LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15 persona, plagosen 24 të tjerë, autori vret veten, sulmi u paralajmërua në email-e

•Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Pragë. •Një 24-vjeçar i identifikuar me emrin David Kozak ka sulmuar me armë tip snajper në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. •Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. •Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi. •Kryebashkiaku i Pragës, bëri me dije se autori pas krimit ka kryer vetëvrasje dhe ka rënë nga çatia e Universitetit. •Ndërsa pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë në email-e studentët janë paralajmëruar që të mbyllnin dyer e auditorëve dhe dritat. 

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Fatkeqësitë nisën që në mesditë/ Pak orë para masakrës në Fakultetin e Arteve, 24-vjeçari vrau edhe të atin (DETAJE)

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Pragë

PRAGË- Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pragë, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë mbi 15 persona, dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas mediave vendase, pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.

Sulmi në Fakultetin e Arteve në Pragë

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

'Alina erdhi nga Parajsa dhe më ndihmoi...'/ Autori i sulmit në Pragë u frymëzua nga një 14-vjeçare ruse, e mitura më 7 dhjetor vrau shokun dhe veten

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Alina dhe David Kozak

PRAGË- Detaje tronditëse janë zbardhur nga sulmi me armë në Fakultetin e Arteve në Pragë, ku raportohet se deri më tani 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. David Kozak 24-vjeçari i cili pas sulmit kreu vetëvrasje zbulohet se është frymëzuar për ngjarjen nga një 14 vjeçare ruse e identifikuar me emrin Alina e cila më 7 Dhjetor të këtij viti veproi njësoj në shkollën e saj duke vrarë një prej shokëve të klasës dheplagosur disa të tjerë e cila më pas vrau dhe veten.

Ky detaj që ngre dyshimet se 24-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor është zbuluar në një mesazh që ai ka postuar në 'Telegram' 10 ditë më parë ku ndër të tjera shprehej se ishte 'Alina ajo që e ndihmoi të kryente masakrën që nga Parajsa'. 

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Mesazhi
2 VITE ME PARE

Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi rreth 24 të tjerë, identifikohet autori i MASAKRËS në Pragë (FOTO+EMRI)

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Autori

PRAGË- David Kozak 24 vjeç, është autori i sulmit me 11 të vdekur dhe 24 të plagosur në Pragë. I riu me origjinë çeke ka qëlluar me pushkë brenda Fakultetit të Arteve. Në Telegram ai paralajmëroi ngjarjen e rëndë teksa shkruante se donte të bënte një masakër në një shkollë.

Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Qytetarët ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Studentët e tmerruar fshihen në karrige dhe tavolina, në sfond dëgjohen të shtënat, pamje të reja nga sulmi në Pragë

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Sulmi me armë në Pragë

PRAGË- Pamje të reja tronditëse po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet ku shihet momenti kur studentët e bllokuar në auditoret e Fakultetit të Arteve fshihen në karrige dhe tavolina për t'i shpetuar sulmit të autorit, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat e armës. 

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Sulmi në Pragë, policia nxjerr pamjet: Ndërtesa është në evakuuim e sipër

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Sulmi

ÇEKI- Policia çeke thotë se oficerët janë ende duke evakuuar studentët pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin Charles në qendër të Pragës. Në një deklaratë në X, policia shkroi se disa studentë u mbyllën në klasa gjatë të shtënave, kështu që përpjekjet për evakuim janë ende në vazhdim.  

Postimi i Plotë:

Ndërtesa është ende duke u evakuuar pasi disa studentë u mbyllën në dhomat e tyre pas sulmit.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

'Qëndroni, mos shkoni askund'/ Email-et që paralajmëruan sulmin me 11 të vdekur në Pragë: Fikini dritat, bllokoni dyert me tavolina

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Pamje nga Universiteti

PRAGË- Pak para se të ndodhte sulmi, në një email i mbërritur në adresat e stafit të Universitetit në Pragë, i paralajmëronte ata për sulmin. Sipas 'Reuters', në këtë email shkruhej: Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni drita. 

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Postimi

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Pragë, Ursula Von Der Leyen: Jam e tronditur, ne vajtojmë me ju

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Ursula Von Der Leyen

BRUKSEL- Krytarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar pas sulmit vrastar në Pragë. Me anë të një postimi në X, Von der Leyen shkruan se është e trinditur nga dhuna e pakuptimtë që i mori jetën 11 personave. Po ashtu ajo u ka dërguar ngushëllime familjarëve për jetët e humbura. 

“Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi Von der Leyen.

2 VITE ME PARE

Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi mbi 20 të tjerë, kryebashkiaku i Pragës: Autori qëlloi veten dhe ra nga çatia

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Pamje nga sulmi në Pragë

PRAGË- Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi në Prgaë ku 11 persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Kryebashkiaku i zonës ka njoftuar se autori ka kryer vetëvrasje dhe është rrëzuar nga çatia e Fakultetit të Arteve në Pragë. 

“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit. 

2 VITE ME PARE

"Dëgjova disa të shtëna", dëshmitarët flasin për sulmin në Pragë: Policia na bërtiti të dalim jashtë

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Vengngjarja

PRAGË- Dëshmitarët kanë folur për sulmin e rëndë që iu ka marrë jetën 11 personave në Pragë ditën e sotme. Mediat e huaja shkruajnë se një dëshmitar ka deklaruar se ka dëgjuar disa të shtëna. Ndërkohë që ka parë se studentët po fshiheshin në çatinë e Fakultetit të Arteve.

Unë zbrita në ndalesën Staroměstská disa minuta pas orës tre. Takova një mik atje dhe papritmas erdhi policia. Po largohesha në drejtim të rrugës Veleslavínova dhe më pas dëgjova të shtëna. Unë nuk pashë asgjë, por shoku im ishte ulur në tramvaj dhe pash njerëz në çatinë e Fakultetit të Arteve dhe aty fshiheshin”, tha një nga dëshmitarët.

Një tjetër dëshmitare ka deklaruar se policia u kërkoi me ngulëm që të vraponin jashtë me shpejtësi. 

Na evakuuan të gjithëve, ishte shumë e frikshme, kudo kishte policë me automatikë. Ata na bërtitën të vrapojmë jashtë”, tha një dëshmitare tjetër.

2 VITE ME PARE

Masakër pranë Universitetit në Pragë, policia KONFIRMON numrin e viktimave: 11 të vrarë, 24 të plagosur

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Autori

PRAGË- Nga hetimet paraprake, policia konfirmon se numri i viktimave nga sulmi në Fakultetin e Arteve është 11 ndërsa i të personave të plagosur 24. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. 

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Hipin në parmakun e Universitetit për t'iu fshehur autorit dhe rrezikojnë të bien, pamje të reja nga masakra në Pragë

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Pamje të reja

PRAGË- Pamje dramatike po qarkullojnë në rrjet pas sulmit me armë zjarri në një Universitet në Pragë ku dyshohet se kanë mbetur disa persona të vrarë dhe të tjera të plagosur. Teksa autori ka lëvizur nëpër auditore, disa studentë janë parë duke u fshehur në një parmak por rrezikojnë të bien në disa metra lartësi. 

 

2 VITE ME PARE

Me snajper nga ballkoni i universitetit, dalin pamjet e autorit të sulmit me disa të vrarë në Pragë (FOTO)

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Autori

PRAGË-  Dalin pamjet e para të autorit të sulmit të rëndë në Universitetin e Pragës, ku paraprakisht raportohet për disa viktima dhe disa të plagosur.

Siç shihet nga këto foto, autori është i pozicionuar dhe qëllon nga një distancë. Në pamje të parë duket se arma është një snajper. Ende nuk dihet bilanci ndërsa policia ka ekzekutuar autorin, dhe po evakuon qytetarët.

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Autori
2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në universitetin e Pragës, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

MASAKËR në Universitetin në Pragë/ Vriten me snajper 15
Pragë

PRAGË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Pragë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një universiteti ku mësohet se disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur. 

“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend,” tha policia në platformën e mediave sociale X, dikur Tëitter.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

te shtena me arme ne prage david kozak

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari