Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme. • Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interperlancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me pezullimin e Belinda Ballukut. • Në arsyetim Niko Peleshi theksoi se çështja e pezullimit të Ballukut ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet që të pritet vendimi i saj. • Më pas, Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend që ky i fundit të japë llogari lidhur me ngjarjet e fundit. • Nga foltorja, Bardhi deklaroi se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Belinda Ballukun dhe shtoi se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama. • Ndërsa Kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi Ramën për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shqyrtimin ose jo të pezullimit të Belinda Ballukut si ministre pas vendimit të GJKKO. • Berisha tha se Rama po ushtron një presion të tmerrshëm dhe banditesk mbi Kushtetuesen, një praktikë kjo e ngjashme vetëm në diktaturën komuniste. • Ndër të tjera, Lideri i opozitës akuzoi AKSHI-n për shpërdorime masive financiare dhe përfshirje në afera tenderash, duke përmendur edhe rastin e ish-drejtorit Daniel Shima që është dhunuar dhe kërcënuar nga grupe kriminale. • Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i ka tërhequr vëmendje Taulant Ballës, në mënyrën se si flet në Kuvend. • Gjatë fjalës së tij, Kapri u shpreh se minimumi që Balla duhet të bëj është që të flasë me etikë. • Ndërkohë që ka shtuar se Balla është i vetmi Ministër që ditën e vetë më të lumtur e ka pasur kur u shkarkua nga detyra. • Ndërkohë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj. • Nga Kuvendi, Balla u shpreh se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. • Më tej, e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetit.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend. Tabaku gjatë fjalës së saj, tha se i ka dërguar prej një muaji 4 shkresa ministrisë për informacion por akoma nuk ka marrë përgjigje. Demokratja shtoi ndër të tjera se Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të SPAK
Ndërsa, Malaj iu kundërpërgjigj, duke e akuzuar se po gënjen pasi sips tij, kërkesa e parashtruar i ka shkuar vetëm para një jave dhe i përmendi edhe ligjin për procedurat tatimore. Më tej, Malaj tha se në lidhje me informacionin se kush janë përfituesit e detyrimeve tatimore e doganore, e ka sqaruar dhe janë 202 mijë përfitues.
Pjesë nga diskutimi në Kuvend:
Jorida Tabaku: Sipas nenit 80 të kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve duhet të japin shpjegime për cështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji, disa shkresa, për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Njëkohësisht transparencë mbi amnistinë fiskale zoti ministër s’e ka ofruar akoma këtë transparencë. Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të SPAK? Jo 1 por 4 shkresa kam dërguar që nuk kanë sjellë përgjigje as nga Tatimet e as nga Doganat. I kërkoj ministrit të bëjë transparencë. Nuk mund ta miratojmë nen për nen pa pasur transparencë.
Petrit Malaj: S‘e kuptoj se si arrini të gënjeni me zë dhe figurë që keni dërguar 4 shkresa dhe paskeni dhe një muaj që e keni dërguar se në fakt ka ardhur vetëm para një jave në ministri. Mos gënjeni, por para një jave e keni dërguar dhe si ligjvënese e vjetër e parlamentit duhet të dini se kërkesa që keni sjellë është në kundërshtim me disa ligje të tjera për nivelin e informacionit që keni kërkuar. Duhet t’i referoheni ligjit të procedurave tatimore për të kuptuar se informacioni që kërkoni nuk mund të ndahet se është e dhënë personale dhe duhet të kërkoni konsensusin e debitorit që të japë informacion mbi borxhet me administratën tatimore. Në lidhje me informacionin se kush janë përfituesit e detyrimeve tatimore e doganore, e kam sqaruar janë 202 mijë përfitues.
Jorida Tabaku: Zoti ministër, të gënjesh kaq paturp por të kesh edhe kaq injorancë ligjore unë s’e di./Dosja.al
TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por drejtuesja e seancës ua ka hequr, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu, duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, por Spahiu fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.
Bardhi: S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë.
Balliu: Ti ke shumë probleme që ta dish.
Drejtuesja e Kuvendit:Zoti Balliu keni vërejtje për sot.
Balliu: E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë.
Ndërkohë Bardhi dhe deputetja e PS, Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe ofendime të vazhdueshme. Një përplasje ndodhi edhe mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe drejtuese së së seancës. Debati ndodhi, pasi Tabaku po kërkonte vazhdimisht fjalën për replikë, por në asnjë moment nuk po i jepej.
Pasi, demokratja mori fjalën, drejtueses së seancës mesa duket nuk i pëlqyen kritikat e deputetes dhe i ndërpreu fjalën, duke i fikur mikrofonin. Pas, Tabakut me tonte të ashpra foli edhe Agron Shehaj, por me mikrofonin e fikur./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare është vrarë. Gjatë fjalës në Kuvend, Gjekmarkaj ka theksuar se atentatorët e vrasjes ndodhen në këtë sallë, duke nënkuptuar socialistët.
"Sot e pandehur është e gjithe qeveria, maxhoranca, e cila nuk gjen fuqinë morale për katarsis. Sot e spostuat nga kalendari raportimin e komisionerit për zgjedhjet por jo raportin e OSBE/ODIHR që iu rri mbi kokë. Nuk është dokument teknik, justifikim opozitar, por akti zyrtar ndërkombëtar e politik që konfirmoi se demokracisë shqiptare iu bë një atentat. Atentatorët janë këtu pas edhe para meje. Pafuqia juaj për të qenë të ndershëm sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare, dëshira për të rendur si të çmendur pas parasë është virusi më vdekjeprurës për çdo shpresë.
Paaftësia juaj morale për t’u përballur me krimin e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të askujt, ku jeta e një pule është më e vlefshme se e një shqiptari. Shteti i privatizuar nuk qendroi mbi palët, të gjithë mbathën atletet e kryeministrit dhe rendën duke rrëmbyer vota. Burimet publike, administrata e fondet dhe komunikimi institucional i përdorën si instrument elektoral nga partia e Ramës. Nuk e them unë, por ODIHR. As PD, por standarti ndërkombëtar. Në Fier, siç e dokumenton raporti u pa shkrirja totale e shtetit me partinë,“ tha Gjekmarkaj./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke cituar një nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se PS është një bordello, u tha socialistëve që të shkojnë në SPAK dhe të shohin dokumentet dhe më pas të vërtetojnë bordellon e vërtetë. Nga foltorja, Berisha tha se një term të tillë nuk e ka përdorur kurrë për to, pasi nuk ka atë koncept për socialistët, por vetë Rama e ka thënë.
"Tani do u them një gjë unë ju. Unë kam thënë shumë gjëra për ju, nuk e mohoj. Por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama. Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë nuk e kam thënë kurrë dhe nuk e kam atë koncept për socialistët. Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet. Atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë. Kaq kisha!" tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar paraqitjen në SPAK ditën e djeshme të drejtoreshës së AKSH-it Mirlinda Karçanaj. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha akuzoi AKSHI-n për shpërdorime masive financiare dhe përfshirje në afera tenderash, duke përmendur edhe rastin e ish-drejtorit Daniel Shima që është dhunuar dhe kërcënuar nga grupe kriminale.
"Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2. Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera. Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda. Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.
A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju? Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng. Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë biss se si doli," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shqyrtimin ose jo të pezullimit të Belinda Ballukut si ministre pas vendimit të GJKKO. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se Rama po ushtron një presion të tmerrshëm dhe banditesk mbi Kushtetuesen, një praktikë kjo e ngjashme vetëm në diktaturën komuniste.
"Zonja dhe zotërinj deputetë, të dashur qytetare dhe qytetarë. Ky parlament ngjet sot me parlamentin fals, me parlamentin kallp. Një njeri ka marrë çdo pushtet në të cilin një njeri arrin të bllokojë vendimet e gjykatave, prokurorisë për vjedhjet monstruoze ndaj qytetarëve. Në të cilin një njeri arrin të ushtrojë një presion të tmerrshëm të gjithanshëm, banditesk mbi Gjykatën Kushtetuese. Në të cilin një njeri ka vendosur me vendim të fshehtë të gjitha shpenzimet e tij. Kjo praktikë ka ekzistuar vetëm në diktaturën komuniste, kur për Enver Hoxhën, për arsye të sigurisë kombëtare, por jo për Mehmetin, por vetëm për Enverin, shpenzimet ishin në një llogari të veçantë ku përveç Nexhmijes, askush nuk mund t’i kontrollonte.
Ky është parlamenti që mblidhet në ditët e krizës më të thellë, e akteve më antidemokratike, në një kohë kur një ministre është zbërthyer me të gjithë qenien e saj nga mesazhet, fotot, dokumentet etj, etj, të gjetura në telefonat e Evis Berberit. Në një kohë që një kryeministër është i kapur në çark si miu në telefonat, me mesazhet në telefonat e Evis Berberit. Në një kohë që vërtetohet se oferta 140 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u zëvendësua me ofertën 190 milionë euro të kompanisë turke pas udhëtimit në Ankara të Edi Ramës me atë që quhet Lubi Balluku. Në një kohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90 përqind e të gjitha fondeve të investimeve vidhen, vidhen, vidhen dhe nuk gjinden," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i ka tërhequr vëmendje Taulant Ballës, në mënyrën se si flet në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Kapri u shpreh se minimumi që Balla duhet të bëj është që të flasë me etikë.
Ndërkohë që ka shtuar se Balla është i vetmi Ministër që ditën e vetë më të lumtur e ka pasur kur u shkarkua nga detyra.
“Nuk është në konakun e vet në Bërzesht të Librazhdit. Kur flet minimalisht të ketë etikë. Ndoshta është i vetmi ministër apo ish ministër kur ditën e vet e ka më të lumtur kur u shkarkuar sepse do të dalë përse u shkarkua. Më gjeni një vend të Europës ku kryeministri shkon njëherë një 3 apo 6 muaj në Kuvend. Kryeministri duhet të pyesë vetën ku ka një vend në botë që nuk reagon për një rast të tillë. Po përballemi me një puç Kushtetuese, po tentohet me çdo mjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe më pas SPAK”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka deklaruar se qeveria shqiptare është e zhytur në skandale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli theksoi se në Shqipëri po drejtohet një qeveri që është si anije që ka marrë ujë dhe timonieri ka humbur drejtimin.
“Zoti kryetar, në kushte normale do të thoja se në rendin e ditës mund të futen 20 pika; është normale. Por kjo sot ka kaluar në vend të dytë, ose edhe më poshtë. Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale. Tre çereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri. Ndaj kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti," tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. Më tej, e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e deputetit.
“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojën. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj deklaroi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh. Duke folur në Kuvend, Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari. Shehaj u tha më tej socialistëve se menduan se shpëtuan kur u arrestua Veliaj, por për PS nuk mbaroi aty.
“Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot.
Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk mbaroi aty; shkuat te Balluku dhe tani po shkon tek Mirlinda. Nuk ka më – duhet të jepni llogari. Rama çdo ditë kërcënon me broçkulla. Tani ka nisur edhe ministri i drejtësisë me postime, duke folur për ndarje pushtetesh. Kujtohet që ka bërë një takim me një ministër italian para 2 muajsh. Ju ka ardhur fundi”, tha Shehaj ndër të tjera./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardh kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend që ky i fundit të japë llogari lidhur me ngjarjet e fundit. Nga foltorja, Bardhi deklaroi se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Belinda Ballukun dhe shtoi se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama.
“Edi Rama sot ka vendosur ti fshihet Kuvendit. Ka një keqkuptim në përgjigje që i keni kthyer grupit parlamentar. Ajo që kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin është ndërhyrja e kryeministrit në një çështje në hetim. Mbajtja në detyre e një ministri të marrë të pandehur dhe nën hetimi dhe ngritja e pretendimeve në kërkesën që ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në emër të Kuvendit pa e konsultuar Kuvendin e Shqipërisë. Ju folët që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese , por çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe mbron të pandehurën ministre me video-selfie si një mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Pra i fshihet deputetëve të Kuvendit dhe llogaridhënies në Kuvend. Kemi kërkuar që kryeministri të vijë të japë llogari se cili është motivi, dhe pse është bërë kryeministri i parë që ndërhyn në një çështje konkrete dhe ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të gjykatë kundër korrupsionit për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese ndaj të pandehurës Balluku.
Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin e Kryeministrit në avokatin ndaj një të pandehure. Ai e pranon përmes kërkesë që ka çuar që është bashkëfajtor me Ballukun dhe do të duhet të ishte marr bashkë i pandehur me Ballukun. Urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama”, tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi deklaroi në nisje të seancës plenare se nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e Belinda Ballukut. Peleshi theksoi se çështja është aktualisht në Kushtetuese dhe duhet të pritet vendimi i saj.
“Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik, para se të jepet vendimi kushtetues mund të ndikojë te ligji. Argumentet i kam parashtruar në shkresën e paraqitur më herët”, tha Peleshi./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur. Kuvendi po mblidhet për herë të dytë këtë javë. Në seancën e sotme shqyrtohen një sërë çështjesh. Në rend dite janë disa projektligje, raportimi i veprimtarisë së KQZ për 2024, si edhe Avokati i ri i Popullit.
RENDI I DITËS:
Projektligji "Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.
Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013".
Projektligji "Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002". Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997".
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I - Shqipëri".
Projektligj "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII,faza I - Shqipëri"
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin "Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës - Rrogozhinë'"".
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i".
Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje".
Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, "Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik", të ndryshuar".
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian" i ndryshuar"
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 "Për Avokatin e Popullit", të ndryshuar".
Projektvendimi "Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit".
Projektvendimi "Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil".
Projektvendimi "Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat"./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e sotme në seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë disa çështje, ku pritet të diskutohet edhe për Avokatin e Popullit, proces për të cilin një ditë më parë pati zhvillime. Në rend dite janë edhe disa projektligje për ratifikime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZH për projektet hekurudhore dhe energjinë.
RENDI I DITËS:
Projektligji "Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.
Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013".
Projektligji "Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002". Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997".
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I - Shqipëri".
Projektligj "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII,faza I - Shqipëri"
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin "Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës - Rrogozhinë'"".
Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i".
Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje".
Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, "Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik", të ndryshuar".
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian" i ndryshuar"
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 "Për Avokatin e Popullit", të ndryshuar".
Projektvendimi "Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit".
Projektvendimi "Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil".
Projektvendimi "Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat"./Dosja.al