LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi Bashaliut: E qëllova me 6 plumba, armën e blemë 1 mln lekë

• I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. • Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut. • Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. • Tafani ka deklaruar se armën për të kryer vrasjen e kanë 1 milion lekë tek Bledar Berberi. • Më pas ka deklaruar se në drejtim të Bashaliut ka qëlluar 6 herë me pistoletë, ku dy nga plumbat e kanë kapur në gjoks dhe 4 në kurriz. • Pasi kanë kryer vrasjen, Tafani ka theksuar se makina nuk po i ndizej dhe e kanë djegur në vend. • Pas vrasjes, Tafani tha se grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kujtim Metën e qëllova 8 herë, tentoi të ikte"/ Tafani: Përdora një pistoletë 'Zastava', Kujtimin e njoha nga Facebooku

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Tafani ka theksuar se Meta ishte nën vëzhgim nga Dorian Shurdhi, por që ky i fundit refuzoi ta vriste për shkak se identifikohej nga kamerat. 

Tafani më pas ka vazhduar duke thënë se atentatin e ka kryer ai, pasi këmbënguli Laert Haxhiu. Me një pistoletë “Zastava” me silenciator, Tafani tha se e ka qëlluar 8 herë Kujtimin në një lokal që ky po pinte kafe. 

“Tentuam sërish të vrisnim Kujtim Metën dhe në vezhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Por Dorian Shurdhi nuk deshte ta vrisnim, sepse kishte frikë se identifikohej nga kamerat e sigurisë. Unë me Laertin flisja në telefon dhe i tregoja për situatën dhe ai filloi të shante Dorianin dhe këmbëngulte që të bëhej vrasja. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Isha me një kapele në kokë dhe një pistoletë tip “Zastava” me silenciator. Shkova tek dera e lokalit, Kujtimi ishte duke pirë kafe i vetëm, unë Kujtimin e kisha parë nga Facebook, ma kishte treguar Laerti dhe e njoha. Sapo e pashë nxora armën dhe e godita drejt dhe ai hidhet nga karrigia dhe përpiqet të ikë, unë e qëllova prapë, i qëllova me 8 fishekë," tha Tafani.

1 VITE ME PARE

"E vendosi Luli por nuk shpërtheu..."/ Tafani tregon urdhrat e Laert Haxhiut: Na kërkoi të vendosnim tritol në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar së bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.

Sipas dëshmisë së tij, këtë porosi ua kishte dhënë Laerti, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut. Gjithashtu Tafani theksoi se tritolin e kishte vënë Arapi, por plani i tyre nuk u finalizua pasi sasia e lëndës eksplozive nuk shpërtheu.

“Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi këtë tritolin, mbaj mend që ka qenë janar 2022.

Mora një makinë me qira tek Sofra e Ariut një Golf 5 dhe u nisem për në Lushnjë, mbas orës 10 të natës. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë, banesa ndodhej pas spitalit të Lushnjës. Emrat nuk më kujtohen të pronareve të shtëpisë, por janë dy vëllezër qe kanë vila të bukura. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"Isha nën shoqërinë e Laert Haxhiut"/ Artan Tafani: Dilnim dreka e darka. Makinat i grabisnim duke u hequr si policë

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANËI penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar disa episode që kanë ndodhur pas vrasjes së Albi Bashalliut. Duke folur në seancën e sotme në GJKKO, Tafani ka theksuar se qëndronte gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut, ku shkonin në udhëtime dhe për dreka e darka

Ndërkohë që ka treguar dhe mënyrën se si i siguronin makinat që përdornin për vrasjet. Tafani ka theksuar se hiqeshin si policë dhe më pas u grabisnin makinat, qytetarëve me dhunë.

“Pas vrasjes së Bashaliut qëndroja gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut. Shkonim në Sarandë, në Valbonë, dilnim nëpër restorante për dreka dhe për darka. Gjatë kësaj kohe Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makinë që na pëlqente, ndalonim dhe e merrnim, dy herë e kemi bërë.

Një makinë e morëm afër “Palma Novës”, një tip “Benz”, që na pëlqeu. I thamë “Ndal, policia!”: Ishte një çift që po rrinin mbrapa. Unë u prezontova si polic, i thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia. Unë kisha pistoletën në dorë dhe e kapa nga krahu, i thashë dil jashtë. E godita një herë atë,” tha ai.

1 VITE ME PARE

"Blemë një pistoletë TT 1 mln lekë"/ Tafani tregon si vrau Albi Bashaliun: Qëllova 6 herë

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin nga blerja e armës dhe deri te ekzekutimi i Bashaliut.

Gjatë fjalës së tij, Tafani ka theksuar se kanë blerë një pistolete tip TT 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Më pas ka deklaruar se në drejtim të Bashaliut ka qëlluar 6 herë me pistoletë, ku dy nga plumbat e kanë kapur në gjoks dhe 4 në kurriz. 

“Për vrasjen blemë një pistolete tip tt 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë te vegjël që nuk u përdor në vrasje. Fishekët e tt i mbaruam, ne momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Ne drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz”, tha Tafani.

1 VITE ME PARE

"Makinën e dogjëm se nuk po ndizej"/ Tafani nxjerr detaje nga vrasja e Albi Bashaliut: Timonin e fshiva se e kisha prekur

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË-  I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje momentin që e kanë vrarë dhe më pas mënyrën e arratisjes.

Tafani ka theksuar se pasi kanë kryer vrasjen, makina nuk po i ndizej dhe e kanë djegur në vend. Ndërkohë që më pas janë larguar me vrap drejt makinës tjetër dhe kanë mbërritur në Tiranë.  

“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili," tha Tafani.

1 VITE ME PARE

"Morëm 50 mijë euro"/ Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Viktima ishte në një makinë që shiste pula

"Kemi marr 50 mijë euro"/ Artan Tafani zbardh vrasjen e Albi
Artan Tafani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Tafani ka treguar me detaje mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut.

Tafani ka treguar logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Pas vrasjes, Tafani tha se grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.

"Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur erdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë.

Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të. Pas një muaji erdhën edhe lekët e tjera, dy herë nga 10 mijë, na i solli Qamili, babai i Laertit.  I ati i Laertit, Qamili një herë në dy tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë," tha Tafani.

artan tafani albi bashaliu

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari