LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në Samitin për paqen në Ukrainë, Rusia mungon, SHBA jep 1.5 mld dollarë ndihmë për Kievin

• Udhëheqësit botërorë do të bashkohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit këtë fundjavë për të parë mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. • Mediat e huja shkrujnë se Rusia nuk është e ftuar dhe ngjarja do të jetë e shkurtër. • Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Japonisë janë ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e 15-16 qershorit në vendpushimin zviceran në majë të malit Buergenstock. • India, e cila ka ndihmuar Moskën t'i mbijetojë goditjes së sanksioneve ekonomike, pritet të dërgojë një delegacion. • Turqia dhe Hungaria, të cilat në mënyrë të ngjashme ruajnë lidhje me Rusinë, do të përfaqësohen nga ministrat e tyre të jashtëm. • Por pavarësisht nga muajt e lobimit intensiv ukrainas dhe zviceran, disa të tjerë nuk do të jenë atje, veçanërisht Kina, një konsumator kryesor i naftës ruse dhe furnizues i mallrave që ndihmojnë Moskën të ruajë bazën e saj prodhuese. • Nëntëdhjetë e dy vende dhe tetë organizata do të marrin pjesë, tha Zvicra. • Organizatorët që po përgatisin një deklaratë të përbashkët kanë luftuar për të gjetur një ekuilibër midis dënimit të veprimeve të Rusisë dhe sigurimit të sa më shumë pjesëmarrësve, thonë diplomatët. • Një draft përfundimtar i deklaratës së samitit i referohet "luftës" së Rusisë kundër Ukrainës dhe gjithashtu nënvizon angazhimin ndaj kartës së OKB-së dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. • Pjesëmarrësit që nuk janë dakord me deklaratën kanë kohë deri në fund të së premtes për të hequr dorë. • Në këtë samit Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivel presidentësh. • Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se udhëheqësit e vendeve të G7 nuk diskutuan propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi të gjithë e dinë se këto propozime nuk janë serioze. • Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka njoftuar për dhënien e shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik dhe situatën humanitare për Ukrainën.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Samiti për paqen në Zvicër, Harris njofton për dhënien e 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

 

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në
Kamala Harris

ZVICRA- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka njoftuar për dhënien e shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik dhe situatën humanitare për Ukrainën. Njoftimi u bë derisa Harris mori pjesë në samitin e paqes në Ukrainë në Lucern, Zvicër, ku ajo do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe do të flasë në seancën e samitit.

1.5 miliardë dollarë përfshin 500 milionë dollarë në fonde të reja për ndihmën e energjisë dhe ridrejtimin e 324 milionë dollarëve në fondet e shpallura më parë drejt riparimit emergjent të infrastrukturës së energjisë dhe nevojave të tjera në Ukrainë, tha zyra e zëvendëspresidentes.

Ajo gjithashtu njoftoi për më shumë se 379 milionë dollarë ndihmë humanitare nga departamenti i shtetit dhe Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të prekur nga lufta. Paratë janë për ndihmën ushqimore, shërbimet shëndetësore, strehimin dhe shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës për miliona ukrainas.

Deklaratë nga zyra e Harris:

Këto përpjekje do të ndihmojnë Ukrainën t’i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duke mbështetur riparimin dhe rikuperimin, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Ukrainës ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe duke hedhur bazat për të riparuar dhe zgjeruar sistemin energjetik të Ukrainës.

 

2 VITE ME PARE

Samiti i Zvicrës për luftën në Ukrainë/ Scholz : Propozimet e Putinit jo serioze

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në
 Olaf Scholz

UKRAINË- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se udhëheqësit e vendeve të G7 nuk diskutuan propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi të gjithë e dinë se këto propozime nuk janë serioze. 

Duke folur nga Italia pak para nisjes për në Zvicër, ku fillon samiti i Ukrainës, Solz tha se propozimet e Putinit kanë për qëllim vetëm shpërqendrimin nga samiti. Dje, Putin tha se Rusia ishte e gatshme për bisedime paqeje nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për tu bashkuar me NATO-n.

“Të gjithë e dinë se ky propozim nuk ishte menduar të merrej seriozisht, por kishte të bënte me samitin në Zvicër”, tha Scholz. 

Udhëheqësit botërorë po mblidhen sot në Zvicër për një samit që synon t'i ushtrojë presion Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.

2 VITE ME PARE

"Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit ndërkombëtar", REL: Liderët botërorë mblidhen në samitin për Ukrainën

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në
Reagimi i një ushtari ukrainas gjatë luftimeve në rajonin e Harkivit, Ukrainë.

ZVICRA- Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë, por mungesa e zyrtarëve rusë dhe kinezë i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe. Një ditë para samitit dyditor që nisi më 15 qershor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër provincat e aneksuara nga Moska. Propozimi i Putinit, të cilin Kievi e quajti “absurd” dhe “manipulues”, është shenjë e vendosmërisë së Putinit për ta vazhduar konfliktin.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit, i cili do të mbahet në një maje të një resorti bjeshkor në qytetin Burgenstok. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në këtë samit, gjithashtu, konfirmoi të premten Zyra e saj. India, Turqia dhe Hungaria, të cilat kanë marrëdhënie miqësore me Rusinë, pritet të marrin pjesë gjithashtu.

Zvicra u pajtua të jetë nikoqire e samtit me kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta hapur rrugën për një proces të paqes në të ardhmen, i cili do ta përfshinte edhe Rusinë. Por, Moska nuk u ftua fare në këtë samit, të cilin zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Edhe para deklaratave të Putinit më 14 qershor, zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë samitin duke e cilësuar si të “pavlerë”. Kjo e ka nxitur Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, vendosi të mos marrë pjesë.

“Çfarë mund [Zelensky] të shpresojë nga ky [samit]? Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë të agresionit rus”, tha për Reuters Daniel Woker, ish-ambasador zviceran.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022, nuk po tregon shenja përfundimi. Megjithëse i ka pësuar së paku 350.000 ushtarë të vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve amerikanë, ushtria e Rusisë ka vazhduar të çajë përpara. Muajin e kaluar, Rusia e nisi një ofensivë në rajonin verior Harkiv. Por, Ukraina ia ka dalë ta frenojë atë, pasi dërgoi njësite të reja në atë pjesë dhe i përforcoi pozicionet. Megjithatë, mungesa e armëve nga Shtetet e Bashkuara – pasi furnizimi ngeci për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres i dha përparësi në fushëbetejë Rusisë. Rusia përfitoi edhe nga paaftësia e Ukrainës për të sjellë trupa shtesë në fushëbetejë.

Besohet Ukraina ka pësuar pothuajse humbje të njëjta në personel sikurse Rusia gjatë kësaj lufte. Bisedimet në samitin në Zvicër pritet të përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi dhe siguria bërthamore, dhe liria e lëvizjes, sipas një drafti të parë nga Radio Evropa e Lirë. Shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia një çështje që e nxiti Gjykatën Ndërkombëtare Penale të ngrejë aktakuzë kundër Putinit pritet të jetë në agjendë gjithashtu./ REL

2 VITE ME PARE

"Ky është tashmë një rezultat", nis sot punimet Samiti për paqen në Ukrainë, çfarë pritet nga takimi në Zvicër i liderëve botërorë?

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është mirëpritur nga një zyrtar ushtarak ukrainas, Zëvendës Shefi i Protokollit Zviceran Manuel Irman dhe Ambasadorja e Ukrainës në Zvicër Iryna Venediktova, pasi ai mbërrin në aeroportin e Cyrihut, Zvicër më 14 qershor 2024.

ZVICRA- Udhëheqësit botërorë do të bashkohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit këtë fundjavë për të parë mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mediat e huja shkrujnë se Rusia nuk është e ftuar dhe ngjarja do të jetë e shkurtër.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris , Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Japonisë janë ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e 15-16 qershorit në vendpushimin zviceran në majë të malit Buergenstock.

India, e cila ka ndihmuar Moskën t'i mbijetojë goditjes së sanksioneve ekonomike, pritet të dërgojë një delegacion. Turqia dhe Hungaria, të cilat në mënyrë të ngjashme ruajnë lidhje me Rusinë, do të përfaqësohen nga ministrat e tyre të jashtëm. Por, pavarësisht nga muajt e lobimit intensiv ukrainas dhe zviceran, disa të tjerë nuk do të jenë atje, veçanërisht Kina, një konsumator kryesor i naftës ruse dhe furnizues i mallrave që ndihmojnë Moskën të ruajë bazën e saj prodhuese.

"Ky takim është tashmë një rezultat", tha Zelensky në Berlin të martën, ndërsa pranoi sfidën e ruajtjes së mbështetjes ndërkombëtare.

Nëntëdhjetë e dy vende dhe tetë organizata do të marrin pjesë, tha Zvicra. Organizatorët që po përgatisin një deklaratë të përbashkët kanë luftuar për të gjetur një ekuilibër midis dënimit të veprimeve të Rusisë dhe sigurimit të sa më shumë pjesëmarrësve, thonë diplomatët. Një draft përfundimtar i deklaratës së samitit i referohet "luftës" së Rusisë kundër Ukrainës dhe gjithashtu nënvizon angazhimin ndaj kartës së OKB-së dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. Pjesëmarrësit që nuk janë dakord me deklaratën kanë kohë deri në fund të së premtes për të hequr dorë, shkruan Reuters.

2 VITE ME PARE

Nis sot punimet Samiti për paqen në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në nivel presidentësh

"Ky është tashmë një rezultat", punimet në
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

ZVICRA- Sot nis punimet Samiti për paqe në Ukrainë, që do të mbahet në Burgenstok të Zvicrës, ku do të marrë pjesë dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë thuhet se Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërsa në njoftimin e presidencës së Kosovës thuhet se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

“Presidentja Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme. Përgjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botëror”, thuhet në njoftim.

samiti per paqen ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj