LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me Kurtin dhe opozitën

•Emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të nisë sot në Kosovë një vizitë zyrtare. • Takimet e tij me zyrtarë të lartë të vendit do të zhvillohen nga datat 27-29 qershor. • Sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti •Në axhendën e Lajçak janë të përfshirë edhe liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. •Kjo është vizita e parë e Lajçak pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. •Vizita e Lajçak u tha se mund të jetë edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve. •Pritet që ai vetë të japë më shumë detaje. 

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Kurti pret në takim Lajçak, zotohet se do ta zbatojë udhërrëfyesin për marrëveshjen e energjisë

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me
Lajcak dhe Kurti

KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, sapo ka mbërritur në Prishtinë është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kryeministrisë, Lajcak dhe Kurti kanë folur në përgjithësi për procesin e dialogut dhe kanë diskutuar në veçanti edhe punën e marrëveshjes me Serbinë për energjinë në komunat veriore të vendit.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova është e angazhuar për dialog parimor nga i cili përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe zbatueshme që në qendër ka njohjen reciproke.

“Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajčák folën edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.  Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me marrëveshjen Kurti tha se ajo do t’i kursejë buxhetit të Kosovës miliona euro të cilat janë dhënë më herët për mbulimin e shpenzimeve në veri.

“Në sajë të kësaj marrëveshje, pas më shumë se 20 vitesh, katër komunat në veriun e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë. Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit”, përfundon njoftimi.

4 VITE ME PARE

A do takohet Osmani me Lajçak? Zyra e Presidenës: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me
Lajcak dhe Osmani

KOSOVË- Ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Prishtinë për një vizitë 3 ditore i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, i cili pritet të zhvillojë takime të shumta.

Ndërkohë presidentja e vendit Vjosa Osmani ndodhet në Singapor ku që nga dita e premte ka nisur një udhëtim në Azinë Juglindore ku fillimisht ka vizituar Tajlandën.

Në lidhje me faktin se nëse do të ketë një takim me Lajçak nga presidenca u tha vetëm se “Presidentja sapo ka nisur vizitën në Singapor”, pa treguar nëse ajo do të kthehet në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi dje për agjendën e Lajçak gjatë vizitës treditore ku u konfirmua vetëm takimi me kryeministrin Albin Kurti por nuk u dha asnjë detaj në lidhje me takime të tjera zyrtare. U njoftua se Lajçak do t’i takojë liderët e partive opozitare dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, MiroslavLajčák, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, u tha në njoftim.

Përfaqësuesi Special i BE-së nis sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, ndërkohë që do të udhëtojë dhe drejt Prizrenit dhe veriut të Mitrovicës. Vizita e LajNak vjen vetëm pak ditë pasi në Bruksel u arrit marrëveshja e parë Kosovë-Serbi mbi eneergjinë.

4 VITE ME PARE

Arritja e marrëveshjes për energjinë, Kurti do të presë Lajçakun në një takim

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak

KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak pritet të mbërrijë sot në Kosovë ku dhe do të mbajë një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kryemnistrisë thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi Special i BE-së nis sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, ndërkohë që do të udhëtojë dhe drejt Prizrenit dhe veriut të Mitrovicës. Vizita e LajNak vjen vetëm pak ditë pasi në Bruksel u arrit marrëveshja e parë Kosovë-Serbi mbi eneergjinë.

4 VITE ME PARE

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me Kurtin dhe opozitën

 



4 VITE ME PARE

Lajçak nis sot vizitën tre ditore në Kosovë

Lajçak sot në Kosovë, zbulohen detaje nga vizita, takim me
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 29 qershor. Në njoftimin nga Zyra e BE-së në Prishtinë është bërë e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e Lajçak vie pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor.

miroslav lajçak ne kosove miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj