LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger' organizatë terroriste, Prigozhin shpërthen ndaj Putin: Gomar

• Zhvillime nga lufta në Ukrainë. •Shefi i Wagner-it e ka quajtur Putinin një "gomar" në videon e tij të fundit dhe analistët shprehen të befasuar nëse Prigozhin i mbijetont kësaj deklarate". •Ndërkohë Franca dhe Britania janë gati të shpallin grupin rus "Wagner" organizatë terroriste. Pas këtij vendimi nga Franca, kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron. •Dy ushtarë rusë nga Kamçatka në lindjen e largët janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg secili për refuzimin për të luftuar në Ukrainë. •Gjithashtu së fundmi Rusia ka ka nisur procedurat parlamentare për t'u tërhequr zyrtarisht nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), një marrëveshje e transparencës ushtarake që aktualisht është pezulluar.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Keni rritur vrasës'/ La shënimin kundër Putin në varrin e prindërve të liderit rus, prokuroria kërkon 3 vjet burg për 60-vjeçarin

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Vladimir Putin

RUSI-  Një prokuror në Shën Petersburg ka kërkuar dënim me tre vjet me kusht për një grua që la një shënim me një mbishkrim fyes në varrin e prindërve të presidentit Vladimir Putin. 

Një çështje penale u hap në tetor kundër Irina Tsybaneva, 60 vjeç, për të cilën hetuesit thonë se vendosi një shënim në një varrezë të qytetit në fillim të atij muaji. 

Gazeta ruse e lajmeve Mediazona tha se shënimi i drejtohej nënës dhe babait të Putinit si prindërit e një maniaku dhe se e gjithë bota lutet për vdekjen e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Vdekje Putinit, ju rritët një fanatik dhe një vrasës”, shkruhej në të.

Autoritetet e kanë akuzuar Tsybaneva sipas një ligji që dënon përdhosjen e trupave të vdekur dhe varrimeve të tyre në bazë të armiqësisë politike. Pasi u ndalua në tetor, Tsybaneva u vendos fillimisht në arrest shtëpiak të përkohshëm. 

3 VITE ME PARE

Ankohet sërish shefi i grupit 'Wagner': Kemi marrë vetëm 10% të municioneve deri tani

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin është ankuar sërish se në Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ushtarët e tij  ende nuk po marrin sasinë e municioneve që iu duhen për të luftuar kundër forcave ukrainas në betejën që po zhvillohet aktualisht në qyetetin lindor të Bakhmutit, shkruajnë mediat e huaja

"Ne nuk po marrim municion të mjaftueshëm, po marrim vetëm 10 përqind," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se njerëzit e tij vazhduan të përparonin drejt Bakhmutit.

Në një transmetim audio në Telegram, Prigozhin tha se ministria e mbrojtjes, e cila ka premtuar të garantojë të gjitha njësitë luftarake burimet që u nevojiten ka mbajtur takime të gjata për çështjen e furnizimeve me predha, por se ende nuk ka ndonjë përparim.  

3 VITE ME PARE

Eksperti britanik ngre alarmin: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Lufta në Ukrainë

BRITANI- Një ekspert britanik ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët kimike në luftën në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se, ai ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë përdorimin e tyre. 

Të dielën e 7 majit, Rusia u akuzua se kishte përdorur bomba fosfori në betejën e Bakhmutit me Ukrainën, pasi publikoi një video që përmban prova të një përdorimi të tillë.

Fosfori, shkakton zjarre të papritura, veçanërisht të vështira për t'u fikur. Gjithashtu, personat që janë të prekur nga kimikati mund të pësojnë djegie të rënda , të cilat rëndohen në rast kontakti me ujin.  Megjithëse është një armë absolutisht e tmerrshme, Bretton-Gordon nënvizon se si nga pikëpamja ushtarake fosfori mund të garantojë rezultate të mëdha në betejë.

"Ishte arma e preferuar e regjimit sirian. Ajo u përdor për të djegur qytete dhe fshatra të tëra në veriperëndim", tha ai. 

Pas komandimit të forcave ruse në Luftën Civile Siriane, Surovikin, i njohur me pseudonimin e tij "Gjeneral Amaggedon", tani është në krye të trupave në Ukrainë.

3 VITE ME PARE

BETEJA në Bakhmut/ Forcat ukrainase çlirojnë pjesë nga qyteti lindor, tërhiqen trupat e Moskës

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Ushtria ukrainase

UKRAINË-  Një komandant ushtarak ukrainas deklaron se forcat ruse në Bakhmut janë tërhequr deri në 2 km në disa zona, pas kundër-ofensive. Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili kryeson forcat tokësore të Ukrainës, ka postuar në faqen e tij zyrtare në Telegram, shkruan The Guardian. 

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një brigadë prej mijëra trupash në Bakhmut.

"Në disa zona të frontit, armiku nuk mund t'i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra. Ishte kryerja kompetente e operacionit mbrojtës që lodhi forcat e stërvitura të PvC "Wagner" dhe i detyroi ato të zëvendësoheshin në drejtime të caktuara nga njësi më pak të përgatitura të trupave të rregullta ruse, të cilat u mundën dhe u larguan", shkruan ai.  

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. 

3 VITE ME PARE

'Vazhdimi i luftës do të shkaktojë më shumë viktima', Brazili kërkon të bëjë ndërmjetësin në samitin e G7

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Luiz Inacio lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka propozuar që vendi i tij të shërbejë si ndërmjetës për zgjidhjen e konfliktit ukrainas në margjinat e samitit të G7, i cili është planifikuar të mbahet në Hiroshima, Japoni, në fund të këtij muaji.

"Vazhdimi i luftës do të shkaktojë vetëm më shumë vdekje. Pra, ne duhet të gjejmë dikë që do të jetë në gjendje të diskutojë paqen dhe Brazili është gati për këtë", tha kryeministri holandez Mark Rutte. 

Lula tha se, përpara negociatave të tij me Rutte, ai e kishte diskutuar tashmë këtë çështje me presidentin kinez dhe kryeministrin britanik dhe tha se do ta ngrinte atë me presidentin e Indonezisë dhe shumë liderë të tjerë me të cilët planifikon të takohet në samiti i G7, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas presidentit brazilian, situata në Ukrainë, energjia, lufta kundër ndryshimeve klimatike, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër papunësisë sigurisht që do të jenë në axhendën e takimit të G7 në Hiroshima më 20-21 maj. “Ne kemi marrë kërkesa të shumta për takime dypalëshe dhe kam besim se çështja e Ukrainës do të ngrihet në çdo takim të tillë”, shtoi Lula.

Udhëheqësi brazilian tha se, ndërsa Ukraina është e detyruar t'i rezistojë asaj që ai e quajti pushtimin e papranueshëm të territorit të saj, BE-ja ka argumentet e saj në favor të vendimeve që ka marrë dhe Brazili dhe vendet e tjera kanë arsyet e tyre për përpjekjen për të arritur një kompromis. 

Më herët, Lula e quajti Rusinë një garantues të një paqeje globale afatgjatë dhe propozoi zhvillimin e një formati të ri ndërkombëtar për një dialog  midis Moskës dhe Kievit, duke thënë se ai është i gatshëm të ndërmjetësojë çdo negociatë të drejtpërdrejtë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

3 VITE ME PARE

Rusia gjen blerës të rinj të naftës, por me kosto të lartë

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Foto ilustruese

Dërgesat e naftës së papërpunuar ruse kanë arritur kuotat më të larta që nga fillimi vitit 2022, sipas një raporti nga organizata Bloomberg, pavarësisht sanksioneve perëndimore të vendosura pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Rusia ka gjetur blerës të rinj jashtë Evropës, por me fitime shumë të vogla.

Rusia tregtoi mesatarisht 3.66 milionë fuçi naftë bruto në ditë, në katër javët deri më 5 maj, sipas shifrave të përpiluara nga organizata Bloomberg. Ky është niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2022. Pothuajse e gjithë nafta po dërgohet në Kinë dhe Indi dhe sasi më të vogla drejt Egjiptit dhe Turqisë.

Përpara agresionit në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Rusia i shiste Bashkimin Evropian 1.5 milionë fuçi naftë në ditë. Por vendet evropiane i kanë ulur blerjet në pothuajse zero. Vetëm Bullgaria importon naftë ruse bruto.

“Importet e naftës ruse nga BE-ja janë zëvendësuar plotësisht nga importet egjiptiane dhe indiane. Rusia ka gjetur blerës të tjerë dhe nga ana tjetër BE-ja, ka kërkuar burime të tjera dhe gjithashtu i ka gjetur”, thotë për Zërin e Amerikës Stefan Legge me Universitetin St. Gallen në Zvicër.

Pavarësisht gjetjes së blerësve të rinj, të ardhurat e Rusisë nga nafta janë tkurrur me dy të tretat. Sanksionet perëndimore dhe kufiri i çmimit prej gjashtëdhjetë dollarësh për fuçi për naftën ruse po i tkurrin fitimet. Kremlini tha javën e kaluar se të ardhurat nga eksporti ranë 67 për qind muajin e kaluar, në 6.4 miliardë dollarë.

“Të dhënat tregojnë se Rusia po vuan. Ata kanë gjetur blerës të rinj të naftës, por me një çmim më të ulët. Nafta ruse tregtohet me zbritje në krahasim me llojet e tjera të naftës. Blerësit e rinj nuk janë aq tërheqës sa të vjetrit”, thotë Stefan Legge me Universitetin St. Gallen.

Blerësit e rinj janë gjithashtu shumë më larg, me kohë mesatare transporti prej 16 deri në 18 ditë, krahasuar me katër deri në gjashtë ditë për dërgesat e para luftës në fqinjët evropianë të Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ka kosto negative dhe çmimet në përgjithësi do të rriten. Po ashtu sjell dëme mjedisore kur flitet për ndotjet e shkaktuara nga dioksidi i karbonit. Sipas llogarive të Putinit, vendet perëndimore nuk do të ishin të gatshme t’i përballonin këto kosto. Por kur ka kaluar më shumë se një vit, vendet perëndimore janë të gatshme të pranojnë një pjesë të kostos”, thotë Stefan Legge me Universitetin St. Gallen.

Perëndimi po përpiqet të bindë aleatët si India që të importojnë më pak naftë ruse.

“Sigurisht, ato janë vende sovrane dhe kanë interesat e tyre. Por perëndimi synon që edhe këtë alternativë të dytë t’ia bëjë sa më të vështirë Rusisë. Kjo do të ketë sukses të kufizuar, siç na tregon historia dhe analizat e sotme ekonomike”, thotë zoti Legge.

Analistët thonë se një pjesë e naftës ruse ende ka të ngjarë të hyjë në tregjet evropiane. Nafta bruto është e vështirë të gjurmohet pasi mund të përzihet lehtësisht me dërgesat e tjera në vendet e tranzitit, ose në det. Kompleksiteti i kompanive të transportit dhe identifikimi i anijeve e bën edhe më të vështirë zbatimin e sanksioneve./VOA

3 VITE ME PARE

Parada ushtarake në Moskë/ U largua pa takuar mikun e tij Putin, Çfarë ndodhi me Lukashenkon?

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Aleksandër Lukashenko

RUSI- Lideri i Bjellorurisë është larguar me shpejtësi nga parada ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës që u mbajt për të festuar Ditën e Fitores dhe menjëherë u ngritën dyshimet se çfarë ka ndodhur me Aleksandër Lukashenko. Mediat e huaja raportojnë se sipas zëdhënësit presidencial rus Dmitry Peskov, Lukashenko, nuk mori pjesë në mëngjesin e liderëve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Kremlin pas paradës së Ditës së Fitores më 9 maj, sepse ai kishte një ngjarje për të marrë pjesë në Minsk.

"Siç e dini, do të ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme për mua të komentoja për shëndetin e Aleksandër Lukashenkos. Ai ishte me ne, ndau me ne gëzimin e Ditës së Fitores. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës udhëheqjes bjelloruse dhe personalisht Aleksandrit që e bëri këtë të ndodhë. Ju e dini se ai kishte për të marrë pjesë në Ditën e Fitores gjithashtu në Minsk, dhe kjo është arsyeja pse ai duhej të largohej më shpejt”,- njoftoi Peskov.

Pamjet filmike treguan 68-vjeçarin duke biseduar me Putinin dhe drejtuesit e ushtrisë pas paradës vjetore në Sheshin e Kuq dhe më pas duke marrë një automjet për te Varri i Ushtarit të Panjohur aty pranë, ndërsa Putin ecte atje me liderët e Armenisë dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore. Më pas ai u bashkua me të tjerët për të vendosur lule në Varrin pranë Kremlinit, vetëm rreth 300 metra nga vendi ku ata kishin parë më parë në paradën që shënonte përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Edhe pse Peskov njoftoi se ikja e paprtitur e Lukashenkos ishte për shkak të një angazhimi tjetër, autoritetet bjelloruse nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë lidhur me shëndetin e tij. 

3 VITE ME PARE

Deklarata e Prigozhin për mungesën e municionesh, reagon Kremlini: Nuk e kemi parë! Ishim të zënë në Ditën e Fitores

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Dmitry Peskov

UKRAINË- Pas deklaratave të liderit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin i cili në videon e fundit akuzonte shtetin se nuk ishte në gjendje të mbronte Rusinë dhe se nuk kishte marrë municionin e kërkuar për të pushtuar Bakhmutin, ka raguar Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se nuk e ka parë video mesazhin e djeshëm, pasi kanë qenë të zënë me paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.

"Nuk e pamë, jo. Nuk e pamë, nuk mund të them asgjë. E dini se çfarë po bënim dje, kishte kaq shumë të ftuar, kaq shumë ngjarje," -tha Peskov duke iu referuar Ditës së Fitores. 

3 VITE ME PARE

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë po nxit Kinën të rrisë tensionet në Tajvan

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg deklaron se agresioni rus në Ukrainë po nxit Kinën të planifikojë nisjen e luftës në Tajvan. 

Ajo që po ndodh në Europë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ka rëndësi për Europën. Siguria është globale. Pekini po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh në Ukrainë, çmimin që po paguan Presidenti Putin, por edhe shpërblimet e mundshme. Pra, ajo që ndodh në Ukrainë në fakt ka rëndësi për llogaritjet që po bën Pekini, Kina në lidhje me Tajvanin, për shembull”, tha Stoltenberg për CNN.

Kina pretendon se Tajvani është provincë e saj dhe refuzon që të përjashtojë mundësinë e përdorimit të forcës për të rimarrë kontrollin e ishullit. Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940. Raportet mes Pekinit dhe Taipeit janë përkeqësuar veçmas që nga viti 2016, kur Tsai Ing-ëen u bë presidente e Tajvanit me platformën që nuk njeh pretendimet e Pekinit mbi këtë ishull vetëqeverisës.

3 VITE ME PARE

Zëdhënësi i Kremlinit: Vendimi i Polonisë për të riemërtuar Kaliningradin 'akt armiqësor'

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini deklaron se vendimi i Polonisë për të riemërtuar qytetin rus të Kaliningradit në dokumentet e tij zyrtare ishte një "akt armiqësor", pasi lidhjet dypalëshe vazhdojnë të përkeqësohen për shkak të luftës në Ukrainë. Kaliningrad ishte i njohur me emrin gjerman Koenigsberg deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur u aneksua nga Bashkimi Sovjetik dhe u riemërua për të nderuar politikanin sovjetik Mikhail Kalinin.

"Emri aktual rus i këtij qyteti është një pagëzim artificial që nuk ka lidhje as me qytetin dhe as me rajonin. Ne e dimë se gjatë historisë Polonia ka rrëshqitur herë pas here në këtë çmenduri të urrejtjes ndaj rusëve," tha komiteti i Polonisë për standardizimin gjeografik.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Rusisë kanë qenë historikisht shumë të tensionuara, duke përfshirë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. Moska thotë se e çliroi Poloninë kur forcat e saj dëbuan forcat gjermane naziste në fund të luftës. Shumica e polakëve besojnë se Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi pushtimin nazist me një formë tjetër represioni. 

3 VITE ME PARE

Britani e Madhe: Parada e Ditës së Fitores zbuloi dobësinë ushtarake ruse

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Parada e ushtarëve rusë

BRITANI- Sipas ekspertëve britanikë të inteligjencës, parada e Ditës së Fitores mbi Gjermaninë naziste në Moskë të martën tregoi dobësitë e ushtrisë ruse. 

Në raportin ditor të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes, theksohet se lufta 15-mujore e Rusisë në Ukrainë paraqiti sfida për rusët në aspektin e komunikimit material dhe strategjik. Mbi 8,000 personel thuhet se morën pjesë në paradë, por shumica ishin forca ndihmëse, paraushtarake dhe kadetë nga institucionet e trajnimit ushtarak, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjithashtu, britanikët vunë në dukje se Rusia u përmbajt nga ekspozimi i tankeve, me vetëm një tank T-34 nga Lufta e Dytë Botërore e paraqitur në paradë. 

3 VITE ME PARE

Rusia nis procedurat për t'u tërhequr nga traktati i armëve

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Vladimir Putin

RUSI- Rusia ka ka nisur procedurat parlamentare për t'u tërhequr zyrtarisht nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), një marrëveshje e transparencës ushtarake që aktualisht është pezulluar. Zëvendësministri i Jashtëm Sergey Ryabkov është zgjedhur nga Presidenti Vladimir Putin për të mbikëqyrur procedurën në parlamentin rus.

Në dokument thuhet se Ryabkov do të përfaqësojë qeverinë në të dy dhomat e parlamentit në lidhje me tërheqjen e propozuar. CFE ishte një nga gurët themelorë të tentativës për deflacion të tensioneve midis bllokut të Traktatit të Varshavës dhe NATO-s në ditët e fundit të BRSS. 

E nënshkruar në vitin 1990, marrëveshja vendosi kufizime për dislokimin e forcave konvencionale në kontinentin evropian dhe vendosi mekanizma të ndryshëm transparence, të tilla si inspektimet e verifikimit në vend. Moska është ankuar prej kohësh se zgjerimi i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, e cila përfshinte pranimin e ish pjesëve të organizatës së Traktatit të Varshavës, po minonte marrëveshjen, shkruajnë mediat e huaja. 

Në vitin 2007, Rusia njoftoi një pezullim të pjesshëm të CFE, duke përmendur dështimin e anëtarëve të rinj të NATO-s për t'i nënshtruar forcat e tyre ushtarake kufijve sipas traktatit. Ajo u tërhoq plotësisht nga mekanizmat CFE në 2015, duke thënë se nuk shihte asnjë qëllim në vazhdimin e pjesëmarrjes. 

3 VITE ME PARE

Refuzuan të luftojnë kundër Ukrainë, dënohen me burg dy ushtarët rusë

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Ushtarët rusë

UKRAINË- Dy ushtarë rusë nga Kamçatka në lindjen e largët janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg secili për refuzimin për të luftuar në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se burrat, të identifikuar në dokumentet e gjykatës ushtarake si Alexander Stepanov dhe Andrei Mikhailov, u shpallën fajtorë për refuzimin e urdhrave për të shkuar në luftime gjatë kohës së luftës. 

Presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi kodin penal vitin e kaluar duke përfshirë dënime me burg deri në tre vjet për shkelje të tilla.  Gjykata Ushtarake e Garnizonit të 35-të në Kamçatka dha dënimet për Stepanov dhe Mikhailov, përkatësisht më 25 dhe 27 prill. Burrat nuk janë dërguar ende në burg dhe kanë mundësi të apelojnë. 

3 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Franca dhe Britania gati të shpallin grupin “Wagner” organizatë terroriste

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
foto ilustruese

RUSI- Parlamenti francez i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që të quajë zyrtarisht grupin mercenar rus, Wagner si organizatë terroriste, teksa edhe Britania e Madhe po përgatitet për të kryer të njëjtën gjë.

Në Francë, parlamenti miratoi një rezolutë jo detyruese, që synon të inkurajojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për ta vendosur Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste. Mediat britanike shkruajnë gjithashtu se vendimi është shumë afër dhe se pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Wagner do jetë pjesë e listës së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik.

'Kudo që punojnë, anëtarët e Wagner përhapin paqëndrueshmëri dhe dhunë. Ata vrasin dhe torturojnë. Ata masakrojnë dhe plaçkitin. Ata frikësojnë dhe manipulojnë pothuajse me pandëshkueshmëri totale”,- tha deputeti Benjamin Haddad në parlament.

Wagner me udhëheqës Yevgeny Prigozhin ka marrë përsipër të ashtuquajturin ‘operacion ushtarak’ për të pushtuar Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022.

3 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë/ NATO mund të hapë së shpejti një zyrë në Japoni

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Yoshimasa Hayashi

JAPONI- Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, tha ministri i Jashtëm i vendit për CNN. Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi teksa ka njoftuar për hapjen e një zyre në Japoni, tha se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

“Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar. Arsyeja pse ne po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota (është) është bërë më e paqëndrueshme. Diçka që ndodh në Evropën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s (po) bëhet … gjithnjë e më i rëndësishëm”, - tha Hayashi.

Hapja e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Japoni do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm për aleancën perëndimore mes thellimit të linjave të çarjes gjeopolitike dhe ka të ngjarë të tërheqë kritika nga qeveria kineze, e cila ka paralajmëruar më parë kundër një lëvizjeje të tillë.

Zyra ndërlidhëse në Japoni do të mundësojë diskutime me partnerët e sigurisë të NATO-s, si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, mbi sfidat gjeopolitike, teknologjitë e reja dhe përçarëse dhe kërcënimet kibernetike, raportoi Nikkei javën e kaluar.

3 VITE ME PARE

'Gomar'/ Shefi i mercenarëve të grupit Wagner shpërthen ndaj Putinit, analistët: A do i mbijetojë Prigozhin deklaratës?

LUFTA në Ukrainë/ Franca dhe Britania: Grupi 'Wanger'
Vladimir Putin dhe Prigozhin

RUSI- Një video e postuar në internet nga shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar një furi spekulimesh për rëndësinë e saj. Sipas analistëve në Institutin për Studimin e Luftës në SHBA, ai e përdori Ditën e Fitores për të “tallur Putinin dhe për të vënë në dyshim gjykimin e tij”, shkruajnë mediat e huaja.

Themeluesi i organizatës mercenare ka kritikuar vazhdimisht figura të larta ushtarake ruse, por deri më tani ishte përmbajtur nga çdo sulm i drejtpërdrejtë ndaj Vladimir Putinit.

Në pamje e publikuara, ai iu referua një figure të “gjyshit të lumtur” që “mendon se është i mirë”, përpara se të pyeste në mënyrë retorike se çfarë duhet të bëjë Rusia dhe brezat e ardhshëm dhe si mund të fitojë Rusia nëse “gjyshi” rezulton të jetë një “plotësisht një gomar”.

ISW thotë se Prigozhin “vuri në dukje se figurat e paidentifikuara (me gjasa duke iu referuar Putinit dhe figurave të larta të Ministrisë së Mbrojtjes ruse) duhet të ndalojnë shfaqjen në Sheshin e Kuq”.

“Prigozhin ka të ngjarë t’i referohet Putinit, i cili shpesh quhet “gjyshi” (ose më konkretisht “Bunkernyi ded” ose “gjyshi bunker”), dhe Prigozhin ka sulmuar më parë zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë rusë me emër, por nuk e ka bërë këtë kundër Putinit”,-tha ISW.

Ndërsa shefi mercenar ka tentuar më parë të rrëzojë autoritetin e liderëve, thonë analistët, “sulmet e tij të përshkallëzuara ndaj Putinit, nëse Kremlini nuk i përgjigjet kritikës së fshehtë të hollë të Prigozhin ndaj Putinit në Ditën e Fitore, mund të sjellë gërryejë më tej në sistemin e Putinit në të cilët aktorë individualë mund të luajnë për pozitë dhe ndikim (dhe të heqin dorë nga favori i Putinit), por nuk mund ta kritikojnë drejtpërdrejt Putinin”.

Komentet janë shkaktuar nga vëzhgime të ngjashme nga ekspertë të tjerë, disa prej të cilëve kanë sugjeruar se qëllimi përfundimtar i Prigozhin mund të jetë shkarkimi dhe zëvendësimi i Putinit si president i Rusisë. Në të vërtetë, Anders Aaslund, një ekspert i Rusisë dhe ish-këshilltar ekonomik i qeverisë ruse nga viti 1991 deri në 1994, tha "do të ishte befasuese nëse Prigozhin i mbijetonte kësaj deklarate".

lufta ne ukrain

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion