LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Tabaku: SPAK të emërojë një prokuror të posaçëm. Santos: Të përshpejtohen reformat

•Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) u mbledh ditën e sotme për të diskutuar mbi procesin e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. •E pranishme në takim ishte edhe Isabel Santos, Anëtare dhe Raportuese për Shqipërinë, në Parlamentin Evropian. • Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se Shqipëria po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. •Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos vuri theksin tek roli i madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit. • Ajo deklaroi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen. •Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani. •Tabaku theksoi nevojën për një prokurori speciale.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Rama synon minimin e demokracisë'/ Alibeaj ia thotë në sy raportueses për Shqipërinë në PE: Santos, këtu ka plasur skandal i madh

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Tabaku: SPAK të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm ditën e sotme në Këshillin për Integrimin Europian. Ai kërkoi që Reforma Zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit. Teksa i referohet dosjes amerikane, Alibeaj i drejtohet raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Europian, duke i thënë se ka plasur skandali në vend pasi sipas tij, Rama është organizator i trillimit që PD është financuar me para ruse.

Reforma zgjedhore duhet të përfshijë paketë ndryshimesh paketës lokale të 14 majit. Në takimin e fundit, nga ana jonë është paraqitur kjo paketë. Nga ana e PS, është refuzuar pa asnjë lloj argumenti. Shkelje flagrante e detyrimit që ka ky parlament ndaj BE. S’kam komente të tjera vecc kësaj. Brenda reofrmës zgjedhore është fianncimi i partive politike. Një nga elemenetët që i ka dhënë spunto është infiltrimi i parave ruse në fushatë. Të anatemuarit ishin në PD. Prandaj qëndrimi ynë është skemë që ndërpret çdo lloj penetrimi të parave me origjinë ruse. U refuzua! Është ende në tavolinën e reformës zgjedhore.

Santos, ky është një vend që ka plasur një skandal i madh, penetrimi i parave ruse, që ka rezultuar nga drejtësia amerikane, se arkitekti, organizatori, i të gjithë këtij trillimi, që PD na qenka me rubla ruse, nuk është as më shumë e as më pak kryeministri Rama. Çështje penale në SHBA ku rezulton se në mënyrë korruptive, në mënyrë të strukturuar janë dhënë partë për të trilluar histori të tillë që ka buruar nga zyra e kryeministrit. Informacion i dhënë nga kryeministri e para, qëllimi shkatërrimi, njollosja e opozitës, pra minimi demokracisë në këtë vend. Ajo se çfarë kemi kërkuar ne është një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, është më e madhe se dosja 184 apo 139. Lidhet drejtpërdrejt me demokracinë, ajo që kemi kërkuar nga organet e drejtësisë, kërkohet që drejtësia të hap procedim penal për këtë çështje”, tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Tabaku: SPAK të
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku e pranishme ishte dhe Raporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos. Balla tha se Shqipëria po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ka përfunduar takimi dypalësh me Komisionin Europian për grupkapitujt e parë të Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut gjë që dëshmonë vendosmërinë e Shqipërisë për të mos humbur kohë në këtë proces. Sigurisht nuk dua të ndalem në detajet që mbart ky proces pasi Kryenegociatorja do të detajojë hapat e mëtejshëm që vendi ynë pritet të ndërmarrë në këtë proces”, tha Balla.

FJALA E PLOTE:

Takimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian përpos rëndësisë së momentumit që mbart vis a vis procesit të Integrimit, organizohet me pjesëmarrjen e Reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Znj. Isabel Santos.

Një mesazh tejet i rëndësishëm përcillet sot nga Kuvendi i Shqipërisë duke theksuar hapat e shpejtë që vendi ynë po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ka përfunduar takimi dypalësh me Komisionin Europian për grupkapitujt e parë të Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut gjë që dëshmonë vendosmërinë e Shqipërisë për të mos humbur kohë në këtë proces. Sigurisht nuk dua të ndalem në detajet që mbart ky proces pasi Kryenegociatorja do të detajojë hapat e mëtejshëm që vendi ynë pritet të ndërmarrë në këtë proces.

Ajo që dua të theksoj në këtë takim është roli që Kuvendi duhet të ketë në këtë proces në vijimësi. Të bindur mbi rolin qëndror dhe kontributin që Kuvendi mund dhe duhet të jape në këtë proces kemi ngritur së bashku me opozitën Komisionin e Posaçëm për të rishikuar rolin e Kuvendit në këtë proces.

Ndër objektivat e këtij Komisioni Ad Hoc është rishikimi i rolit të Komisionit për Integrimin në BE dhe padyshim dhe i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian (KKIE),
duke ju referuar modeleve më të suksesshme dhe mësimeve të nxjerra nga Shtete të cilat kanë kaluar para nesh këtë proces.

Gjej rastin ta ritheksoj faktin se roli i shoqërisë civile dhe i ekspertëve është i mirëpritur në këtë debat të hapur mbi rishikimin e rolit të Kuvendit dhe organeve parlamentare nëpërmjet propozimeve konkrete të drejtuara Komisionit.

Komisioni i posaçëm padyshim javët në vazhdim do të dalë me një raport në lidhje me ndryshimet që do të duhet të reflektohen në Ligjin nr 15 i vitit 2015 “për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” duke synuar forcimin e rolit të tij në raport me këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërine.

3 VITE ME PARE

Këshilli i Integrimit Europian/ Tabaku: Të caktohet një prokuror special që lufton krimin e Organizuar

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Tabaku: SPAK të
Jorida Tabaku

TIRANË-Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani. Ajo vuri në dukje dhe theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria.

“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çcështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.

Më tej ajo shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK.

“SPAK dhe drejtuesi i saj do ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend. Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur. Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Tre nga kriteret në këtë proces varen nga institucioni që ju drejtoni dhe do të jemi këtu përsëri për të raportuar për rezultatet konkrete së shpejti.”

Tabaku theksoi dhe kërkesën e plotë të opozitës për një prokurori speciale.

“Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime. Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi I zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

3 VITE ME PARE

Integrimi/ Santos: Të përshpejtohen reformat! Qeveria të respektojë lirinë e medias, kemi parë sulme ndaj gazetarëve

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Tabaku: SPAK të
Keshilli

TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos vuri theksin tek roli i madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit. Teksa ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Santos deklaroi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen.

“Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat dhe procesi i reformave. Jo të ndalohen ato, por të përshpejtohen në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Unë jam vërtetë shumë e sigurt që Shqipëria i ka kushtet për të qenë pararojë e vërtetë në këtë proces. Ekziston nevoja për të patur një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqen dhe një plan konkret për hapat që do të ndërmerren. Roli i Kuvendit në periudhën e ardhshme do të jetë tejet i rëndësishëm. Unë kuptoj të gjithë hapat që keni ndërmarrë për ta përfshirë tërwsisht kuvendin në këtë proces. Tashmë që po ecni përpara besoj se ju mund të keni një ecur të vërtetë për legjislacionin e ri i cili do të hartohet në përputhje me atë europiane.Reforma e sistemit të drejtësisë është një shembull i tillë. Pra një reformë e domosdoshme e cila do të fuqizojë ecurinë e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është në rrugën e duhur për tu bërë më i shëndetshëm”, theksoi ajo.

Santos u shpreh se integrimi europian duhet të jetë një proces i thellë shoqëror ku përfshin jo vetëm mazhorancën, por opozitën, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, atëherë tha Santos, procesi i integrimit mund të jetë i suksesshëm.

“Në mënyrë të veçantë më gëzon fakti që vij këtu në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian. Ky format tregon që integrimi europian nuk është vetëm qeveria, mazhoranca, dhe nuk është vetëm procesi teknokratik në vetvete, por duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Duhet të jetë një proces transparent dhe gjithpërfshirës. Vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë, atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”, u shpreh Santos.

Teksa ka folur për lirinë e medias, ajo tha:

“Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsolidimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona. Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetarëve siç kemi parë kohët e fundit. Ne e kuptojmë që ju përballeni me probleme nga e shkuara, por ecuria drejt të ardhmes nuk duhet të shtypi. Të drejtat e pronësisë duhet të ruhen”.

këshilli kombëtar i integrimit europian

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez