LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen në burg 7 prej tyre! Arrest shtëpiak për 73-vjeçarin

• Policë e kryepleq, të cilët u kapën para dy ditësh me akuzën për kultivim kanabisi në zonën e Krujës kanë dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së. • Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 7 prej tyre, ndërsa caktoi “arrest shtëpie” për 73-vjeçarin Skënder Velja. • Ky i fundit u lirua për shkak të moshës së tij. • Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës. • 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. • Gjatë gjithë përgjimeve, biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, pasi kishin frikë se mund të përgjoheshin. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Ishalla i mbron Allahu”, momenti kur trafikantët mësojnë për kontrollet e Policisë në Krujë

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e kultivuesve të drogës në Krujë. Në bisedën e mëposhtme, e përgjuar nga agjentët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbulohet se Policia e Shtetit ka dalë në zonë për kontroll, ndërsa ndërsa kultivuesit e bimëve narkotike shpresojnë që të ato mos konstatohen nga policia si parcela deri me datë 1 tetor, periudhë e cila ju duhet bimëve që të piqen plotësisht. Madje i luten edhe Zotit për t'i ndihmuar. Falë përgjimeve të transkriptuara në dosjen hetimore, të siguruar nga "ABC Neës", del në pah fakti se një miku i tyre j’u ka premtuar se nuk do bëhet asgjesimi i bimëve narkotike deri ne pjekjen e plotë të tyre. Por emrin e tij, të përgjuarit Asim Pulaci dhe Bujar Sefa nuk e bëjnë me dije. 

PJESË NGA DOSJA:

Në datë 10.09.2020, ora 20:36, është përgjuar komunikimi në radio mes subjekteve të dyshuar,  personi nën hetim Bujar Sefa dhe personi nën hetim Asim Pulaci.

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?
Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…
Asim Pulaci: Dro ishalla na ka fal Allahu me ket gje.
Bujar Sefa: Me ho me na i pru diten e hene koordinatat i .. 15 dite.
Asim Pulaci: Po pra te henen do ti bien,
Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do te dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vielim or ti?
Asim Pulaci: Per at Zot a te rrej 15 dite i do.
Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që per kishte …. kam per te luftuar per jeten.
Asim Pulaci:…
Bujar Sefa: Po s’na erdhen neser mbrema, i bie që s’kane kapur gjq.
Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.
Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … une per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.
Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.
Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.
Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.
Bujar Sefa: Leje se përjashta e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonje gjarper. Pastrojeni vendin aty.

Nga hetimi trevjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.

3 VITE ME PARE

"Në vend të parë shkurret, kur të vësh bimën lart, pastaj DIGJI”/ Zbardhen përgjimet e “Radio-Ndërlidhja”, si udhëzonte shoku-shokun për të 'mashtruar' Policinë

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen përgjimet e dosjes hetimore që çoi në pranga një grup të kultivimit të drogës. 8 persona u arrestuan nga 13 persona, ndërsa 5 janë shpallur në kërkim në operacionin e SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës. Siç duket edhe nga dokumenti, SPAK ka përgjuar edhe pse me "radio" bisedën mes Asim Pulacit dhe Bujar Sefës, të cilët do insinonin sikur i kishin djegur bimët e kanabisit në të 3 arat që i kishin mbjellë. Sefa e orienton shokun e tij sesi të kujdeset për ta bërë "punën" sa më mirë dhe më pas e këshillon që të largohet. 

“Në vend të parë shkurret, kapena shkurredh, jo të gjata që të dalin shkurret, që kur të vesh bimën lart,”- thuhet në një pjesë të bisedës mes Asim Pulacit dhe Bujar Sefës.

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen

PJESË NGA DOSJA:

Në datë 15.09.2020, ora 07.37 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar A-personin nën hetim Asim Pulaci dhe B-personin nën hetim Bujar Sefa.

A: Po, po

B: Po tek tubat e verdha?

A: I kam hedhur në prru, tek bregu, i kam ne ato të verdhat

B: A janë midis arës

A: Po vallaj. Edhe tubën e zezë e kam heq nga shtëpia dhe nga...dhe atë tubën e vogël e kam hedh tek varrenjt, tubën e zezë se kam heq kret, veç se e kam shkëputur domethënë prej të gjithave...u shkofshin dhe i futeshin ndonjë drru, por nuk na hynë në punë po shkoi puna 5 mijë lekë.

Në datë 15.09.2022, ora 07.37 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar A-Perosni nën hetim Asim Pulaci dhe B-personi në hetim Bujar Sefa.

B: Mos ikni larg me punën, se me qëllu me duhet me dal me takuar një shok aty tek puna.

A: Si the?

B:Mos mu largonin me punën sepse më duhet me ra tej me taku një shok tek puna.

A: Këtu jam unë ne cep të kodrës, në faqen këtej.

B:Po pra se besoj se ke rënë poshtë, me dash 3 orë, duhet me dalë tek mrrizat tani apo jo?

A: Ballë përballë me ty jam unë, mu në cep të rrugës, te mrrizi.

B: Po pra, te mrrizat. Më qëlluar, jo më qëlluar por ato janë duke ardhur tani 100% me iu bërë 2-3 vende aty.

Në datë 15.09.2022, ora 07.41 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar A-Perosni nën hetim Asim Pulaci dhe B-personi në hetim Bujar Sefa.

B: E di unë o daje kush vjen dhe sa vijnë se me qenë nuk të them unë ty se nuk jam budall.
A: E di që nuk je budall por me qëllu me e pre n'besë tjert.
B; është e atë ai, me Land Roverin është, me atë është duke ardhur
A: Apo je në N'Noj?
B: Po jam këtu tek karburanti poshtë.

(Nga komunikimet kuptohet se punonjësi që ka takuar Bujar Sefa në Nojë ka ardhur me një makinë tip ushtarake, Land Rover i bardhë, çka të bën të dyshosh se i referohet makinave që ka në përdorim Policia e Shtetit)

Në datë 15.09.2022, ora 07.51 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar A-Perosni nën hetim Asim Pulaci dhe B-personi në hetim Bujar Sefa.
B: Fillo që tani bëj 3 vende gati, fut disa shkurrë, disa maja shkoze para, e andej mbrapa shtëpisë nga një bimë ashtuje, nga një bimë të prishme, të keqe fort.
A: A do të shkoj ta shkul aty a?
B: Po pra, po vej ato majat e Shkozës para që të bësh guf që të dali zjarri i madh me gjet ndonjë rrënjë o rrushi si është e vonë, e keqe, e shëmtuar me e vënë para që të bëjnë foto me të.
A: Po mrapa me hjek unë
B: Me hejk, me hejk po në 3 vendet me një fjalë, 3 pika siç i kemi 3 vendet.
A: Në kopshtin ku hymë mbrëmë dhe në një ar kha a?
B: Po edhe një e madhe më duhet për Zotin, bash atje te kapërcelli, po futi shkoza para, bani gati me shkozë.
A: Ti bëj pa ardh ata.
B: Po bani se ato qitu tek bidonat janë, n'Noj janë ato vijnë për 40 minuta i ke atje. T'i bëni gati, por prit maja shkoze shumë që të bëni tym shumë pash Zotin.
A: A t'ja lej turrat a t'hejk unë apo të rri aty?
B: Jo hik hik se të them unë me shku aty, po hik ti. Bojua turrën dhe hik ti rrushi
---
A: Jo më si kam pre me boça, kam pre ca që kan...qashtu mo.
B: Mirë tfaltë Zoti, në vend të parë shkurret, kapena shkurresh, jo të gjata që të dalin shkurret që kur të vesh te pumët lart...

3 VITE ME PARE

Arrestimet për RRJETIN e kanabisit në Krujë, lirohet i moshuari

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen
Foto ilustruese

TIRANË- Policë e kryepleq u kapën para dy ditësh me akuzën për kultivim kanabisi. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 7 prej tyre, ndërsa vetëm 73-vjeçari Skënder Velja për shkak të moshës së tij është lënë në “arrest shtëpie”. Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ndërsa 5 persona vazhdojnë ende që të jenë në kërkim.

Janë arrestuar:

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Skënder Velja, 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Saba Shehi., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Asim Pulaci 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xhemal Zogu 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim:

Bujar Sefa (alias Xaka) 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit

Armand Dërvishi, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Edison Xaka, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Agron Asllanaj, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Haxhi Murati, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës. Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.

3 VITE ME PARE

Zbardhet dosja/ Kultivonin drogë në fshatrat e Krujës, trafikantët i druheshin përgjimit, flisnin me radio ‘Walky-Talky’ dhe përmes aplikacioneve

Mbillnin kanabis në tokë shtetërore në Krujë, lihen
Foto ilustruese

Zbardhet dosja hetimore që çoi pas hekurave një grup të kultivimit të drogës 8 nga 13 persona në kuadër të një operacionit të SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje nga dosja në fjalë, ku tregohet se si rrjeti i trafikantëve komunikonin me njëri-tjetrin jo përmes telefonit, por me radio ‘Walky-Talky’ apo dhe të aplikacioneve të lidhura përmes internetit.

“Nga komunikimi i zhvilluar mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edoson Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmëria në të folur, duke menduar se nuk mund të ishin vëzhguar/përgjuar nga organet ligjzbatuese, prej nga kuptohet në dhe aktivitetin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, bisedues tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim të komunikimeve mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve,”- thuhet në dosjen hetimore.

TE ARRESTUAR:

-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
– Skënder Velja, 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Saba Shehi, 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Asim Pulaci, 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xhemal Zogu, 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:

NE KERKIM
-Bujar Sefa (alias Xaka), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-Haxhi Murati, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Armand Dërvishi, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Edison Xaka, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Agron Asllanaj, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa./BW

spak ne kruje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj