fillimin e mbledhjes, Bardhi kërkon të jetë pjesë e takimit

 

Mbledhja e 'Kryetarëve' zhvillohet mes tensionesh! Deputetët
Berisha

 

TIRANË- Opozita ka vendosur që të bllokojë çdo mbledhje të Qeverisë. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e PD kanë shkuar sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, duke mos lejuar që mbledhja të zhvillohet.

Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë. Ai ka tentuar të hyjë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore./Dosja.al

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë