LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga bregdeti, 5 në pranga, 2 nga Ukraina

• Gati 1 ton kanabis është kapur në Vlorë. • Në kuadër të operacionit "Syri", është kapur droga në mes të detit, në ujrat italiane. • Gjatë aksionit të koordinuar nga Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës janë sekuestruar 992 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas. • Një tjetër është shpallur në kërkim. • Të arrestuar janë: Arbër Saraseli, Saverio Imeraj, Qemal Pekmezi; në kërkim Gregor Likaj. Ndërsa ukrainasit janë: Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. • Dy skafe të vegjël transportuan drogën në një velierë që i priste në det. • Droga kishte si destinacion Italinë. • Operacioni nisi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, fillimisht nga ajri. • Ata e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det. • Ata kanë lëvizur me 3 skafe të vegjël dhe e kanë ngarkuar në një velierë, e cila po i priste në det. •Ata kishin si destinacion Italinë, por në momentin e shkëmbimit ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e trafikantëve. • Ndërkohë që janë sekuestruar jahtet: ‘Syri’, ‘Elio’ dhe ‘Amantia’.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, GDF nxjerr pamjet e “çantave me bar”, ishin futur në dollape

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga

SANTA MARIA DI LEUCA - Gati një ton marijuanë, që nëse do shitej në treg do kapte vlerën e rreth 10 milionë euro, dy arrestime në ujërat italiane dhe tre të tjera në zonën shqiptare. Ky ishte bilanci i aksionit të zhvilluar dy ditë më parë në det, ku u kapën 992 kg kanabis, të ndara në një ngarkese me 153 mbështjellëse celofani të përmasave të ndryshme.

Droga e fshehur në velierë u kap në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar dhe ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon, në ujërat italiane të Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Në velierë u arrestuan ukrainasit Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, si dhe u ndaluan nga policia e Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga,  të cilat u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale. Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Në kërkim është edhe një tjetër. 

3 VITE ME PARE

'Merrni velierën, ikni në Shqipëri'/ Dalin FOTOT e operacionit antidrogë në gjirin e “Arushës”, në Itali po hetojnë pronarin

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Pamje nga aksioni

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i titulluar “The Eye” që u zhvillua nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Gjirin e Arushës, në Karaburun. Deri më tani është bërë me dije se ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare, ato që ia kanë dërguar "GDF italiane"  informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë në gjirin e Arushës në Karaburun. 

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Pamje nga aksioni

Siç shihet dhe nga pamjet kanë qenë skafet shqiptarë, të cilët në thellësi të detit, në limitet e kufirit mes Shqipërisë dhe Italisë kanë furnizuar me drogë “Velierën” që drejtohej nga dy shtetasit ukrainas, të cilët u kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim. Po ashtu, sipas News 24, arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj. 

Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është dhënë nga një italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”, pa u sqaruar se ku po shkonin. Veliera ka qenë tepër luskoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj.

3 VITE ME PARE

Operacioni 'Syri'- 250 forca policore të përfshira në aksion, ndjekje nga toka, deti dhe ajri

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Droga e sekuestruar

VLORË- Gati 1 ton kanabis është kapur në Vlorë në një operacion antidrogë të Policisë së Vlorës dhe Guarda di Finanzes.

Operacioni 'Syri' çoi në pranga 5 persona, konkretisht: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj. Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. 

Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.

 

3 VITE ME PARE

Në fillim tritol, tani kanabis/ Arbër Saraseli u arrestua nga Policia, pse e “fundosi” kontrolli në shtëpi

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona në kuadër të operacionit “Syri” pasi u kapën duke shkëmbyer 992 kilogram kanabis. Tre prej tyre ishin nga Vlora, njëri prej tyre, i identifikuar si Arbër Saraseli. 31-vjeçari bënte pjesë në grupin e shqiptarëve që kishin nxjerrë drogën në det të hapur, por gjithashtu është një emër i njohur për Policinë e Vlorës.

Në vitin 2015 u arrestua pasi në shtëpi iu gjetën pako lëndë shpërthyese tritol. Policia organizoi në atë kohë operacionin “Laguna”, ku gjatë kërkimeve në shtëpinë e Saraselit pikasën edhe tritolin, i cili atëherë dyshohej se do të përdorej për gjueti peshku.

3 VITE ME PARE

VD/ Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Droga e sekuestruar

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë 'Syri' ë çoi në sekuestrimin e 992 kg kanabis dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe dy ukrainasve Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se droga është bllokuar një ditë më parë në zonën e njohur si Gjiri i Arushës por Policia nuk ka ndërhyrë.

Mësohet tre skafistët e kanë shkëmbyer drogën në det dhe më pas kanë lëvizur me mjetet e tyre lundruese për ta ngarkuar kanabisin në një anije tip “Velierë”, e cila po i priste në brigjet e Jonit.

 

Trafikantët janë treguar shumë të kujdesshëm pasi ky veprim është bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

Por Policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.

Lënda narkotike u gjet e ambalazhuar në dhjetëra thasë të mëdhenj. Në prangat e Policisë kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj. Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. Sipas mbiemrit të njëjtë mendohet se janë të afërm, por nuk dihet lidhja e tyre. 

3 VITE ME PARE

PAMJET/ U sekuestrua rreth 1 ton kanabis, droga e ndarë në pako, kishte numra dhe shkronja për dallim...

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Droga në Vlorë

VLORË- 992 kilogramët e kanabisit të kapura në ujërat e Jonit ishin të ndara në 153 pako. Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit, skafet e sekuestruara dhe droga, e cila ishte e ndarë. Mbi të gjitha pakot pa asnjë përjashtim kishte shënime me të verdhë, të kuqe dhe blu.

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga

Gërma dhe numra, ndonjëherë dhe të kombinuara, por nuk dihet kuptimi i tyre. Ndoshta ashtu identifikohej prodhuesi i kanabisit, ose zona ku duhet që të dorëzohej lënda narkotike.

 

3 VITE ME PARE

Aksioni me 1 ton hashash, reagon ministri Çuçi: Dëshmi se jemi pa asnjë kompromis kundër krimit

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit mes Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanzias, që çoi në sekuestrimin e rreth 1 ton kanabisi. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çuçi ka përshëndetur operacionin ndërsa ka përgëzuar edhe oficerët dhe premton se do të vijojnë luftën kundër narkotikëve.

"Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë,"-shkruan Bledi Çuçi.

3 VITE ME PARE

Zbulohen EMRAT- kush janë të arrestuarit e aksionit në Vlorë

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga

VLORË- Zbulohen emrat e të arrestuave gjatë operacionit anti drogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanzia. Në pranga kanë përfunduar 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një u shpall në kërkim. 

Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj. Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. Sipas mbiemrit të njëjtë mendohet se janë të afërm, por nuk dihet lidhja e tyre. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Operacioni 'Syri', këta janë 3 skafet e përdorura për të transportuar 1 ton kanabis nga bregu shqiptar drejt Velierës

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Skafet e sekuestruara

SARANDË- Në fotot e shpërndara nga Policia e Shtetit duken 3 skafet të cilat janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis, që e priste veliera që drejtohej nga 2 ukrainas.

Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guarda di Finanza, ku u sekuestruan rreth 1 ton mariuanë u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.

3 VITE ME PARE

VD-Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992 kg kanabis

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Policia e Vlorës

VLORË- 992 kg, gati një 1 ton marijuanë është kapur në Vlorë. Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar nga ajri, deti dhe toka. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa në kërkim është vendosur një person i tretë, por me dije janë vërë vetëm inicialet e tyre. Në pranga kanë përfunduar: A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt keta banues në Vlorë. Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, dy ukraias me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin e Prokurorisë Sarandë Anton Pali dhe homologët italianë. Përshëndetje, Finalizohet me sukses megaoperacioni policor ndërkombëtar i koduar “SYRI”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka. Sekuestrohen rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë. Vihen në pranga nga Policia e Vlorës, 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Gjithashtu, vihen në pranga nga Guardia di Finanza, 2 drejtuesit e mjetit lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike. Sekuestrohen nga Policia e Vlorës, 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për goditjen e tentativave për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe koordinimit të veprimeve me GDF-në dhe Zyrën e Interforcës Italiane, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u finalizua me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Delta Forcë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, bazuar në informacionet e marra nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit se disa shtetas kishin transportuar drejt një mjeti lundrues, një sasi lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar koduar “SYRI”.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj. Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike, me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit. Nga Policia e Vlorës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt keta banues në Vlorë. Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase. Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. I., në Vlorë, shërbimet e DVP Vlorë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike. Ky operacion është tregues i qartë i bashkëpunimit mjaft të mirë me GDF, Zyrën e Interforce së Policisë Italiane dhe Oficerët e Policisë Italiane pranë QNOD, si dhe i masave të marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Sigurojmë qytetarët, se Policia e Shtetit është tërësisht në shërbim të tyre, për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësor dhe parametrat më të mira të rendit e të sigurisë, si dhe është shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht me partnerët, dhe agjensite ligjzbatuese krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

3 VITE ME PARE

Çuçi është kreu i shoqatës, 992 kg trafik kanabisi me...velierë! Di gjë ministri i Brendshëm?

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga
Foto ilustruese

VLORË- Meqë skafet janë bërë "problematike" së fundmi dhe po kontrollohen shumë, skafistët dhe trafikantët e drogës kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të kaluar mallin. Përshembull, dje gjatë mbrëmjes, Policia shqiptare dhe Guardia di Financa kanë kapur në det 992 kg kanabis dhe kanë prangosur 3 persona. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në momentin kur mes grupeve ishte bërë shkëmbimi i mallit dhe parave, e lënda nakorkotike po futen në një velierë, e cila do e niste drogën në Greqi.

"Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona dhe sekuestruan 3 skafe, të cilët që transportonin drogën që ngarkohej në një velierë,"-është bërë me dije deri më tani nga burime jozyrtare pranë Poolicisë së Shtetit.

Duke qenë se pas tragjedisë së Himarës, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u masakrua nga skafi, shumë vëmendje do të tërhiqej po të përdorej një mjet i tillë. Për më tepër që i janë futur një sistemi filterimi në të gjithë vendin, duke ua bërë më të vështirë lëvizjen e lirë. Kështu që mjeti i ri i preferuar janë velierat. Drejtohen kryesisht nga era, e nuk ngrenë asnjë dyshim. 

Por ka një detaj! Në Shqipëri, ka një drejtues shoqate për velierat, e ai është vetëm ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Një velierë e përfshirë në trafik droge, a di gjë për këtë detaj kreu i shoqatës? 

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga

"E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes,"-thoshtë ministri pak ditë më parë, kur dha komentin e tij të parë për tragjedinë e Potamit.

Duke shprehur hapur dhe dëshirat dhe gjërat që e kënaqin, mes tyre dhe velierat, që mesa duket nuk përdoren vetëm për sport. Por edhe për transport. Epo kohë të vështira, kërkojnë masa të vështira, edhe velierat po qe nevoja do përdoren. 

3 VITE ME PARE

Aksion në Vlorë, kapen 600 kg kanabis, Policia i kapi sa shkëmbyen "mallin"

Kapet veliera me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga

VLORË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës, e si rezultat janë kapur 600kg kanabis dhe në pranga kanë përfunduar 3 persona. Por ende nuk janë bërë me dije identitetet e tyre pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me aksionin që u zhvillua në det. 

Megjithatë deri më tani dihet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, ku tre skafet janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza që po patrullonte në zonë.

Pasi helikopteri ka dhënë sinjalin, në det kanë shkuar për të ndaluar skafistët Policia e Vlorës dhe forcat e GdF-së italiane, duke vendosur në pranga tre skafistët. Madje pikërisht në momentin kur po shkëmbenin mallin. Ata kanë lëvizuar me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë, e cila po i priste në det.

*lajmi po përditësohet me të dhënat më të fundit nga aksioni që ende po vijon...

operacioni syri vlore bychkovi serhii senkevych serhii arbër saraseli saverjo imeraj qemal pekmezi gregor likaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj