LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO cakton mbrojtje nga shteti

• Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po vazhdon seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për kompleksin Partizani. • Avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e sotme gjyqsore, pasi kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nuk është marrë parasysh. • Avokatët kërkojnë përjashtimin e Gjokës, pasi sipas tyre ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. • Avokatët e Berishës kanë dorëzuar dhe dy kërkesa në GJKKO, nga të cilët është plotësuar vetëm një, ajo e dorëzimit të të gjitha materialeve dhe audio-CD-ve, të seancës së kaluar. • Ndërkohë që kërkesa e dytë, për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese për gjykim incidental, është refuzuar nga trupa gjykuese. • Në këto kushte GJKKO, pas braktisjes së seancës nga avokatët e Berishës, i kanë caktuar kreut të PD-së një avokat nga shteti, Artan Simonin. • Por Prokuroria ka kërkuar që avokat Berishës, t'i caktohet dikush tjetër, pasi Simoni kishte ofenduar kryedemokratin disa ditë më parë në rrjetet sociale. • Në këto kushte, GJKKO bëri ndryshimin e avokatit dhe shtyrjen e seancës gjyqsore për ditën e nesërme në orën 10:00.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ofendoi kryedemokratin, Shkëlzen Berisha reagon për avokatin Simoni: Më mirë caktoni Taulant Ballën se njeh dhe dosjen

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme caktoi avokat mbrojtës të kryedemokratit, Artan Simonin. Në një postim në Facebook, Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një status të avokatit, i cili dy ditë më parë ka ofenduar Berishën.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, shkruan Berisha.

Po ashtu ka reaguar edhe Genci Gjokutaj, i cili ka ironizuar zëvendësimin e tij më avokatin Simoni.

"Ky eshte avokati i caktuar nga GjKKO dhe Rama per Berishen!" shkruan Gjokutaj. 

Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

2 VITE ME PARE

GJKKO ndërron avokatin e Berishës, Artan Simoni hiqet për shkak të fyerjeve ndaj kryedemokratit në rrjetet sociale

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
Artan Simoni

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të heq nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha avokatin e caktuar pak më parë, Artan Simoni. Ndërrimi i avokatit ka ardhur kërkesë nga Prokuroria, pasi Simoni ka ofenduar dhe fyer kryedemokratin Berisha në rrjetet sociale. Ende nuk dihet se cili është avokati që do t'i caktohet mbrojtja e Berishës në GJKKO.  

"Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet", thuhet në njoftim.

Postimi i Artan Simonit:

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”.

2 VITE ME PARE

Afera me kompleksin Partizani, shtyhet për nesër në orën 10:00 seanca për Berishën

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
SPAK

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo shtyrje ka ardhur, pasi është ndërruar avokati mbrojtës i Berishës, për shkak se Artan Simoni disa ditë më parë e ka fyer kryedemokratin në rrjetet sociale. Seanca e radhës, ndaj Berishës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00. 

"Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne datën 26.10.2023 ora 10:OO," thuhet në njoftim.

2 VITE ME PARE

Iu caktua mbrojtja e Berishës, avokati Artan Simoni mbërrin në GJKKO

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
Artan Simoni

TIRANË- Avokati Artan Simoni ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi iu caktua mbrojtja e ish-kryeministri Sali Berisha. Simonit iu caktua mbrojtja e Berishës, pasi avokatët e tij braktisën seancën gjyqsore, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. 

Por seanca për Berishën u shty me dy orë sërish ditën e sotme, në mënyrë që t'i lihet kohë Simonit për tu njohur me materialet e çështjes. Por për këtë ndryshim të GJKKO-së, nuk ka ardhur ende një reagim nga vetë Berisha apo avokatët që e përfaqësojnë atë.

2 VITE ME PARE

Avokatët e Berishës braktisën seancën, GJKKO: Caktuam avokatin Artan Simoni për të ndjekur procesin

Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pasi avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë braktisur seancën e sotme gjyqsore. Me anë të një njoftimi për mediat, GJKKO ka theksuar se kërkesa e parë e avokatëve të Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj për tu dhënë materialet dhe audiot e seancës së kaluar është miratuar. Ndërkohë që kërkesa e dytë për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese për gjykim incidental, është refuzuar. GJKKO po ashtu njofton se në momentin që avokatët e Berishës u larguar nga salla, pasi kërkuan përjashtimin e gjytares Irena Gjoka, GJKKO ka thirrur avokatin Artan Simoni për të përfaqësuar Berishën në sallë.

Reagimi i GJKKO-së:

– Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

– Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive. Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

– Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.

– Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.

– Gjykata ndërpreu për disa minuta shqyrtimin gjyqësor në pritje të mbërritjes së avokatit Artan Simoni, për vijimin e seancës gjyqësore.

2 VITE ME PARE

Kompleksi Partizani, avokatët e Berishës braktisin seancën gjyqësore: Nuk vazhdojmë pa u përjashtuar gjyqtarja Gjoka

 
Kompleksi Partizani/ Avokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka braktisur seancën gjyqësore në GJKKO për kompleksin Partizani. Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj ka deklaruar se ata kanë braktisur seancën, pasi GJKKO ka shkelur ligjin dhe nuk i kanë dhënë materialet që ata kanë kërkuar në lidhje me këtë çështje. Avokati Gjokutaj ka theksuar se materialet i kanë kërkuar në mënyrë që t'i dorëzojnë në Kushtetuese për të vendosur ligjshmërinë e masës së sigurisë ndaj Berishës. Po ashtu ai ka theksuar se seancat nuk do të vazhdojnë pa u përjashtuar gjyqtarja Irena Gjoka, që sipas tyre ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. 

"Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar. Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguam. Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan”, tha ai.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e së shtunës me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani. Në gjykatë po ashtu ka mbërritur edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, për të cilin SPAK ka kërkuar masën detyrim paraqitje. Edhe ndërtuesi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash. Për të njëjtën dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë nën hetim dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzon për korrupsion dhe ka kërkuar masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit./Dosja.al

sali berisha genc gjokutaj artan simoni

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion