Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Një përplasje me armë zjarri mes bandave ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Frosinones në Itali. • Dy banda shqiptarësh janë konfliktuar brenda një dhe më pas kanë dalë jashtë ku ka pasur edhe të shtëna të shumta mes tyre. • Një shqiptar kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë. • Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. • Ngjarja mësohet se ka nisur pasi anëtarët e njërës nga bandat, mbërritën në lokal ku kanë nisur sherrin me shqiptarët që ishin të ulur në lokal. • Dyshohet se bandat kishin mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme që menaxhojnë në Frosinone, duke filluar me atë të drogës. • Fillimisht katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri i goditur në kokë, u shfaq menjëherë në gjendje shumë të rëndë: kur mbërritën ambulancat e 118, mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 40 minuta, por çdo përpjekje ishte e kotë, pasi ndërroi jetë në duart e tyre. • Menjëherë më pas, një tjetër nga grupi, i shpëtuar nga një ambulancë, ndodhet në gjendje kritike. • Dy miqtë e tij, të plagosur në këmbë dhe gjoks, u shtruan në spital. • Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, dhe janë në kerkim nga autoritetet italiane.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Përplasja me armë zjarri mes bandave ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Frosinones në Itali. Dy banda shqiptarësh janë konfliktuar brenda një lokali dhe më pas kanë dalë jashtë ku ka pasur edhe të shtëna të shumta mes tyre.
Më herët u raportua se një nga shqiptarët humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën rëndë. Ngjarja mësohet se ka nisur pasi anëtarët e njërës nga bandat, mbërritën në lokal ku kanë nisur sherrin me shqiptarët që ishin të ulur në lokal. Dyshohet se mes tyre kishte mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme që menaxhojnë në Frosinone, duke filluar me atë të drogës.
Katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri i goditur në kokë, u shfaq menjëherë në gjendje shumë të rëndë: kur mbërritën ambulancat e 118, mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 40 minuta, por çdo përpjekje ishte e kotë, pasi ndërroi jetë në duart e tyre.
Menjëherë më pas, një tjetër nga grupi, i shpëtuar nga një ambulancë, u transportua në gjendje të rëndë në spital. Dy miqtë e tyre, të plagosur në këmbë dhe gjoks, u shtruan në spital gjithashtu. Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, dhe janë në kerkim nga autoritetet italiane.
ITALI- Një perplasje me armë mes bandash në Itali ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Nga përplasja mes shqiptarëve mbeti i vdekur një prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet nga lokali ku ka ndodhur fillimisht sherri dhe më pas përplasja me armë jashtë ambienteve të lokalit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane, viktima ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë. Autoritetet po hetojnë dhe po rindërtojnë dinamikën e fakteve.
ITALI- Të shtëna me armë zjarri janë rpaortuar mbrëmjen e sotmë në qendër të Frosinone në Itali. Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë.
Mësohet se pas të shtënave ka mbërritur menjëherë pas të shtënat, ku në vendngjarje kanë gjetur viktimën dhe të palgosurit, shkruajnë mediat italiane. Identitetet e tyre ende nuk dihen, ndërsa mësohet se viktima është shqiptar.
Përdorimi i armëve ka nisur pas një sherri mes dy bandash rivale shqiptare në një lokal. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë. Autoritetet po hetojnë dhe po rindërtojnë dinamikën e fakteve.