LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e Sindikatave të Bashkuara/ Berisha: Kontrata e firmosur sot do realizohet brenda 100 ditëve qeverisje! Zëri dhe kërkesat tuaja do të dëgjohen

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në konferencën e Sindikatave të Bashkuara. • Berisha gjatë fjalës së tij tha se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, ashtu siç qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do të qëndroje dhe në krye të përpjekjeve për të "çliruar" Shqipërinë nga kjo qeverisje. • Ai u shpreh se kjo qeveri në vitin elektoral urdhëroi arrestimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare. Më tej shtoi se mbrëmjen e djeshme një tjetër kryetar partie opozitare u arrestua në mënyrë brutale në lokalin e tij. • Kreu i PD-së, tha se kontrata e firmosur sot me ta do të zbatohet nen për nen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. • Berisha tregoi se do të zbatohet për naftën, minierat dhe metalurgjinë. • Ndërkohë, kryedemokrati listoi edhe disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen, ku përmendi paketën e dhembshurisë dhe minimumin jetik. • Berisha deklaroi se pensionet do të rriten me 20% dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit, dhe shtoi se nuk do të ketë më rrogë nën 500 euro duke shtuar se do të vendosin pagën për çdo orë pune. • Kryetari i PD-së shtoi se pensionistët do të pajisen me kartën e konsumatorit e cila parashikon 450 euro zbritje në vit nga çmimet e ushqimeve dhe gjërat bazë. • Ai premtoi gjithashtu se me ardhjen e tyre në qeveri do ulin taksat për bizneset në 10 përqind, ku tha se aq është taksa e drejtë. • Berisha foli edhe lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump, ku tha se me ardhjen e tyre në pushtet do hiqen tarifat ndaj mallrave amerikane dhe e njëjta gjë do ndodhë, sipas tij edhe me qeverinë e SHBA. • Duke iu drejtuar sindikatave, kryedemokrati tha se fjala e tyre do dëgjohet dhe do të bashkëpunojnë duke marrë parasysh interesat e tyre.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Pensionet do indeksohen dyfishin e inflacionit"/ Berisha: Ne do të vendosim pagën për çdo orë pune

Konferenca e Sindikatave të Bashkuara/ Berisha: Kontrata e firmosur sot do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, deklaroi se pensionet do të rriten me 20% dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit. Berisha tha se nuk do të ketë më rrogë nën 500 euro duke shtuar se do të vendosin pagën për çdo orë pune.

Kryetari i PD-së shtoi se pensionistët do të pajisen me kartën e konsumatorit e cila parashikon 450 euro zbritje në vit nga çmimet e ushqimeve dhe gjërat bazë. Berisha vazhdoi më tej duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve të pensionit, si edhe kryeminstrin Edi Rama dhe ministrat e tij për vjedhje dhe shpenzime të paimagjinueshme për luks. 

"Pensionet do rriten me 20 përqind dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit. Jo vetëm kaq, pensionistët dhe rrogëulëtit, sepse rrogat e ulëta nuk do mund të ketë rrogë të ulët nën 500 euro. Jo! Ne luftojmë shumë për një klimë miqësore për biznesin dhe unë garantoj çdo sipërmarrës se ky imponim ligjor i qeverisë do shoqërohet me lehtësira të mëdha fiskale në mënyrë që ata përsëri të kenë fitimin që meritojnë, të investojnë, të punësojnë dhe të zgjerojnë punën e tyre. Por rrogë nën 500 euro nuk mund të ketë.
Pas kësaj, ne do vendosim pagën për orë pune. Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre.

Pensionistët do kenë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit parashikon që ata të marrin 20 përqindëshin që paguajnë si TVSH çdo 6 muaj, dmth do marrin rreth 450 euro në vit zbritje të çmimeve të ushqimeve dhe gjërat bazë. I garantoj pensionistët dhe të gjithë të moshuarit se lista e rimbursimeve do jetë identike me Italinë. Do merret lista e rimbursimeve që Italia ka për qytetarët e vet dhe ne do e vendosim këtu. Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks.
Dhe jo vetëm kaq, në Shqipëri nuk mund të shiten ilaçe kurrë përveç atyre që tregtohen në dy vende anëtare të BE. Ne parashikojmë dhe do zbatojmë përgjysmimin e çmimit në të gjitha udhëtimet ndërurbane të pensionistëve. Kjo është kompetencë e qeverisë. Të dashur miq, në këtë përpjekje ka një element thelbësor, përpjekjen për dinjitet njerëzor. Nuk mund të lësh kurrë ti atë që ka punuar gjithë jetën dhe t’i thuash tani se ky fondi i pensioneve këtu është keqmenaxhuar nga qeveritë, nuk më lë mua të rris pensionet. Ky është mashtrim publik. Se vërtet ky fondi nuk i ka paratë për t’i rritur, por nga buxheti mund të çosh paratë për të rritur këtë fondin. Qeveria e Kosovës 4 muaj përpara mori 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe i çoi në fondin e pensioneve dhe rriti pensionet 20 përqind. A shkoi Kosova në humnerë? 

Ky njeri, që zhgërryhet në luks, që ka saraje me vilë me themele dy herë më të gjata se ajo e Enver Hoxhës, që ka një park-oborr rreth vilës prej 850 metër katrorë, 4 herë më i madh se i Enver Hoxhës, ky nuk do t’ia dijë për të tjerët. Ky hap shishe 33 mijë euro. Ky udhëton me avion, shpenzon 21 milionë euro me avion taksi në dispozicion, në një kohë kur kancelari i Austrisë udhëton me linjë tregtare. Austria është nja 10-15 herë më e pasur se ne, por ai udhëton me linjë tregtare. Edhe ministrat e tij. Ministrat e tij ulen me biftek 1 mijë euro se ky hap shishen. A kishit dëgjuar ndonjëherë ju të dashur miq, 10 mijë euro në muaj lavazhi i veturës së Lubi Ballukut? Po, është real. Janë dokumente zyrtare. Tejkalojnë imagjinatën. Imagjinoni ju se sa u dhimbset, se çfarë ndjenjash kanë këta për ata pensionistë që marrin 100 euro, 67 euro. Ata u duken miza, ata nuk ekzistojnë. Ata i ka verbuar luksi, i ka verbuar vjedhja," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane, jam i bindur se edhe SHBA do i heqë

Konferenca e Sindikatave të Bashkuara/ Berisha: Kontrata e firmosur sot do
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do ulin taksat për bizneset në 10 përqind, ku tha se aq është taksa e drejtë.

Berisha foli edhe lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump, ku tha se me ardhjen e tyre në pushtet do hiqen tarifat ndaj mallrave amerikane dhe e njëjta gjë do ndodhë, sipas tij edhe me qeverinë e SHBA. 

Duke iu drejtuar sindikatave, kryedemokrati tha se fjala e tyre do dëgjohet dhe do të bashkëpunojnë duke marrë parasysh interesat e tyre. 

"Po të dashur miq, shumë shpejt do të shohin shqiptarët, do kuptojnë se sa egërsisht janë vjedhur ata. Ju jeni dëshmitarë, u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet e ulëta, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë dhe buxheti ishte sa gjysma e buxhetit të sotëm, se ne ia linim biznesit, ne ishim me taksa të ulëta. Ne prapë do shkojmë me taksat më të ulëta. Por këto që ndodhin nuk mund të imagjinohen.

Këta ndajnë pasuritë me vete, me gratë, me familjarët, me vëllezërit, me motrat, me krushqitë, dhe pastaj ndërtohet rruga me çmim 10 herë më të lartë, edhe më shumë. Ndërtohet unaza 17 milionë euro kilometri, në një kohë kur bajpasi i Fierit është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri, po kaq i gjerë. Ndërkohë që unaza, segmenti që u ndërtua nga ne, me të gjitha veprat, kushtoi gjithsej 3.8 milionë euro kilometri. Kurse kjo e merr e pret dhe e copëton unazën sikur ta ketë pronë të saj me 14 kontrata që të vjedhë në secilën kontratë maksimumin dhe pastaj nuk del për pensione. Pastaj thotë rrokullisemi po të rrisim pensionet. Sigurisht kur vjedh në këtë mënyrë, njerëzit i përçmon, i neverit.

Po kjo merr fund më 11 maj. Ndaj dhe të bëjmë gjithçka në këtë betejë para së gjithash për shqiptarin dinjitoz, për një shqiptar që nuk numëron kafashatën. Por jo vetëm kaq, ju jeni njerëz të prodhimit. Motoja jonë është Made in Albania. Dhe Made in Albania, rezervat më përrallore i ka në nëntokën shqiptare, i ka në çdo skaj të këtij vendi. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të prodhojnë dhe të krijojnë mirëqenie kudo që janë. Ne do ulim taksat për bizneset në 10 përqind. 10 përqind është taksa e drejtë, është taksa e librave të shenjtë, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve.

E provuam, dha rezultate të shkëlqyera. Jo vetëm që nuk u pakësuan të ardhurat, u dyfishuan të ardhurat. Ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës. SHBA kanë vendosur një sistem tarifash sepse të gjithë kanë pasur tarifa ndaj tyre. Kjo është e vërteta. Ta mësoni të vërtetën. Të gjithë këta që qahen sot, kanë pasur tarifa.

Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane dhe jam i bindur se kjo gjë do ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqim ne. Edhe njëherë, u garantoj për një partneritet luajal dhe zëri juaj, avokat i fuqishëm i njerëzve të punës, do jetë një zë që do dëgjohet nga qeveria. Dhe nuk do mburret si ai që del nëpër botë dhe thotë ne nuk kemi sindikata. Nuk ka sindikata se nuk pyet për to ai. Kurse ne do u dëgjojmë ju, do bashkëpunojmë me ju, do marrim parasysh interesat tuaja dhe do shndërrojmë Shqipërinë në Shqipëri Madhështore, në Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve tanë.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Kontrata që firmosim sot me sindikatat do të jetë realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Konferenca e Sindikatave të Bashkuara/ Berisha: Kontrata e firmosur sot do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave të Bashkuara se kontrata e firmosur sot me ta do të zbatohet nen për nen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. 

Berisha tha se do të zbatohet për naftën, minierat dhe metalurgjinë. Ndërkohë, kryedemokrati listoi edhe disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen, ku përmendi paketën e dhembshurisë dhe minimumin jetik.

"Të dashur miq, unë jam sot këtu për të firmosur para jush kontratën me ju, të përfaqësuar nga zoti Gëzim Kalaja. Për t’u garantuar ju se ajo kontratë do zbatohet nen për nen dhe pikë për pikë. Madje do zbatohet për naftën, minierat, metalurgjinë. Dhe do zbatohet me një ndjesë publike ndaj jush sepse nuk po kërkoni asgjë tjetër veçse atë që keni merituar që ditën e parë të daljes tuaj në pension.

Ju me sakrificat tuaja, me lumenjtë e djersës, por edhe me martirët, heronjtë e punës, heronjtë e minierave, që janë dhe do mbeten krenari kombëtare, i keni dhënë këtij vendi më shumë se kushdo tjetër. Ndaj dhe kontrata që firmosim sot për pensionin, për amendimet ligjore, për statusin, iu jap fjalën e nderit që 100 ditët e para të PD do të jetë realitet. Por unë dua t’u informoj ju disa elementë kryesorë të programit të PD për 4-vjeçarin që vjen.

Ne kemi vendosur të fillojmë me atë që e quajmë paketë e dhembshurisë. Sado që mund të duket pak ose mund të tingëllojë si jorealiste për ata që i kanë xhepat plot, po për të tjerët kjo është një domosdoshmëri absolute. Për të gjithë ata që me pensionin e tyre, numërojnë ditët për të mbyllur muajin, nuk marrin dot ilaçet, presin që t’ua dërgojë dikush ose rrinë pa mjekuar, kjo paketë jep një përgjigje të parë, një hap i parë për të vazhduar më tej që shqiptarët kurrë të mos njohin mjerimin, të mos njohin më varfërinë ekstreme.

Ndaj dhe ne kemi vendosur që në 100 ditët e para do kalojmë ligjin për minimumin jetik. Minimumi jetik do të jetë për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo person në ndihmë ekonomike, do jetë 200 euro. Nga ky minimum përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë që janë me pensione të pjesshme. Unë mbrëmë pata një takim me banorë të lagjes 2. Një qytetar më tha, unë kam punuar 45 vjet, marr një pension 67 mijë lekë sepse kam ndërruar punë... i shpjegoi arsyet. Por si ky zotëria, burrë fisnik, ka me qindra e mijëra të tjera. E vërteta është se shumica dërrmuese e pensionistëve nuk kanë as pensionin e plotë që do të duhej të ishte 170 euro. Atëherë ne zgjidhim nyjen gordiane dhe kalojmë tek 200 euro për çdo shqiptar.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Sindikata do u bashkohet përpjekjeve për të luftuar këtë regjim", Berisha: Mbrëmë u arrestua një tjetër kryetar i një partie opozitare

Konferenca e Sindikatave të Bashkuara/ Berisha: Kontrata e firmosur sot do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashkuara. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, ashtu siç qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do të qëndroje dhe në krye të përpjekjeve për të "çliruar" Shqipërinë nga kjo qeverisje.

Ai tha se kjo qeveri në vitin elektoral urdhëroi arrestimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare. Më tej shtoi se mbrëmjen e djeshme një tjetër kryetar partie opozitare u arrestua në mënyrë brutale në lokalin e tij. 

"Është një nder i veçantë t’u përshëndes ju sot në këtë konferencë dhe të shpreh bindjen se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, sikundër në të shkuarën që qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do qëndrojë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur Shqipërinë.

Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik. Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë. Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim.", tha Berisha. 

sali berisha konferenca e sindikatave te bashkuara

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!