LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë

•Mbyll punimet mbledhja e dytë e Këshillit të Rregullores së Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë. •Deputetët u mblodhën sot për të shqyrtuar kërkesën e PD për heqjen e mandatit të ministres Olta Xhaçka. •Socialistja akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. • Mbledhja u mbyll pasi ministrja nuk ishte e pranishme. •Xhaçka iu përgjigj deputetëve nga kryeministria përkrah kryeministrit Edi Rama ku mohoi akuzat dhe i quajti "spekulime".

19 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VD-Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Caktoni datën, të vijë zonja

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Komisioni

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kërkuan që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave që ministrja Olta Xhaçka të mos bëjë pyetje në lidhje me provat që do paraqiten por të jetë e përgatitur. Në përfundim të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se nëse ministrja Olta Xhaçka ka refuzuar kërkesën për të qënë pjesë e komisionit, atëherë koha shtesë që ofrohet është në kundërshtim me rregulloren. 

REPLIKAT:

Enkelejd Alibeaj: Caktoni datën dhe të mos i jepni mundësi zonjës e të bëjë kërkesa këtu që të thotë të njihet me materialet. Të mos vijë për të na zvarritur çështjen. 

Ermonela Felaj: Ramë dakord, që ne ministrat t'i kërkojmë që ta dëgjojmë, pastaj e vendos ajo nëse vjen apo jo. Ne do të dëgjojmë qëndrimin e saj. Gjithsekush ka të drejtë të dëgjohet. 

Gazment Bardhi: Ju thatë se e keni njoftuar. Domethënë është dorëzuar shkresa? Nëse e keni njoftuar dhe ajo ka refuzuar atëherë koha shtesë është në kundërshtim me rregulloren. 

Lindita Nikolla: Këtu mbledhja mbyllet.

1 MUAJ ME PARE

VD- Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit: Më thoni ku kam përfituar një cm tokë publike?

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Olta Xhaçka, ministre

TIRANE- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës jo nga Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet ku ishte e ftuar që sot të merrte pjesë, por përkrah kryeministrit Edi Rama. Xhaçka tha se akuzat për të shoqin biznesmen janë të pavërteta ndërsa shtoi se bashkëshorti nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike në ndërtimin e resortit turistik në Dhërmi. 

Nëse do më thonit një centimetër katror tokë një lek para publike të përfituar nga unë apo bashkëshorti do ju jepja e përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që u ka humbur teksti në politikë për 15 minuta famë të marrë vëmendje dhe në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime shumë të rëndësishme e për ta bërë këtë spekulim pjesë të këtij diskutimi a ka apo s’ka të drejtën një biznes apo investim privat të hapi apo mos hapë çadra në plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike dhe ngatërroni përdorimin për përfitimit me daljen në det për klientët e çdo hoteli që është sot në bregdet me parimin që investimet në turizëm duhen stimuluar për disa sektorë strategjikë si është turizmi që janë prioritarë për ekonominë e vendit. Unë në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ndryshe nga ky spekulim ky proces ka hyrë në binarë institucionalë e do pres me durim institucionet që flasin e kam besim që do flasin siç duhet.

Ministrja zgjodhi që të mos merrte pjesë sot në mbledhjen e Këshillit për Mandatet që kërkon ti heqë mandatin me argumentin se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj, i cili është shpallur nga qeveria investitor strategjik. Nëse ministrja thotë se akuzat janë të pabaza, kryeministri thotë se kërkesat e opozitës janë "sulme të shëmtuara". Ministrja pretendon se i shoqi ka përfituar nga shteti vetëm siguri juridike.

Por pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

1 MUAJ ME PARE

VD-Ironizon Korreshi: Na thoni se ku bëhen lejet, akoma s'ka marrë rrogën nusja ime, të bënim investim strategjik

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, me ironi, kërkoi më shumë informacione se si mund të bëhet një person investitor strategjik, duke marrë shembullin e gruas së tij. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Korreshi tha se nëse nuk quhet vjedhje nga pasuria e shtetit marrja e gjithë plazhit të Drimadhes atëherë dikush të gjejë se çfarë është. 

'Po po konkluzionet gjithmonë. Unë do thoja se ne këtë kërkuam e thatë nuk kemi emra. Po e fillove nga kjo, hyrjen e bëmë dhe herën e kaluar. Zakonisht, nuk i rikthehemi seancës së kaluar, ju pyetët se sa kishte fituar Xhaçka. Mjafton që bashkëshorti i një deputeti të marrë tokë e të vendosë shezlonge, e se nuk përbën shkelje, na thoni se ku bëhen lejet se akoma s'ka marrë rrugën nusja ime, po qe të bëjë investim strategjik. Se merr 400 mijë lekë e mbaron shpejt, po ashtu bëjmë plazhin. Ju të thoni të marr gjithë plazhin Drimadhes, e nuk është me vjedhe nga pasuria, gjejeni ju se çfarë është. '- tha Korreshi. 

1 MUAJ ME PARE

VD-'PS bën kthesa me frena dore'/ Salianji: Mjafton një fjalë nga godina përballë, kryeministri e tha...

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi deklaratat e maxhorancës në fund të mbledhjes së Këshillit të Mandatave, i mbledhur ditën e sotme për akuzat e PD për ministren Olta Xhaçka. Salianji u shpreh se deklaratat e përfaqësuesve të PS-së ishin si kthese me frena dore dhe e gjitha për shkak të konferencës që po mban kryeministri Edi Rama. Salianji shtoi se nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje reale e se askush nuk shqetësohet për Kushtetutën apo për rregulloren.

'Pa diskutim që kjo kthesa me frena dore që bëjnë përfaqësuesit e PS është për shkak të një konference tjetër. E qartë që këtu nuk ka vendimmarrje reale dhe këtu nuk shqetësohet njeri as për Kushtetutë, as për rregullore. Mjafton një fjalë te godina përballë, që ‘le ta gjykojnë institucionet’ që dhe maxhoranca që kemi përballë kthen me frena dore gjithçka që tha deri tani. Kjo tregon që ju nuk keni shqetësim për asnjë nga elementët që thatë deri tani. Së dyti, ju nuk mund të na gjykoni dot, e as të na jepni mend, se po kjo maxhorancë në këtë këshillë i ka bërë gjyqin prokurorisë në një rast të ngjashëm dhe doli si doli historia në fund. Nuk shoh ndonjë shqetësim, po të dëgjosh këto elementët sikur ne po i bëjmë gjyq, apo do ta dërgojmë në ferr deputeten dhe ministren, ne si Këshill mandatesh ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Kemi një interes që na bashkon që është interesi publik. Ministrja vetë mund të ketë interes që të pastrohet nga akuzat, e marrim politikisht. Nga ana e ligjshmërisë së kërkesës ju nuk keni çfarë thoni, duhet ta dërgoni në gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Salianji.

1 MUAJ ME PARE

VD-Burri i Xhaçkës, investitor strategjik, Rama e justifikon: Në këtë vend dalim të gjithë të afërm

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj me pretendimin se Shqipëria është një vend i vogël dhe të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Rama tha gjithashtu se në fakt Artan Gaçi vetëm sa mori në menaxhim tokën para pronës private.

"Jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri, por nuk hyj tek ata që i shoh si kategori të parë. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vetë. Kjo e të afërmve me qeverinë e kam dëgjuar si këngë gjithë jetën. E di që nuk do ndalet. Në këtë vend dalin të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. Se dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe shtëmbërimesh. Do të doja të kishte mëshumë investitorë strategjikë shqiptarë,"-tha Rama.

FJALA E PLOTË:

Përsa i përket të njëjtës pyetje, që prapë do t’i jap përgjigje, lidhur me rastin e investitorëve strategjike, dua t’ju them këtë.
Unë jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri, por unë nuk hyj  tek ata që të huajt i shohin si kategori e parë dhe shqiptarët si kategori e dytë dhe unë mendoj se çdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. E dyta, kjo e të afërmve me qeverinë është një këngë, që unë e kam dëgjuar gjithë jetën edhe e di që nuk do ndalet dhe as nuk do ndryshojë dot. Këtë e di, se aq më tepër në një vend si i yni dhe është një vend ku të gjithë dalin të afërm me njeri-tjetrin. Kështu që, nuk kam se çfarë përgjigje t’i jap kësaj, sepse dëgjoj lloj-lloj broçkullash, lloj-lloj shtrembërimesh, lloj-lloj afërsish që janë komplet të imagjinuara dhe për më tepër unë do doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjikë shqiptarë, por nuk ka më shumë dhe duhet të bëjmë çmos që të ketë edhe më shumë. Ndërkohë që, investimet strategjike nuk janë bërë vetëm për të huajt, janë bërë edhe për shqiptarët dhe një pjesë e rëndësishme e tyre nuk shkojnë deri në fund pikërisht se proceset janë shumë strikte. Tani, kur vijmë tek ky rast konkret, unë di të them vetëm
kaq: Në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra dhe me mijëra subjekte, të cilat marrin në shfrytëzim një pjesë plazhi si rezultat i disponimit të një pronë private dhe një nga ato mijëra subjekte është dhe subjekti në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që  meqë subjekti në fjalë është një subjekt i përbërë nga disa komponentë, një nga të cilët është dhe bashkëshorti i ministres dhe kanë një pronë private si mijëra e mijëra të tjera, ndryshe nga mijëra
e mijëra të tjerë nuk mund të marrin të shfrytëzojnë plazhin përballë pronës private? Kjo duhej thënë? Se nga mënyra sesi diskutohet dhe nga mënyra sesi iu thuhet shqiptarëve duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ja ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që, këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare të Republikës së Shqipërisë për mijëra e mijëra shqiptarë, familje shqiptare, subjekte shqiptare që kanë pronën e tyre private, që kanë që hotelin e tyre, që kanë shtëpinë e tyre, që kanë resortin e tyre dhe me radhë, dhe që marrin  në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përpara pronës së tyre private, pse? Sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo demokratike se kjo ndodh kudo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet, dhe raporti midis pjesës se plazhit privat, pjesës së plazhit të administruar privatisht dhe pjesës së plazhit të administruar si hapësirë publike, ka ndryshuar në Shqipëri me këtë qeveri, deri kur ne kemi filluar të merremi seriozisht me vijën bregdetare. S’ka pasur një pëllëmbë të vetme rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar, një pëllëmbë të vetme, uzurpim barbarësh të lëshuar nga të katër anët e vendit, pa patur as pronë private aty, pa patur as të drejta aty, por duke iu dalë përpara atyre që i kishin ato të drejta, duke uzurpuar, duke degraduar, duke degjeneruar. Kjo ka qenë situata. Jo se sot është fushë me lule, të shikojmë si do ecë ky sezon. Ne kemi marrë masa ekstra për pastërtinë, për menaxhimin dhe për të gjitha dhe besoj do jetë sezoni më i pastër turistik, por prapë ka probleme që duhet t’i adresojmë përsëri, por po të krahasosh sot me dje është e pakrahasueshme dhe tani të kërkosh këtu konflikt interesi, do të thotë faktikisht të kërkosh të zhveshësh nga e drejta e pronës private njerëz, të cilët janë në punën e tyre dhe këtu s’ka asnjë përfitim. Këtu qeveria nuk ka dhënë asgjë faktikisht, zero, nuk ka dhënë qeveria asgjë. Qeveria thjesht nuk ka shkelur një të drejtë që buron nga ligji dhe nga e drejta e pronës private. Ajo që unë kam kërkuar tani është që ta heqim fare këtë pjesë të futjes së qeverisë në këtë mes që të mos kemi më
as këto llafe, që janë llafe të fukarallëkut mendor që prodhon maskarallëk, kështu e konsideroj unë këtë. Dua ta nënvizoj dhe një herë që prirja ime është gjithmonë që të mësoj, të mësoj edhe kur ajo çka debatohet është shumë e qartë. Por ky diskutim nuk ka që nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi është i shëmtuar në nivelin e sulmit personal ndaj ministres. Është një diskutim, i cili ka një vlerë, mendoj unë, për investimet strategjike, për të bërë një rishikim të gjithë kuadrit duke parë tani
pas x vitesh se çfarë, sepse ka ndodhur në një rast, s’po përmend emra që mori dhenë lajmi që X kishte marrë x hektar, ndërkohë që X faktikisht kishte marrë titullin, nuk kishte plotësuar kriteret dhe kur lajmi mori dhenë X ishte zhveshur nga titulli i investitorit strategjik, nga statusi dhe kishte humbur të drejtën. Kështu që, mbase ka ardhur koha që ne të rrisim nivelin e investimit në kuptimin e sasisë së financimit për të dhënë statusin, por ky është një diskutim që do ta bëjmë, ndërkohë që ne si ndryshojmë dot ata por nga ana tjetër e kemi ne detyrën tonë që çdo gjë ta bëjmë më mirë seç e bëjmë se çdo gjë është e përmirësueshme dhe kemi dhe atë ekstra natyrën tonë që të bëjmë dhe opozitën e vetes, duke u nisur edhe nga indicie për përmirësime të mundshme që vijnë edhe kur ngrihen çështje që janë të bazuara tek sulmi personal. Kjo është e gjitha! 

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

1 MUAJ ME PARE

VD-Mandati i Xhaçkës, Balla: Mund të vijë vetë ministrja këtu, ose me përfaqësues, rrini të qetë

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Taulant Balla

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla deklaroi se ministrja mund të vijë kurdo në komision, vetëm ose të mbrohet nga përfaqësues të tjerë. 

Taulant Balla: Duhet që kurrë të mos bëni gabimin që të keqcitoni atë që kemi thënë. E hapim proces verbalin se e drejta për t'u dëgjuar është kushtetuese. Ju thatë duhet të jetë  me patjetër, është e drejtë që e vendos vetë, ne e kemi detyrimin që t'i marrim me shkrim. Unë e vlerësoj atë që thatë ju, nuk  mund ta lënë procesin. Unë them se po e ndërpresim këtu, natyrshëm që të bëhet dhe kjo, të mund të vijë vetë deputeti të vijë me përfaqësues të tij, ky është parlamentarizmi, rrini të qetë se procedura duhet të respektohet. Ti e kujton, unë e festoj. Këtu e leme.

Lindita Nikolla: Për të qënë me publikun..

1 MUAJ ME PARE

VD-Alibeaj: Xhaçka duhet të thotë vetë PO çështja të shkojë në GJK, të mbrohet me avokat

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga ministrja Olta Xhaçka që të vijë në mbledhje dhe të thotë që çëshja e saj duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Alibeaj deklaroi se në seancën e radhës, ministrja duhet të vijë e të mbrohet me avokat. 

Enkelejd Alibeaj: Është e udhës që një cështje e tillë të trajtohet me seriozitet. Çfarë ju thashë radhës së kaluar? Se për shkak të seriozitetit, unë ju këshillova që zonja ministre të ishte këtu e të fliste e të mbrohej me avokat madje, që nesër kur të shkojë në gjykatë të mos ngrejë pretendime se Kuvendi nuk më ka dëgjuar. Balla tha këtu e jashtë, nuk jeni seriozë, jeni qesharakë, kërkesën që bëra unë dhe e refuzove. Zonja Bushka e Felaj nuk kishin lexuar e studiuar provat, kërkesa juaj është na shpjego provat. është e qartë se po përpiqeni të vendosni shkopinj në rrota të një procedure të qartë. Ka shumë prova, shumë harta. Ajo që ndodhi këtu, ishin pyetjet tuaja, do merrni përgjigje. Seç kam një përshtypje se doni ta mbuloni me tis errësire këtë. Ky këshill përvec se kemi detyrime për të parë aspektin formal kemi dhe një detyrim publik. Do i disktonim të gjitha, me prova e fakte. Pse kërkova që zonja ministre të ishte këtu? Nuk është çështje vetëm ligjore, por dhe morali politik, duhet ta vendosim si rregull. Është ky, që deputeti apo ministri sa herë bëhet fjalë që ka pretendim duhet ta deklarojë vetë, madje është standart që duhet të vendoset se zonja ministre që nga kërkesa që pati mocion duhet të vinte vetë e të thoshte: Po cështja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese madje firmëtarja e parë duhet të jetë vetë ministrja. Kjo është sjellja politike, juve nuk ju shkoi mendja, tani bini dakord, se para 1 jave Balla tha jo, Bushka bën këtë kërkesë.

Lindita Nikolla: Zonja Ministre është njoftuar

Enkelejd Alibeaj: Na vini në dijeni. Meqë jemi në këtë pikë, do duhet që bashkë me njoftimin t'i coni të gjithë provat që të vijë të mbrohet e të ketë mundësi të marrë dhe një avokat. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama del me Olta Xhaçkën: S'shoh asnjë problem

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçin. I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Rama tha se në rastin e denoncuar nuk sheh asnjë problem, megjithatë shtoi se do të duhet që ta gjykojnë institucionet e vendit. 

"Ka kaluar kohë në fakt nuk është sot që ne, këto punë nuk do të ndryshojnë kurrë për fat të keq. Jemi shumë mirëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre. Por nuk do të ndryshojnë. Kjo tërheqja zvarrë e çdo gjëje për të bërë lincime dhe përbaltje publike nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë. Ose do të bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm se nuk jemi perfekt, ose do merremi me ta. është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë. Unë personalisht, por le ta gjykojnë institucionet,"-tha Edi Rama.

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

1 MUAJ ME PARE

VD-'Një pjesë e juaja i keni qenë në dasmë Xhaçës'/ Bardhi: Taulant, e di që pasuritë i kanë të përbashkëta?

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pyeti anëtarët e Partisë Socialiste, se nëse janë të vetëdijshëm se pasuria e ministres Olta Xhaçkës është e përbashkët me bashkëshortin e saj. Ai pyeti anëtarët e PS-së se nëse kanë qënë të pranishëm në dasmën e ministres. 

'E dëgjova me vëmendje Ferhatin, na tha që pasuria e burrit nuk është e gruas. Unë të kam cituar nenet e Kushtetutës. E ka lidhur Gjykata Kushtetuese, s’ka lidhje ta lidhim unë e ti. Ajo shoqëri konsiston sikur të jetë e regjistruar në emrin e vet zyrtarit, pra deputetit. Ligji ka parashikuar edhe mënyrën bazë të trajtimit dhe zgjidhjes së interesit. Ndryshe nga ato në hava që na thatë, po iu citoj vendimin se “Është detyrë e deputet, që të marrë masat e duhura për të plotësuar të dhënat jo vetëm për vete, por edhe për familjarët”. Në deklaratë ministrja ka përmbushur detyrimet që ka në lidh. Një pjesë e juaja i keni qenë dhe në dasmë. Taulant ti i ke qenë në dasmë. Nëse ke qenë, e di që pasuritë i kanë të përbashkëta. Ligjet janë publike dhe janë të detyrueshme për zbatim. S’kemi asnjë kompetencë as këshilli, as Kuvendi, por kemi vetëm një detyrim që siç është mocioni, bashkë me provat, me vendim të seancës pas mbledhjes së këtij këshilli, t’ia përcjellim çështjen Gjykatës Kushtetuese. Pastaj, që lekët i fut në xhep, por gjysmën ja jep gruas, por kjo nuk figuron, është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.'- u shpreh Bardhi. 

1 MUAJ ME PARE

Debate në Këshillin e Mandateve për çështjen 'Xhaçka', surprizon ministrja, shfaqet krah Ramës

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Sot është duke zhvilluar mbledhje Këshilli i Mandateve mes maxhorancës dhe opozitës në lidhje me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, pasi sipas opozitës bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Ndërkohë që aty po zhvillohen debate të njëpasnjëshme, u vu re edhe mungesa e vetë ministres. Kjo e fundit s'vonoi shumë e u shfaq, por jo vetëm.

Xhaçka është në tryezë me kryeministrin Edi Rama, i cili sapo ka dalë në një konferencë për mediat. Se çfarë do të deklarojë e nëse Xhaçka do u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për akuzat e PD mbetet për t'u parë....

1 MUAJ ME PARE

VD-Vendoset 'fati' i saj/ Ministrja s'është lajmëruar? Bushka: Të njoftohet Xhaçka, nëse ka interes të vijë

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Klotilda Bushka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka kërkoi nga kryetarja e Këshillit të Mandateve që të lajmërojë ministren Olta Xhaçka, në mënyrë që të marrë pjesë në seancën dëgjimore që po bëhen për të, pas akuzave të Partisë Demokratike. 

' Nuk besoj se nuk e dini këtë që unë po them, e dini shumë mirë, e bëni konfliktin e interesit si një thes të madh, se thënë si e thoni ju do të qeshnin të gjithë se ka një vendim të gjykatës që tregon atë që them une. Keni gjetur këtë herë një lajkmotiv për të bërë shoë-n e radhës. Unë do e respektoj rregulloren, debatet politike, që nga ju janë të stisura nuk i takojnë këtë këshilli. I takojnë foltoreve e debateve ne media,po ky këshill nuk duhet t'i trajtojë e nuk ka kompetencë për t'i mbështetur. Nuk më ktheni përgjigje se nuk ka për t'i justifikuar ato që po flisni.Po shoh që na keni sjellë vetëm një hartë, duhet t'i njoftohet dhe zonjës Xhaçka nëse ka interes të vijë apo jo, po duhet njoftuar. '- u shpreh Bushka. 

1 MUAJ ME PARE

VD-'Balla lë fjalinë përgjysmë'/ Bardhi: Ministres i ndalohet absolutisht të përfitojë nga pronat (Merr rastin e Kokëdhimës)

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Komisioni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se ministres i ndalohet që të përfitojë nga pronat e shtetit. Ai mori shembullin e deputetit Koço Kokëdhima, si për ta ilustruar se si u veprua në atë rast. Deklarata e deputetit u tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku u mblodhën për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik

Gazment Bardhi: Ai e linte fjalinë përgjysëm, nuk besoj se vuan nga shikimi që të mos e kuptojë se fjalia vijon. Ju qëllimisht nuk e citoni për përfitimin e pasurisë së pronës së shtetit. Unë ju citova 2 vendime me firmë të Ramës, që i kalon në përdorim për 30 vite këtë pronë publike që është pasuri e shtetit shqiptar. Deputetja ka përfituar 50% të kësaj prone, prona është këtu, nuk e shplajm dot dhe pse është afër me ujin e detit. Për të shmangur se sa lekë fitoi e sa nuk fitoi, nuk ka shqyrtuar vendimin konkret. Pretendimit të atëhershëm të Koco Kokëdhimës se nuk kishte kaluar në emër përfitimet personale për shkak se nuk kishte fituar asnjë lekë, Gjykata Kushtetuese e dha vendimin, mjafton fakti që deputeti ka përfituar nga pronat shtetërore. Në rastin e një ministri ndalimi është absolut, lexoni manualin, bashkëshorti i një ministri, pavarësisht nga fusha i ndalohet që të zotërojë shoqëri zyrtare. 

Klotilda Bushka: Heq dorë nga pyetjet, se do të trillet. Unë ju bëra pyetje të qartë, rasti se përse ne mblidhemi ka të bëjë se nëse deputeti ka pasuri përfituese apo përdor prona. Deputeti nuk rezulton të ketë pasuri publike e të bëjë aktivitet. Ai e ka parë qartë, se nuk mund të bëni arsyetim, e dini që jeni dhe gabim, po i referoheni në mënyrë të gabuar cështjeve të tjera e jo atyre që duhet të mblidhet. 

1 MUAJ ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë

1 MUAJ ME PARE

VD-Tensionohet situata! Ndërpritet komisioni, Bushka: Bardhi me kë të flasim? Me murin?

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Deputetet ne Komision

TIRANË- Është ndërprerë me 5 minuta mbledhja në Këshillin e Mandateve për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte ai i cili nuk la të fliste deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushkën. Kjo e fundit kërkoi që të ndërpritej seanca deri në momentin kur do të qetësohej Bardhi. 

REPLIKAT:

Bushka: Më nxorët një hartë e më treguat pronën. Mund ta ndërpresim e të qetësohemi, do verifikojmë detyrat që na ka dhënë Kushtetuta. Unë në korr me zotin Bardhi nuk flas sot

(Bardhi flet)

Nikolla: Pse bëni kokëfortin pa sens? Marrim pyetje e më pas bëni komentet tuaja.

Bushka: Më paraqitët një hartë

Bardhi: Nuk ju dëgjoj fare. Zotëria nuk më dëgjoi

Bushka: Nëse zoti Bardhi që ka bërë kërkesën e nuk më dëgjon, ne me mur do të flasim?

Nikolla: 5 minuta pushim

1 MUAJ ME PARE

VD-Balla: Asnjë qindarkë e vetme nuk ka hyrë në familjen e ministres Xhaçka

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kreu i grupit parlamenatar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në familjen e ministres Olta Xhaçka nuk ka hyrë asnjë qindarkë e përfituar nga pronat e shtetit. 

REPLIKAT:

Lindita Nikolla:Nuk mund të ndërhysh si sufle nga vendi, Bardhi e ke bërë, e ke bërë..

Taulant Balla: Qetësohu, çfarë të ka hyrë? 

Gazment Bardhi: Qetësohu ti

Taulant Balla: O zotëri i dashur...Ai po ndihet i vrarë unë jam (qesh) E shoh sa seriozisht e keni. Po e rimarr, unë ju pyetja e ju thashë sa ka qënë fitimi. Gjykata Kushtetuese ka sanksionuar e kërkuar vlerësimin e përfitimit, sa ka qënë, marrim rastin, 1 nga vendimet, vendimi numër 7, i vitit 2016. Në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qënë fitimi. Deri në këtë moment, sipas asaj që u dëgjua, nuk ka pasur fitimi, sipas kërkesve fitimi do të ndodhë. Nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë në familjen e deputetit në fjalë. Dhe kolegët e tjetë do kenë pyetje mirëpo është e qartë në opinionin publik. Unë do të kërkoj kohën e nevojshme për ta elaborur, falenderoj kërkesit që i dhanë përgjigje këtij rasti. Faleminderit zonja kryetare. 

1 MUAJ ME PARE

VD-E mësoi shpejt deklaratën e Berishës! Balla-Bardhit: Pusho, se na ka bërë Saliu bashkëpuntorë

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Komisioni

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmendi gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur bashkëpuntor me deputetin Gazment Bardhi në masakrën e Elbasanit. Balla i kërkoi Bardhit që të qetësohej e të mos i kundërvihej pasi sipas Berishës, ata të dy janë bashkëpuntorë. 

DEBATET:

Gazment Bardhi: Është duke kryer veprimtari tregtare me një pronë shtetërore. 

Taulant Balla: Përgjigjia e përfaqësuesit ishte e plotë e qartë dhe që na konfirmon faktin se nuk kemi të bëjmë me nenin. Nuk është korrekte, ju thoni çdo gjë unë nuk ju ndërpres. Pyetja lidhet me parashikimin e nenit 70 pika 3. Besoj se në njohuritë tona fitimi është i matshëm me para e kapital. Nuk shkon ashtu.

Lindita Nikolla: Mos ndërhyni. Kur t'ju vijë radha flisni.

Taulant Balla: E shoh që nuk e keni seriozisht, mësohuni me rregullat. Po më ndërpreve dhe një herë mbledhja ndërpritet, se na ka bërë Saliu dhe bashkëpuntorë. 

1 MUAJ ME PARE

VD-Balla: Ka fituar 1 qindarkë Xhaçka? Bardhi: S'do shtrojë shezlonga ministrja, nuk i ka vetëm në monedha

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Gazment Bardhi, Taulant Balla

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, u shqyrtua akuza e PD-së, se ministrja Olta Xhaçka ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ministrja nuk ka fituar asnjë qindarkë, madje pyeti përfaqësuesit e PD-së për këtë gjë. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pyetja ishte pa sens pasi jo çdo gjë përkthehet në monedhë. 

Taulant Balla: Kemi pasur diskutime e fakte. Pyetja ime është: A ka fituar Xhaçka 1 qindarkë, e nëse e ka fituar në çfarë rruge e ka marrë? Bankë, cash, me check, me kriptovalutë? Me thoni 1 qindarkë?

Gazment Bardhi: Pyetja shumë pa sens. Nuk janë vetëm në monedhë. Zonja, ka përfituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarive fitimprurëse. I ka dhënë përdorimin e brigjeve dhe zonës së plazhit për një periudhë 30-vjeçare, është pasuri publike. Se s'besoj se Xhaçka shtron shezlonge dhe i jep falas. Një qytetar që shkon sot e blen bukën paguan TVSH 10%, ndërsa Xhaçka që bën hotele paguan 5%.

1 MUAJ ME PARE

VD-'Çfarë pasurie shteti përdor Xhaçka?'/ Bardhi i nxjerr foton Bushkës: Këtë! Përfiton 50% nga veprimtaria e pronës

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Klotilda Bushka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja përfiton 50% nga veprimtaria e pronës së shtetit. 

Klotilda Bushka: Pyetja qe kam unë, Olta Xhaçka, si deputete e republikës, cfarë pasurie shteti përdor ajo referuar nenit 3? 

Gazment Bardhi: Këtë këtu, kjo është pasuri e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka. Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave. Citoj, në rast se pjesët më kapital janë të rregjistruar në emër të personit të lidhur vlerësohen njëlloj si të ishin të rregjistruara në emër të zyrtarit. Çdo aksion në emin e bashkëshortes së ministres, konsiderohen të rregjistruara në emër të ministres. Po në zbatim të ligjit, zonja Xhaçka është aksionere në mënyrë të barabartë me bashkëshortin e saj. Ajo nuk e ka 100% pronën por 50% nga veprimtaria fitimprurëse në lidhje me këtë pronë. Ajo po kryen një veprimtari fitimprurëse në bazë të shtetit. Ka detyruar bashkinë e Himarës që të lidhë kontratë me ministren. Bashkëshorti i saj ka qënë deputet, ka votuar ligjin, pas 2 javësh krijoi kompaninë. 

1 MUAJ ME PARE

Mandati i Xhaçkës, Korreshi: PD kërkon heqjen e menjëhershme të mandatit të ministres

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Të shkarkohet! Balla: Vërtetoni
Saimir Korreshi

TIRANË- Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Saimir Korreshi kërkoi heqjen e mandatit të ministres Olta Xhaçka. Gjatë Këshillit të Ministrave, Korreshi u shpreh se Xhaçka duhet të mbajë përgjegjësi për akuzat që janë ngritur ndaj saj. 

'Deputeti ka përgjegjësi individuale. Bazuar në dispozitë, arrijmë në kushte se Xhaçka është në papërputhshmëri. PD në përputhje me nenin 77 kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të mandatit të Xhaçkës. '- tha Korreshi. 

olta xhacka keshilli per mandatet artan gaci

Sondazh

Poll

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind