LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga Rama-Dumani", Meta flet nga burgu: Diaspora të regjistrohet sa më parë, do zgjidhem deputeti më i votuar

• Konventa e Partisë së Lirisë është mbajtur ditën e sotme në Tiranë. • Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu ku ndodhet aktualisht. • Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumanin që e kanë marrë peng për të grabitur një tjetër mandat qeverisës. • Meta ka përmendur disa nga dështimet e qeverisë ku theksoi se Air Albania është një dështim. • Më tej Meta po ashtu deklaroi se kryeministri Edi Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në Gjykatën Kushtetuese. • Duke folur nga qelia, Meta tha se do të zgjidhet si një ndër deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit. • Në fund të fjalimin të tij Meta u bëri thirrje diasporës që të regjistrohet për në zgjedhjet e 11 majit. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta flet nga qelia për zgjedhjet: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot nga Konveta e PL-së në Tiranë se diaspora duhet regjistrohet për në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se kjo është një mundësi historike për të ndëshkuar atë, që sipas tij, i largoi qëllimisht. Meta shtoi se kërkon mobilizim total kudo, në Tiranë, e anembanë vendit për të çrrënjosur, atë që e quan si regjim antikombëtar.

"Ju kërkoj mobilizim total kudo, në Tiranë, e anembanë vendit për të çrrënjosur këtë regjim antikombëtar e mizor që ka larguar të paktën 500 mijë shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë", tha Meta.

1 VITE ME PARE

"E kam nisur fushatën time edhe këtu nga qelia!" Meta në Konventën e PL-së në Tiranë: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalë në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu, teksa deklaroi se nuk e përjashtojnë dot nga politika. Meta tha se do të zgjidhet si një ndër deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se e ka nisur fushatën e tij edhe nga qelia.

"Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama as Dumani dhe as McGonigalët. Unë e kam nisur fushatën time edhe këtu nga qelia numër 5. Dhe ju garanton se do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni", tha Meta.

1 VITE ME PARE

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta në Konventën e PL-së në Tiranë: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalë në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu, ku tha se Air Albania është një dështim. Meta po ashtu deklaroi se kryeministri Edi Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në Gjykatën Kushtetuese. Ai shtoi se Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë.

"Çfarë mashtruesi! Air Albania është një dështim. Ka qytetarë që thonë se kjo kompani i ka lënë në mes të rrugës. Do të përmbysim modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin. Do ta ulim ndjeshëm edhe çmimin e naftës. Duhet ta përmbysim këtë regjim, që fëmijët tanë mos të kthehen në sllevër modernë në vendin e tyre.

Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK, që mos ketë asnjë mendim pakice, duke u kthyer në Duman-republikë. Rama po bën maskaradë antikushtetuese. Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë", tha Meta.

1 VITE ME PARE

Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Blushi: Këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave tona të drejta dhe të shenjta

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Tedi Blushi

TIRANA- Sekratari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë mbajti fjalën e tij sot në Konventën e PL-së Tiranë ku tha se këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave të tyre. Blushi tha se 11 maji nuk është një betejë e zakonshme zgjedhore, por është luftë, rezultati i së cilës do të përcaktojë dekadat e ardhshme të Shqipërisë, vetë ekzistencën e saj dhe të kombit tonë.

Sipas tij 11 maji është një datë historike që i thërret të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, me betim në flamurin kombëtar, të bashkojnë përpjekjet për të mos i lënë fëmijët e tyre pa Atdhe, që të mos ndihen të huaj dhe të shtypur në tokën e të parëve të tyre, të larë me gjakun e Dëshmorëve, të mbrojtur me shumë sakrifica, me krenari, nder dhe me besë. Ai tha se indiferenca është aleat i Narkoregjimit.

"Por Shqipëria është shumë herë më e madhe se një stomak! Më e shenjtë se një përfitim personal! Një popull indiferent dhe i gjunjëzuar nuk mund të shkruajë histori, por një komb që ngrihet dhe lufton, e vulos fatin dhe të ardhmen e tij me dinjitet! Ne, jemi Partia e Lirisë, forca më patriotike dhe më përparimtare në 113 vite shtet. Koha na thërret të mobilizohemi më fort, të intensifikojmë aksionin tonë politik shumëfish për të shembur nga themelet këtë regjim mizor, armik të egër të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve", tha Blushi.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave tona të drejta dhe të shenjta! 11 Maji nuk është një betejë e zakonshme zgjedhore! Është luftë, rezultati i së cilës do të përcaktojë dekadat e ardhshme të Shqipërisë, vetë ekzistencën e saj dhe të kombit tonë! 11 Maji është një datë historike që i thërret të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, me betim në flamurin kombëtar, të bashkojnë përpjekjet për të mos i lënë fëmijët e tyre pa Atdhe, që të mos ndihen të huaj dhe të shtypur në tokën e të parëve të tyre, të larë me gjakun e Dëshmorëve, të mbrojtur me shumë sakrifica, me krenari, nder dhe me besë. Indiferenca është aleat i Narkoregjimit!

Por Shqipëria është shumë herë më e madhe se një stomak! Më e shenjtë se një përfitim personal! Një popull indiferent dhe i gjunjëzuar nuk mund të shkruajë histori, por një komb që ngrihet dhe lufton, e vulos fatin dhe të ardhmen e tij me dinjitet! Ne, jemi Partia e Lirisë, forca më patriotike dhe më përparimtare në 113 vite shtet. Koha na thërret të mobilizohemi më fort, të intensifikojmë aksionin tonë politik shumëfish për të shembur nga themelet këtë regjim mizor, armik të egër të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve!

Rrëmbimi banditesk, i paligjshëm dhe izolimi ekstrem nga organizata kriminale e “Rilindjes”, SPAK, pa fakte dhe pa prova penale, i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paralajmërim, për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, që vetëm fizikisht nuk ndodhet sot në qeli. Narkoregjimi e ka kthyer Shqipërinë në një burg të hapur! Liria nuk është vetëm mungesa e prangave!

Ky pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar ka ndërtuar mure të larta rreth nesh: është asgjësuar shteti ligjor, kontrolli dhe balanca mes pushteteve, transparenca dhe llogaridhënia, është kapur për fyti drejtësia, është vrarë meritokracia, është thelluar varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti, është cënuar rëndë pavarësia e medias dhe liria e fjalës. Nëpërmjet tyre është shpopulluar Shqipëria. Kjo nuk është liri! Kjo është një robëri moderne e imponuar me dhunë nga junta sorosiane antikombëtare që ka instaluar Edi Rama dhe Altin Dumani!

Ndaj sot jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK sepse nëpërmjet saj “Rilindja” nuk po rrëmben dhe burgos vetëm kundërshtarët politikë të regjimit, por po përpiqet të rrëmbejë të gjithë Shqipërinë për llogari të mafias. Dhe për çfarë? Në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin. Afërmendsh nuk do të lejojmë që të ardhmen e fëmijëve tanë t’ia lemë në duar Dumanit për t’ia dhuruar Edi Ramës dhe bashkë me të një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve. Kur tirania mbulon horizontin, liria ndriçon rrugën!

Ilir Meta nuk është thjesht një i burgosur politik por është simbol frymëzues i rezistencës dhe i luftës tonë të drejtë dhe të shenjtë për liri, demokraci, barazi para ligjit, kundër padrejtësisë dhe në mbrojtje të çështjes kombëtare, të sovranitetit të popullit dhe të Republikës, që trajtohet si plaçkë nga Edi Rama, pazarxhiu i fëlliqur i kufijve të Shqipërisë por edhe të Kosovës. Organizata mafioze që e ka kapur shtetin, që e ka shndërruar SPAK-un dhe drejtësinë në hanxhar në duart e saj për të vrarë pluralizimin dhe demokracinë, pasi dështoi të merrte peng Partinë e Lirisë për ta kthyer në kukull-opozitë, mendoi se duke e izoluar Ilir Metën, do të thyenin shpirtin e lirisë dhe të rezistencës tonë.

Gabohen shumë rëndë! Liria nuk burgoset! Më 11 Maj, në krye me Presidentin tonë, Ilir Meta do t’i shpartallojmë dhe do t’u rezervojmë fundin e hidhur që meriton çdo armik dhe tradhtar i këtij kombi. Nuk ka liri pa luftë dhe sakrifica! Ne kemi vetëm një zgjidhje! Të vemë në jetë me çdo çmim 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus! Sepse Shqipëri pa shqiptarë nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të ketë! Ndaj e kemi kryeprioritet madhor mbështetjen e familjeve të reja si mundësia e vetme për ndalimin e shpopullimit, axhendës së qëllimshme antikombëtare të “Rilindjes” që premtoi 700 mijë vende të reja pune por dëboi qindra mijëra shqiptarë në emigrim!

Jemi në luftë me hajdutët sepse jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet. Ekzemplar në planet për korruptimin e të huajve, nga diplomatët europianë e deri tek ata amerikanë, deri në nivelet më të larta të FBI, si Charles McGonigal. Dëmi ekonomik në 12 vite, si pasojë e korrupsionit të përbindshëm të Edi Ramës dhe lubive të tij llogaritet në mbi 36 miliard euro. Kur varfëria rritet, liria venitet. Kur liria venitet, diktatura forcohet. Ndaj jemi në luftë edhe me varfërinë sepse jemi vendi më i pasur në rajon për burime natyrore por me më shumë se gjysmën e popullsisë në varfëri absolute dhe përjashtim social. Jemi të varfër sepse jemi të vjedhur, aq barbarisht sa dëmet financiare të “Rilindjes” kanë sfiduar edhe fuqitë natyrore.

Erion Veliaj vjedh 90 mijë euro në ditë vetëm me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Vetëm Belinda Balluku ka vjedhur 2 herë më shumë se sa dëmi i tërmetit tragjik. Falë “Rilindjes” çdo qytetar, por edhe një bebe e porsalindur e ka sot në krevatin e lindjes një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5634 euro për banor. Sepse rritja e borxhit nuk u ka shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës, për rritjen e prodhimit vendas, por i ka shërbyer vetëm Edi Ramës për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të, me aferën e sterilizimit dhe check-up, me Portin e Durrësit, me tunelin e Llogarës dhe me rrugët e florinjta, “krimet intelektuale” që ulërasin çdo ditë por që afërmendsh Altin Dumani, as nuk i sheh dhe as nuk i heton.

Ndaj sipas Indeksit të Drejtësisë jemi të fundit në botë edhe pas Vietnamit një partiak-komunist. Një shishe verë që pi në ditë Kreu i Organizatës Kriminale është e barabartë me 14 vite pension minimal. Ne jemi në luftë me krimin sepse siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, nuk kemi Qeveri por drejtohemi nga një Organizatë Mafioze. Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, udhëhequr nga filozofia “pa krim nuk ka zhvillim”. Jemi i pari shtet në historinë e Europës ku është instaluar një Narkoshtet dhe i gjithë vendi u shndërrua në parcelë kanabisi. Institucioni më i lartë i shtetit, Këshilli i Ministrave është sot strofulla më e sigurtë e krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar, e Sinaloas dhe e Ndranghetas, që jo vetëm trafikojnë drogë bashkarisht por edhe përfitojnë fonde publike dhe leje për të pastruar paratë me kulla në Tiranë dhe resorte në bregdet.

Jemi në luftë me injorancën sepse arsimi, kërkimi shkencor dhe inovacioni janë të nënfinancuara, sepse nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë sa i takon nivelit të kreativitetit, ku në shkolla më lehtë gjen armë dhe drogë se dije, ku mësuesit përbuzen dhe detyrohen të kthehen në patronazhistë, ku analfabetizmi funksional është në rritje dhe niveli i përvetësimit të dijeve është në rënie dramatike në honin e injorancës. Jemi në luftë me premtim-mashtrimin e madh të “shëndetësisë falas” që detyron sot shqiptarët të paguajnë nga xhepat e tyre më shumë se në çdo vend tjetër në rajon dhe ku qytetarët apo fëmijët e mitur me sëmundje tumorale humbin jetën për mungesë të barnave në spitalin onkologjik dhe kur ndërkohë vetëm për detoksimin nga kokaina Edi Rama harxhon 10 mijë euro në javë në spitalet më të shtrenjta të Italisë.

Jemi në luftë me koston e lartë të jetesës në vendin më të varfër të kontinentit, që ka pagat dhe pensionet më mizerabël në rajon, por me të cilat blejmë më shtrenjtë ushqimet, ilaçet, ujin, energjinë, naftën dhe dijet, në krahasim me popujt e tjerë dhe ku një çifti të ri i duhen 60-70 vite punë për të blerë një apartament në periferi të Tiranës. Jemi në luftë me shfarosjen e bujqësisë dhe blegtorisë sepse murtaja e “Rilindjes” ka përgjysmuar numrin e krerëve, ka djerrë tokat, ka shkatërruar prodhimin vendas, ka sharruar drurët frutorë, ka hedhur në kanal djersën dhe mundin e fermerit dhe ka bllokuar edhe fondet e IPARD-it të Bashkimit Europian që përfundonin jo te fermeri por te inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Jemi në luftë me mafian ndërkombëtare, me George Sorosin dhe McGongigalët e tjerë që tentuan ta kthejnë Shqipërinë në kopshtin e perversitetit dhe imoralitetit, në fermë të internacionales së surogacisë duke goditur vlerat e familjes, shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Për ne Shqipëria, Familja dhe Kombi kanë qenë gjithmonë të parët! Kemi një alternativë të shkëlqyer për mirëqeverisje me duar ta pastra, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që ndalon shpopullimin dhe shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Ne kemi prioritet mbështetjen e familjeve të reja, dyfishimin e pagave dhe të pensioneve, mbështetjen e arsimit dhe kërkimit shkencor, mbështetjen me pagesa direkte të bujqësisë dhe hapjen e tregjeve vendase dhe ndërkombëtare për produktet “Made in Albania”.

Më 11 Maj i bëj thirrje diasporës të marrë pjesë masivisht në votime dhe të mos e harrojë kurrë arsyen pse dhe kush i detyroi të largohen nga vendi. Më 11 Maj diaspora duhet t’i japë Edi Ramës, që detyroi të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone, përgjigjen më të rëndë që ai meriton. Të nxitojmë në këto 100 ditë të mbetura, të takojmë çdo shqiptar, të trokasim në çdo derë, të hyjmë në çdo shtëpi, në çdo pallat, në çdo lagje të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për t’i njohur shqiptarët me programin tonë të mrekullueshëm, të certifikuar dhe plotësisht të financueshëm dhe t’i nxisim ta votojnë masivisht sepse ne kemi të drejtën morale të kërkojmë votën e tyre, sepse ne i kemi dhënë provat se jemi partia e fjalës së mbajtur dhe se gjithçka që premtojmë e realizojmë. Ndaj jam i bindur se më 11 Maj vota për Partinë e Lirisë dhe për Ilir Metën do të jetë masive, nga Tropoja në Sarandë! Anëtarësimet e reja që do të bëjmë sot janë treguesi më i qartë se shqiptarët na besojnë dhe se pas 11 Majit, Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të Qeverisin vendin!

Faleminderit dhe Fitore!

1 VITE ME PARE

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!" Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe, do të ndalojmë shpopullimin

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalë në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu. Meta deklaroi se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Ai shtoi se qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, siç e quan qi, që po i lë pa atdhe.

Meta tha se Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Kreu i PL-së tha se ata do të ndalojnë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja.

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja", tha Meta.

1 VITE ME PARE

Sot Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë, Meta pritet të flasë nga burgu

Konventa e Partisë së Lirisë/ "Jam marrë peng nga
Ilir Meta

TIRANA- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë. Gjatë Konventës Presidenti i PL-së Ilir Meta, do të përcjellë mesazhin e tij për anëtarët e kësaj force politike dhe për të gjithë shqiptarët në një lidhje të drejtpërdrejtë (Live) nga burgu. 

Njoftimi:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës! Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët. 

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit

Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të ‘5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus’!

konventa e partise se lirise ilir meta

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim