LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masa "arrest në burg" iu komunikua në spital/ Autori i vrasjes së Martin Canit refuzon të tregojë ku e ka fshehur thikën, nisin hetime për bashkëpunëtorët e tij

• Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë, bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. • Masa e sigurisë iu komunikua në ambientet e burgut, ku i mituri është shtruar dhe po merr trajtim mjekësor pasi dhe ai mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimën. • Mario Përlleshit i është kërkuar disa herë të japë shpjegime lidhur me ngjarje por ka refuzuar të flasë. • 14 vjeçari nuk ka pranuar as të tregojë se ku e ka fshehur armën e krimit. • Hetuesit janë kthyer sërish sot në vendin e ngjarjes, pasi nuk është gjetur as thika me të cilën është kryer krimi, dhe as telefoni e çanta e Përlleshit. • Mësohet se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. • Grupi hetimor po verifikon se kush janë personat që e morën nga vendngjarja dhe që e kanë ndihmuar për të fshehur provat e krimit. • Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngajrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. • Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. • Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. • Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. • Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. • Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.• I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur", autori i vrasjes së 14-vjeçarit refuzon të tregojë ku është fshehur thika me të cilën kreu krimin

Masa "arrest në burg" iu komunikua në spital/ Autori i
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë, bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Masa e sigurisë iu komunikua në ambientet e burgut, ku i mituri është shtruar dhe po merr trajtim mjekësor pasi dhe ai mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimën. Mario Përlleshit i është kërkuar disa herë të japë shpjegime lidhur me ngjarje por ka refuzuar të flasë. 14 vjeçari nuk ka pranuar as të tregojë se ku e ka fshehur armën e krimit.

"Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”, raportohet se ka thënë ai.

Hetuesit janë kthyer sërish sot në vendin e ngjarjes, pasi nuk është gjetur as thika me të cilën është kryer krimi, dhe as telefoni e çanta e Përlleshit. Mësohet se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. Grupi hetimor po verifikon se kush janë personat që e morën nga vendngjarja dhe që e kanë ndihmuar për të fshehur provat e krimit. 

1 VITE ME PARE

Goditi për vdekje me thikë Martin Canin/ Gjykata cakton "arrest me burg" për 14-vjeçarin, masa e sigurisë i komunikohet në spital

Masa "arrest në burg" iu komunikua në spital/ Autori i
mario përlleshi

TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit. 

I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. 

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Seanca për autorin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit do t'i komunikohet masa e sigurise në spitalin ku është shtruar

Masa "arrest në burg" iu komunikua në spital/ Autori i
mario prelleshaj

TIRANË- Sot mbahet seanca gjyqësore për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë. 

Bëhet me dije se seanca ndaj të miturit do të mbahet në ambientet e spitalit ku ai është shtruar. Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit.

Mario Perlleshaj është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

1 VITE ME PARE

Goditi me thikë në zemër Martin Canin dhe la të plagosur shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore për 14-vjeçarin

Masa "arrest në burg" iu komunikua në spital/ Autori i
autori dhe viktima

TIRANË- Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të miturit që vrau 14-vjeçarin Martin Cani, do të zhvillohet ditën e sotme në orën 09:30. 14-vjeçari, Mario Perlleshaj është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja tragjike që tronditi Shqipërinë dhe mbarë opinionin publik ndodhi mesditën e 18 nëntorit, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre. Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën. 

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video edhe të autorit të dyshuar para dhe pas ngjarjes. Ai vetëm një ditë para se të kryente krimin, kishte publikuar një video ku tregonte thikën. Ndërsa ditën e ngjarjes, vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur, autori kishte publikuar po ashtu një tjetër foto në 'Snapchat' ku tregonte sipas tij 'triumf', me grushtin lart dhe dorën tjetër të gjakosur.

martin cani mario perlleshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj