LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi 'i zhgënjyer' me Lajçak: Po favorizon Serbinë! Vuçiç: S'duam të luajmë lojën e fajit!

• Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç zhvilluan sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit për normalizimin e marrëdhënieve dhe veprimet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. •Edhe pse BE shpresonte që të kishte një diskutim privat mes kryenegociatorëve, kjo gjë nuk u arrit.  •Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi duket se ka mbetur i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga takimi me Lajçak, pasi sipas tij ai nuk i ka dhënë garant për zbatimin e plotë të Marrëveshjes, ndërsa shprehet se po favorizon Serbinë në kërkesat e saj. •Po ashtu Bislimi ka shprehur habi ndaj Përfaqësuesit të Lartë të BE-së duke theksuar se nuk ka kërkuar ende që Kosovës t'i hiqen masat ndëshkuese, pas dakordimit për planin që synonte uljen e tensioneve në Veri. •Vetë ky i fundit është shprehur se diskutimet do të vazhdojnë. •Paralelisht në Bruksel presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të NATO-s, Jens Stoltenberg. •Në përfundim të takimit, ky i fundit ka bërë thirrje që palët të ulin tensionet dhe t'i rikthehen procesit të dialogut. •Ndërsa Vuçiç është shprehur se situata në Kosovë është shqetësuese, ndërsa ka kërkuar nga NATO që të sigurojë banorët serbë në Veri përmes KFOR-it. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi me Stoltenberg në Bruksel/ Vuçiç: Situata në Veri, shqetësuese! Nuk duam të luajmë lojën e fajit! NATO të sigurojë serbët përmes KFOR-it

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

KOSOVË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s që përmes KFOR-it të ofrojë siguri për serbët që jetojnë në Veri. Sipas tij, Beogradi beson se, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Ne nuk duam të luajmë lojën e fajit. Kjo po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme. Situata në veri të Kosovës, gjithçka që ndodhi është për shkak të qasjes së keqe të autoriteteve të Prishtinës, sepse donin t’i përjashtonin autoritetet serbe.Në të njëjtën kohë ata arrestojnë në mënyra të ndryshme shtetasit serbë dhe i keqtrajtojnë pa marrë parasysh se ku jetojnë. Deri më tani kemi pasur marrëdhënie shumë profesionale me forcat e KFOR-it, shpresojmë se do të të vazhdojë dhe se gjithçka do të realizohet sipas rezolutës 1244”, tha Vuçiç. 

Vuçiç shtoi se Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me NATO-n, të cilat bazohen në përgjegjësi dhe besim. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

3 VITE ME PARE

Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Stoltenberg: Të dyja palët të përmbahen nga tensionet dhe të rifillojnë dialogun

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.

Ai ka rikujtuar se NATO-ja ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg. 

Ai ka shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për të kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

3 VITE ME PARE

'Kosova bën një hap, një hap ta bëjë dhe Serbia', Bislimi, kriter për zbatimin e Marrëveshjes: Duam të dimë dhe lëvizjen e Serbisë

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Foto ilustruese

BRUKSEL- Kryengeciatori Besnik Bislimi i cili sot ka qëndruar në Bruksel për të diskutuar rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes Kosovë Serbi, ka treguar se në Bruksel sot s’ka pasur takim mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviç, por vetëm takime bilaterale me Emisarin Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se pala kosovare i ka propozuar disa masa BE-së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata nëse këto masa janë në përputhje me marrëveshjen bazike.

“Nga propozimet apo masat që i kemi propozuar ne në takimin bilateral me zotin Lajçak, ne kemi treguar për secilën masë se nga cili nen i marrëveshjes bazike buron. Plus ne kemi kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga vetë BE, ku thuhet që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsektuive. Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosovë ne kemi kërkuar të dimë se cili është kundëveprimi nga ana e Serbisë”, ka thënë Bislmi. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

3 VITE ME PARE

'U dakorduam me kërkesat e BE-së'/ Bislimi 'i pakënaqur' nga takimi me Lajçak: Borrell nuk i ka hequr ende masat ndëshkuese! Jam i habitur

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Besnik Bislimi dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Kryenegociatori Besnik Bislimi duket se ka mbetur i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që u mbajt sot Bruksel. Sipas tij, Lajçak nuk i ka dhënë garant për zbatimin e plotë të Marrëveshjes, ndërsa shprehet se po favorizon Serbinë në kërkesat e saj. Sakaq, Bislimi është shprehur i habitur sesi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së nuk ka kërkuar ende që Kosovës t'i hiqen masat ndëshkuese, pas dakordimit për planin që synonte uljen e tensioneve në Veri. 

“Në Bratisllavë kemi dakorduar një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe  i përgjigjet kërkesave të BE’së.  Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Për ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian. “Nuk mund të themi si i kemi zbatuar të gjitha masat sepse një nga masat është edhe mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE’së për vendosjen e masave ndëshkuese. Tash gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin apo mekanizmin për heqjen e masave ndëshkuese”, ka thënë Bislimi.

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

3 VITE ME PARE

Bislimi 'i zhgënjyer' pas takimit me Lajçak në Bruksel: Po favorizon Serbinë! S'e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit në Bruksel me të dërguarin e BE-së për procesin e dialogut mes dy vendeve. Ai bëri me dije se një nga pikat që diskutuan ishte plani për sekuencimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. 

Zëvendëskryeministri është shprehur i zhgënjyer, pasi sipas tij plani i Lajçak është selektiv dhe lë anash disa pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike, ndërsa shtoi se i dërguari i BE-së për dialogun po iu kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe s’e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

“Është pa nevoja me punu edhe më tej në konretizimin e disa dokumenteve për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Tema e parë që kemi është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajcak na ka treguar. Sepse mendojmë që ai plan është selektiv dhe len anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike. Në mënyrë të një anshme iu kushton më shumë vënemdje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton një zbatim të plotë të marrëveshjes”, ka thënë Bislimi. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

3 VITE ME PARE

Asnjë rezulat nga takimi me kryenegociatorët në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Takimi në Bruksel

BRUKSEL-Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Koosvë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviç. Pas takimeve ndaras që Lajçak me kryenegociatorët, Lajçak bën me dije se kanë biseduar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimit të situatës në Veri. Ai ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë. 

”Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës @BislimiBesnik dhe Serbisë @PetkovicPetar në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme“, ka shkruar Lajçak.

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.



3 VITE ME PARE

Petkoviç njoftim nga Brukseli: Lirohet serbi i 4-ët i arrestuar për tensionet në Veri! Ja jep meritat Serbisë

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Urosh Vukashinoviç

SERBI- Urosh Vukashinoviç, serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri është liruar. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në Twitter, kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, i cili po qëndron në Bruksel.  Petkoviç ka thënë se Vukashinoviç është bashkuar me familjen e tij dhe se është serbi i katërt që thotë se “Serbia ka arritur ta lirojë”.

“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviç më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviç.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi i Lajçak me kryenegociatorët në Bruksel/ Bislimi dhe Petkoviç nuk u ballafaquan, DETAJET e para

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel/ Asnjë rezultat nga takimet! Bislimi
Takimi në Bruksel

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi në Bruksel i kryengeociatorëve e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç me të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak. Ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian u shprehën se qëllimi i takimit të sotëm ishte që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takoheshin veçmas, një takim trilateral nuk ka ndodhur.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit. Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.

Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës, shkruan REL. As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Ndërkohë, në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai, po ashtu, është paralajmëruar se do të zhvillojë takim me Lajçakun.

Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçaku do t’i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve. I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e arritur gojarisht në muajin shkurt në Bruksel, si dhe të aneksit për zbatim, i dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim që Lajçak dhe Bislimi kanë zhvilluar javën e kaluar në Bratisllavë.

Prishtina zyrtare thotë se i ka ndërmarrë hapat për të cilat është rënë dakord, ndërsa Beogradi zyrtar nuk e ka thënë qartë nëse ky pajtim për shtensionim është i pranueshëm për të./ REL

petar petkoviç besnik bislimi miroslav lajçak tensione në veri të kosovës dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë