Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
• Partia Demokratike ka dalë në përfundimin se nuk ka prova që vërtetojnë se ka pasur para me origjinë ruse dhe të paligjshme në selinë blu. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Auditit, Ledina Mandia tha se ka pasur pagesa duke repsektuar kontratat në drejtim të kompanisë ruse Binata Trade. Por, Mandia shtoi me bindje se asnjë qindarkë ruse nuk ka kaluar në pasqyrat financiare të PD-së. • Mandia tha se Komisioni i Auditit i ka dërguar ftesë edhe ish-kreut të PD-së për ta marrë në pyetje, por që Lulzim Basha nuk u është përgjigjur. • Të njëjtin version mbajti edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha. Ai tha se çdo qindarkë ruse është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së. Berisha tha se nuk do ta dorëzojnë dosjen në Prokurori pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova të tjera, por shtoi se këtë gjë e kanë bërë autoritetet amerikane. • Kreu i PD-së, duke cituar skandalin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, tha se autoritetet amerikane kanë zbuluar që kryeministri Edi Rama ka sajuar dy dëshmitarë përmes Dorian Duçkës dhe i ka çuar të dëshmojnë para FBI-së. • Ai tha se ky është një sinjal që prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Ramës e Duçkës për të zbuluar se kush janë dëshmitarët. Roland Bejkon, kandidatin e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Berisha e konsideroi vegël të Ramës.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ka qenë Nick Muzin ai që e ka denoncuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij, pas paraqitjes së raportit të komisionit të Auditimit, Berisha tha se Muzin ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka marrë nga Partia Demokratike, më pas kanë nisur hetimet. Kreu i PD-së tha se përmes kësaj dosjeje, Rama e mori 'peng' Bashën dhe e përdori kundër Opozitës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes. Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.
Si qëndron çështja e lobingut rus?
Lobingu rus doli në pah nga një raport i inteligjencës amerikane që ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. Mirëpo, me zbulimin e skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, situata ndryshoi. Raportet e publikuara treguan se Rama kishte përdorur McGonigal për të sulmuar Opozitën, përfshirë këtu dhe dosjen e lobingut rus.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kandidatët e dalë nga deputeti Enkelejd Alibeaj janë 'veglat' e kryeministrit Edi Rama. I pyetur për emrin e Roland Bejkos, Berisha tha se ai gjithashtu është pjesë e grupit që Rama përdor për të goditur Opozitën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje. Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri. Këto i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që prokuroria të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-këshilltarit të tij Dorian Duccka, lidhur me lobingun rus në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij, pas prezantimit të përfunditmit të hetimeve nga Komisioni i Auditit, Berisha tha se zhvillimet lidhur me këtë ccështje erdhën nga Amerika. Referuar skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ai bëri thirrje që Prokuroria të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe Dorian Duçkën, që sipas tij kanë dërguar dy persona që të dëshmojnë për këtë çështje para FBI-së.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së. Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka. A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot.
Si qëndron çështja e lobingut rus?
Lobingu rus doli në pah nga një raport i inteligjencës amerikane që ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. Mirëpo, me zbulimin e skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, situata ndryshoi. Raportet e publikuara treguan se Rama kishte përdorur McGonigal për të sulmuar Opozitën, përfshirë këtu dhe dosjen e lobingut rus.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do ta dorëzojë dosjen e hetimit nga Partia Demokratike për lobingun rus në Prokurori. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të hetimeve, Berisha tha se PD-ja nuk ka gjetur asnjë element të ri, veç atyre që kanë qenë në dosjen e mëparshme që ishte në duart e autoriteteve. Berisha shtoi me bindje se asnjë qindarkë ruse nuk ka hyrë apo dalë në Partinë Demokratike.
"Normalisht, ajo nuk duhet të ndodhë sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka. Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën,"- tha Berisha.
Si qëndron çështja e lobingut rus?
Lobingu rus doli në pah nga një raport i inteligjencës amerikane që ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. Mirëpo, me zbulimin e skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, situata ndryshoi. Raportet e publikuara treguan se Rama kishte përdorur McGonigal për të sulmuar Opozitën, përfshirë këtu dhe dosjen e lobingut rus.
TIRANË- Komisioni i Auditit ka përfunduar hetimet për dosjen e lobingut rus në Partinë Demokratike dhe ka dalë në përfundimin se në pasqyrat financiare të selisë blu, nuk është futur asnjë qindarkë ruse. Në një deklaratë për mediat, Mandia foli për transferta, por tha se gjithçka është bërë për llogari të Lulzim Bashës dhe jo të vetë Partisë Demokratike. Kryetarja e këtij komisioni tha se i kanë dërguar ftesë edhe Bashës në mënyrë që ta merrnin në pyetje lidhur me këtë çështje, por që ish-kreu i PD-së nuk është përgjigjur.
Fjala e Mandias:
Faleminderit doktor. Mirëdita të gjithëve. Faleminderit për prezencën tuaj këtu, ashtu sikurse e tha dhe doktor Berisha, kryetari i PD, grupi i auditimit ishte ngarkuar me një detyrë të tillë ,për të bërë verefikimin dhe kontrollin në lidhje me paratë ruse në lobim, akuza këto të cilat janë dëgjuar shpesh në media, dhe së fundi në shtator të vitit 2022, përmes raporteve të shërbimeve sekrete, CIA të SHBA. Në këtë kuadër, ishte pikërisht kryesia e cila mori një vendim të tillë, dhe ngarkoi komisionin i përbërë nga 5 anëtarë, kryesuar nga ana ime për të bërë një audit të plotë të bëra ndaj PD, një forcë e djathtë dhe e paprecedentë kjo akuzë ndaj kësaj force politike, për të akuzuar që ka lobuar përmes parave ruse. Duhet thënë paraprakisht që, Grupi i Auditit ka filluar menjëherë detyrën e tij duke draftuar një rregullore, për sa i përket auditit. Një rregullore të plotë, duke përcaktuar dhe rregulla për sa i përket mbledhjes së dokumentacionit, se pse aktualisht në PD nuk kishte asnjë dokumentacion, i cili të lehtësonte punën e audituesëve për të analizuar këtë, dhe më tej është kërkuar dhe vlerësuar nga ana e Grupit të Auditimit që duhet të merreshin, dhe auditë të pavarur financiarë dhe ligjorë, për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Pas kësaj, kuptohet që korrenspondeca është bërë me institucione shqiptare, sikur Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, po ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe KQZ, ku kanë vendosur në dispozicion dosjen e plotë hetimore, në lidhje me pastrimin e produkteve të krimit, po ashtu, edhe falsifikimit, çështje këto të pushuara tashmë.
Po ashtu, edhe pasqyra financiare 2016-2017-2018, dhe raportet përkatëse të depozituara në KQZ. Është evidentuar fakti që në PD të Shqipërisë, nuk ka ekzistuar një rregullore e brendshme, në periudhën e auditimit, gjithashtu është evidentuar edhe fakti, që nuk ka ekzistuar një bord financiar referuar detyrimeve statutore, të cilat ishin të detyrueshme për t’u zgjedhur sipas dispozitave të statutit në fuqi në periudhën e auditimit, të kryesuar edhe nga kryetari i bordit i cili do të bënte edhe prezantimin e projektbuxheteve, buxhetimeve përkatëse, përfshirë këtu edhe fakti, edhe rastin e lobimeve, apo edhe të raportimeve përfundimtare që më pas do të kaloheshin në KQZ.
Është fakt që ky institucion i rëndësishëm është anashkaluar, nuk është krijuar. Është përgjegjësi e kryetarit të PD të kohës që ka marrë përsipër, dhe përgjegjësinë për administrimin e fondeve të gjetura në PD. Pavarësisht kësaj, këto janë çështje të performancës, të cilat janë gjetur në raportin përfundimtar dhe është rekomanduar që këto të rregullohen në të ardhmen, duke mos lënë vend për vakanca, sa i takon funskionimit të institucioneve të krijuara brenda PD. Ndërsa për sa i takon përdorimit të fondeve, dhe kontrollit të lëvizjeve financiare, ky është një raport i plotë, i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të cilët janë kontraktuar nga ana e PD.
Referuar rregullores, ne e kishim një të drejtë të tillë për të marrë në dispozicion ekspert, të cilët do të arrinin në konkluzione të cilat shkonin tej aftësive profesionale të grupit të auditimit, si edhe për të ruajtur respektimin eparimit të ligjshmërisë, dhe të një procesi të rregullt ligjor të transparencës, për sa i përket këtij procesi auditues. Kuptohet që ekspertët kanë patur si objekt të punës të kontrollojnë prezencën për falsifikimet e deklarimet e subjekteve, prezencës e fshehjes, apo mosdeklarimit të subjektit, prezencën e financimeve të jashtligjshme, apo të dyshimta, prezencën e pagesave të jashtëligjshme, apo të dyshimta dhe moszbatim të legjislacionit të deklarimeve, sipas kuadrit të zbatueshëm. Kuptohet që, grupit të audituesve të pavarur i është vendosur në dispozicion i gjithë dokumentacioni, lëvizjet bankare, komunikimet që janë bërë me drejtorinë e pastrimit të parave, po ashtu edhe kontrata të ndryshme të lobimit të lidhura nga ana e PD, dhe jo vetëm, por edhe marrëveshja e famshme e BINIATTA TRADE me kompaninë lobuese, e cila ka rezultuar që nuk është lidhur nga subjekti, PD.
Në përfundim të vlerësimit të dokumentacionit nga ana e audituesve financiarë dhe logjorë, është vlerësuar se pasqyra financiare paraqesin me besnikëri dhe vërtetësi ngjarje ekonomike si më poshtë: Asgjë nuk e tërheq vëmendjen që të besohet se jemi në kushtet e prezencës se falsifikimit në deklarimin e subjektit PD e Shqipërisë, në deklarimet e bëra në drejtorinë e tatimeve, që qendrën kombëtare të biznesit, apo KQZ, për sa i takon të ardhurave, shpenzimeve, hyrjeve, daljeve dhe mjeteve monetare si edhe kontratave me palë të treta jashtë vendit. Asgjë nuk e tërheq vëmendjen që të besohet se jemi në kushtet e prezencës, të fshehjes apo të mosdeklarimit, me deklarimet e subjektit PD e Shqipërisë, në deklarimet në Drejtorinë e Tatimeve, Qendrës Kombëtare të Biznesit, dhe KQZ në lidhje me shpenzimet, hyrje-dalje, mjete monetare, si edhe kontratë me palë të treta jashtë vendit.
Asgjë nuk e tërheq vëmendjen me kushtet e prezencës së pagesave të paligjshme, dhe ose të dyshimta në favor të subjekteve jashtë vendit. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara dhe të kontrolluara nga ana audituesve referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion për peruidhën 2017, por edhe para zgjedhjeve të vitit 2016-2017-2018 rezulton që është paguar një shumë prej 25 mijë dollarë përmes Raiffeisen Bank më datë 23 mars 2017, në favor të Stoning Strategy, degë e Muzin Capitol Partners. Në zbatim të kontratës së datës 22 mars 2017 është bërë një pagesë në shumën 100 mijë dollarë në favor të kompanisë Barns and Thornburg në zbatim të kontratës 10.04.2017, një kontratë për 150 mijë dollarë, por që në fakt janë bërë dy pagesa nga 50 mijë dollarë në datën 13 prill 2017 dhe 12 maj 2017.
Nuk ekziston asnjë lidhje formale me subjektin BINIATTA TRADE, dhe nuk rezultoi asnjë pagesë në favor të subjektit BINIATTA TRADE në shumën e 500 mijë dollarëve, siç ishte edhe akuza e bërë në drejtim të subjektiT PDSH. Porvat e tërthorta, dhe pranimi individual i z.Muzin, që sugjeronin një mundësi të tillë, rezultuan të pabazuara në dokumentacion justifikues në kundërvënie të brendshme. Nga ana tjetër, audituesit kanë gjetur se: asgjë nuk e tërheq vëmendjen që të besohet se jemi në kushtet e prezencës së financimeve të paligjshme dhe apo të dyshimta. Asgjë nuk tërheq vëmendjen që të mos besohet se jemi në kushtet e moszbatimit të ligjit në deklarimet sipas kuadrit të zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë. Pra, në këtë kuadër, ligjërisht referuar edhe standartit ndërkombëtar të auditimit, për dhënien e sigurisë numër 3000, i cili është përdorur nga ana e audituesve, ekspertë të pavarur, rezulton se jemi në kushtet e një ligjshmërie për sa i takon transaksioneve, apo lëvizjeve financiare të bëra nga subjekti elektoral PDSH.
Është e vërtetë që në dosjen e Prokurorisë ekziston një marrëveshje, e cila është vënë në dispozicion, lidhur mes kësaj kompanie që është Stoning Strategy degë e Muzin Capitol Partners me BINIATTA TRADE, por nuk ekziston asnjë pagesë e bërë me fonde të bërë me PDSH, ku është e certefikuar tashmë nga audituesit që fondet e vëna na dispozicion të PD vijnë nga buxheti i shtetit dhe nga kuotizacionet. Në lidhje me donacionet të bëra nga para ruse, nuk ekziston asnjë burim. Referuar kjo, edhe intervistave të bëra me Sekretarin e Përgjithshëm të PD të asaj kohe, por edhe firmën e parë përgjegjës financiar të asaj kohe. Dua të theksoj këtu, se janë ftuar që të japin intervista dhe të përgjigje nnë lidhje me akuzat e bëra, dhe ish-kryetari i PD, z.Lulzim Basha, po ashtu edhe për financat, drejtori përgjegjës i financës, z.Dervishi, por nuk janë i janë përgjigjur ftesës, dhe nuk kanë pranuar që të bëjnë raportime të tilla.
Gjithsesi, është në dukje që fakteve dhe ngjarjeve të reja tashmë, jemi në kushtet që ekziston një aferë McGonigal. Ekziston një fakt që këshilltari privat i z.Rama. z.Dorian Duçka, ka udhëtuar drejt SHBA, duke siguruar dëshmitarë nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë dëshmuar atje në lidhje me lobimin rus të PDSH. Këto janë fakte të reja që duket që Prokuroria nuk i ka patur në vëmendjen e saj. Porkuroria, ka dështuar në fakt edhe në prokurorimin e parë që të marrë në dëshmi si dëshmitar z.Nik Muzin, referuar deklarimeve që ka bërë duke thënë që BINIATTA TRADE i ka kërkuar që të lobohet jo për biznes, por që të lobohet në lidhje me PDSH. Kështu që, në këto kushte janë organet e hetimit që duhet ta zbardhin këtë të vërtetë, duke marrë në konsideratë, pikërisht edhe lëvizjet dhe deklarata në kohën që kanë ndodhur, apo edhe deklarimet e bëra nga ana e Kryeministrit, Edi Rama në studiot televizive në lidhje me fakti që z.Duçka ka udhëtuar me dëshmitarë për të provuar se PD është lobuar me para ruse.
Në këto kushte në të ardhmen kuptohet që, përveç vlerësimit të performancës, për sa i takon menaxhimit të fondeve të PDSH, ku tashmë grupi i auditit ka dalë me disa rekomandime, sepse statuti e parashikon shumë mirë ekzistencën e një bordi financiar, se kush e përgatit projektbuxhetin dhe si raportohet në Kryesi, si duhet bërë transparenca dhe kontrolli. Në të ardhmen ne kemi rekomanduar edhe një audit të brendshëm, për sa i taon përdorimit të fondeve në PD, gjë e cila duhet të ndodhë në të gjitha partitë politike. Statuti aktual me ndryshimet që ne kemi bërë e parashikon këtë në nenin 56 të tij, ku do të merret në konsideratë nga subjekti i audituar, por nga ana tjetër për sa i përket kontrollit të verifikimit nga PD të bërë nga audituesit, ne i qendrojmë, dhe janë përfundimet e tyre të cilat janë përfundimtare, teknike dhe profesionale, dhe janë të pavarura për të realizuar një përfundim që PD nuk është lobuar asnjëherë nga para ruse, nuk ka hyrje-dalje të parave ruse, apo pagesa të bëra në favor të PD, qoftë në rrugë formale, apo informale.
Sa i takon faktit të çështjeve penale, të hapura më parë, të pushuara në rrethana të cilat nuk dihen, në pamundësi të organit të porkurorisë për të marrë Nik Muzin si dëshmitar, apo pa përcaktuar cilësinë e tij si i pandehur, apo si dëshmitar, apo edhe ngjarjev të mëpasshme për sa i takon edhe deklarimeve të bëra, apo edhe hetimeve të cilat po bëhen në SHBA në çështjen McGonigal, dhe përfshirjes së personave të tretë në në këtë histori, për të përfshirë PD në financime ruse, kuptohet që i takon organeve të akuzës që të kërkojnë burimet e provës në SHBA dhe së bashku me dëshmitë e personave që nuk janë thirrur si dëshmitarë, të hetohet në vijëmësi së bashku persona, individë të caktuar të cilët kanë krijuar një imazh të tillë të lobimit të PD me para ruse. Kuptohet që përgjegjësia është individuale, dhe në kushtet e një përgjegjësie individuale, ku nuk ka patur asnjëherë në asnjë kohë asnjë organ kolegjial, apo një individ të caktuar që ka ushtruar funksione në PD, që të bëjë një administrim të tillë dhe të ketë përgjegjësi në administrimin e parave të PD, qoftë në rrugë formale, qoftë në rrugë informale, i takon që të bëhet transparenca përmes ish-kryetarit të PD, z.Lulzim Basha.
Po ashtu, në këtë hetim të thelluar, i takon organit të akuzës që të rihapë çështjen, të riçelë hetimin, duke marrë sërish edhe provat e reja tashmë duke referuar në aferën McGonigal, dhe duke i thirrur si dëshmitarë të gjithë personat e implikuar, dhe jo vetëm, por duke i parë edhe në përgjegjësinë e cilësisë penale, për sa i takon një afere të tillë të krijuar në Republikën e Shqipërisë, për sa i takon lobim me para ruse. Ky ishte një przantim i shkurtër, duke qenë se puna ishte shumë voluminoze. Çdo gjë është bërë me transparencë. Çdo vendimarrje ka qenë në grup të audituesve që nga momenti i parë që e kemi krijaur, duke ndërtuar një rregullore, korrespondencën me vetë subjektin, duke kërkuar edhe dokumentacion nga institucionet shtetërore, të cilat na janë përgjigjur, dhe jo vetëm. I jemi drejtuar edhe VOA, për të parë një raport që nuk na është vënë në dispozicion përtej lajmit. Dhe kuptohet që, në të tilla kushte ne kemi operuar me ato dokumete të cilat janë zyrtare, sepse kanë arhdur në formën e kërkuar nga ligji, institucione shqiptare dhe kështu që, edhe auditimi edhe vendimarrja e mëtejshme kuptohet që është bërë mbi parimet e transparencës dhe lighsmërisë të një procesi të rreëgullt ligjor.
I është dhënë mundësia të gjithë personave që të japin informacion, qoftë anëtarëve të atëhershëm të kryesisë së PD, qoftë ish-kryetarit, qoftë personave të ngarkuar me detyra financiare, që t’ju them të drejtën kanë bërë detyrën e llogaritarit në lidhje me menaxhimin e parave dhe fondet në PD, që kuptohet që kanë rezultuar të ligjshme, duke arritur edhe në një situatë përfundimtare ku duke iu referuar edhe ngarjeve më të fundit, kuptohet që duhet të ketë një zhvillim dhe i takon organit të hetimit që ta çojë më tej këtë çështje, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përpara përgjegjësisë, për të marrë nën hetim individët të cilët janë përgjegjës në krijimin e një imazhi të tillë për PD. Kuptohet që përveç ish-kryetarit të PD, apo të tjerë të cilët mund të jenë të implikuar, dhe i takon organit të akuzës për ta zbardhur këtë të vërtetë, është këshilltari privat i Kryeministrit Rama, i cili ka marrë dëshmitarë nga RSH, duke i dërguar jashtë në SHBA. Po ashtu, edhe Kryeministri i cili është në dijeni të kësaj pune të bërë nga ana e këshilltarit privat, z.Duçka. I takon organeve të hetimit ta zbardhin këtë, sepse është një akuzë shumë e rëndë për RSH, përveç PD në mënyrë të posaçme.