LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të mbrohet me provim si anglishtja

• Kryeministri Edi Rama po mban Kongresin e Arsimit me temë ‘Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit europian’ në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Kongresi po mbahet sot dhe nesër e ka mbledhur akademikë, rektorë e partnerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. • Në fjalën e tij, Rama tha se arsimi është arma më e fortë e përparimit të kombit dhe se gjuha shqipe është më në rrezik se kurrë. Kryeministri Rama kërkoi të punohet dhe që të futet në çdo nivel arsimor mbrojtja me provim e gjuhës shqipe njësoj si anglishtja. Ai kërkoi edhe futjen e artit në shkollë si program. • E pranishme në të njëjtin takim, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha se arsimi cilësor është ajo që do ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës, s'ka sukses me gomone

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Alastair King Smith

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen me gomone nga vendi. I pranishëm në Kongresin e Arsimit, King Smith tha se të rinjtë shqiptarë mashtrohen nga kontrabandistët e qenieve njerëzore pasi nuk do të pasurohen shpejt duke shkuar në Angli në mënyrë ilegale, por do të përfshihen në kriminalitet dhe drogë. Ai shtoi se rruga e suksesit është një arsim cilësor dhe jo një udhëtim me gomone.

"Jam dakort me komentin e kryeministrit që duhet të punojmë më fort për të punuar për gjuhën shqipe. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me komunitetin shqiptar në Britani. Besoj se keni parë një zhvillim tragjik, largimin e shumë të rinjve, sidomos në verë, për shkak të mungesës së mundësive. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe ne i nxisim të ndalojmë, jo vetëm sepse premtimet për pasurimin e shpejtë janë gënjeshtra pasi do të përfshihen në kriminalitet dhe drogë, por sepse kushtet do të bëhen të rrezikshme. Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti më i ftohtë. Ndaj u bëj thirrje të rinjve të mos udhëtojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Rruga e suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimit,"- tha King Smith. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Yuri Kim

TIRANË- Orari i zhvillimit të Kongresit Kombëtar të Arsimit nuk ishte dhe aq i përshtatshëm për ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në momentin kur kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin përballë të pranishmëve, Kim shihet se mban dorën afër fytyrës e në një moment mbyll sytë. 

Duket se orari i hershëm në mëngjes nuk ishte dhe aq i përshtatshëm për ambasadoren. 

3 VITE ME PARE

VD-Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se arsimimi është një faktor kyç që ndikon në përparimin e Shqipërisë. Gjatë Kongresit të Arsimit në Tiranë, Kim u shpreh se SHBA kërkon që të shikojë Shqipërinë drejt rrugës së integrimit në BE.

'Doja të thoja që ditën e parë të shkollës jo të gjithë mund të bëhemi mësues por të gjithë kemi qenë studentë e nxënës, uroj e falëndëroj mësuesit ndërsa fillon viti i ri shkollor. Ky do jetë një vit i shkëlqyer. Një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat, për t’u bërë anëtar i BE, për të marrë vendin tuaj të drejtë si një vend anëtar me të drejta të plota e SHBA mbështeten në këtë. Arsimimi do jetë kyc se sa shpejt do lëvizni e sa përparim do bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu se politika jonë është duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Evropë dhe mbështetje për politikën tuaj arsimore është po aq e rëndësishme për ne sa është mbështetja jonë për reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit.

Do të shihni më shumë studiues e specialistë amerikanë që do vijnë këtë vit, ata do vendosen në uninversitetet shqiptare në Tiranë, Gjirokastër e Durrës e do lidhen me shqiptarët anembanë vendit për të ndihmuar në arritjen e objektivave, ndërkombëtarizimin e unversitetit dhe trajnim për mësuesit e gjuhës angleze. Shqipëria ka mikpritur vullnetare që kanë zotëruar gjuhën shqipe dicka që unë nuk do ia dal mbanë se është vërtet e pamundur. Si mik e partnerë juaji SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin ndërsa përmirësoni sistemin tuaj arsimor në Shqipëri, shpresoj që mos humbisni kurrë nga syte vetë studentët që na folën këtë mëngjes, kjo është detyra jonë ndaj tyre, të përmirësojmë sistemin arsimor këtu, t’u japim mundësinë më të mirë që kanë, për t’ja dalë mbanë këtu në Shqipëri, për ti dhënë aftësitë më të mira qe kanë për të sjellë ndikim këtu në Shqipëri, EVropë dhe botë”- u shpreh Kim. 

3 VITE ME PARE

VD-'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau me publikun historinë e një 11-vjeçareje e cila jeton në Shenavlash. Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë tha se vajza e vogël mbante familjen me para. Ai tha se ky rast është një histori për të treguar se dhe fëmijët mund të punojnë pasi mësojnë në fushën e kodimit. 

'Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim. Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë ti shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë, e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standarteve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar parelisht me vazhdimin e mësimit.

Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkolllat e mesme në Shqipëri. Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjec ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Meta ironizon Kongresin e Arsimit: Nuk mbulohet dot dështimi! Shqipëria ka buxhetin më të vogël në rajon

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar Kongresin e Arsimit të organizuar nga Ministria e Arsimit, pjesë e të cilit ishte dhe kryeministri Edi Rama. Teksa ka ndarë një foto me një vajzë të vogël, Meta thotë se nuk mbulohet dot dështimi i shtetit në fushën e arsimit. Meta shton se Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin, teksa radhit problematikat që ka kjo fushë. 

Postimi i Metes:

Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës. Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës. Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit. Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

3 VITE ME PARE

VD-Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se ka diskutuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit për të futur abetaren e unifikuar për pjesën e popullsisë shqiptare. Këtë deklaratë e bëri të ditur ditën e sotme nga Kongresi i Arsimit, Rama bëri me dije se Maqedonia e Veriut është parimisht dakord e se diskutimet janë zhvilluar edhe me Malin e zi dhe Serbinë.

'Maqedonia është parimisht gati për të futur abetaren. Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë për pjesën e popullatës shqiptare. Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta. Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te politika, tesera e partisë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësimi i tyre, vendosja e figurës në qendër, e ka ndryshuar si ditën me natën situatën e mësuesve.'- deklaroi Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e la Kongresin e Arsimit pa një batutë. Teksa në sallë u dëgjua një muzikë, Rama tha se personi që mund ta ketë do jetë pozitiv pasi qëndron me radio në xhep. Më pas, ai tregoi se pak kohë më parë një burrë i tregoi se i ra jo zilja e telefonit por ajo e gruas. 

'Të kujtojmë nga e nisëm.. nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të dikujt që duhet të jetë tejet optimist që jeton me radio në xhep (salla duartroket) nuk po spekulloj po më ka ndodhur disa herë kur ndizen këto radio nëpër xhepa, mora guximin e pyeta personin e më tha është zilja e gruas, se kështu janë burrat shqiptarë, të fortë e të pavarur, fundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë. Meqë po flisnim me komunikimin dixhital, janë të lidhur, e kanë si atë zinxhirin e qenit.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Kongresi Kombëtar i Arsimit! Rama: Gjuha shqipe e rrezikuar, të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se po diskutohet nga Qeveria për të futur gjuhën shqipe në çdo nivel arsimi. Gjatë Kongresit të Arsimit, Rama u shpreh se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standartet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosporitet. Po ashtu, Rama kërkoi që gjuha shqipe të futet në sistem si provim, njëjtë siç bëhet dhe me gjuhën angleze.

'Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirirt. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha, sesa kongresi i Manastitir, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim. Pra përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi i me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet. Po nga se do e mbrojmë gjuhën shqipe. Përgjigja është shumë e thjeshtë. Është konsum marramendës për të komunikuar. Dhe distanca është zeruar. Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për të forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ që është përfshirë gjithë bota dhe padyshim që edhe ne jemi thellësisht të përfshirë.

Gjuhën Shqipe duhet ta fusim në çdo nivel të arsimimit. Duhet ta diskutojmë futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel arsimor. Është mirë që kemi sistem të provimit të anglishtes, por është mangësi që s’kemi po të njëjtin sistem për gjuhën tonë amëtare. Futja e abetares së unifikuar është një gur themeli.'- tha Rama. 

edi rama kongresi i arsimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj