LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me 2 vite burg, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin, avokati: Gjykata u tregua e pavarur! Qeveria greke: Nuk harrojmë çfarë ndodhi!

• Eurodeputeti Fredi Beleri është liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. • Kjo seancë e sotme pritej që të ishte vendimtare për fatin e Belerit teksa ndryshe nga herët e tjera, sot pati dhe një interes më të madh nga mediat greke në ambientet pranë gjykatës. • Jashtë seancës, avokati i Belerit ka deklaruar se gjykata u tregua e pavarur. Menjëherë pas lirimit me kusht që vendosi ditën e sotme gjykata e Fierit, kanë vërshuar me artikujt e tyre dhe mediat greke, për të cilat u raportua më parë se ishin të shumta para ambienteve ku po mbahej seanca. • Një ndër to, "Protothema" e ka nisur artikullin e saj me një titull ku thotë se eurodeputeti i Demokracisë së Re është i lirë. • Media greke shkruan se kushti i vetëm kufizues është takimi me autoritetet shqiptare disa herë në muaj. • Po ashtu në artikull shkruhet se Fredi Beleri pritet të lirohet rreth orës 16:00. • Sipas medias greke, dhjetëra banorë të Himarës do të presin jashtë burgut Beleri, duke shtuar se ata po përgatisin një festë për lirimin e tij. • Kathimerini shkruan se pas 16 muajsh është vendosur që Beleri të lirohet nga drejtësia shqiptare. Po ashtu mediat greke kanë vënë theksin te shtyrja disa here e seancës për lirimin e tij. • Për lirimin me kusht që caktoi soti gjykata e Fierit për Fredi Belerin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria greke. • Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis e cilësoi si zhvillim pozitiv lirimin e Belerit nga burgu. • Marinakis tha se te Fredi Beleri, qeveria greke sheh pakicën etnike greke në Shqipëri. • Megjithatë, ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë se ata do të harrojnë atë që ndodhi në 16 muajt e kaluar dhe peshën e tyre. • Gjithashtu, vëllai i Belerit, Leonard Beleri ka shprehur për mediat greke ndjesinë e këndëshme sipas tij që vjen nga ky vendim. • Ai ka thënë se drejtësia do të jetë kur Fredi Beleri të shfajësohet në gjykatat europiane ku do të vërtetohet pafajësia e tij. • Sipas tij, "hileja" që u krijua nga regjimi i Edi Ramës, ishte me qëllimin e vetëm për të kapur bashkinë e Himarës.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Tavo nuk mund të jetë kryetari i Bashkisë së himarjotëve!" Beleri pas daljes nga burgu: Zgjedhjet e 4 gushtit ishin në të gjitha aspektet e paligjshme, në PE do të ngre zërin për padrejtësitë

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Fredi Beleri

FIERI- Fredi Beleri ka folur për mediat sapo ka dalë nga burgu, duke thënë se zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë ishin të paligjshme sikurse shkarkimi i tij. Beleri ka thënë po ashtu se çështjen e tij do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut. 

Beleri tha se do të komunikoj me fituesin e zgjedhjeve në Himarë, Vangjel Tavon, dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës, sipas tij. Po ashtu Beleri shtoi se nuk beson se Vangjel Tavo nga mënyra si u përzgjodh dhe u zhvilluan ato zgjedhje ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Ai tha se Tavo mund të jetë kryetari i bashkisë së Stërbaçit, por jo i himarjotëve. Gjithashtu ai ka shtuar se do të rikthehet në politikën shqiptare pas vendimit të gjykatës së Strasburgut.

DEKLARATA E FREDI BELERIT:

Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, sepse pushteti ka vendosur që në këtë shteti të mos bëhen zgjedhjet. Zgjedhjet ishin bërë më 14 maj dhe unë kisha dalë fitues. Zgjedhjet e 4 gushtit ishin në të gjitha aspektet e paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, i paligjshëm ishte edhe dekreti i Presidentit, i paligjshëm ishte edhe vendimi i kryeministrit për të implikuar gjithë shtetin dhe mafien për të fituar në një fshat.

Liria është e shenjtë, edhe një ditë në burg në mënyrë të padrejtë nuk ja vlen. Është ndër që unë jam zgjedhur eurodeputet, por duhet të dini që liria e cdo njeriu është e shenjtë. Unë jam eurodeputet i zgjedhur nga qytetarët grekë, bëj pjesë në PPE. Me mundësinë që kam do ngre zërin për padrejtësitë që bëhen.

Edhe sot vendimi ishte politik, sic kanë qenë vendimet deri tani. Betejën ligjore do ta bëj në Strasburg. Për mua kjo çështje do të mbyllet në Strasburg. Sigurisht që do komunikoj më Vangjel Tavon dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës. Nuk besoj se Vangjel Tavo nga mënyra si u përzgjodh dhe u zhvilluan ato zgjedhje ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Tavo mund të jetë kryetari i bashkisë së Stërbaçit, por jo i himarjotëve.

1 VITE ME PARE

Lirimi me kusht i Fredi Belerit, qeveria greke: E mirëpresim vendimin, por nuk harrojmë atë që ndodhi në 16 muajt e mëparshëm

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Pavlos Marinakis

GREQIA- Për lirimin me kusht që caktoi soti gjykata e Fierit për Fredi Belerin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria greke. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis e cilësoi si zhvillim pozitiv lirimin e Belerit nga burgu.

Marinakis tha se te Fredi Beleri, qeveria greke sheh pakicën etnike greke në Shqipëri. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë se ata do të harrojnë atë që ndodhi në 16 muajt e kaluar dhe peshën e tyre.

“Në personin e Fredi Belerit, qeveria sheh pakicën etnike të Shqipërisë. Tani pakica greke ka një përfaqësues në Parlamentin Evropian që do të flasë për të drejtat e njeriut të cilat janë të shenjta. E mirëpresim lirimin, por nuk harrojmë atë që ndodhi në 16 muajt e mëparshëm”, ka thënë përfaqësuesi i qeverisë greke.

1 VITE ME PARE

Fredi Beleri lirohet nga burgu, mediat greke: Kërkesa e tij u shty disa herë

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Fredi Beleri

GREQI- Mediat greke kanë raportuar vendimin e Gjykatës së Fierit për tu liruar nga burgu. Kathimerini shkruan se pas 16 muajsh është vendosur që Beleri të lirohet nga drejtësia shqiptare. Po ashtu mediat greke kanë vënë theksin te shtyrja disa here e seancës për lirimin e tij. 

Shkrimi i mediave greke:

Lirimi i Fredi Belerit pas 16 muajsh është vendosur nga Drejtësia Shqiptare. Sipas asaj që transmeton televizioni shtetëror, eurodeputeti i ND është liruar me kusht që të mbajë kontakte telefonike me departamentin e policisë. Kujtohet se një kërkesë për lirim me kusht ishte paraqitur që në korrikun e kaluar, kur Beleri kishte kryer 2/3 e dënimit. 

Në atë kohë, autoritetet shqiptare i kishin dhënë një shtyrje të re gjykimit të kërkesës së tij, e cila më në fund u zhvillua sot dhe u vendos lirimi i tij nga burgu. I ka paraprirë leja e posaçme që i ishte dhënë, për të marrë pjesë në betimin e tij në Parlamentin Europian

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. 

1 VITE ME PARE

"Eurodeputeti i Demokracisë së Re është i lirë!" Vendimi i Gjykatë së Fierit për Fredi Belerin, reagon vëllai i tij për mediat greke: Hileja u krijua nga regjimi i Ramës për të kapur Bashkinë e Himarës

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Fredi Beleri

TIRANA- Menjëherë pas lirimit me kusht që vendosi ditën e sotme gjykata e Fierit, kanë vërshuar me artikujt e tyre dhe mediat greke, për të cilat u raportua më parë se ishin të shumta para ambienteve ku po mbahej seanca. Një ndër to, "Protothema" e ka nisur artikullin e saj me një titull ku thotë se eurodeputeti i Demokracisë së Re është i lirë. 

Media greke shkruan se kushti i vetëm kufizues është takimi me autoritetet shqiptare disa herë në muaj. Po ashtu në artikull shkruhet se Fredi Beleri pritet të lirohet rreth orës 16:00. Sipas medias greke, dhjetëra banorë të Himarës do të presin jashtë burgut Beleri, duke shtuar se ata po përgatisin një festë për lirimin e tij. 

Gjithashtu, vëllai i Belerit, Leonard Beleri ka shprehur për mediat greke ndjesinë e këndëshme sipas tij që vjen nga ky vendim. Ai ka thënë se drejtësia do të jetë kur Fredi Beleri të shfajësohet në gjykatat europiane ku do të vërtetohet pafajësia e tij. Sipas tij, "hileja" që u krijua nga regjimi i Edi Ramës, ishte me qëllimin e vetëm për të kapur bashkinë e Himarës.

Artikulli i plotë i Protothema.gr:

Pas këtij vendimi, Fredi Beleri do të mund të kryejë pa pengesa detyrat e tij në Parlamentin Europian – kushti i vetëm kufizues është takimi me autoritetet shqiptare disa herë në muaj. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit në Shqipëri pranoi sot kërkesën e eurodeputetit të Demokracisë së Re, Fredi Beleri, për lirim nga burgu.

Eurodeputeti i PD-së, i cili qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën përkatëse që në korrikun e kaluar ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kishte kryer 2/3 e dënimit. Pas këtij vendimi, Fredi Beleri do të mund të kryejë pa pengesa detyrat e tij në Parlamentin Evropian .

Sipas ERT, megjithëse prokurori publik e refuzoi kërkesën e Belerit, gjykata vendosi se kishte arsye për lirimin e tij nga burgu me kushtin e vetëm kufizues që ai të komunikonte me autoritetet policore disa herë në muaj, pasi duhet të jetë në Bruksel për ta mbajtur. jashtë detyrave të tij.

Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Fier, Fredi Beleri është dërguar në burg për procedimin dhe pritet të lirohet rreth orës 16.00. Sipas të njëjtave informacione, dhjetëra banorë të Himarës do të presin jashtë burgut zotin Beleri, të cilët po përgatisin një festë për lirimin e tij.

Duke folur për SKAI-n, vëllai i Fredi Beleri, Leonardo, foli për “një ngjarje të këndshme”. “Sigurisht që drejtësia do të jetë kur ai të shfajësohet në gjykatat europiane ku do të vërtetohet pafajësia e tij. Hileja që u krijua nga regjimi i Ramës me qëllimin e vetëm për të kapur bashkinë e Himarës ishte kaq e dukshme”, shtoi ai.

“Festimin do ta bëjnë himariotët. Besoni në Fredi Beleri, në pafajësinë e tij”, shtoi vëllai i eurodeputetit të ND.

Kujtohet se gjykata shqiptare kishte shtyrë shqyrtimin e kërkesës me arsyetime të ndryshme me shtyrjen e fundit në fund të korrikut me gjyqtarët që më pas thirreshin në pushimet verore.

1 VITE ME PARE

Beleri u lirua para kohe, avokati: Gjykata u tregua e pavarur

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Avokati i Belerit

FIER- Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka deklaruar se me vendimin e sotëm, Gjykata e Fierit është treguar e pavarur. Gjykata e Fierit vendosi sot që eurodeputeti Fredi Beleri të lirohet me kusht edhe pse i kishin ngelur ende 6 javë nga dënimi për të vuajtur. Po ashtu avokati ka ironizuar dhe vendimin, duke shprehur se për Belerin u dha leje që të dal pasi u mbyllen zgjedhjet lokale në Himarë.

“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit, Geni Gjyzari.

 

1 VITE ME PARE

U dënua me 2 vite burg, Fredi Beleri lirohet nga burgu

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Fredi Beleri

FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu ditën e sotme. Gjykata e Fierit ka vendosur sot që Beleri të lirohet me kusht, edhe pse kishte ende dhe 6 javë nga koha e dënimit për të vuajtur. Tre seancat e mëparshme për lirimin e Belerit kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. 

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. 

1 VITE ME PARE

"Të interesuara dhe mediat greke!" Kërkon lirimin me kusht, sot seancë për Fredi Belerin

"Kishte ende dhe 6 javë për të kryer!" U dënua me
Fredi Beleri

FIERI- Në Gjykatën e Shkallës të Fierit është paraqitur sërish sot eurodeputeti Fredi Beleri. Ky i fundit është paraqitur për të kërkuar lirimin me kusht. Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Në fakt kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit teksa ndryshe nga herët e tjera, sot ka një interes më të madh nga mediat greke në ambientet pranë gjykatës.

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash. Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë