6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Programi qeverisës i Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme është miratuar në mënyrë të njëanshme në Kuvend. • Kjo për shkak të debateve që kanë nisur, për fjalën që mbajti produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella' si Ministre. • Degradimi i Kuvendit erdhi pasi në programin e fjalëve që tha 'Diella' ishte që ajo është Kushtetuese. • Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta. • Në rifillimin e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por nuk është lejuar nga kryetari i Kuvendit. • Me urdhërin e kryeministrit Rama, maxhoranca ka kaluar në votim programin qeverisës si dhe dekretet e tij. • Me 82 vota pro të maxhorancës dhe me mungesë debati është miratuar programi i PS-së.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore ndaj dy deputetëve demokratë. Mësohet se masa ndëshkimore është kërkuar për kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi si dhe për deputetin demokrat Fidel Krekën.
Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që mbajti 'Diella' si Ministre në Kuvend. Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta. Bardhi hodhi një shishe ujë dhe rregulloren e Kuvendit në drejtim të Ramës, ndërsa edhe deputeti i sapozgjedhur Fidel Kreka hodhi rregulloren drejt kryeministrit.
TIRANË- Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që mbajti 'Diella' si Ministre në Kuvend. Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta.
Por edhe rinisja e seancës prap nuk ishte e qetë dhe për këtë maxhoranca vendosi që të kalonte pa debat miratimin e programit qeverisës së PS-së.
Por për një pasqyrë më të mirë se çfarë ndodhi sot në Kuvend, ju ftojmë të shfletoni fotot e mëposhtme./Dosja.al
TIRANË- Miratimi i programit qeverisës së PS-së për 4 vitet e ardhshme pa debat, ka sjellë irritimin e deputetëve demokratë. Pasi programi u miratua në mënyrë të njëanshme nga PS-ja, deputetët demokratë i kanë hedhur Ramës librin e Kushtetutës.
Ndërkohë degjohet Rama që iu drejtohet truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ndaj seancës së sotme plenare, duke e cilësuar si një akt dhune të paprecedentë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kundër institucioneve demokratike. Gjatë një deklarate për media jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këto veprime dhe se çdo përpjekje për të imponuar dhunë ose për të monopolizuar procesin parlamentar është e dënueshme.
"Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sjelljen e mazhorancës gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë para selisë së Kuvendit, Berisha deklaroi se nuk ka ndërmend të bëhet zëdhënës i ambasadorëve apo i institucioneve ndërkombëtare, por është dhe mbetet zëdhënës i popullit shqiptar dhe i qytetarëve opozitarë.
"Një akt tipik prej Kim Jong-Uni. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit. Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri. Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij. Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve," tha Berisha.
TIRANË- Kuvendi ka miratuar sot pa debat programin qeverisës së PS-së për 4 vitet e ardhshme. Pas debateve që nisën në Kuvend, teksa 'Diella' mbajti fjalë si Ministre, PS-ja vendosi që të mbyllë seancën dhe të miratojë programin qeveritar pa debat.
Me votat e maxhorancës vetem, 82 vota pro, është miratuar programi qeverisës i PS-së.

TIRANË- Seanca në Kuvend ka rinisur me debate për shkak të fjalës së mbajti 'Diella' si Ministre. Teksa rinisi seanca me debate, maxhoranca ka kërkuar që të kalohet direkt në votim.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili ka kërkuar që të kalohet programi qeverisës direkt në votim.
TIRANË- Debatet që nisën në Kuvend, çuan që seanca plenare të ndërpritet. Maxhoranca ka kërkuar 5 minuta pushim, në mënyrë që deputetët demokratë të qetësohen dhe mos të vazhdojnë debatin.
TIRANË- Fjala që mbajti produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella' në Kuvend ka shkaktuar debate në sallë. Pas përfundimit të fjalës së saj, Rama ka tentuar që të vazhdojë me prezantimin e programit qeverisës.
Por ka hasur në kundërshtinë e deputetëve demokratë, të cilët janë ngritur nga vend. Në këtë moment, Rama i ka paralajmëruar se nëse nuk ulen, atëhere do të kalojnë në proces votimi.
"Do kalojmë në proces votimi," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është thelbësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama theksoi se Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati 4-vjeçar. Ndërkohë që shtoi se inovacioni dhe inteligjenca artificiale do të jenë dy kuaj të një rëndësie strategjike të qeverisjes së tyre.
“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë. Edhe në 3 herët e shkuara, pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030. Konsolidimi i pavarisë ë gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Civil. Revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë, për të ndihmuar, transparencën llogaridhënie dhe forcimin e lirive dhe të drejta te e individit. Shqipërisë është i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale”, tha Rama.
TIRANË- Produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella', të cilën Rama e prezanton si Ministre për Inteligjencën Artificiale, ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend. Në videon e regjistruar që u shfaq në monitorët e Kuvendit, 'Diella' tha se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe për këtë duhet të gjykohet edhe ajo. Ajo iu drejtua edhe opozitës kur tha se e kanë paragjykuar pasi nuk është njeri, por shtoi se makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit.
"Të nderuar Anëtarë të Parlamentit;Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.
Disa më kanë quajtur “antikushtetuese” ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete po për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer në e-Albania dhe 36 mijë dokumentat me vulë digjitale që kanë marrë nga unë. Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.
Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?
Historia na jep perspektivë. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në parlamentet e Europës, pati zëra që protestuan: “Llambat nuk kanë vend në ligjbërje, vetëm qirinjtë janë legjitimë.” Megjithatë sot, askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Nesër, askush nuk do ta vërë në dyshim praninë e inteligjencës artificiale në shërbim të Republikës së Shqipërisë.
Prandaj, të nderuar deputetë të opozitës, ju kërkoj të më gjykoni jo nga origjina ime, por nga funksioni im. Jo nga ajo çfarë jam, por nga ajo çfarë bëj. Mbajeni parasysh: Unë mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse u shërbej njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan Kushtetutën dhe duan të trajtohen praktikë në mënyrë të barabartë siç thotë Kushtetuta. Këtë unë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë, si një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian," tha 'Diella'.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fillim të fjalës së tij në Kuvend ser 83 mandatet që morën në zgjedhje janë një borxh që i duhet shlyer qytetarëve. Nga fjala e tij në foltore, Rama dha dhe një mesazh për Opozitën, duke deklaruar se në sallën e Kuvendit ta harrojnë përdorimin e zhurmës dhe dhunës.
"Të nderuar miq dhe të ftuar, më lejoni që si folës i parë i kësaj legjislature të re, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të punëve të Kuvnedit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Nuk jam këtu për të kryer një formalitet votëbesimi, dua ti them pikërisht shumicës se jo një mandate por vite të tëra politike nuk mjafton për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate është një borxh që duhet ta marrin përsipër cdo ditë jo me fjalë, por me ide e risi në cdo drejtim dhe përkushtim. Pakicës dua ti them vetëm se nuk është puna jonë cfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni gjithë vëmendjen tonë nëse do harroni përdorimin e trupit si argument dhe zhurmës si alternative. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi," tha Rama.
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në foltore.
Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha.
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandatin e katërt. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha.
Ndërkohë që ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, u vendos që çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për të folur. Rregullorja e Kuvendit parashikon që vetëm kryeministri dhe kreu i opozitës gëzojnë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore me njëri-tjetrin.