LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin më 27 mars

• Për të dytën herë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e kryedemokratit Sali Berishën. • KAS rrëzoi kërkesën e Berishës që regjistrimi në zgjedhjet lokale të 14 majit, të mos bëhet me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komananduar. • Sipas përfaqësuesve të Berishës, KQZ duhet të priste vendimin final të Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e PD së Alibeajt, pasi kështu rrezikojnë kolalicionin e tyre me Partinë E lirisë. • Përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj theksoi se kryekomisioneri duhej të priste derisa vendimi të merrte formë të prerë dhe t’i kalonte të gjithë hapat. • Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjori i PD-së së Alibeajt, tha se vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së ishte detyrues dhe nuk mund të zhbëhet. • Por pritet që çdo diskutim të marrë fund të hënën, ditë kur pritet që Kolegji Zgjedhor të vendosë nëse do të pranojë vendimin e KAS që PD të përfaqësohet në zgjedhje me Enkelejd Alibeajn apo nëse do pranojë kërkesën e Berishës. • Praktikisht fati i zgjedhjeve dhe forcës më të madhe opozitare në vend, është në duart e trupës me 5 gjyqtare: Blerona Hasa (relatore), Manjola Xhaxho, Emona Muҫi, Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka. • Pritet vendimi.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KAS e rrëzoi, Berisha: Urdhër nga Rama! Ai kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e KAS për rrëzimin e ankimimit të tij që të pezullohej regjistrimi i PD-së së Alibeajt në zgjedhje. Berisha tha para gazetarëve se KAS ka marrë urdhër nga Edi Rama. Për këtë të fundit, kreu i PD-së, shtoi se ka kontroll në çdo qelizë të administratës shtetërore.

“Është një urdhër nga Edi Rama. Rama sot është njeriu që edhe sot që nuk njeh asnjë ligj, rregull moral, që kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate të këtij shteti”, tha Berisha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot me shumicë votash kërkesën ankimore të përgatitur nga Rithemelimi për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

3 VITE ME PARE

Ankimoi Alibeaj në krye të PD/ KAS rrëzon ankimimin e Sali Berishës

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e

Ankimoi Alibeaj në krye të PD/ KAS rrëzon ankimimin e Sali Berishës

vijon...

3 VITE ME PARE

Alibeaj kryetari i PD, ankimimi i Berishës/ KAS tërhiqet për vendimin, zbulohet ç'do ndodhë pas 30 minutash

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ankimuar vendimin për njohjen e Enkelejd Alibeaj si kreun e komanduar të forcës kryesore opozitare në vend, por vendimi është në "dorën" e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.

Aktualisht, trupa gjykuese e KAS është tërhequr për të marrë një vendim, i cili do të zbulohet se cilën anë do të mbajë pas 30 minutash.

3 VITE ME PARE

"Ç'dëme ju sjell mosregjistrimi?"/ Vazhdojnë DEBATET në KAS, përfaqësuesi i Berishës: Na rrezikohet koalicioni

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledio Nuraj ka kërkuar me çdo kusht pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Sipas tyre, vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet hedhur poshtë me pretendimin se po i prishin punë koalicionit që PD ka regjistruar me Partinë e Lirisë, për të hyrë me forca të bashkuara në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Pasi u "mor në pyetje" nga Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Nuraj kërkoi edhe njëherë pezullimin e vendimit, ndërsa Rezart Kthupi nga PD e Alibeajt kundërshtoi kërkesën e Berishës. 

PJESË NGA DEBATET: 

Koli Bele: Ju ngrini dy probleme themelore, një që ka të bëjë me faktin që Komisioneri nuk duhet të veprojë para afatit 5 ditor, dhe pika e dytë çdo ankim në Kolegj, do sjellë automatikisht pezullimin?

Nuraj: është rast sepcifik, vendimi i KAS u mor, kështu që Komisioneri duhet të priste derisa të vendosje Kolegji Zgjedhor.

Koli Bele: Edhe për ne kjo çështje ka interes. Ka ndonjë bazë ligjore që mund të bëhet shkak për pezullimin. Këtu ka dhe një diskutim tjetër, çfarë do pezullohet?

Nuraj: Ka praktika ku komisioneri ka pritur Kolegjin Zgjedhor dhe nuk ka vendosur pas KAS.

Rusmajli: Kodi administrativ ka rregulluar deri në detaj çështjen e ekzekutueshmërisë së vendimeve, jeni në dijeni të këtyre dispozitave?

Nuraj: Jam në dijeni.

Rusmajli: nuk kemi nevojë që të zihemi për këtë punë, është e qartë ëq vendimi i KAs është i ekzekutueshëm. Janë të specifikuara qartë. Nëse jeni kaq i qartë sa jam unë, atëherë po iu bëj një pyetje; ju ia kërkoni komisionerit pezullimin, si ushtrim të diskrecionit të vetë administrativ.

Nuraj: Ia kërkojmë me dispozitat e kodit zgjedhor. Referimet që ka bërë Komisioneri për mendimin tonë i ka bëërë në ndihmë të vendimeve të KAS. Për ne duhet të priste për ekzekutimin e vendimit. Ka shkelje ligjore që komisioneri nuk e ka referuar ankesën time. Duhet ta merrte në shqyrtim dhe të jepte përgjigje që dhe në të ngrinim argumentimin tonë. Kjo është shkelje ligjore nga ana e komisionerit.

Rusmajli: Keni kundërshtuar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS, keni kërkuar pezullimin e themelit.

Nuraj: Jo.

Rusmajli: Kolegji Zgjedhor merr vendim maksimalisht për 10 ditë. Pra në 10 ditë, 5 ditë kanë kaluar, çështja do të jetë e qartë për të gjithë. Mund të ndodhë që të bëhet regjistrimi nga e para e subjektit. Çfarë dëmi prisni që t'ju ndodhë në harkun e 5 ditëve që justifikimin e veprimeve?

Nuraj: Dëmet po vijnë...po flitet për një parti politike për të cilën anëtarësia ka vendosur një tjetër kryetar dhe të tjera organe qëndrore. Pavarësisht se çështja është ende në gjykatë, iu keni ndikuar me vendimin dhe regjistrimin në jetën e partisë politike. Dëmin e shohim dhe tek zgjedhjet. Që tek koalicioni, u ndërhy në bazë të vendimit.

Rusmajli: Kjo nuk ka lidhje me vendimin e Celibashit. Ky vendim duhet të pezullohej dhe duhet të na shpjegoni dëmin e mosregjistrimin e partisë tjetër. Jeni në të drejtën tuaj ligjore për të mos e pëlqyer fare vendimin tonë. Unë duhet të hesht, e di këtë raport. Unë e përjashtova vendimin e KAS. Desha të di vendimi i komisionerit, çfarë dëmi të rëndë mund t'ju sjellë ju? Se mund të jetë analizë në favor të kërkesës suaj.

Ledio Braho: Neni 164

3 VITE ME PARE

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin më 27 mars

 

3 VITE ME PARE

Mblidhet KAS, shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Alibeajt si kreu i PD

KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Mblidhet Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Në mbledhjen e nisur mesditën e sotme, pritet që të shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Enkelejd Alibeajt si kreu i Partisë Demokratike. 

"Kërkesa ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”,"-shkruhet në njoftim

ledio nuraj kas kas 23 mars 2023

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale