LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na mbrojë SHBA. Rama: Putin zgjoi BE-në. Takimi në Tiranë do jetë i sukseshëm

• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi i Shqipërisë është në Evropë. • Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban, Rama ka deklaruar se do të punojë shumë për ta bërë takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm po aq të sukseshëm sa në Hungari. • Po ashtu Rama ka falenderuar presidentin rus Vladimir Putin për agresionin e tij në Ukrainë, pasi sipas Ramës kjo bëri që BE-ja të zgjohet. • Nga ana tjetër kryeministri hungarez Viktor Orban ka theksuar se nëse ata duan paqe në Evropë, duhet që të aktivizohen vetë dhe jo të presin SHBA-në që t'i mbrojë. • Orban më tej ka folur dhe për valën migratore në Evropë, duke theksuar se ai është i vemti kryeministër që nga viti 2015 që i ka mbijetuar. 

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka pranuar t'i përgjigjet pyetjes nëse Vladimir Putin është pro paqes apo pro luftës. Gjatë konferencës për mediat, Orban ka deklaruar se kjo nuk është detyra e tij që ta vendosi.  

Pyetje: Ku do ta vendosnit Vladimir Putinin, në kampin pro luftës apo pro paqe?

Orban: Ajo që po flas nuk është pozicioni rus, por për pozicionin më të mirë të NATO, i referohem komunitetit perëndimor, jo Rusisë, nuk është detyra ime kjo”, tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se ai është i vemti kryeministër që nga viti 2015 që i ka mbijetuar valës migratore në Evropë. Gjatë fjalës në konferencë për mediat, Orban ka theksuar se ata duhet që të bëjnë çmos për të mbrojtur kufijtë e tyre. 


 

"Sa i takon pjesës 2015 kur nisi kriza migratore, akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. U përpoqëm të mbrojmë veten dhe u quajt krim i madh. Hungaria vendosi një sistem që ishte zgjidhja e vetme për migracionin. Nuk duhet të kishte vetëm një vend që të vendoste për aplikimet. Nuk kam parë askënd që të japë një zgjidhje për situatën përveçse Hungarisë. Rregullat e bëjnë të vështirë sistemin operativ. Dhe u dënuam nga Gjykata Evropiane, por ne po mbrojmë edhe Europën.

Nuk do lejojmë askënd të hyjë. Duhet të jemi të gjithë në revoltë ndaj këtij sistemi rregullash burokratike. Kur kjo revoltë të përhapet në Europë atëherë do të flasim për pakte. I vetmi kryeministër që mbijetoi nga 2015 prej krizës migratore në Europë jam unë. Sepse duhet të mbrojmë shtëpinë tonë, njerëzit tonë. I propozoj të gjithëve ta lënë këtë xhungël deng rregullash dhe të mbrojmë kufijtë tanë," tha Orban. 

1 VITE ME PARE

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se premtimin që ka dhënë nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA e ka mbajtur. Orban gjatë konferencës për mediat, tha se Trump fitoi me një rezultat fantastik dhe për këtë ai hapi një shampanjë.   

Pyetje: Premtuat se do hapnit shampanjë nëse do zgjidhej Trump president, keni ndërmend ta bëni?

Orban: Unë në fakt e kam mbajtur pjesërisht këtë premtim, e hapën shampanjën kur Trump fitoi zgjedhjet. U mbështetëm shumë të kënaqur te vodka. Ndam gëzimtin tonë për këtë rezultat fantastik.

 

1 VITE ME PARE

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar, s'dua që përkthyesi të fajësohet prej meje

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Edi Rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batutat në fillim të deklaratës së tij të përbashkët me homologun hungarez, Viktor Orban, në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest. Rama në konferencën e përbashkët me Orban e nisi fjalimin e tij me një batutë duke thënë se Shqipëria është gjuhë parajse, por duhet një përjetësi për ta mësuar. 

"Shqipja është një gjuhë parajse, duhet një përjetësi për ta mësuar. Ndërkohë është edhe purgator që të duhet një përjetësi të marrësh vesh nëse përjeton ferrin apo parajsën kur përkthehet. Prandaj po përdor anglishten time, se nuk dua që përkthyesi të fajësohet prej meje. Ka qenë një ditë e veçantë të vizitoj këtë kryeqytet të bukur, kemi pasur shansin për të shijuar bisedimet me kryeministrin. Ka qenë deri në fund speciale të shohësh edhe të gjithë Europën të mblidhet në këtë vend," tha Rama.

1 VITE ME PARE

“Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në”, Rama: Mbledhja e KPE në Tiranë do jetë e suksesshme

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama tha se është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë. Rama në një konferencë të përbashkët me Viktor Orban, tha se mbledhja do të jetë e suksesshme po aq sa në Budapest. Gjithashtu Rama shtoi se një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë përparim, është përshpejtimi i politikave evropiane për të përballuar kërcënimet e jashtme, sidomos ndikimin e Rusisë. 

"Është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë, po aq të suksesshëm sa ky. Më duhet t’ju them që gati shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh, Putin është një prej tyre sepse zgjoi fort BE-në, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë që po ndodh edhe me KE dhe planin e ri të rritjes është diçka shumë inkurajuese, siç e theksoi edhe Viktori në komentet e veta, ky forum ka një energji të veçantë, që ndryshe nga forumet e tjera është një vend që ka një shkëmbim të lirë opinionesh dhe një ndjenjë të prekshme lirie për të prekur çështje të rëndësishme," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Viktor Orban: Takimi i radhës i KPE do të mikpritet nga Rama në Tiranë

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se takimi i radhës i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë. Gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, Orban ka theksuar se mbledhja e KPE vitin e ardhshëm do të mikëpritet nga Rama. 

"Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime dhe këtë duhet ta trajtojmë. Ky quhet aktivizim. Për qeverisjen tona duhet të ketë vendime. Por vendimet tona kanë kundërshtime nga gjykata. Rezultatet për të bërë ndryshime, zerohen. Unë nuk mendoj se do ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi siç duhet vendimeve në fuqi. Siç ia thashë dhe Macron, duhet ta vazhdojmë platformën e nisur dy vite më parë. Ramë dakord që në Tiranë komuniteti do të mikëpritet nga Rama," tha Orban.

1 VITE ME PARE

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Edi Rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se është optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Rama gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, nga Budapesti, tha se do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë. Rama më tej u shpreh se "Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh dhe një ndjenjë shumë të prekshme lirie". 

Ka qenë ditë vërtet shumë e veçantë. Ky është një kryeqytet mjaft i bukur, kemi pasur edhe shansin për të jetuar bashkëbisedime me kryeministrin. Ka qenë shumë speciale ta shohësh edhe të gjithë Evropën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardshshëm të suksesshëm në Tiranë. Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë, ky bashkëbisedm me BE ishte i paimagjinueshëm. Putin zgjoi fort BE, por më duhet të them, se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me KE, planin e rri të ritjes, është diçka shumë inkurajuse. Ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë. Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie. Dua të them se ne besojmë dhe falenderuam bashkarisht Emannuel Macron, sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmiin e një formati të tillë, është diçka që ishte destinuar të ishte e dobishme. Ishte e qartë që na duhet të punojmë së bashku, me këtë ekip për të propozuar strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik, për të bërë edhe punën me të lidhur mes dy forumeve. Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Evropë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë,  Evropa, aktor aktiv për negociatat në të ardhmen

Komuniteti Politik Europian/ Orban: Duam paqe, por s'do presim të na
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se në takimin e sotëm është rënë dakord që Evropa, duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat. Gjatë konferencës për mediat, Orban ka theksuar se ata duan paqe në kontinent, por për këtë nuk mund të presin që SHBA-ja t'i mbrojë. 

"Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA, duhet ta dimë që ka ndryshime madhore dhe ramë dakord se duam paqe në Europë. Po ashtu Europa duhet të marrë përgjegjësi, pra nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë. Po ashtu u ra dakord se Europa duhet të mbetet aktor aktiv për negociatat për të ardhmen. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime në sferën politike dhe këtë duhet ta trajtojmë dhe kjo quhet aktivizëm, që do të thotë duhet të ketë vendime të përbashkëta për qeverisjet tona, por këto janë në kundërshtim me vendimet e gjykatave, dhe të gjitha rezultate për të frenuar emigracionin bëhen zero. Unë nuk mendoj se mund ta ndalim migracionin nëse nuk ju qasemi si duhet vendimeve në fuqi”, tha Obran.

 

 

komuniteti politik europian edi rama viktor orban

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve