Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 2 orë 'kokë më kokë' me njëri-tjetrin, por ende asnjë detaj nuk është bërë publik. • Pasditen e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lënë në mes një konferencë për shtyp dhe është nisur me shpejtësi drejt Shqipërisë me kërkesë të homologut Edi Rama. • Ky i fundit e ka pritur në Tiranë, në ‘Vilën 30’, ku edhe kanë qëndruar duke diskutuar për 2 orë, por jo vetëm. • Bashkë me Ramën dhe Kurtin ka qenë edhe ministri i Ekonomisë në Kosovë, e disa anëtarë të tjerë të kabinetit. • Edhe pse e dinin që mediat ishin mbledhur jashtë, asnjë nga kryeministrat nuk ka ikur me makinë, përkundrazi kanë dalë të qeshur para kamerave. • Madje në një moment, Rama i ka hedhur dorën në qafë Albin Kurtit. • Deri më tani po raportohet se objekti i takimit ka qenë kriza energjitike. • Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se gjatë takimit u diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri. • Por shtoi se kishte dhe çështje të politikave publike që u diskutuan.
5 artikuj për këtë temë.
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH në Shqipëri.
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH,”- ka thënë ai.
Pasditen e sotme, Kurti e Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë, i cili zgjati rreth dy orë.
TIRANË- Çfarëdo që të kenë diskutuar duket se ka shkuar mirë. Kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Kosova, Albin Kurti kanë dalë të qëshur nga takimi i sotëm në "Vila 30", madje në një moment, kreu i qeverisë shqiptare duket teksa i hedh dorën në qafë Kurtit. Ndërsa jashtë ndalojnë për të diskutuar edhe me personat e tjerë që erdhën nga Prishtina për të shoqëruar kryeministrin Kurti.
Deri më tani, mendohet se takimi është rezoluta kundër raportit të Dick Marty, për të cilën Rama do i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e tjera. Sidomos kur dy vendet janë përfshirë nga sulme kibernetike në disa organe të rëndësishme për vendin. Megjithatë mbetet që objekti i bisedës të konfirmohet nga palët.
TIRANË- Përfundon pas 2 orësh takimi 'kokë më kokë' me kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti në "Vila 30". Sapo ka përfunduar takimi, mjetet e përdorura nga të dy kryeministrat kanë dalë para, ndërsa politikanët kanë preferuar që të ecin pak në këmbë, edhe pse e dinin që kamerat i prisnin jashtë për të fiksuar çdo lëvizje të tyren.
KOSOVË- Mediat e Kosovës janë shqetësuar për udhëtimin urgjent të kryeministrit Albin Kurti dejt Tiranës. Në artikull shpjegohet se si Kurti ka dalë në konferencë për mediat, por e ka lënë atë në mes pa dhënë asnjë shpjegim.
“Po ju lë se kam një takim urgjent,”- kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë Kurti dhe ashtu siç ishte, ka hipur në mjet për tu nisur dejt Tiranës ku e priste kryeministri Edi Rama.
Të dy janë në ambientet e vilës qeveritare. Takimi po zhvillohet larg syrit të mediave dhe ende nuk dihet se çfarë po diskutohet mes dy liderëve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Vilës 30. Kryeministri i Kosovës zhvilloi këtë mëngjes një mbledhje me kabinetin e tij dhe në orën 09:00 doli në një prononcim për mediat, të cilin e la në mes.
Siç duket, më pas, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për tu takuar me Ramën. Ky takim vjen surprizë dhe nuk ishte paralajmëruar më herët. Nuk dihet ende se cilat janë temat që po diskutohen në tavolinën e Kryeministrit Rama e Kurtit.
Ky takim mes dy liderëve vjen pas Samitit të mbajtur në Beograd për Ballkanin e Hapur dhe në një çast që Shqipëria është në 'qendër' të sulmeve iraniane.